Polemikat që kanë shoqëruar vigjiljen e klasikes Real- Barcelona pritet të ndezin akoma më shumë duelin e javës së 10-të në La Liga. Kryendeshja ka si orar startues orën 16:15 me Los Blancos të cilët kryesojnë tabelën me 24 pikë. Dy më shumë se Blaugrana e cila këtë pasdite do të ketë mungesn e Rafinjës. Në kahun tjetër Alonso sheh t’i kthehen disa futbollistë si Trent Aleksandër-Arnold, Hujisen, Sebajos.
Reali nuk ka sherbimet e Alaba e Rudiger (të dëmtuar) ndërsa te skuadra e Flik mungojnë: Rafinja, Levandovski, Gavi, Dani Olmo, Kristensen, Joan Garcia e Ter Shtegen (portier).
Gjithësesi, në “Santiago Bernabeu”, kapaciteti i të cilit shkon në 81 044 ulëse takime të tilla lënë menjanë polemikat të të gjitha niveleve mes tyre. Klubet e dijnë se bota e futbollit i ka sytë te klasikja ndaj pritet spektakël në të gjithë treguesit e lojës së futbollit.
Si pritet të luajnë skuadrat:
Real; Kurtua, Valverde, Militao, Hujisen, Karreras, Tçuameni, Kamavinga, Belingam, Vinicius, Arda Gyler, Mbape.Tr: Çabi Alonso
Barcelona: Shezni, Balde, Kubarsi, Erik Garcia, Kunde, Pedri, Frenki de Jong, Fermin Lopez, Rashford, Lamine Jamal, Ferran Torres. Tr: Hansi Flik
Vazhdo leximin









