Tag: bernabeu

  • FOTO/ City përmbys Realin në “Bernabeu”, rendohet pozita e Alonsos, mediat në Spanjë: Goditje për Xabi-n

    FOTO/ City përmbys Realin në “Bernabeu”, rendohet pozita e Alonsos, mediat në Spanjë: Goditje për Xabi-n

    Pa Mbappe, me francezin të dëmtuar, dhe me Alonson në dyshim të fortë, Real Madrid bie sërish, këtë herë në “Bernabeu” përballë Man.City. Kjo ishte një sfidë që mund të vendos shumë mbi të ardhmen e Alonsos, por tekniku spanjoll dhe djemtë e tij zhgënjejnë sërish, në një kohë kur pësuan një humbje me përmbysje.
    Në fakt, Vinicius dhe pjesa tjetër e Realit e nisi sfidën në sulm, ku pas vetëm 2 minutash, sulmuesi brazilian reklamoi një penallti, por pasi rishkoi pamjet në VAR, gjyqtari i takimit akordoi faull në limitet e zonës. Goli ishte në ajër dhe në minutën e 28-të, Rodrygo, i harruari i Alonsos, tundi rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë duke sjell festë në “Bernabeu”.

    Ndryshe nga se pritej, goli jo vetëm që nuk solli qetësi, por futi Realin në panik, me Man.City që fillimisht barazoi shifrat në minutën e 35-të ku O’Reilly përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke mposhtur Courtois. “Qytetarët” nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 43-të, Erling Haaland fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, “bomberi” norvegjez u tregu perfekt duke përmbysur shifrat në 1-2. Situata nuk ndryshoi në fraksionin e dytë, me dy ekipet që zhvilluan një futboll të hapur, me raste për shënim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Realin që pëson një tjetër humbje, por qëndron në pozita komode, në vendin e 7-të në kuotën e 12 pikë, një më pak se Man.City.
    Në Spanjë, ashtu si pritej, kjo humbje rendon pozitën e Alonso-s: “Goditje për Xabi”, shkruan Mundo Deportivo. “Përmirësim pa shpërblim”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS. “Pa kredi”, shkruan Sport.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll

    Gvardiol vlerëson triumfin në Bernabeu: Ndaj Real motivim shtesë, kjo është arsyeja pse luajmë futboll

    11 Dhjetor 2025

    8:34

    Telesport

    Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Real Madrid në ndeshjen e raundit të gjashtë të Champions League, takim i luajtur në “Bernabeu”.
    Një nga protagonistët e këtij suksesi ishte mbrojtësi Josko Gvardiol. Ai foli se atmosfera në këtë stadium dhe presioni nuk janë një problem për të dhe shokët e tij të skuadrës.
    “Kur luan ndeshje të tilla ka një motivim shtesë. Kjo është arsyeja pse luajmë futboll. Gjithmonë duam të luajmë dhe fitojmë kundër më të mirëve. Kjo fitore ndaj Real Madrid ka shumë rëndësi për ne”, tha Gvardiol.
    Ai e vlerëson shumë suksesin: “Po rikthehemi në rrugën e duhur. Po bëjmë shumë mirë në Premier League, por tani edhe në Champions League dhe duam të sigurojmë kualifikimin direkt në fazën tjetër”.

  • NATA E CHAMPIONS/ Manchester City bën “ligjin” në Bernabeu, Juventus nuk fal përballë Pafos

    NATA E CHAMPIONS/ Manchester City bën “ligjin” në Bernabeu, Juventus nuk fal përballë Pafos

    Manchester City është kthyer të bëjë skuadrën e madhe mbrëmjen e sotme në Champions League, duke përmbysur Real Madridin në “Santiago Bernabeu”.
    Ishin “los blancos” të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 28-të me anë të Rodrygo-s, por O’Reilly barazoi gjithçka në minutën e 35-të, ndërsa dy minuta nga fundi Haaland kaloi “qytetarët” në avantazh.
    Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

    Në të dytën, të dyja skuadrat luajtën fort, por pa mundur të prodhojnë gola të tjerë.
    Ndërkohë në Torino, Juventusi fitoi 2-0 përballë Pafos, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë me anë të McKennie dhe David.
    Ndeshja e transmetuar në televizionin kombëtar Vizion Plus prodhoi mjaft ritëm nga ana e të dyja skuadrave.
    Arsenali ka fituar bindshëm në transfertë përballë Brugge, ndërsa gjermanët e Leverkusenit barazuan 2-2 përballë Newcastle.
    Ndeshjet e tjera:

  • Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)

    Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe (video)

    10 Dhjetor 2025

    21:12

    Telesport

    Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
    Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën. SHIHVIDEON
    Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

  • Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

    Nis vrullshëm në “Bernabeu”, Real Madrid pretendon për penallti. Vinicius Junior feston para kohe

    10 Dhjetor 2025

    21:12

    Telesport

    Ka nisur vrullshëm supersfida mes Real Madridit dhe Man. City-t në “Santiago Bernabeu”, e vlefshme për javën e 6-të në Champions League.
    Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
    Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Rezultati vazhdon 0-0, njësoj si në sfidat e tjera.

  • Florentino Perez zbulon risinë: Tifozët nga e gjithë bota do ta përjetojnë një ndeshje të Real sikur të ishin në Bernabeu

    Florentino Perez zbulon risinë: Tifozët nga e gjithë bota do ta përjetojnë një ndeshje të Real sikur të ishin në Bernabeu

    Ndikimi i “Santiago Bernabéu” të ri vazhdon të jetë një temë e nxehtë debati, veçanërisht pas ndeshjes historike të NFL-së të së dielës së kaluar, e cila e riktheu stadiumin ikonik në ballë të arenës ndërkombëtare.
    Në një intervistë me “GQ”, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, iu rikthye temës, duke theksuar vizionin pas projektit. “Çdo tifoz madrilen që hyn në Bernabéu duhet të ndihet sikur është pjesë e diçkaje unike. Teknologjia na lejon të bëjmë pikërisht këtë: të përmirësojmë çdo ndërveprim dhe të forcojmë lidhjen emocionale me tifozët tanë“, shpjegoi ai.
    Pastaj, Perez prezantoi një nga projektet më inovative në proces, një përvojë gjithëpërfshirëse të realitetit virtual që do t’i lejojë kujtdo, nga kudo në botë, të përjetojë një ndeshje sikur të ishte në tribuna.
    “Do të jetë gjëja më e afërt me të qenit realisht në stadium. Një mjedis ku mund të përjetoni emocione dhe ndjesi të paimagjinueshme më parë. Është si të hapësh dyert e Bernabéu për të gjithë planetin, pa kufij, falë një teknologjie që do të shënojë një para dhe pas në sport”, tha Perez.

  • Sukses i merituar! Mbappe merr “Këpucën e Artë” në mitikun “Santiago Bernabeu”

    Sukses i merituar! Mbappe merr “Këpucën e Artë” në mitikun “Santiago Bernabeu”

    31 Tetor 2025

    16:02

    Telesport

    Kylian Mbappe merr shpërblimin e merituar për sezonin që lamë pas. Ai ka fituar “Këpucën e Artë” me meritë të plotë.
    Ylli i Real Madrid shënoi 44 gola në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të kaluar, respektivisht 31 në La Liga (gjithashtu golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll).
    Ceremonia e ndarjes së çmimit u zhvillua sot në stadiumin “Santiago Bernabeu”, me trofeun që u dorëzua nga Florentino Perez.
    26-vjeçari bëhet lojtari i tretë madrilen që fiton “Këpucën e Artë”, pas gjigantëve Hugo Sanchez dhe Cristiano Ronaldo.
     

  • “’Bernabeu’ e shijoi fitoren”, Xabi Alonso: Tensioni në fund? Kështu ndodh gjithmonë në ‘El Clasico’

    “’Bernabeu’ e shijoi fitoren”, Xabi Alonso: Tensioni në fund? Kështu ndodh gjithmonë në ‘El Clasico’

    Xabi Alonso ka fituar ‘El Clasico’-n e tij të parë në krye të stolit të Realit të Madridit. “Los blancos” mposhtën Barcelonën me shifrat 2-1, ndërsa në fund nuk mund të mungonte edhe tensioni mes lojtarëve. Megjithatë, trajneri spanjoll e konsideroi atë episod si një tension të zakonshëm në një ndeshje këtij niveli. Sa i përket fitores, Xabi Alonso është shprehur se ekipi sot ka arritur të argëtojë tifozët dhe t’i tregojë atyre se është i aftë të garojë në ndeshje të mëdha.
    “Energjia, bindja, gara e ekipit… lojtarët titullarë dhe ata që hynë nga stoli gjithashtu po largohen të lumtur nga stadiumi. Mbi të gjitha, i kam parë djemtë ta shijojnë (fitoren në el klasiko). Mendoj që stadiumi ‘Bernabeu’ sot ka pasur një lidhje shumë të mirë. Mendoj se edhe për njerëzit ishte e rëndësishme të shihnin që ekipi i tyre mund të garojë dhe të fitojë një ndeshje të madhe. ‘Bernabeu’ ka pasur një energji të mbresëlënëse. I shijuan të gjitha. Projekti sapo ka filluar.
    Tensioni në fund të ndeshjes? Ishte një tension i momentit. Këto kanë ndodhur gjithmonë. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar përderisa është garë e shëndetshme. ”, ka deklaruar Xabi Alonso./Sport Ekspres/

  • Vjen goli i parë në “El Clasico”, çfarë kombinimi Bellingham-Mbappe (video)

    Vjen goli i parë në “El Clasico”, çfarë kombinimi Bellingham-Mbappe (video)

    26 Tetor 2025

    16:44

    Telesport

    Ka ardhur goli i parë në “El Clasico-n” e parë të sezonit mes Real Madridit dhe Barcelonës, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Festë e madhe në “Bernabeu”, Real Madrid kryeson 1-0.
    SHIKOGOLINEMBAPPE
    Ashtu siç edhe pritej ka nisur vrullshëm “El Clasico” e parë e këtij sezoni me Real Madridit dhe Barcelona, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN
    Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

    SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE

  • Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

    Spektakël në “Bernabeu”. Tre gola të shënuar, madrilenët e mbyllin në avantazh (video)

    Real Madrid dhe Barcelona nuk zhgënjejnë kurrë kur përballen mes tyre. Pjesa e parë në “El Clasico-n” e sotme, e cila po luhet në “Santiago Bernabeu”, është mbyllur 2-1 për madrilenët.
    Në minutën e tretë pasti një kontakt në zonë mes Lamine Yamal dhe Vincius Junior, arbitri kryesor i takimit, Cesar Soto Grado, drejtoi gishtin nga penalltia fillimisht. Më pas, me ndërhyrjen e VAR-it, arbitri shkon të shohë pamjet në ekran dhe anullon vendimin e mëparshëm: Nuk ka penallti. SHIKORASTIN
    Në minutën e 12-të, Kylian Mbappe shënoi një supergol me një goditje të fuqishme nga distanca, por festa e francezit shkon më kot, pasi goli u anullua për pozicion jashtë loje. Siç duket edhe nga pamjet është një pozicion jashtë loje milimetrik.

    SHIKOGOLINEANULLUARTEMBAPPE
    Në minutën e 22-të, pas një topi të mrekulleshëm të marrë nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe nuk ka sesi të gabojë dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 38-të, Arda Guler humbet topin në zonë, Marcus Rashford asiston, Fermin Lopez tund rrjetën, 1-1.
    Megjithatë, madrilenët nuk u demoralizuan aspak dhe rigjetën avantazhin në minutën e 42-të. Vinicius nga e majta i bën spektakël Jules Kounde dhe kroson në zonë, Miliato asiston me kokë, Jude Bellingham i harruar nga katalanasit, shtyn topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për “Los Blancos”.
    SHIKOGOLAT