Belfast, 9 tetor 2025 – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt sot në Belfast, nën drejtimin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, dhe me pjesëmarrjen e ministrave, zyrtarëve të lartë dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor dhe Evropa.
Takimi, i cili zhvillohet në prag të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit që do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër, trajtoi çështje të politikës së jashtme, pajtimit, sigurisë, migracionit dhe integrimit rajonal.
Duke folur në takim, Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Kapetanović, theksoi rolin e organizatës në avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe arritjen e rezultateve konkrete përmes Tregut të Përbashkët Rajonal dhe Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Ne mblidhemi në një kohë kur rendi global përballet me tensione dhe pasiguri. Pikërisht në kohë të tilla, bashkëpunimi rajonal bëhet monedha jonë më e fortë. Paqja, parashikueshmëria dhe rritja janë të pandashme – njëra nuk mund të ekzistojë pa tjetrën,” tha Kapetanović.
Ministrat që morën pjesë në takim mirëpritën rezultatet konkrete të arritura përmes bashkëpunimit rajonal, duke përmendur iniciativa si Tregu i Përbashkët Rajonal si shembull se si përpjekjet e përbashkëta sjellin përfitime të dukshme për qytetarët. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë të angazhimeve të dakordësuara si mënyrë për të nxitur bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.
“Tregu i Përbashkët Rajonal nuk është vetëm një projekt ekonomik, por një angazhim politik për të ndërtuar një hapësirë besimi, transparence dhe mirëqenieje të përbashkët. Çdo hap që hedhim drejt integrimit më të thellë – nga ‘Roam Like at Home’ dhe njohja e ndërsjellë e kualifikimeve profesionale deri te pagesa e parë SEPA midis BE-së dhe rajonit tonë – e afron Ballkanin Perëndimor me Evropën në mënyrë të prekshme,” shtoi ai.
Gjatë takimit, Kapetanović prezantoi koordinimin që RCC po bën për rezultatet kryesore të Procesit të Berlinit që do të prezantohen në Samitin e Londrës, duke përfshirë fusha të gjera transformuese, nga financat e gjelbra dhe investimet e qëndrueshme, edukimi financiar dhe harmonizimi i taksonomisë, te promovimi i turizmit dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor me Planin e saj të Rishikuar të Veprimit. Së bashku, këto iniciativa ndërthurin integrimin ekonomik me drejtësinë sociale, tranzicionin e gjelbër dhe lëvizshmërinë njerëzore, duke treguar se bashkëpunimi ynë prek çdo dimension të jetës së qytetarëve.
Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së theksoi gjithashtu bashkëpunimin në fushën e sigurisë në rajon nën ombrellën e RCC-së dhe rëndësinë e angazhimit politik dhe zbatimit në kohë të angazhimeve të dakordësuara, veçanërisht në fushën e lëvizshmërisë dhe njohjes së ndërsjellë.
“Bashkëpunimi rajonal nuk është vetëm përgatitje për anëtarësim në BE, por është një provë se si do të veprojmë kur të jemi pjesë e Unionit,” përfundoi ai.
Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Belfast përgatit terrenin për Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më vonë këtë muaj në Londër dhe do të fokusohet në avancimin e integrimit rajonal dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Tag: berlinit
-

Bashkëpunimi rajonal është monedha jonë më e fortë
-

Ministeriali i Procesit të Berlinit, Spiropali: Ballkani Perëndimor nuk është barrë, por potencial i pashfrytëzuar i Evropës
Përgjatë Ministerialit të Procesit të Berlinit të zhvilluar në Belfast të Irlandës së Veriut, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mbajti fjalë përgjatë darkës së mirëseardhjes dhe në dy seancat e sotme plenare që lidheshin me sigurinë evropiane dhe pajtimin.
Mesazhet kryesore të Spiropalit u fokusuan tek rëndësia e shfrytëzimit të mekanizmave të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor – përfshirë Planin e Rritjes; forcimin e ekonomive; sundimin e ligjit; qëndrueshmërinë dhe fuqizimin e të rinjve – për të cilat Shqipëria qëndron si lidere e padikutueshme në rajon dhe mbi të gjitha si faktor stabiliteti.
“Sfida si paqëndrueshmëria politike në Bosnjë-Hercegovinë, dialogu Kosovë-Serbi, agjenda destabilizuese e aktorëve të jashtëm, pranimi i përgjegjësive historike – si gjenocidi i Srebrenicës – dhe refuzimi i revizionizmit, duhen përballuar me udhëheqje vizionare për të siguruar paqe të qëndrueshme dhe për të përmbyllur rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Spiropali.
Gjatë fjalës së sotme në sesionin qendror të Ministerialit të Procesit të Berlinit, Ministrja Spiropali theksoi se Ballkani Perëndimor nuk është një barrë mbi supet e Evropës, por një fuqi e pashfrytëzuar që pret të zgjohet.
“Shqipëria është dëshmia se ndryshimi i vërtetë nuk imponohet nga jashtë – ai lind nga brenda, kur udhëheqja ka vizion, kur reformat janë të guximshme dhe kur besimi bëhet shtylla e çdo transformimi”, deklaroi ajo.
Në këtë sesion që lidhej me sigurinë evropiane, Spiropali theksoi gjithashtu se: “Shqipëria qëndron fort përkrah BE-së dhe NATO-s, në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Megjithatë, e ardhmja jonë nuk mbështetet vetëm në politikë, por edhe në gjallërinë ekonomike dhe ndërlidhjen rajonale.”
Ndërkohë, përgjatë sesionit tjetër që lidhej me pajtimin rajonal, Ministrja Spiropali u ndal tek rëndësia që vendi ynë i kushton atij:
“Për Shqipërinë, pajtimi rajonal nuk është vetëm një zgjedhje politike, por një detyrim moral dhe një strategji për paqe e përparim. Sepse pajtimi i vërtetë nuk shkruhet në letër, ai ndërtohet në zemra. Ai kërkon guxim për t’u përballur me hijet e së shkuarës, dhembshuri për të nderuar kujtesën e viktimave, e mbi të gjitha, vizion për të ndërtuar një të ardhme ku ndryshimet nuk ngjallin frikë, por frymëzojnë bashkëjetesë”, u shpreh Spiropali.
-

Takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Wadephul: Ballkani Perëndimor pjesë e familjes europiane
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.
Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.
Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinit është mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.
Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.
Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. ”Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit
Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit
Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.
Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së.
/dwTop Channel
-

Procesi i Berlinit në Belfast, kryediplomati gjerman: Ka shumë hapa për të bërë në rrugën e pajtimit në BP
Zhvillohet në Belfast takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit. Britania e Madhe si kryesuese e radhës së këtij formati fokuson temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit.
Qëllimi i takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në formatin e Procesit të Berlinitështë mbështeja e shteteve të Ballkanit Perënimdor në rrugën e afrimit me BE-në.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul,përpara nisjes për në Belfast deklaroi, se “Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europiane. Ndaj është për ne e qartë: Rrugën e nisur drejt BE-së do ta përshkojmë bashkë me të gjashtë vendet e rajonit.
Katalizatori në procesin e antarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor është procesi i Berlinit. Ky funksion është më i rëndësishëm se kurrë. Sepse njerëzit kanë filluar ta humbasin besimin për një të ardhme të shpejtë në BE. Por këtë ne nuk mund ta pranojmë, sepse në rast të kundërt kërcënon një kthim në kohët e vjetra të armiqësive dhe një rol më i madh i Rusisë dhe Kinës.
Në Procesin e Berlinit synohet gjithashtu të arrihet nxitja e bashkëpunimit të përditshëm dhe përmirësimet e prekshme në jetën e njerëzve – qoftë përmes punës ndërkufitare me rininë, qarkullimin e lirë dhe njohjen reciproke të diplomave. “
Forca simbolike e Belfastit në procesin e pajtimit
Ministri Wadephul duke iu referuar procesit të vështirë të pajtimit dhe afrimit ndërmjet popujve në Ballkanin Perëndimor me një të kaluar luftrash e konfliktesh ende të pazgjidhura, nënvizon në deklaratën e tij: “Natyrisht që në rrugën e pajtimit pjesërisht ka ende shumë hapa për të bërë. Ndaj edhe për këtë arsye vendi, që e kanë zgjedhur miqtë tanë britanikë si nikoqir të këtij takimi të ministrave të Jashtëm, ka një rëndësi të veçantë: Belfasti është simbol se si pas një përçarjeje prej dekadash pajtimi shoqëror u bë i mundur. Jo brenda natës, por me durim, vullnet politik, e në radhë të parë falë guximit të shumë njerëzve, që në situata të vështira vazhdimisht arrijnë ta kuptojnë dhe të afrohen me njeri-tjetrin”, thekson ministri i Jashtëm gjerman.
Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit
Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.
Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së. /DW/
-

Ministrja Spiropali në Irlandë të Veriut, merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit
Këtë të mërkurë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka mbërritur në Belfast, Irlandë e Veriut, ku do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit.
“Sapo mbërritëm në Belfast të Irlandës së Veriut për Ministerialin e Procesit të Berlinit.
Nga qyteti që e shndërroi ndasinë në dialog, përçojmë të njëjtën frymë për Ballkanin Perëndimor. Belfasti na kujton se paqja nuk trashëgohet lehtë, ajo ndërtohet ditë pas dite përmes bashkëpunimit, zhvillimit dhe integrimit. Shqipëria rolin udhëheqës në këtë proces nuk e ka fituar me retorikë, por përmes reformave, veprimit dhe besimit”, shprehet ajo.
Ministrja Spiropali përgjatë ministerialit do të zhvillojë disa takime të rëndësishme bilaterale, si dhe do të jetë folëse kryesore e disa sesioneve plenare që lidhen me sigurinë europiane dhe migrimin; pajtimin në Ballkanin Perëndimor; integrimin e rajonit drejt BE-së.
Ky Ministerial, i cili organizohet nën kujdesin e Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, është pjesë e serisë së takimeve në nivel ministror që Mbretëria e Bashkuar, si vend pritës i Procesit të Berlinit 2025, është duke organizuar me tematika që përfshijnë politikën e jashtme, të brendshme dhe ekonomike.
Takimet do të kulmojnë me Samitin e Liderëve të thirrur nga Kryeministri britanik në Londër më 22 tetor 2025.Top Channel
-

3 Tetori: 5 fakte për ditën e bashkimit të Gjermanisë
Muri i Berlinit ra më 9 nëntor 1989 – Porta e Brandenburgut
GJERMANI- Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.
Si u arrit tek bashimi i Gjermanisë?
Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t’i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit – gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.
Pse kremtohet bashkimi më 3 Tetor?
Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.
Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.
Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë?
Fare qetësisht. Kushdo që pret të shohë anë e mbanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivitete të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat).
Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike”. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi.
Përse nuk ka një monument përkujtimor për ribashkimin?
Në fakt prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin.Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë më 9 nëntor 2007 Bundestagu vendosi, që të krijohet “Memoriali i lirisë dhe bashkimit”. Ideja ishte që përpara Forumit Humboldt në mes të Berlinit të instalohej një gjysmësferë 50 metra e gjatë – si një metaforë interaktive për demokracinë: Kur njerëzit të hyjnë në të, ajo anon në një drejtim – pikërisht në drejtimin ku shkojnë njerëzit. Por edhe sot më 2025 kjo ende nuk është realizuar. Kjo ka të bëjë me një grindje ndërmjet firmave të mandatuara dhe institucioneve përgjegjëse të qeverisë. Nëse dhe kur do të arrihet në një zgjidhje, kjo është e paqartë. Ndërkohë është vendosur vetëm bazamenti i gjysmë sferës.
A është Gjermania ndërkohë vërtetë e unifikuar?
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve politike sipas një sondazhi aktual të Institutit të Demoskopisë, Forsa rezulton, se Gjermania ende nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen: Ndërkohë vetëm 35 përqind e të anketuarve thonë, se Lindja dhe Perëndimi janë “zhvilluar thellësisht së bashku”. Perceptimi në dy pjesët e vendit ka dallime të mëdha: Në Lindje 23 përqind mendojnë, se gjermanët që nga viti 1990 janë bërë një popull, në Perëndim mendojnë kështu 37 përqind. Më 2019 ndjenja e unifikimit kishte nivelin më të lartë me një perceptim në kuotën 51 përqind të të pyeturve. Pyetjes së sondazhit nga Infratest dimap, se çfarë mungon për një unifikim të realizuar, 50 përqind u përgjigjën, se mungon barazia e pagave, pensioneve dhe pasurisë./DW -

Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit dhe fillet e nacionalizmit shqiptar
Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë
-Nga parathënia e librit “Kosova” VIII, në të cilën përfshihen dokumentet e Kongresit të Berlinit si dhe një pjesë e atyre të Lidhjes Shqiptaret të Prizrenit 1878-1881.Dokumentet e gjithëmbarshme autentike të Kongresit të Berlinit dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – me ato përcjellëse nga burime të ndryshme, paraqesin çelësin e interpretimit po edhe të vlerësimit të drejtë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në përputhje me faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, që e ndikuan drejtpërdrejtë nga shfaqja e saj si ideologji, që e vuri në veprim atë, bashkë me të gjitha zhvillimet nëpër të cilat kaloi deri te shpallja e pavarësisë kombëtar, më 28 nëntor 1912.
Mungesa e këtyre dokumenteve në formën autentike dhe shfaqja e tyre e pjesshme, të cunguara nga interpretime të ndryshme joshkencore dhe, të manipuluar nga historiografia serbe, greke, bullgare, ruse dhe të tjera, që u shërbenin platformave hegjemoniste të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kishin për qëllim fshehjen e të vërtetës për shqiptarët dhe identitetin e tyre historik nga antikiteti i e këndej, duke e paraqitur “të mjegulluar në histori”. Me këtë kërkohej që shqiptarët dhe çështja e tyre të përjashtoheshin nga harta e re shtetërore, që nga Kriza lindore e këndej, kishte filluar të marrë pamje në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane.
Me shfaqen e lëvizjet nacionaliste të popujve të Ballkanit të mbikëqyrura dhe të drejtuara nga Rusia, grekët, malaziasit, serbët dhe më vonë bullgarët, fituan shtet e tyre kryesisht të mbështetura mbi faktorin fetar, me ç’rast një pjesë e mirë e popullatës shqiptare që i takonte besimit ortodoks u përfshi në këto projekte bile edhe si avangardë e tyre, siç ndodhi me arvanitasit në revolucionin grek, ndërkohë që pretendimet e tyre hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nuk u ndalën me kaq. Në përputhje me platformën e “Naçertanjes” e të “Megaloidesë” dhe atyre bullgare, serbët, grekët dhe bullgarët vazhduan planet e tyre për ta hequr nga rendi i ditës çështjen shqiptare, që një ditë, pa marrë parasysh se çfarë do të mbetej prej saj, doemos se do të zinte end në tryezën e Fuqive të Mëdha Europiane.Kështu, Rusia, e cila brenda një shekulli kishte zhvilluar shtatë luftëra kundër Perandorisë Osmane (nga ajo e Krimesë e vitit 1745 e deri te e fundit në vitin 1878 kur nga pjesa e Bullgarisë iu kishe afruar Stambollit dhe priste që të vente nën mbikëqyrje edhe ngushticën strategjike të Bosforit),dhe me Traktatin e Shën Stefanit, nga marsi i vitit 1878, ia kishte dalë të sendërtojë pjesën më të madhe të planeve hegjemoniste në Ballkan, paralelisht me invazionet e saj ushtarake, kishte zhvilluar edhe platformën ideologjike, të mbështetur në të ashtuquajturën të “drejtë historike” të popullatës sllavo-ortodokse në këto hapësira, të rrënuar nga pushtimet osmane, e cila duhej t’u kthehej.Duke shfrytëzuar qarqet kulturore të sllavistëve të Vjenës nga radhët e kroatëve dhe serbëve, që Perandoria Habzburge i kishte orientuar për të hulumtuar gjithanshëm të kaluarën e tyre historike në mënyrë, që të ndikonin zgjimin e vetëdijes nacionale të sllavëve të jugut, që lëvizjet e tyre çlirimtare të shfrytëzoheshin që ata të bëheshin pjesë e Perëndimit dhe jo e Lindjes, Rusia ia kishte dalë që të fusë ndikimin e tyre vendimtar në këto qarqe shkencore dhe hulumtuese kah platformat hegjemoniste shtetmëdha, të lidhura me pansllavizmin dhe krishterimin ortodoks.
Në përputhje me këtë politikë, studiues të shumtë rusë, diplomatë dhe klerikë të ndryshëm, në emër të gjoja ndriçimit të trashëgimisë ortodokse në hapësirat evropiane të Perandorisë Osmane, jo vetëm që ishin infiltruar në qarqet sllaviste të Vjenës, por ia kishin dalë që disa nga bartësit kryesor të sllavistikës në Vjenë (gjuhëtarë, historianë, etnografë, antropologë dhe studiues të tjerë), t’i orientojnë kah kjo platformë, duke u kthyer kështu në mentorë të një “shkolle të veçantë” – të një punëtorie të kishës ortodokse ruse dhe degëve të saj serbe, bullgare dhe greke, që kishte marrë përsipër fabrikimin e dokumenteve me anën e të cilave lëvizjeve nacionaliste të sllavëve të jugut u shkruhej historia e sajuar në përputhje me programet hegjemoniste, ndërsa të tjerëve (shqiptarëve) u krijohej anatema e “popujve të egjër” dhe pa histori, madje!
Falsifikimit i dokumenteve kishtare të niveleve më të larta, nga një mit i rremë mesjetar,u kthye në “një shkencë”, ku u dizajnua “e drejta historike” e Serbisë për Kosovën “djep mesjetar serb”. Me këtë rast, gjoja duke u nxjerrë në dritë “dokumentet e heshtura dhe të panjohura” nga arkivat e kishave të Kostandinopojës dhe të peshkopatave të tyre nëpër Ilirik dhe duke “u ndriçua shkencërisht”, rrodhën “tapitë” e “mbretërive” deri te ajo “e perandorisë” së Dushanit, e të ngjashme, që për referencë kishin “jetën kishtare serbe” nëpër manastiret “serbe” të Dardanisë (të Graçanicës, Deçanit, Pejës e të tjera), me “histori” e histori të sajuara rreth “shenjtorëve serbë” dhe monarkëve të shumtë të kishës serbe, paçka se ato i takonin krishterimit ortodoks, të shfaqura në Dardani nga shekulli I e tutje dhe të zyrtarizuara nga perandorët dardanë (Kostandini i Madh) dhe të përhapura më vonë nga Justiniani dhe të tjerë deri në shekullin IX, kur Dardania dhe Iliriku në kuadër të Bizantit, do të bien nën sundimin dyshekullor bullgar. Kohë kjo pra, kur disa formacione fisnore sllave do të shihen në pjesën e Bosnjës së Mesme (Zahumle), pasi që atje të janë vendosur, në shekullin VII nga perandori Herakli, prej nga, në shekullin X fillon organizimi i tyre në zhupani, epiqendër kjo e mbyllur dhe e kufizuar nga pikëpamja shoqërore në hapësirën midis Neretvës, periferisë së Duklesë dhe lumit Drina në lindje.E vërteta historike se despotët rasienë Nemanjajt, sipas shumë burimeve me origjinë tribale (fis ilir i lidhur me Dardanët), pa ndonjë lidhje të qëndrueshme historike me formacionet sllave të Bosnjës, si vasalë të Hungarisë, do të depërtojnë në këto pjesë gjatë kryqëzatës së katër, në vitin 1192, duke i shkuar pas ushtrive gjermane dhe hungareze drejt Kostandinopojës, për herë të parëshfaqen në Nish dhe prej andej do të vazhdojnë për në Ulpianë, Prizren e deri në Ohër. Me feudalët dhe princat arbërorë të Dardanisë do të lidhin aleanca për ta përvetësuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirën nga shtëpia e përbashkët e Bizantit që po shembej. Ky realitet as që do të ketë rëndësi për fabrikuesit e kristobulave të manastireve “serbe” dhe “pronave” të tyre. Siç nuk do të ketë rëndësi as autoktonia e shqiptarëve në Dardani dhe Ilirik si dhe roli, që kishin luajtur ato nga antikiteti, pastaj gjatë shtrirjes së Perandorisë së Romë dhe shfaqja e Bizantit, ku Dardanët dhe Ilirët ishin bartësit kryesor të saj e të ngjashme. Për falsifikuesit e shkollës ruse të Jastrebovit dhe çirakëve të tij, që shfaqeshin “me tapi kishtare”, nuk kishte rëndësi, po ashtu as fakti se çfarë ishte roli i Arbërorëve në fazën e fundit të rrënimit të Bizantit si dhe i shfaqjes së Normanëve në Ilirik dhe i fuqive të tjera katolikë,veçmas i Anzhuve, që kishin themeluar jo rastësisht më 1272 “Mbretërinë e Arbrit” dhe po ashtu kishin ndihmuar feudalët tjerë arbërorë (Balshajt, Thopijajt, Kastriotët dhe Dukagjinët), që të zënë vend të rëndësishëm në jetën shoqërore të Ilirikut në rrethanat e shfaqjes së Osmanëve në këto anë, kur edhe ishin lidhur aleancat e para të princave arbërorë me Osmanët (Kastriotët, Brankoviqët dhe të tjerët), të cilat do të vazhdojnë edhe pas pushtimeve osmane, për t’u ndërprerë me largimin prej tyre të Skënderbeut, i cili, në saje të luftës, për mbi një çerek shekulli, ktheu shtetin arbëror në Ilirik.
Me këso dhe këto falsifikime, gjithnjë të mbikëqyrura nga shkolla ruse, historiografia serbe dhe ajo greke, ia kishte dalë, në shekullin nëntëmbëdhjetë, të ndikojë me të madhe politikën dhe diplomacinë e Fuqive të Mëdha europiane, e cila, nga shfaqja e Krizës Lindore e këndej, kishte përcaktuar edhe hartën politike dhe atë shtetërore të hapësirës europiane të Perandorisë Osmane në largim e sipër në përputhje me “të drejtën e sajuar” historike të Beogradit, Athinës dhe Sofjes të sponsorizuar nga politika ruse dhe interesat e saj hegjemoniste në këtë pjesë.Me këto falsifikime politika hegjemoniste serbe dhe ajo greke ia kishte dalë që të pushtojë hapësirat etnike shqiptare dhe të ushtrojë gjenocide ndaj popullatës së saj (në vitin 1878 dhe 1912) duke sjell para aktit të kryer diplomacinë dhe politikën e fuqive të mëdha, siç kishte ndodhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe atë të Parisit më 1919, paçka se do të jenë disa nga vendet europiane (Austrohungaria dhe pjesërisht Italia), që për interesat e tyre strategjike, do t’ia dalin që të njohin, por edhe të pranojnë një shtet të cunguar shqiptar, i cili shfaqej si digë kundër pretendimeve të mëtutjeshme hegjemoniste sllavo-ruse në Ilirik.
Me “tapi” të falsifikuara, ishte vazhduar edhe më vonë dhe deri te koha jonë, edhe pse ato, me shtetin shqiptar, të përgjysmuar, të pranuar nga Fuqitë e Mëdha Europiane, në vitin 1913 dhe, me shtetin e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, nuk ia dolën që të ndalin të drejtën etnike të shqiptarëve.
Edhe përkundër kësaj përvoje të hidhur me pasoja të rënda për shqiptarët dhe të drejtën e tyre, që të jetojnë të lirë dhe të pavarur, historiografia shqiptare (ajo në Shqipëri dhe në Kosovë), nuk ia doli të lirohet sa duhet nga klishetë e historiografisë hegjemoniste serbe, greke dhe asaj ruse si dhe dogma e “të drejtës historike”, e vendosur në shekullin nëntëmbëdhjetë me falsifikime, sajime dhe përvetësime ndër më flagrantet.
Ndonëse është lënë pas diktati ideologjik-klasor, që për më së gjysmë shekulli ka ndikuar historiografinë shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, me gjithë ndonjë lëvizjeje pozitive që të kalohen limitet e diktaturës, historiografia zyrtare (institucionale në Tiranë dhe Prishtinë), kur është në pyetje krishterimi ortodoks si dhe mesjeta, thuajse në tërësi ka mbetur peng i klisheve hegjemoniste të historiografisë së Beogradit – duke e trajtuar atë si “pronë” të serbëve, me çka atyre u njihet “e drejta” mbi trashëgiminë e përbashkët të krishterë, së cilës i kanë takuar edhe shqiptarët nga fillimet e shfaqjes në Dardani dhe Iliri.
Ky qëndrim antihistorik shfaqet edhe në raport me të ashtuquajturin “shtet mesjetar serb” në Kosovë, që nuk ka ekzistuar. Duke u pranuar klishetë e falsifikuara të historiografisë serbe dhe duke u anashkaluar vazhdimësia historike e Mbretërisë së Dardanisë si dhe realitete shoqërore dhe politike të Bizantit në shthurje, historiografia shqiptare thuajse pa përjashtim te kjo çështje, feudalët e thjeshtë, të panumërt asokohe në çdo feud, edhe më tutje i mban për “mbretër” dhe “perandor” të një “shteti mesjetar serb”, që nuk kanë ekzistuar, pos në dokumentet e sajuara në shekullin XIX nga kisha ortodokse ruse dhe ajo serbe dhe greke!
Andaj, nuk është e rastit pse, në bisedimet e Vjenës, pa asnjë vërejtje, në Pakon e Ahtisaarit, politikanët e Kosovës, pranuan që trashëgimia e krishterimit ortodoks në Kosovë si dhe objektet e kultit të saj, së paku, të trajtohet si pasuri kulturore e shtetit të Kosovës, iu falën Serbisë, duke ua dhuruar kështu “tapitë” e “të drejtës historike”, me ç’ka u hoq dorë nga shtylla e kryesore historike që lidh Dardaninë me antikitetin, aty ku e ka burimin jo vetëm një qytetërim i zhvilluar perëndimor dhe vlerat e tij të njohura, por edhe formacionet shoqërore dhe politike (mbretërive dhe perandorive nga e Trojës, ajo Dardane, Maqedonase, ilire, e Romës e deri te Bizanti), me të cilat lidhet identiteti shtetëror shqiptar, i Shqipërisë dhe i Kosovës, ndonëse i rikthyer me një vonesë të madhe historike.Në dekonspirimin e gënjeshtrës së Beogradit rreth përvetësimit të historisë me anën e falsifikimeve të dokumenteve nga shekulli XIX e këndej, të atyre që kanë çuar te krijimi po edhe pranimi i shteteve në Ballkan, veçmas i krijimit të Serbisë së Madhe, Bullgarisë së Madhe po edhe të Greqisë të mbështetur mbi elementin fetar (ortodoksinë, të shumtën nga elementi shqiptar), gjithsesi se rol të rëndësishëm luajnë dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), ngaqë ato janë zyrtare dhe si të tilla, jashtë mundësisë së falsifikimit, me kusht që të paraqiten si të tëra, ngaqë me anën e tyre sqarohen dy çështje fundamentale. Në njërën anë, ato që kanë të bëjë me planet e Fuqive të Mëdha Europiane, që pamja shtetërore e hapësirës evropiane e Perandorisë Osmane në ikje e sipër të komponohet në përputhje me interesat e fuqive Perëndimore (Austrohungarisë, Gjermanisë, Italisë po edhe të Francës dhe Anglisë), ku do të ketë vend edhe për shqiptarët dhe një shtet shqiptar, pa marrë parasysh se a do të jetë i përmasave etnike apo atyre të arnuara politike. Dhe, në tjetrën anë, dokumentet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nxjerrin pamjen e nacionalizmit politik shqiptar, te një organizimi që, krahas mbrojtjes së etnisë nga pushtimet e fqinjëve (serbëve,malaziasve,grekëve dhe bullgarëve),kishte për kërkesë autonominë politike në kuadër të Perandorisë Osmane (bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm në formën e një Shqipërie Osmane, që do të mund të kthehej në Shqipëri Europiane sapo të shembej Perandoria), ku ka burimin edhe shteti i parë shqiptar, i themeluar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1880, me të cilin fillon rikthimi i shtetit shqiptar në Europë i shkëputur nga koha e Skënderbeut.
Në ndërtimin e të vërtetës historike për shqiptarët dhe nacionalizmin e tyre politik që prodhoi shtetin shqiptar në fillim të shekullit njëzet dhe atë të Kosovës në fillim të këtij shekulli, me çka, në një farë mënyre, rrumbullakohet edhe koncepti i rilindjes kombëtare për një organizim të përbashkët shtetëror sipas shtrirje etnike në kuadër të familjes europiane dhe të qytetërimit perëndimor, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit kanë një rëndësi të veçantë, ngaqë me anën e tyre dekonspirohet gënjeshtra e kthyer thuajse në një tabu se gjoja Fuqitë e Mëdha Europiane dhe Europa politike e shekullit nëntëmbëdhjetë jo vetëm që nuk i ka njohur shqiptarët si popull dhe etni historike, por, gjoja me injorimin, as që ka deshtë t’i trajtojë si të tillë, me çka ata i kishte kthyer në peshqesh për vendet sllave (Serbinë, Malin e Zi dhe Greqinë ortodokse).
Shfletimi sado kalimthi i këtyre dokumenteve autentik në këtë vëllim, nxjerr në pah gënjeshtrën e historiografisë serbe dhe të asaj ruse rreth “injorimit” të shqiptarëve dhe çështjes së tyre, nga “mosnjohja” e shqiptarëve ose trajtimi “si nocion gjeografik”, që gjoja kishte thënë Bizmarku, thënie kjo që me asgjë nuk mund të dëshmohet. Ky konstrukt bie poshtë edhe nga fakti se në Perandorinë Osmane nuk njohej kurrëfarë përkatësie kombëtare pos asaj fetare, të kategorizuar në “milleti-osman”, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit islam (pa marrë parasysh se në ç’masë ai ndikonte raportet e brendshme shoqërore, të cilat dihej se i përcaktonte Kanuni dhe ato mbeteshin autonome) dhe në “milleti-rum”për të krishterët, ku përfshiheshin edhe shqiptarët e besimit ortodoks, të shkapërderdhur te kisha sllave dhe ajo greke.
Ky realitet, që përjashtonte identitetin kombëtar, shqiptarët do t’i detyrojë të kërkojnë tretmanin e kombit mbi bazat e etnisë dhe të gjuhës shqipe. Këtu zë fill edhe kërkesa për vilajetin e përbashkët shqiptar, si formë e autonomisë si dhe lejimi i gjuhës shqipe në arsimim. Nga letrat dhe peticionet që do t’i dërgohen Kongresit të Berlinit dhe qendrave evropiane, kërkesa për gjuhën (shqipe) shfaqet si referencë e përbashkët identitare, që përcakton kulturën dhe etninë.
Se identiteti gjuhësor, si bazë e identitetit kulturor do të kthehet në një referencë të kërkesave politike që mund të quhen “reforma të brendshme” që prekin vendimet e Kongresit të Berlinit, nuk ishte vetëm “mburojë” e shqiptarëve, me të cilën ata do të mbështesin nacionalizmin e tyre si dhe lëvizjen kombëtare, këtë e tregon edhe vetë Lëvizja Xhonturke nga vitit 1982-1908 si dhe fitorja e revolucioni xhonturk në Ferizaj në gushtin e viti 1908, si platformë e nacionalizmit turk, mbi të cilin do të mbështetet osmanizmi, që më në fund, do të shfrytëzohet edhe nga Kemal Ataturku për ta themeluar shtetin modern turk. Kështu, gjuha si platformë e nacionalizmit mbi të cilën u mbështetën rilindësit kombëtar dhe koncepti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ishte kundërpërgjigjja më e mirë modelit fetar, sidomos të krishterimit ortodoks, që u shfrytëzua nga nacionalizmi serb dhe ai grek për krijimin e kombeve mbi përkatësinë fetare.
Megjithatë, dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit në këtë botim, ndonëse jo në mënyrë decidive, me vendimin në artikullin XIII dhe XVIII, “që Perandoria të fillojë reformat e brendshme politike”, ua hapin rrugën kërkesave, që shtronin shqiptarët për bashkim në një vilajet nga katër sosh. Duke u thirrur në vendimet për reforma të brendshme të Perandorisë, të shtruara nga Kongresi i Berlinit, shfaqen edhe kërkesat e Komitetit të Stambollit për “vilajetin shqiptar”, që do t’i dërgohen sulltan Hamidit, siç janë edhe ato të Degës së Lidhjes nga Dibra, të gushtit të vitit 1878 dhe të Degës së Jugut, nga Janina në dhjetorin e atij viti dhe pas një viti, që do t’u dërgohen Portë së Lartë po edhe Fuqive të Mëdha në Memorandumin që ua dorëzuan Mehmet Ali Vrioni dhe Abdyl Frashëri qeverive të Berlinit, Vjenës, Parisit, Romës dhe Londrës. Madje, të kësaj natyre, por për herë të parë të përmendura drejtpërdrejtë, janë edhe qëndrimet e lordit britanik Fitzmauricie drejtuar Konferencës së Ambasadorëve, në Stamboll, në maj të vitit 1880, kur për herë të parë, gjithnjë në përputhje me zotimet që i dilnin Perandorisë Osmane rreth reformave të brendshme, u hap edhe çështja e një vilajeti autonom shqiptar. Edhe pse kjo nuk u pranua, megjithatë, siç shihet edhe nga dokumentet e sjellë në këtë libër, krijimi i vilajetit shqiptar brenda Perandorisë Osmane u hap si çështje politike, që do të preokupojë edhe punimet nismëtare të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në mars të vitit 1913, kur u mor vendimi i “krijimit të një Shqipërie autonome” nën suzerenitetin e Perandorisë Osmane, që pas pak do të hiqet nga rendi i ditës, ngaqë Fuqitë e Mëdha Europiane e hetuan se kjo mund t’i shërbente vetëm interesave të Rusisë.
Për fat të keq, historiografia ideologjike shqiptare, që kishte ndërtuar konceptin e shtetit komunist mbi armiqësitë me të tjerët, ku Europa, ishte kryesorja, diskursin e “komplotit” evropian në Kongresin e Berlinit, të sajuar nga historiografia serbe, jo vetëm që e kishte pranuar, por si të tillë e kishte kthyer në një mjet propagandues për qëllime politike.Edhe pse kanë ekzistuar mundësitë që dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit të sigurohen dhe të interpretohen shkencërisht, historiografia e Tiranës po edhe ajo e Prishtinës, në tërësi ka ndjekur interpretimin që këtyre dokumenteve ua ka bërë Haxhivesilevi, Gopçeviqi dhe historianët tjerë serbë.
Kjo rrugë do të ndiqet edhe atëherë kur ndikimi politik i Beogradit në formën e shtetit komunist të përcaktuar prej tij, nuk do të jetë më as në Tiranë e as në Prishtinë dhe kur Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit do të botohen në gjuhën shqipe, në Prishtinë, në vitin 2008 “Kongresi i Berlinit 1878”, me protokollet e plota origjinale në frëngjisht dhe gjermanisht, të botuar për herë të parë nga Bundestagu Gjerman, në vitin 1978.Ashtu siç është ruajtur diktati i historiografisë hegjemoniste serbe rreth “shtetit mesjetar” serb në Kosovë si dhe kishës ortodokse serbe në Kosovë në “Historinë e Popullit Shqiptar” në botimin “e përmirësuar” të vitit 2002-2007 ku “mbretërit” dhe “perandorët” e paqenë serbë do të vazhdojnë të “sundojnë” Kosovën, njëjtë do të ndodhë edhe me diskursin “antishqiptar” evropian dhe gjerman të Kongresit të Berlinit! Gënjeshtrat e Haxhivasilevit, Gopçeviqit dhe Garashaninit do të vazhdojnë të citohen nga historianët shqiptarë, thuajse pa përjashtim!
Krahas mosinteresimit rreth dokumenteve autentike të Kongresit të Berlinit nga druajtja se ato rrënojnë shumë nga “tempujt” e historiografisë ideologjike shqiptare dhe autorët e tyre si dhe “titujt” shkencor dhe akademikë, që edhe sot e gjithëditën u sjellin privilegje, gjë që përfillja e atyre nga versioni i manipuluar i Beogradit u siguron “mbrojtje”, njëfarë “moskuptimi” i kuptueshëm për këtë mendësi, vazhdon edhe me dokumentet autentike të vetë “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Jo vetëm te mbledhja e tyre nga burime të ndryshme si dhe klasifikimi i tyre së paku arkivor, por edhe tek çështja e interpretimit të tyre herë nga mosparja si tërësi, prej nga do të dilte edhe vlerësimi i plotë objektiv i tyre, që edhe mund të jetë mospërputhës me atë të deritanishmin dhe modelet e krijuara prej tij, e herë nga implikimet e politikës ditore nga frika se paradigma e tyre mund t’i ndikojë disa procese, që lidhen me implikimin po edhe përdorimin e religjionit te çështjet që besimi të kthehet në një identitet parësor mbi atë kombëtar ose të heq fare atë nga rendi i ditës duke e zëvendësuar me atë fetar, siç kishte vepruar Beogradi pas luftërave Ballkanike dhe me vonë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi.
Edhe te kjo çështje, qasja sado e tërthortë e dokumenteve të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, nga letrat e rëndomta dërguar Kongresit të Berlinit e deri te Peticionet dhe Memorandumet, flasin qartë se edhe në rrethanat kur Perandoria Osmane nuk njihte përcaktimin kombëtar por vetëm atë fetar (milleti-osman), gjuha, kombësia dhe identiteti etnik shqiptar, theksohej kudo. Madje, edhe në pjesën e atyre dokumenteve, ku theksohet besimi sulltanit dhe sheriatit si dhe Perandorisë Osmane dhe kjo ishte fare e natyrshme në ato rrethana kur vetëm Perandoria Osmane mund ta mbronte hapësirën etnike shqiptare nga copëtimeve e fqinjëve, identiteti shqiptar shfaqet parësor. Përkatësia besimit mysliman, apo të krishterë, ishte përcjellëse dhe assesi përcaktuese, siç ndodhte me kombin dhe gjuhën e përbashkët.
Në këto dokumente që sillen në libër, ndonëse të përzgjedhura nga një tërësi, që së shpejti do të gjejnë vend në dy vëllime të tjera me një paraqitje komplete dhe të përpunuar, veçmas te ato nga qarqet intelektuale të Stambollit, bie në sy përkatësia e shqiptarëve e lidhur me antikitetin pellazg si dhe qytetërimin perëndimor nga zanafilla. Në të gjitha këto deponime, gjuha shqipe shfaqet si gjuhë “mëmë”, gjuhë e gjuhëve, gjë që thyen që të gjitha spekulimet rreth propagandës hegjemoniste serbe dhe ruse për shqiptarët “pa gjuhë” dhe shqiptarët “egjër” dhe “pa qytetërim”.
Kësaj, gjithësi se do t’i ndihmojnë edhe disa nga shkrimet e gjuhëtarëve dhe historianëve gjermanë (G. Majerit) dhe të tjerëve, që iu dërguan Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha, por edhe shtypit të kohës, me të cilat do të tumirën ato që shkruante Vaso Pasha në historinë rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë në frëngjisht, te Sami Frashëri në Enciklopedinë Osmane për origjinën pellazge të shqiptarëve dhe kulturën e tyre të lidhur me antikitetin apo edhe studimet lapidare të filologut të madh arbëresh Dhimitër Kamarda rreth lidhjes së shqipes me pellazgjishten.
Dokumentet autentike të Kongresit të Berlinit si dhe ato të përzgjedhurat rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe veprimtarisë së saj nga viti 1878-1881 kanë rëndësi edhe për raportet e brendshme shqiptare si dhe zhvillimet që e përcollën atë në rrethanat kur ajo, brenda tre vjetësh,ia doli që të përjetojë një emancipim të brendshëm politik nga patriotizmi, siç ishte qëndrimi për mbrojtjen e vatanit nga copëtimet, te organizimi politik, që u pasqyrua me luftën për mbrojtjen e territoreve e deri te krijimi i Qeverisë së Përkohshme, me çka lëvizja kombëtare mori fizionominë e një lëvizjeje shtetndërtuese, që e ktheu Shqipërinë në historinë.
Edhe këtu,në këtë zhvillim ndër më të rëndësishmit, doli në pah roli i Kosovës (Dardanisë antike dhe mesjetare), si epiqendër kulturore dhe politike e botës shqiptare, e cila do të ndikojë jo vetëm kohezionin e brendshëm të kombëtarizimit, por edhe ato do të ndryshojnë kahun e atyre rajonale dhe më gjerë, ngaqë Kosova u kthye në epiqendër të nacionalizmit shqiptar, por njëherësh do të kthehet në synim edhe të hegjemonizmit serbomadh për ta pushtuar atë, me çka, edhe politika e Fuqive të Mëdha do të fokusohet te Kosova si një strumbullar ku do të barten po edhe do të përthyhen sferat e interesit midis asaj austrohungareze dhe ruse, siç ndodhi gjatë dhe pas luftërave ballkanike, kur u arrit kompromisi midis tyre që të krijohet një Shqipëri, por e përgjysmuar, me çka, duke iu lënë Serbisë, ajo u sakrifikua, paçka se çështjen e la të hapur deri te koha jonë, kur me shtetin e pavarur të Kosovës, iu dha përgjigjja e duhur, një padrejtësie historike. -

Harry Styles vrapon në Maratonën e Berlinit nën një emër të rremë
Harry Styles i është bashkuar elitës së yjeve që e sfidojnë veten përtej skenës, këtë herë në pistën e Maratonës së Berlinit. Këngëtari britanik 31-vjeçar mori pjesë në garën ikonike të së dielës më 21 shtator dhe e përfundoi distancën prej 42.2 kilometrash për vetëm 2 orë, 59 minuta e 13 sekonda, një kohë mbresëlënëse për një vrapues jo profesionist.
Duke dashur të mbante një profil të ulët, Styles u regjistrua me pseudonimin Stent Sarandos, një lojë fjalësh që fansat dyshojnë se lidhet me emrin e bashkë-drejtorit të Netflix, Ted Sarandos. Megjithatë, përpjekjet për të mbetur anonim nuk funksionuan plotësisht: fituesi i medaljes së artë paralimpike, Richard Whitehead, ndau një foto me Styles në vijën e finishit, duke zbuluar praninë e tij në garë.
Në foto, Styles shihej me veshje sportive,pantallona të shkurtra të zeza dhe një xhaketë blu,si dhe syze dielli dhe një shirit koke, që e bënin thuajse të panjohshëm.Kjo nuk është hera e parë që Harry sfidon kufijtë fizikë. Në mars, ai mori pjesë në Maratonën e Tokios, të cilën e përfundoi për 3 orë e 24 minuta. Trajneri i tij personal, Thibaut David, ka deklaruar më parë se Styles është në gjendje të vrapojë një milje për vetëm pesë minuta, një ritëm që dëshmon seriozitetin e tij ndaj stërvitjes dhe përkushtimin për një jetë të shëndetshme.
-

Harry Styles surprizon fansat! Vrapon në maratonën e Berlinit nën një emër të rremë
Ylli britanik i muzikës, Harry Styles, është parë në mënyrë të papritur mes mijëra vrapuesve në Maratonën e Berlinit, duke marrë pjesë në garë pa e tërhequr vëmendjen – falë regjistrimit me një identitet të rremë.
Në një përpjekje për të qëndruar anonim, 31-vjeçari ishte regjistruar me emrin Sted Sarandos, por kjo nuk i ndaloi fansat e vëmendshëm ta identifikonin dhe ta përshëndesnin në rrjetet sociale. Sipas organizatorëve të eventit, Harry ishte një nga rreth 50 mijë pjesëmarrësit që morën pjesë në garën prej 42.2 kilometrash në rrugët e kryeqytetit gjerman.
Pjesëmarrjen e tij e konfirmoi edhe atleti paralimpik britanik Richard Whitehead, i cili postoi një foto së bashku me Styles dhe shkroi me humor:
“2:58 në Berlin me shokun tim! A e njeh ndokush?”Gjatë maratonës, Harry u pa me një veshje sportive: syze dielli, shirit koke, një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra, si dhe atlete rozë të ndezura. Më vonë, ai veshi edhe një bluzë blu, ndoshta për t’u mbrojtur nga freskia pas garës.
Performanca e tij në këtë maratonë ishte mbresëlënëse: 2 orë, 59 minuta dhe 13 sekonda, një përmirësim i dukshëm krahasuar me kohën e arritur në Maratonën e Tokios në mars, ku kishte përfunduar në 3:24:07.
Ndërkohë, fituesi i përgjithshëm i Maratonës së Berlinit këtë vit arriti kohën 2:02:16, por pjesëmarrja e fshehtë e Harry Styles ishte padyshim një nga surprizat më të bukura të eventit. -

Hakmarrja gjermane/ Berlini pritet të zëvendësojë Francën për prodhimin e avionëve bombardues
Tensionet e Berlinit me Parisin mbi programin kryesor të avionëve luftarakë prej 100 miliardë eurosh të Evropës po e shtyjnë Gjermaninë të eksplorojë se si ta zëvendësojë Francën me Suedinë ose edhe Mbretërinë e Bashkuar, nëse nuk arrihet një marrëveshje deri në fund të vitit.
I lançuar në vitin 2017, Sistemi i Ajrit të Luftimit të Ardhshëm (FCAS) është projektuar për të zëvendësuar Rafale dhe Eurofighter Typhoon deri në vitin 2040.
Fërkimet mbi FCAS – një program i përbashkët midis Francës, Gjermanisë dhe Spanjës – nuk janë asgjë e re, por shkalla e frustrimit në Berlin sinjalizon një pikë rreziku për të ardhmen e avionit luftarak, ashtu si Evropa po përpiqet të forcojë mbrojtjen e saj për t’u përballur me kërcënimin në rritje nga Rusia.
Sipas dy personave të njohur me diskutimet, ministria gjermane e mbrojtjes ngriti çështjen e FCAS në bisedimet javën e kaluar me Airbus, e cila është përgjegjëse për pjesën e Gjermanisë në zhvillimin dhe ndërtimin e avionit.
Bisedat nxorën në pah pakënaqësinë e Berlinit me atë që zyrtarët e shohin si një shtytje nga industria franceze për një rol të madh në program. Ky qëndrim i ka shtyrë gjermanët të peshojnë opsionet rezervë, duke përfshirë edhe ecjen përpara pa Francën.
Kompanisë iu tha se qeveria gjermane po eksploron bashkëpunimin e mundshëm më të ngushtë me Suedinë ose Mbretërinë e Bashkuar, ose të vazhdojë vetëm me Spanjën.
Zyrtarët e forcave ajrore gjermane informuan gjithashtu ligjvënësit e Bundestagut më herët këtë javë, tha një zyrtar në legjislaturë.
‘Në një moment [parlamenti gjerman] do të duhet të thotë: ‘Ose na duhet ky avion ose jo’,’ tha ligjvënësi socialdemokrat Andreas Schwarz për POLITICO, duke paralajmëruar se prodhimi as nuk ka filluar dhe ‘shumë probleme të paparashikuara’ ka të ngjarë të lindin ende.
Në korrik, Parisi dhe Berlini ranë dakord se do të përpiqeshin të zgjidhnin divergjencat në vjeshtë dhe do të vendosnin deri në fund të vitit nëse do ta zhvendosnin FCAS në Fazën 2, ku kompanitë do të duhet të dalin me një avion demonstrues.
Hapja e projektit për partnerë të rinj do të ishte një ndryshim rrënjësor.
Mbretëria e Bashkuar po udhëheq Programin Global të Ajrit Luftarak rival përmes BAE Systems, duke i dhënë asaj një bazë të fortë industriale në dizajnin e fshehtë dhe integrimin e sistemit. Se si do të ishte e mundur që BAE të punonte në dy projekte konkurruese pa konflikt interesi është e paqartë.
Zyrtarët gjermanë po e ndjekin nga afër pozicionin e Lecornu-t. Nëse ai e përdor ndikimin e tij të ri për të nxitur kompromis me Airbus, FCAS mund të përparojë në fazën e saj të ardhshme. Por nëse ai mbështet linjën e ashpër të Dassault-it për ndarjen e punës dhe lidershipit, opsionet rezervë të Berlinit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Suedinë, ose edhe një program solo, mund të fitojnë terren.