Tag: berlinit

  • “Samiti i Berlinit, rëndësi të veçantë për Ballkanin”/ Kamberi: Kush janë dy shtyllat e Britanisë

    “Samiti i Berlinit, rëndësi të veçantë për Ballkanin”/ Kamberi: Kush janë dy shtyllat e Britanisë

    Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, në një intervistë ka komentuar zhvillimet më të fundit nga Samiti i Berlinit, i cili këtë vit po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Kamberi theksoi se, pavarësisht sfidave dhe pritshmërive të larta, procesi i Berlinit ka prodhuar rezultate të rëndësishme në dekadën e parë të tij. Ai vuri në dukje se Britania e Madhe synon të rrisë ndikimin në rajon përmes dy shtyllave kryesore: sigurisë dhe emigracionit, duke e konsideruar Ballkanin një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.
    “Unë gjykoj pas vitit të 10-të procesi i Berlinit ka arritur disa rezultate, pavarësisht se pritshmëritë se disa vende të Ballkanit kanë pasur më shumë pritshmëri se sa vetë procesi mund të ofronte. Britania do ta shfrytëzojë këtë proces për të rritur ndikimin e saj në Ballkanit Perëndimor. Kërkon që të vendosë një raport të mbështetur në dy shtylla: siguria dhe emigracioni. Tashmë Britania e ka bërë të ditur se Ballkani është bërë një nga rrugët kryesore të emigracionit të paligjshëm. Keir Starmer ka miratuar planin e ndryshimin. Britani do të mbështesë edhe projektin prej 3 milion paund për sigurinë kiberentike. Sa i përket raportit të Shqipërisë me BE, Shqipëria nuk e ka me Britaninë. Ndërsa procesi i Berlinit ka synuar gjithnjë të forconte faktin që Ballkani Perëndimor nuk është vetëm”, tha Kamberi.
    Gjithashtu, Kamberi nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi mbeten dy vendet më të avancuara në procesin e integrimit europian, ndërsa Britania ka shprehur angazhimin për të mbështetur rajonin me projekte konkrete, përfshirë sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e emigracionit.
    “Shqipëria po përjeton këtë fazë të re të zgjerimit, ka hapur pjesën më të madhe të grupkapitujve, ndërkohë që pritet të hapë dhe dy grupkapitujt e fundit në vitin 2027. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të integrimit në Bashkimin Europian. Kurse Britania e Madhe është fokusuar kryesisht në veri të vendit për parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Britania është fokusuar në dy projekte të mëdha në Ballkanin Perëndimore, një është një siguria kibernetike dhe tjetra ajo e ndihmës së vendeve të varfra nga dhe vjen numri më i lartë i emigracionit të paligjshëm. Britani do të jetë vendi i parë që do të vendosë sanksione ndaj vendeve që nuk frenojnë emigracionin e paligjshëm. Samiti i Berlinit nuk do të ketë një mesazh specifik për Shqipërinë, por vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi eksperti.

  • Sot Samiti i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër, të pranishëm Rama dhe Kurti! Zbardhet agjenda

    Sot Samiti i Berlinit/ Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër, të pranishëm Rama dhe Kurti! Zbardhet agjenda

    Foto ilustruese

    LONDËR- Kryqyteti britanik, Londër, do të presë sot Samitin e Berlinit për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku edhe me udhëheqës të disa vendeve të Bashkimit Evropian, do të mblidhen sot për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do t’i mirëpresë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së. Të pranishëm do të jenë: Kryeministri Edi Rama, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri serb Gjuro Macut, kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës. Gjithashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
    Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.
    Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.
    Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

  • Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

    Rama dhe Kurti sot në Londër, zhvillohet Procesi i Berlinit për herë të parë me kancelarin Merz

    Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian mblidhen në Londër, në kuadër të samitit të radhës të Procesit të Berlinit.  Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si edhe përfaqësues të vendeve të BE-së dhe të Britanisë së Madhe, e cila këtë vit ka kryesinë e procesit.
    Për herë të parë në këtë format merr pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz. Qeveria gjermane e konsideron Procesin e Berlinit si një “histori suksesi”, thuhet në një njoftim zyrtar në prag të samitit të Londrës. “Qeveria gjermane do ta vazhdojë këtë proces si pjesë e angazhimit të saj për Ballkanin Perëndimor – një rajon me rëndësi strategjike për Evropën”, thuhet në njoftim.
    Çfarë është arritur deri tani

    Procesi i Berlinit, themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme Angela Merkel, ka si objektiv bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian përmes zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe mobilitetit. Samitet mbahen çdo vit në një qytet tjetër evropian dhe kanë nxitur marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, njohjen e diplomave dhe tregtinë ndërkufitare. Megjithatë, zbatimi i tyre ka hasur në pengesa të shumta.
    Sipas Frauke Seebass nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë (SWP) në Bruksel, kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik për bashkëpunim midis disa vendeve të rajonit, por edhe me hezitimin e Brukselit për të përshpejtuar procesin e zgjerimit.
    Paralajmërimi i ministrit gjerman Wadephul
    Ministri i Jashtëm gjerman, Johann David Wadephul, deklaroi në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm në Belfast se duhen ndërmarrë nisma të reja për të arritur përparime në procesin e zgjerimit të BE-së; në të kundërt, sipas tij, do të shtohet ndikimi në rajon i vendeve të tjera, sidomos i Rusisë dhe Kinës. Deri tani, qeveria gjermane nuk ka bërë të ditur se për cilat nisma konkrete bëhet fjalë.
    Sipas burimeve qeveritare, kancelari gjerman në këtë samit do të ketë rastin të njihet më nga afër me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa fokusi i takimit të këtij viti është bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe luftimi i migracionit të paligjshëm./dw

  • Procesi i Berlinit në Londër, zbardhet agjenda, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

    Procesi i Berlinit në Londër, zbardhet agjenda, i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama

    Në Londër zhvillohet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej së martës.
    Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në disa panele diskutimi. Lidhur me samitin e sotëm, është zbardhur edhe agjenda.
    Agjenda
    14:20
    Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
    14:30
    Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge
    14:45
    Foto Familjare
    15:00
    Seanca Plenare e Procesit të Berlinit
    15:10
    Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor
    Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”
    Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama
    15:40
    Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë
    Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama
    16:00
    Mbyllja e seancës plenare

  • Sot Samiti i Berlinit – Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Sot Samiti i Berlinit – Rama dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale.Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit zhvillohet ky samit, është një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, përmes thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së reformave strukturore.

  • Sot Samiti i Berlinit| Rama, Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Sot Samiti i Berlinit| Rama, Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Londër

    Këtë të mërkurë, më 22 tetor, kryeqyteti britanik do të presë një nga ngjarjet më të rëndësishme për rajonin e Ballkanit Perëndimor: Samitin e Berlinit. Një takim i nivelit të lartë që mbledh së bashku liderët e gjashtë vendeve të rajonit me përfaqësues të lartë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.
    Këtë vit, samiti fokusohet në këto tema: siguria rajonale, zhvillimi ekonomik dhe çështjet e migracionit. Të pranishëm në Londër do të jenë, kryeministri Edi Rama, si dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, të cilët do të ndajnë të njëjtën tryezë për herë të parë pas një serie polemikash publike lidhur me zhvillimet e fundit në Tiranë dhe qëndrimet mbi Gjykatën Speciale.
    Pjesë e axhendës së këtij samiti do të jenë dy panele diskutimi ku liderët e rajonit do të ndajnë vizionin e tyre për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama pritet të mbajë fjalë në të dy sesionet: i pari i përkushtuar ndaj ambicies strategjike, dhe i dyti ndaj temave si rritja ekonomike, menaxhimi i migracionit dhe siguria.
    Përveç diskutimeve, gjatë takimit do të nënshkruhen deklarata të përbashkëta për thellimin e bashkëpunimit në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për koordinimin energjetik, një prioritet ky gjithnjë e më i rëndësishëm në kontekstin e sfidave globale të energjisë dhe tranzicionit të gjelbër.
    Procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit zhvillohet ky samit, është një nismë ndërkombëtare që synon të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, përmes thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe nxitjes së reformave strukturore.

  • Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

    Samiti i Procesit të Berlinit mbahet nesër në Londër, zbardhet agjenda

    Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet nesër në Londër. Fokusi i këtij samiti do të jetë promovimi i bashkëpunimit rajonal, rritja e sigurisë dhe rritja ekonomike.
    Ndërkohë është zbardhur edhe agjenda e samitit që nis me mbërritjen e delegacioneve pjesëmarrëse nga kryeministri britanik, Keir Starmer në orën 14:20.
    Më pas do të vijohet me pritjen nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge dhe me foton familjare te liderëve të vendeve pjesëmarrëse.
    Në orën 15:00 nis seanca plenare, ndërsa do të organizohen dy panele të liderëve të Ballkanit Perëndimor më tema “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe “Rritja, Migrimi dhe Siguria”.
    Në orën 16:00 shënohet dhe mbyllja e seancës plenare. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
    Procesi i Berlinit është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

  • Procesi i Berlinit “shkon” në Londër: Shtojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor

    Procesi i Berlinit “shkon” në Londër: Shtojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor

    Samiti i Procesit të Berlinit këtë vit mbahet në Londër, me në fokus bashkëpunimin rajonal dhe synimin për të ofruar siguri dhe rritje.

    Platforma ndërkombëtare që bashkon qeveritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë europianë, shihet si një katalizator i anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE.
    Ministri i jashtëm gjerman, Johann Wadephul e cilësoi disa kohë më parë këtë mekanizëm si më të rëndësishëm se kurrë. “Njerëzit atje kanë filluar të humbasin besimin se do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen e afërt”, ishte pohimi i tij.
    “Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë sepse atëherë do të rrezikonim një rikthim në ditët e vjetra të armiqësisë dhe një rol më të madh për Rusinë dhe Kinën”, qe shprehur ai.
    Qeveria britanike njoftoi se teksa zhvillon aleancën e saj strategjike me Europën, do të punojë ngushtësisht me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit mbi prioritetet e tyre të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor. Qëllimet kryesore të samitit, sipas ekzekutivit britanik janë:
    -të forcohet siguria europiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke iu kundërvënë ndikimit armiqësor dhe faktorëve që nxisin paqëndrueshmëri, duke ndërtuar komunitete rezistente, si dhe duke përballuar kërcënimet e përbashkëta që vijnë nga emigracioni i parregullt, krimi i organizuar dhe financimet e paligjshme
    -do të kërkohet po kështu të promovohet rritja ekonomike duke zhbllokuar barrierat për tregtinë dhe investimet përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur përafrimin europian dhe duke promovuar ekspertizën dhe mundësitë e investimit të Mbretërisë së Bashkuar të ofruara nga biznesi britanik dhe Financat e Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar.
    Samiti është parë me interes të veçantë nga qeveria britanike pikërisht për theksin që vendos tek rritja e bashkëpunimin ndërkombëtar për goditjen e krimit të organizuar dhe emigracionin e parregullt  përgjatë rrugëve kryesore të tranzitit, çka do të ndihmonte edhe sigurimin e vetë kufijve të Mbretërisë së Bashkuar.  Samitet e fundit të këtij lloji janë mbajtur në Berlin ne vitet 2024 dhe 2022, dhe në Tiranë në 2023-shin.
     

    Top Channel

  • Samiti i Berlinit/ Rama në Londër, takime me homologun britanik dhe anëtarë të qeverisë

    Samiti i Berlinit/ Rama në Londër, takime me homologun britanik dhe anëtarë të qeverisë

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Londër. Kreu i qeverisë shqiptare pritet që gjatë kësaj të marte (21 tetor) të zhvillojë takime të nivelit të lartë me homologun e tij britanik Keir Starmer dhe përfaqësues të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
    Ditën e nesërme (22 tetor), Kryeministri Rama do t’i bashkohet Samitit të Procesit të Berlinit bashkë me liderët e rajonit dhe ata të Bashkimit Evropian.
    Gjatë qëndrimit në Britani, Rama do të jetë pjesë e forumeve ndërkombëtare që trajtojnë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin me Bashkimin Europian.
    Mbretëria e Bashkuar do të presë më 22 tetor udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqës të tjerë evropianë për samitin e Procesit të Berlinit, me qëllim stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon.
    Punimet e samitit do të përqendrohen gjithashtu në mënyrën e bashkëpunimit për të luftuar përdorimin e rajonit si rrugë tranziti për migracionin e parregullt.
    I njohur zyrtarisht si ‘Procesi i Berlinit’, samiti do të forcojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për të ndihmuar në zbatimin e strategjisë së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të forcuar kufijtë, për të shkatërruar bandat dhe për të kthyer në vendet e tyre ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britani.
    Samiti vjen në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar zhvillon një regjim sanksionesh, i pari në botë, për të kapur kontrabandistët e njerëzve në rrjedhën e sipërme.

  • Ballkani Perëndimor miraton në Londër paketën historike për masat ekonomike: Nga planet, në veprime konkrete 

    Ballkani Perëndimor miraton në Londër paketën historike për masat ekonomike: Nga planet, në veprime konkrete 

    Londër, 16 tetor 2025 – Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë miratuar sot një paketë historike masash ekonomike në kuadër të Procesit të Berlinit, gjatë takimit të zhvilluar në Londër dhe organizuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Pakoja, e lehtësuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), shënon një hap të rëndësishëm drejt një rajoni më të integruar, më konkurrues dhe më të qëndrueshëm. 
    Masat, që burojnë nga Plani i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), përfshijnë nisma që mbulojnë fusha si financat e qëndrueshme, investimet, industrinë e gjelbër, turizmin dhe politikat sociale. 
    “Ky grup dokumentesh është një hap i madh drejt formimit të Tregut të Përbashkët Rajonal dhe një dëshmi se bashkëpunimi rajonal funksionon,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanović. “Po kalojmë nga fjalët në veprime, nga planet në përparim të prekshëm që e afrojnë Ballkanin Perëndimor më shumë me Bashkimin Evropian.” 
    11 masa për një Ballkan më të gjelbër e më konkurrues 
    Pakoja e miratuar përfshin njëmbëdhjetë nisma rajonale, që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në klimën e biznesit në rajon, mes tyre: 

    Deklarata për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore – për lehtësi në lëvizjen dhe punësimin brenda rajonit pa humbur të drejta sociale;
    Standardi i bonove të gjelbra – për të hapur investime private në energji, transport dhe infrastrukturë të qëndrueshme;
    Lista e bardhë e taksonomisë së financës së qëndrueshme – për të identifikuar projektet që janë realisht të gjelbra;
    Deklarata për markën e përbashkët të turizmit të Ballkanit Perëndimor – për krijimin e një identiteti të bashkuar turistik;
    Deklarata për prokurimet publike të gjelbra – që synon ta bëjë më të qëndrueshëm vetë shpenzimin publik të qeverive, që përbën rreth 10% të PBB-së rajonale.

     Nga roaming-u te investimet: suksese që tregojnë ndryshimin 
    RCC theksoi se këto rezultate ndërtojnë mbi përparimin e deritanishëm të Procesit të Berlinit: rritje e tregtisë rajonale me mbi 66%, eliminimi i tarifave të roaming-ut dhe një rekord prej 10.4 miliardë eurosh investime të huaja direkte në Ballkanin Perëndimor. 
    “Ballkani Perëndimor nuk po përgatitet më për integrim, po e zbaton atë,” tha Kapetanović. “Qytetarët tanë po ndiejnë tashmë përfitimet e një rajoni më të lidhur dhe më të hapur. Ky është momenti për të kaluar nga ambicia në zbatim, nga planet në projekte dhe nga bashkëpunimi në mirëqenie.” 
    Investimet e qëndrueshme në fokus 
    Takimit i parapriu Forumi i Biznesit i Procesit të Berlinit, bashkëorganizuar nga RCC dhe Departamenti britanik për Biznes dhe Tregti, ku u prezantuan projekte strategjike dhe u nxitën investime në energji të pastër e zhvillim të qëndrueshëm. 
    Dokumentet e miratuara nga ministrat e ekonomisë do t’i bashkohen paketës së mjedisit dhe do të përbëjnë bazën e Samitit të Procesit të Berlinit, që mbahet javën e ardhshme në Londër.