Tag: berlinit

  • Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë.
    “Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

    Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
    Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet e tij për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.

  • Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve në samitin e Procesit të Berlinit

    Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve në samitin e Procesit të Berlinit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria mori pjesë si një aktor aktiv në diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian.
    “Dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

  • Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Rama ndan albumin nga Samiti në Londër: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte, më 23 tetor, një fotoalbum në rrjetet sociale nga samiti i Procesit të Berlinit të mbajtur vetëm një ditë më parë në Londër.
    “MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan kryeministri Rama.
    Takimin e 11-të të Procesit të Berlinit e mikpreti Londra. Kryeministri Keir Starmer priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin shqiptar Rama.
    Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
    Starmer në fjalën e tij u ndal tek emigracioni i paligjshëm, që, siç tha ai, po kërcënon sigurinë e qytetarëve britanikë, ndërsa njoftoi sanksionimin e 13 individëve që po nxisin këtë paligjshmëri.
    “Ballkani Perëndimor ka qenë prej kohësh një rrugë tranziti për bandat kriminale të kontrabandës. Pra, ne duhet t’i shkatërrojmë këto banda, t’i shkatërrojmë ato, përmes një bashkëpunimi të duhur. Po i përdorim gjithnjë e më shumë sanksionet si një mënyrë efektive për të luftuar këtë tregti.”
    Duke u ndalur tek kërcënimi rus, ai tha se Europa do të ofrojë më shumë mbështetje për Ballkanin për t’u përballur me të.
    “Në Ballkanin Perëndimor, Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet etnike, të dobësojë institucionet dhe të minojë demokracinë. Të gjithë i kemi parë taktikat e tyre; tani janë shumë të njohura. Sulme kibernetike, dezinformim dhe kërcënime fizike. Dhe kjo është arsyeja pse po ofrojmë mbështetje të re për sigurinë kibernetike në të gjithë rajonin.”
    Kancelari gjerman Friedrich Merz, në fjalën e tij në këtë samit, e vuri theksin tek nevoja për stabilizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
    “Ne kemi nevojë urgjente për të parë përparim në procesin e normalizimit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne kemi nevojë për zbatimin besnik dhe të plotë të marrëveshjeve që ju keni arritur tashmë. Rreth kësaj tryeze, do të gjeni vende të gatshme për të mbështetur, përfshirë vendin tim, Gjermaninë, por ne kemi nevojë për angazhimin tuaj.”
    Në një deklaratë për mediat pas takimit, ai tha se anëtarësimi në BE është në dorë të vet vendeve kandidate.
    “Jam i kënaqur që kemi rënë dakord edhe për një qëndrim të përbashkët mbi pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Megjithatë, tani duhet t’i japim jetë kësaj, sepse e ardhmja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe sot është konfirmuar edhe një herë se Procesi i Berlinit po iu ndihmon të përparoni në këtë rrugë. Sa kohë do të duhet për të arritur atje është në duart e vetë secilit vend. Reformat në këto vende janë çelësi i kësaj. Si Bashkim Evropian, ne nuk mund dhe nuk do të bëjmë asnjë lëshim këtu. Përveç kësaj, kjo nuk do të ishte në interes të së ardhmes së vendeve kandidate.”
    Në përfundim të takimit, përmes një deklarate, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, edhe pse jashtë BE, angazhohet për një aleancë strategjike me Evropën e Bashkuar dhe në mënyrë të veçantë të punojë me Gjermaninë si iniciatore e Procesit të Berlinit për prioritetet e përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.
    “Të forcojmë sigurinë evropiane duke mbështetur aleatët e cenueshëm të NATO-s, duke luftuar ndikimin armiqësor dhe faktorët nxitës të paqëndrueshmërisë, duke adresuar kërcënimin e përbashkët nga migrimi i parregullt, krimi i organizuar dhe financimet e paligjshme.Do të promovojmë rritjen ekonomike duke zhbllokuar barrierat ndaj tregtisë dhe investimeve përmes bashkëpunimit të zgjeruar rajonal, duke mbështetur harmonizimin evropian dhe duke promovuar mundësitë e investimit të ofruara nga biznesi britanik.”
    Liderët rajonal nënshkruan gjithashtu deklarata për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik. Gjatë qëndrimit në Londër, liderët ballkanik u pritën në një audiencë të veçantë edhe nga Mbreti Charles i Tretë.

  • Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Samiti i Procesit të Berlinit, kryeministri Rama publikon fotot: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti i Procesit të Berlinit, aty ku ka takuar liderët europianë.

    “MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

    Top Channel

  • Nga takimi me Mbretin Charles, Starmer dhe Mertz, Rama publikon fotot nga Procesi i Berlinit: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve

    Nga takimi me Mbretin Charles, Starmer dhe Mertz, Rama publikon fotot nga Procesi i Berlinit: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve

    liderët në samitin e berlinit

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke ndarë foto nga Procesi i Berlinit në Londër. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar disa foto nga takimet kryesore që ka zhvilluar në Londër, në kuadër të Samitit. Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer, apo edhe kancelarin gjerman Merz. Krahas fotove, kryeministri shkruan se Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian
    “MIRËMËNGJES dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë.”

  • Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti: Sulmi në Banjskë nuk mund të injorohet

    Samiti i Procesit të Berlinit, Kurti: Sulmi në Banjskë nuk mund të injorohet

    Kryeministri në detyrë në Kosovë, Albin Kurti, ka publikuar në rrjetin e tij socias facebook, fjalimin që mbajti sot në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që zhvillohet në Londër.
    Në fjalën e tij Kurti është ndalur të marrëdhëniet e tensionuara të Kosovës me Serbinë.
    Kurti tha se gjjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë.

    Sakaq ai theksoi se përparimi i Kosovës mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji verior (Serbia).
    Kurti tha se sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet.
    “Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.
    Megjithë këto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti.
    Fjala e plotë e Kurtit në samitin e 12-të të Procesit të Berlinit që po mbahet në Londër:
    I dashur Kryeministër Starmer,
    Faleminderit që na pritët në këtë shtëpi të madhe, ku kombet shpesh janë mbledhur për ta formësuar të ardhmen e tyre.
    I dashur Kancelar Merz,
    Të dashur kolegë dhe miq nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor,
    Ne po takohemi në një kohë kur Evropa është kaq e begatë, por njëkohësisht kurrë më parë nuk është sulmuar kaq shumë.
    Kërcënimi në rritje i autoritarizmit, si jashtë ashtu edhe brenda kontinentit tonë, është një sfidë që Evropa e njeh shumë mirë.
    Teksa shënojmë 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe 75 vjetorin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, na kujtohet se paqja, liria dhe dinjiteti njerëzor nuk janë të garantuara – ato duhet të mbrohen dhe të rifreskohen vazhdimisht nga çdo brez.
    Prandaj, na duhet një ndjenjë e fortë uniteti, mjaftueshëm e qëndrueshme për t’i përballuar si presionet e jashtme, ashtu edhe dyshimet e brendshme.
    Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum.
    Kur Komisioni Evropian e ndali procesin e zgjerimit në vitin 2014, Berlini mori nismën duke krijuar formatin “Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor” përmes Procesit të Berlinit, me qëllim që rajoni ynë të mbahej afër BE-së. Sot, kur kemi luftë në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, Londra mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë. Ne kemi qëllime të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta, dhe nuk kemi alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE dhe NATO – këto duhen parë si pika të forta.
    Gjatë pesë viteve të fundit, Kosova ka bërë përparimin më të shpejtë në treguesit demokratikë, ekonomikë dhe të sigurisë. Kemi pasur një mesatare prej 6% rritje ekonomike dhe asnjëherë më pak se 4%. Para tre muajsh, Banka Botërore dhe FMN e hoqën Kosovën nga lista e vendeve të brishta dhe të prekura nga konfliktet, duke njohur kështu qëndrueshmërinë, stabilitetin dhe qeverisjen e mirë që kemi ndërtuar.
    Megjithëkëto, përparimi ynë mbetet nën hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm nga fqinji ynë verior. Sulmi terrorist në Banjskë nuk mund të injorohet. Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, megjithatë drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara.
    Sa i përket zhvillimit ekonomik, Kosova mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Agjendën e Gjelbër si korniza për zhvillim të qëndrueshëm. Por nevojitet më shumë financim për të mbyllur hendekun e konvergjencës në projektet kryesore infrastrukturore, përfshirë tranzicionin e gjelbër, si dhe për të ulur pabarazinë me më shumë solidaritet.
    Që nga samiti i fundit, kemi nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me vendet anëtare të EFTA-s, në janar të këtij viti gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, që përfshin mallra dhe shërbime, duke zgjeruar kështu tregjet tona. Në kryesimin tonë të parë të drejtpërdrejtë të CEFTA-s, e rikthyem funksionalitetin e saj duke zgjedhur një drejtor të ri, pas më shumë se dy vitesh bllokim.
    Sa i përket migracionit, ne kemi dhënë zotim ndaj Mbretërisë së Bashkuar për të trajtuar shkaqet e paqëndrueshmërisë: forcimin e sigurisë kufitare, luftimin e krimit të organizuar, ndalimin e financave të paligjshme dhe ndihmën për menaxhimin e flukseve migratore. Ne kemi qenë seriozisht të angazhuar në luftimin e armëve të vogla dhe të lehta që shfrytëzohen nga aktorë jo-shtetërorë, por edhe si mjete destabilizimi nga aktorë shtetërorë keqdashës. Kosova nuk është burim migracioni, por vetëm një pikë tranziti me numra relativisht shumë të ulët.
    Faleminderit.
     

  • Procesi i Berlinit/ Kurti: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me kërcënime pa u ndëshkuar

    Procesi i Berlinit/ Kurti: Serbisë nuk duhet t’i lejohet të veprojë me kërcënime pa u ndëshkuar

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se përparimet e bëra në shtetin e tij mbesin nën “hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm” nga Serbia, duke kërkuar që Beogradi të mos lejohet që të veprojë “me pandëshkueshmëri”.Në fjalën e tij në samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër, Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit 2023, nuk duhet të injorohet.Ai kujtoi se për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – por, ai nuk po përballet me drejtësi.“Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti, sipas fjalimit të publikuar në Facebook.Kosova vazhdimisht ka kërkuar që Serbia ta ekstradojë Radoiçiqin, teksa në vend po mbahet gjykimi ndaj tre nga dhjetëra të akuzuar për Banjskën, kur një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra nga një grup i serbëve të armatosur.Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që përgjegjësit për Banjskën të përballen me drejtësi.Në Londër, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian po zhvillojnë samit, që është thënë se do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.Gjatë samitit, Kurti kërkoi që të ketë një unitet për t’iu bërë ballë presioneve të jashtme, por edhe “dyshimeve të brendshme”.“Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum”, tha Kurti.Sipas tij, teksa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Londra “mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë”.Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.Në samit, Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbinë po e përfaqëson kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.Në këtë samit marrin pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.Çfarë është Procesi i Berlinit?Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së.Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.Ministria e Jashtme e Britanisë tha në një komunikatë se udhëheqësit do të bisedojnë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, ku lufta kundër migracionit të paligjshëm, veçanërisht në rrugët kryesore të kontrabandës, do të theksohet si temë kyç.Britania pret që samiti ta forcojë bashkëpunimin e saj me partnerët evropianë për të zbatuar strategjinë e Qeverisë për t’i forcuar kufijtë, për t’i goditur bandat dhe për t’i kthyer ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vendet e tyre të origjinës.Gjithashtu, ajo theksoi se Mbretëria e Bashkuar po kërkon të rindërtojë marrëdhënien e saj me BE-në.Deri më tani, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së janë takuar 11 herë: katër herë në Berlin dhe nga një herë në Londër, Vjenë, Paris, Trieste, Poznan, Sofje dhe Tiranë.

  • Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama krah Starmer e Merz në foton familjare

    Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama krah Starmer e Merz në foton familjare

    Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka marrë pjesë edhe sot në samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Londër.

    Në përfundim të takimit mes liderëve rajonalë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, është realizuar edhe fotoja familjare e samitit, si pjesë e traditës tashmë.
    Në këtë foto Edi Rama shfaqet në reshtin e parë, së bashku me Starmer e Merz, ndërsa në reshtin e dytë pas Ramës, qëndron edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
     

    Top Channel

  • Londra pret procesin e Berlinit! Rama e liderët e tjerë të Ballkanit diskutojnë sigurinë e bashkëpunimin rajonal

    Londra pret procesin e Berlinit! Rama e liderët e tjerë të Ballkanit diskutojnë sigurinë e bashkëpunimin rajonal

    Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama u mblodhën në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
    Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar dhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer që drejton edhe panelet në Samit.
    Vetë Kryeministri Edi Rama ndau dhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar.

    Në nisje të Samitit, Kryeministri britanik priti liderët teksa mbërritën. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i fundit në radhë, ndërsa përpara nisjes së punimeve të Samitit të Berlinit shkëmbeu edhe një bisedë të shkurtër me udhëheqësin britanik.
    Me fokus tek emigrimi, siguria e rajonit si dhe bashkëpunimin ekonomik Samiti u nda në dy panele të ndryshme, me temat  “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe ”Rritja, Migrimi dhe Siguria.
    Në përfundim, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan. Procesi i Berlinit, i cili nisi nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë.
    Qëllimi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.
    /vizionplus.tv

  • Në pritje të Procesit të Berlinit, liderët e ballkanit diskutojnë në Londër për të ardhmen e rajonit

    Në pritje të Procesit të Berlinit, liderët e ballkanit diskutojnë në Londër për të ardhmen e rajonit

    6 liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, janë mbledhur në Londër, ku pritet të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
    Një ditë para këtij takimi të nivelit të lartë, liderët e Ballkanit u pritën nga Mbreti Charles III, ndërsa ishin të shoqëruar edhe nga Kryeministri britanik Kier Starmer, i cili do të drejtojë dhe panelet në samit.
    Vetë Kryeministri Edi Rama ndau edhe disa pamje të takimit me Mbretin Charles, ndërsa shihen duke bashkëbiseduar.

    Në samit diskutohen tri çështje kryesore: emigrimi, siguria e rajonit, si dhe bashkëpunimi ekonomik. Punimet do të nisin me pritjen e liderëve nga Kryeministri Starmer dhe do të pasohen me një foto familjare. Më pas do të nisin diskutimet, teksa seanca e parë plenare do të nisë menjëherë pas fotos.
    Samiti do të jetë i organizuar në dy panele me temë “Ambicia dhe Vizioni Strategjik” dhe “Rritja, Migrimi dhe Siguria”, në të cilat do të mbajë një fjalë edhe Kryeministri Edi Rama.
    Në përfundim, udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë deklarata të përbashkëta për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimin energjetik.
    Procesi i Berlinit, i cili nisi nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe të përshpejtojë përpjekjet për një afrim më të ngushtë evropian në Ballkanin Perëndimor.
    /vizionplus.tv