Një makinë u përplas me njerëzit në një trotuar në një periferi të Berlinit të mërkurën në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në Gesundbrunnen, një zonë me shumë vende argëtimi dhe me një stacion treni të mbingarkuar.
Në rrjetet sociale raportohet për të lënduar, por nuk ka asnjë informacion zyrtar për numrin apo gjendjen e tyre. Të tjera informacione flasin për një shofer 16-vjeçar i cili po tentonte t’i ikte policisë para se të binte në mes të turmës. Në vendngjarje kanë shkuar shumë autoambulanca dhe policia.
Tag: berlin
-

Makina përplaset me turmën në Berlin
-

ITB Berlin 2025, ministri Gonxhja: Diskutime mbi rolin e Shqipërisë si portë hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore
Në kuadër të ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është vendi mikpritës, u zhvillua një panel i rëndësishëm mbi rolin e vendit tonë si portë kryesore hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga ky panel. “Në këtë panel çështjet kryesore të diskutuara ishin përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe strategjitë për të tërhequr më shumë linja ndërkombëtare. Transformimi digjital i turizmit për të ofruar një përvojë moderne për vizitorët. Zhvillimi i markës së Shqipërisë si një destinacion premium dhe i qëndrueshëm”, tha Gonxhja.Postimi i plotë
Në kuadër të ITB Berlin 2025, ku Shqipëria është vendi mikpritës, u zhvillua një panel i rëndësishëm mbi rolin e vendit tonë si portë kryesore hyrëse për turizmin në Evropën Juglindore.
Nën moderimin e Lavdërim Hoxha, Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, paneli mblodhi drejtues të rëndësishëm të industrisë, përfshirë përfaqësues nga Air Albania, Tirana International Airport, One Albania dhe përfaqësues të hoteleve në zonat bregdetare.
Çështjet kryesore të diskutuara:
-Përmirësimi i lidhjeve ajrore dhe strategjitë për të tërhequr më shumë linja ndërkombëtare.-Transformimi digjital i turizmit për të ofruar një përvojë moderne për vizitorët.-Zhvillimi i markës së Shqipërisë si një destinacion premium dhe i qëndrueshëm.Ky diskutim nënvizoi përkushtimin e Shqipërisë për t’u shndërruar në një qendër kyçe për turizmin në rajon. -

Shqipëria në ITB Berlin: Jo vetëm turizëm, por edhe inovacion!
Startoi në Messe, Berlin, edicioni i 59 i “ITB Berlin”, panairi më i madh i turizmit në botë, ku këtë vit vendi mikpritës është Shqipëria, me hashtagun e saj të mirënjohur “Albania – All senses”. Çdo vit, një vend i rëndësishëm i lihet inovacionit dhe ndërthurjes së tij me turizmin, ndaj nuk është rastësi që për herë të parë vendi ynë merr pjesë në panair me një ekip start up-esh dhe sipërmarrjesh inovative.
Stenda e start up-eve dhe sipërmarrjeve shqiptare të inovacionit në ITB Berlin u vizitua edhe nga kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama, i cili ka treguar, sidomos vitet e fundit, një mbështetje të madhe për digjitalizimin, teknologjinë dhe inovacionin në vend, duke përmirësuar bazën ligjore, qasjen fiskale e të taksave, por edhe duke dhënë grante drejtpërdrejtë për idetë dhe bizneset inovative, sidomos ato të lidhura me teknologjinë.
“Delegacioni” ynë i inovacionit në ITB Berlin 2025 përbëhet nga shtatë start up-e sipërmarrje inovative si “Albanian Night” e Immersive MA dhe GADK, koncepte moderne të promovimit të kulturës, traditës e turizmit shqiptar. Po ashtu “Space 05” kushtuar promovimit të industrisë kreative Made in Albania apo C4Communities, laboratori ku talente vendase takohen me gjenialitetin e nomadëve digjitalë. Pjesë e delegacionit janë edhe start up-e si “Patoko”, theboatapp (e para marine data cloud në vendin tonë) apo Rent from locals, të gjithë pionierë të teknologjisë e inovacionit në vend.
Përfaqësimi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare me start up-e dhe sipërmarrje inovative është shumë domethënës në këto kohë kur flitet intensivisht për të ardhmen e inovacionit në gjithë botën. Ballkani Perëndimor duhet të nxitojë që t’i bashkohet Evropës me një ekosistem inovacioni më të fuqizuar, ku Shqipëria ka avancuar me hapa galopantë vitet e fundit. Vendi ynë ka tashmë një ekosistem të mirëfilltë inovacioni e start up-esh dhe është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse, jo vetëm turistike, por edhe për nomadët digjitalë dhe investitorët e huaj.
Për krijimin dhe fuqizimin e këtij ekosistemi, iniciativat e reja po gjejnë mbështetje tek EU4Innovation, zbatuar nga GIZ në Shqipëri, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, apo grantet e Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencisë Startup Albania. -

Arben Çipa: Nga Berlini, me “detyra shtepie”
Nga Thoma Nika
Panairi Botëror i Turizmit në Berlin ishte eventi më impresionues i këtyre 5 vitevr të fundit, ku ka patur rastin të jetë. Me këtë vlerësim shprehet për RTSH Gjirokastra.
Arben Çipa, kreu i Industrisë së Turizmit për Sarandën. Ai flet për praninë në Panairin e Berlinit, të përfaqësuesve më të lartë të turizmit botëror dhe për prezantimin befasues që bëri Shqipëria, e vendosur në fokus të Panairit.Eksperti i turizmit Çipa është edhe më shumë vlerësues, kur flet për anën praktike të Panairit, ku interesi ishte edhe më i lartë nga operatorët turistikë.
Sipas tij, u pa interes i shtuar i partnerëve të ndryshëm, për të bashkëpunuar më ngushtë me homologët e tyre shqiptarë. këtë viit turistik e në vijim.
Për Tregun gjerman të turizmit Çipa thotë se është treg sensitiv e me standarde shumë të larta, por disi i zgjatur në kohë, për ta quajtur edhe Shqipërinë Destinacion. Falë kontakteve dhe bisedimeve në Panairin e Berlinit, pritshmëritë janë që ë, së shpejti, ky treg të jetë konsiderueshëm i shpërndarë edhe në territorin shqiptar.
Ditët post Panair nga operatorët e Sarandës janë kthyer në ditë pune intensive, duke nisur me rifreskimin e kontakteve elektronike me partnerët. Këto ditë shënojnë kështu nisjen me bërjen e “detyrave të shtëpisë”, nga zyra dhe nga terreni, me vizionin dhe qasjen e re, që morën nga Panairi Botëror i Turizmit në Berlin.