Tag: berisha

  • Berisha thyen heshtjen: Unë e kam fajin që populli shiti votat dhe Rama fali gjobat?!

    Berisha thyen heshtjen: Unë e kam fajin që populli shiti votat dhe Rama fali gjobat?!

    Sali Berisha ka thyer heshtjen ditën e sotme duke folur për zgjedhjet.
    Ai falenderoi komisionerët dhe strukturat e PD duke u shprehur se çdo votë është e rëndësishme në këtë moment.
    I pyetur për rezultatin që e nxjerr PD-në deri tani me një humbje të thellë, Berisha u justifikua:
    “Ne i kemi thene shqiptareve dhe botes se cfare eshte procesi elektoral ne Shqiperi. Te mos kete njeri iluzione. Ne ato konkluzione i kishim te faktuara” – tha ai.
    Berisha hodhi akuza dhe për zyra ilegalë apo miliona euro të hedhura për të blerë vota.
    “Nese nje vote shitet 100 euro, ky nuk eshte faji im apo i opozites. Hera e pare qe jepen 100 euro per vote publikisht. Nese kryeministri fal gjobat 1 dite para zgjedhjeve, nuk eshte faji i opozites” – tha kreu i PD.

  • PD drejt humbjes, Berisha paralajmëron konferencë

    PD drejt humbjes, Berisha paralajmëron konferencë

    Teksa PS është drejt mandatit të katërt, nuk ka ende një deklaratë zyrate nga Partia Demokratike.
    Kreu i kësaj force, Sali Berisha ka paralajmëruar konferencë me gazetarët në orën 13:30.
    “Në ora 13:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha zhvillon konferencë me gazetarët salla “Azem Hajdari”, selia e PD, njoftoi Partia Demokratike.

    Sipas KQZ, janë numëruar 2213 kuti nga 5225 në total, ku PS renditet forcë e parë me 52.54 % dhe PD forcë e dytë me 34.25 %.

  • Thyerja e listës së mbyllur dhe rezultati i dobët i PD/ Berisha bën lëvizjen e papritur

    Thyerja e listës së mbyllur dhe rezultati i dobët i PD/ Berisha bën lëvizjen e papritur

    Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i PD Sali Berisha është parë duke mbërritur në seli në orën 10:30.
    Nga rezultatet e deritanishme, PD ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

    Pas mbylljes së votimit, Berisha doli në një konferencë për mediat dhe nisi me akuza për banda që kanë vepruar nëpër qarqe. Berisha refuzoi gjithashtu të jepte një përgjigje nëse do ta pranojë apo jo rezultatin e zgjedhjeve.

  • Berisha nëse humb zgjedhjet s’ka më vend si kryetar i PD,si statuti i partisë e detyron të largohet,ish-kryeministri…

    Berisha nëse humb zgjedhjet s’ka më vend si kryetar i PD,si statuti i partisë e detyron të largohet,ish-kryeministri…

    Elmas Bogdani
    Statuti i Partisë Demokratike parashikon se në rast humbjeje në zgjedhje, Sali Berisha nuk mund të qëndrojë më në postin e kryetarit të partisë. Sipas Nenit 46, pika 8 të Statutit, “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie.” Megjithatë, Sali Berisha ka një tjetër qëndrim. Sinjalet deri më tani janë se ai nuk ka ndërmend të largohet nga drejtimi i PD-së, për sa kohë është gjallë. Berisha ka theksuar se nuk do të dorëzohet kurrë, pavarësisht humbjes, moshës, apo edhe kritikat nga brenda partisë. Për të, humbja dhe mosha janë thjesht fjalë pa kuptim, që nuk i ndalojnë as ambiciet, as qëllimet.
    Berisha nis kontestimet
    Këtë fakt e përforcon dhe qëndrimi që mbajti dje Berisha. Ai nisi menjëherë kontestimet për rezultatin e zgjedhjeve. Afro 2 orë pas mbylljes së qendrave të votimit, kreu i PD doli në një konferencë për mediat, ku nuk foli për fitore, por për rritje të PD në bastionet e saj. Më pas ai akuzoi PS se ka pajtuar bandat për tjetërsimin e votave. Berisha u shpreh se sovrani ka folur qartë përmes votës në mbështetje të Partisë Demokratike ndërsa nuk la pa komentuar të dhënat e para të një exit-polli nga Albanian Post që tregonte se PS kryeson me 79 mandate ndërsa PD me 54 mandate. Sali Berisha u shpreh se Baton Haxhiu është një gënjeshtar i gatshëm i Edi Ramës, pasi sipas kryedemokratit, Haxhiu në faqen e tij ka konvertuar në poll memorandumin e Kuçit, referuar llogarive të Edi Ramës në Vlorë për mandatet që mund të marrë Partia Socialiste. Deklarata e Berishës është e ngjashme me prononcimet e tij të mëhershme kur ndjen humbjen.
    Berisha gjithmonë ka përsëritur se sovrani foli, por rezultatet finale ende nuk kanë dalë. Lumë akuzash ndaj kundërshtarëve dhe pretendime për kërcënime janë tashmë një gjuhë e njohur e Sali Berishës. “Priten konform kësaj rritje edhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës bandat e Pojës, e Troplinit, kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës por ata janë më aktivë. Janë denoncuar qoftë nga mediat, qoftë nga PD-ja. Në zonat e tjera Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit, të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund dhe nuk duhet të numërohet në presion.
    Garantoj të gjitha bandat se qeveria e aleancës për Shqipërinë Madhështore do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet më maksimale si të tilla. Unë kuptoj që ata janë në përpëlitjet e fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Asgjë nuk mund të ndryshojë, populli ka folur në mënyrë vendimtare. Lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, gënjeshtar i gatshëm që s’bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll, konvertoi në poll memorandumin e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë realisht orët e fundit të tij në pushtet. Mos përdor gënjeshtarë të gatshëm papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave”, tha Berisha.
    Denoncimi
    Berisha denoncoi dhe një tjetër zyrë të padeklaruar të socialistëve. Pas asaj të zbuluar më herët nga Belind Këlliçi në afërsi të shkollës “Petro Nini”, kryedemokrati u shpreh se mbështetësit e tij kanë konstatuar një tjetër zyrë të pashtronazhistëve, kjo e fundit me lokacion në Astir. “Plotësisht ju e patë po zbulohen zyrat ilegale të partisë socialiste, çerdhe krimi elektoral, krahas asaj që u kap në flagrancë deputeti Braçe me një grup, tani është një tjetër zyrë e tillë ilegale Astir dhe ajo po procedohet sipas ligjit. Ka një qëndrim të vendosur të të të gjithë strukturave tona për të denoncuar për të zbuluar, të gjitha përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces të humbur për të”, tha Berisha, ndërkohë që më tej u shpreh se: “Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës sonë. Të gjithë treguesit, them edhe rritja e ndjeshme e përqindjes së votimeve në zona tona është i bardhë për rezultati ne aleancës tonë”, tha ish-kryeministri, teksa më tej i pyetur për mandatet refuzoi që të japë shifra. “Unë kurrë nuk flas për përqindje për numra pa dalë ato. Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit”, tha Berisha.

  • Kreshnik Spahiu: Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për mandatin 5 dhe 6

    Kreshnik Spahiu: Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për mandatin 5 dhe 6

    Nga Kreshnik Spahiu
    Zoti Berisha, ju nuk duhet të jepni dorëheqje sepse ty të “duan” të gjithë:

    – të do Edi Rama sepse të ka në projektin e tij për t’ia siguruar mandatin e 5 dhe 6.
    – të duan fëmijët e tu sepse kanë planifikuar ta trashëgojnë si pronë me testament partinë që u krijua studentët e dhjetorit 90 por u privatizua nga ty.
    – të duan deputetët injorantë dhe servilë se ti ju fut emrin në listat e mbyllura të parlamentit.
    – të duan kryetarët e partive të koalicionit sepse s’kanë kokër vote por ke 20 vjet që ti i fut deputetë në lista të sigurta me logo të PD.
    – të do Ilir Meta sepse partia e tij s’ka më elektorat dhe je i vetmi që e mban në pokitik.
    – të do Greqia sepse je e vetmja fije spiunazhi që i ke mbetur për të realizuar projektin e helenizimit të Shqipërisë.
    -Të do Rusia sepse je i vetmi që i kundërvihesh projekteve amerikane në Ballkan
    – të do çdo oligark i Ramës sepse me ty filluan bizneset duke privatizuar Shqipërinë.
    – të do elektorati provincial që s’dinë të shkruajnë shqip dhe emrin ta thonë “lexhendë”
    – të do çdo socialist sepse i motivon më shumë që të bashkohen rreth Edi Ramës dhe mos ju shkojë ndërmend të ndryshojnë votën.
    – të duan disa analistë që ju jep honorare dhe mban me para portalet dhe mediat e tyre.
    Unë ka vite që nuk shoh një politikan ta duan të gjitha palët kaq shumë sa ju Zoti Berisha.
    Jo, jo ti nuk duhet japësh dorëheqjen sepse ti i duhesh të gjithëve.
    Me ty fiton Shqipëria sa herë që ti humbet.
    Ti nuk je burrë të largohesh….
    Ti ke frikë të tërhiqesh….
    Fundja dorëheqja është për burra fisnikë dhe jo për një zvarranik.

  • ME VIDEO/ Berisha lë selinë blu pas mesnate

    ME VIDEO/ Berisha lë selinë blu pas mesnate

    Kryedemokrati Sali Berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë blu. Në pamjet e publikuara nga ZËRI, Berisha shihet teksa zbret shkallët e selisë. Ai hipën në mjetin e tij dhe niset për në banesë. Në momentin që kryedemokrati doli nga selia, ora shënonte 01:00. 

    Aktualisht në të gjithë vendin po zhvillohet procesi i numërimit. Pusteci është mbyllur me kryesimin e Partisë Socialiste. Ndërsa numërimi i votave të Diasporës është ndërprerë. 

  • ZGJEDHJET 2025/ Berisha largohet nga selia e PD, nis numërimi në Tiranë dhe Shkodër

    ZGJEDHJET 2025/ Berisha largohet nga selia e PD, nis numërimi në Tiranë dhe Shkodër

    Ka nisur numërimi i kutive të para edhe në qarkun e Tiranës si dhe në atë të Shkodrës. Në Tiranë në 3 kutitë e para PS ka marrë 370, PD352, Mundësia 63 vota, Lëvizja Bashkë 44, Shqipëria Bëhet 40, KEA 24 vota.
    Ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka lënë selinë e PD-së në orën 01:00 të ditës së sotme.
    Në shumë zona të vendit ka patur vonesa të nisjes së nuëmrimit për shkak të problemeve me komisionerët.

    Ndiqni LIVE REZULTATET

  • Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa

    Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte.

    Duket se kreu i PD do ta ndjekë tashmë maratonën e procesit të numërimit nga banesa e tij.
     

    Top Channel

  • PS kryeson pas numërimit, Berisha ikën nga selia e PD

    PS kryeson pas numërimit, Berisha ikën nga selia e PD

    Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM.

  • PS kryeson pas numërimit të kutive të para, Berisha largohet nga selia e PD

    PS kryeson pas numërimit të kutive të para, Berisha largohet nga selia e PD

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit.
    Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM.
    Rezultati bazohet në të dhënat e publikuara deri më tani nga KQZ për 42 qendra votimi të numëruara në rang kombëtar, nga 5225 QV në total.