Kreu i PD, Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për zbatimin e “trenit bullgar” në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se një tjetër rast i “trenit bullgar” në Elbasan ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.
Berisha:
Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
Ja fleta e votimit…
Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
Me gjakftohtësi të paparë.
Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
Edhe njëherë, aty po voton ai.
Tag: berisha
-

Berisha denoncon: Tjetër “tren bullgar” në Elbasan, u realizua si nëpër filma
-

Berisha: Nxjerrja e një flete të plotësuar dhe të vulosur jashtë qendrës nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat deklaroi se nxjerrja e fletëve të votimit të plotësuara dhe të vulosura jashtë kutive të votimit është dëshmi absolute e fenomenit të quajtur “Treni Bullgar”.
Berisha theksoi se kjo praktikë shkel ligjet dhe përbën një krim të rëndë nga ana e komisionerëve. Sipas tij, në disa qendra janë krijuar grupe ilegale të Partisë Socialiste që kryenin shkëmbime fletësh votimi. Ai kërkoi hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi për ata që kanë shkelur ligjin.
FJALA E BERISHËS:
Tani, besoj se kjo gjë, një fletë e plotësuar, një fletë e vulosur, nxirret nga qendra e votimit pa u futur në kuti, është dëshmi absolute e Trenit Bullgar.
Që të faktosh tjetrën, duhet të kesh kamera jashtë lokalit të shohësh atë që e merr.
Po çfarë kemi të faktuar ne? Qendrat ilegale të PS rreth qendrave të votimit ku njerëzit shkonin dhe bënin shkëmbimet.
Por nxjerrja e një flete të plotësuar, të vulosur, nuk mund të ketë kurrë asnjë arsye tjetër përveç Trenit Bullgar.
Asnjë arsye tjetër.
Ka ligje për administrimin e asaj flete.
Ka shkelur çdo ligj ai komisioner që ka kryer krim të shëmtuar.
Pra, ai e di që është dokument ligjor fleta e votimit dhe ai nuk pyet, ai e merr, e fsheh, pastaj i vë dy vula, voton mbi të dhe gjen rastin ta nxjerrë nga dera, siç e shihni.
Kjo është gjëja më evidente. -

“ Tjetër ‘tren bullgar’ në Elbasan”/ Denoncon Berisha: Gjithçka realizohet si nëpër filma, me gjakftohtësi
Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për atë që quan “farsë elektorale”.
Berisha tha se një tjetër rast “treni bullgar” ka ndodhur në Elbasan. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
Ja fleta e votimit…
Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
Me gjakftohtësi të paparë.
Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
Edhe njëherë, aty po voton ai. -

Berisha mban 1 minutë heshtje për Bujar Bukoshin: Dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës
Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.
Berisha tha se Bukoshi dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe atë të shqiptarisë. “I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat”, tha Berisha.“Bujar Bukoshi bëri çdo gjë që gjatë luftës, UÇK dhe forcat e mbrojtjes së qeverisë së Kosovës të bashkërendojnë luftimet. Ai dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare. I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për këtë figurë të nderuar të popullit shqiptar”, tha Berisha.
-

Berisha publikon një video dhe e komenton vetë: Ja si e vulosin fletën. Ja ku e fut, pastaj e nxjerr…
Sali Berisha, në një konferencë për mediat këtë të martë, publikoi pamje të pretenduara sipas tij që tregojnë qartë realizimin e “Trenit Bullgar” në 11 maj, shkruan A2 CNN.
“Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni. Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
Ja fleta e votimit…
Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
Me gjakftohtësi të paparë.
Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës. Edhe njëherë, aty po voton ai”, tha Berisha. -

U shua në moshën 78-vjeçare, Berisha mban një minutë heshtje për Bujar Bukoshin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, i cili ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Berisha shprehu fjalët më të mira për Bukoshin, teksa e cilësoi si një intelektual dhe atdhetar.
“Një lajm i trishtë vjen nga Prishtina. Një personalitet i shquar, një atdhetar i flaktë, një shtetar i formuar, i përkushtuar, ish-kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, kryeministër i qeverisë së parë në ekzil i Kosovës, bashkëpunëtori më i afërt, më i ngushtë i presidentit Rugova, Bujar Bukoshi u nda sot nga jeta.
Bujar Bukoshi dha një kontribut madhor në çështjen kombëtare. Krahas presidentit Rugova, ai luajti një rol të madh, së pari në organizimin e pushtetit paralel të shqiptarëve të shtypur në Kosovë, pushtet i shkëputi ata përfundimisht nga shteti i pushtuesve. Por Bujar Bukoshi një intelektual atdhetar, diplomat i aftë, e përfaqësoi Kosovën në të gjitha institucionet dhe kancelaritë e vendeve të lira“, u shpreh Berisha.
Kryedemokrati rikujtoi veprat e bëra nga Bukoshi për mbrojtjen e Kosovës, ashtu sikurse nxorri në pah dashurinë që ai kishte për shtetin e tij.
“Paraqiti së bashku me presidentin Rugova çështjen e saj dhe mbështeti fuqishëm në kohën e duhur krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte pikërisht nën udhëheqjen e presidentit Rugova dhe qeverisë së tij, koha në të cilën njësitë e para të kësaj ushtrie u stërvitën në qendra ushtarake të ndryshme të Shqipërisë.Ministria e Mbrojtjes e kësaj qeverie organizoi gjatë luftës forcat e armatosura të qeverisë së Kosovës, të cilët luftuan bashkërisht në beteja të ndryshme me njësitë e UÇK-së. Bujar Bukoshi bëri gjithçka që gjatë luftës, UÇK-ja dhe forcat e mbrojtjes të qeverisë së Kosovës të bashkërendojnë veprimet, luftimet. Pra, ai dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe në çështjen shqiptare. Me këtë rast, unë i shpreh popullit të Kosovës, familjes Bukoshi, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat, të PD-së dhe opozitës”, tha ai.
Përpara se Berisha të vijonte me deklaratën e tij për shtyp lidhur me çështjet politike të vendit, ai dhe të pranishmit në sallën e selisë blu, mbajtën një minutë heshtje në nderim të Bujar Bukoshit. -

Xhafa: Sali Berisha, komunist i zjarrtë apo “kalë troje” i shërbimeve të huaja?!
Në një skenë ku e kaluara dhe politika bashkohen në një duel pa fund, figura e Sali Berishës vazhdon të ngjallë debate të zjarrta dhe kundërshti të thella. Ish-komunisti që sot akuzohet si “kalë troje” i shërbimeve të huaja, është një nga personazhet më kontroversë të historisë politike shqiptare. Muharrem Xhafa, ish-shefi i Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, i përmbys narrativat zyrtare dhe hedh dritë mbi një dosje të errët që përmban fakte dhe detaje të pakëndshme për kreun e Partisë Demorkatike, Sali Berisha.
Në këtë intervistë ekskluzive për “SOT”, Xhafa trajton me guxim qëndrimet e Berishës ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, mohimin e 29 nëntorit si ditë çlirimi dhe lidhjet e dyshimta me ish-Sigurimin dhe agjencitë e huaja. Një portret i ndërtuar mbi fakte të hidhura, të cilat rrëzojnë legjendat dhe zbulojnë njolla të errëta në biografinë e një prej figurave më të forta dhe më të diskutueshme të Shqipërisë postkomuniste.
Madje kjo intervistë e ish-funksionarit të Lartë të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, hap dyert e kujtesës historike, duke sfiduar atë që sot quhet e vërtetë dhe duke kërkuar drejtësi për kujtesën kolektive të kombit. Një bisedë që nuk duhet humbur për këdo që kërkon të kuptojë thelbin e politikës shqiptare dhe të kaluarës që ende ndikon në të ardhmen tonë.
-Zoti Xhafa, pavarësisht se jemi në një klimë politike të tensionuar, do të dëshiroja një bisedë përtej aktualitetit, konkretisht për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇ) dhe figurën e Sali Berishës, veçanërisht për periudhën para viteve ’90, por edhe për faktin se ai vijon të këtë alergji nga lufta partizane. Në mënyrë të përsëritur, Z. Berisha ka deklaruar se LANÇ ka qenë vëllavrasëse dhe ka akuzuar partizanët për gjenocid. Si e gjykoni këtë qëndrim? A deformon kjo historinë? Dhe a ka ndonjë të vërtetë në atë që thotë?
Shiko, shoku Rigels. Kjo pyetje, ndonëse jashtë temës së ateizmit që kam trajtuar për gazetën “Sot”, është bërë me zgjuarsi dhe qëllim të qartë, ndaj do t’i jap një përgjigje të merituar. Qëndrimi i z. Berisha ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare nuk është as i ri, as befasues. Është një qëndrim i vjetër, i përdorur dhe ripërdorur në funksion të interesave politike të tij, që sot tingëllon si një jehonë e zbehtë dhe e zhurmshme e një të shkuare që ai vetë është përpjekur ta mohojë e ta deformojë. Kjo deklaratë nuk është veçse një kopje e zvetënuar e frazave të dikurshme të tij, që në thelb synojnë të justifikojnë devijimet e qëndrimeve të mëparshme kur ishte në pushtet.
Nuk duhet harruar se Berisha, dikur, kur pushteti popullor ishte ende në fuqi, nuk lejonte askënd të cenonte figurën e LANÇ-it apo datat historike si 29 nëntori. Por sot, ndryshe nga dje, “dallëndyshja ka kthyer drejtimin”. Historikisht, LANÇ-i është luftuar e baltosur nga organizatat balliste e zogiste, të cilat bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe i shërbyen interesave të huaja. Edhe pas çlirimit, këto mbeturina politike e ideologjike vazhduan ta përçmonin LANÇ-in, edhe pse në publik shpesh hiqeshin si mbështetës të pushtetit. Me shumë gjasë, z. Berisha, në atë periudhë, ka qenë në një linjë të heshtur me këto qëndrime, edhe pse formalisht i kishte dënuar. Pas vitit 1990, kur këto forca dolën sërish hapur në skenën politike, Berisha, tashmë President, u bë zëdhënësi i tyre i ri.
Që atëherë nisi dhe një fushatë e gjatë për ta rishkruar historinë dhe për të zhbërë lavdinë e LANÇ-it. Por është e papranueshme të cilësosh si “vëllavrasëse” një luftë që e kanë njohur dhe vlerësuar si çlirimtare vetë aleatët e mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore – SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik – dhe që nuk është cilësuar e tillë as nga vetë pushtuesit italo-gjermanë. Partizanët shqiptarë, të organizuar në 24 brigada sulmuese, luftuan për çlirimin e vendit dhe jo për hakmarrje apo krime. Po të ishin kryer gjenocide, Shqipëria do të ishte përmendur në rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, veçanërisht si vend socialist në një kontekst të përhershëm vëzhgimi.
Këto akuza janë trashëguar nga gjuhët e humbësve të luftës – ballistë, zogistë dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve – dhe sot përçohen nga trashëgimtarët e tyre ideologjikë dhe nga zëra që janë në shërbim të agjenturave antishqiptare. Por historia nuk shkruhet me inat politik apo urrejtje personale. LANÇ-i ishte, është dhe do të mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë së popullit shqiptar. Ajo do të jetojë sa të jetojë kujtesa kombëtare dhe ndjenja e drejtësisë në këtë vend.
– Sali Berisha duket i vetmuar në betejën e tij kundër 29 nëntorit, një datë e shenjtë për shqiptarët, që shënon çlirimin e vendit nga okupatori nazi-fashist dhe fillimin e një epoke të re të lirisë dhe pavarësisë… Pse Berisha ka ketë urrejtje për LANÇ?
Sali Berisha nuk është i vetëm në betejën e tij kundër 29 nëntorit; ai ka edhe mbështetës që e ndjekin në këtë qëndrim. Megjithatë, as ai dhe as ata nuk e njohin 29 nëntorin si Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, jo për shkak të mosnjohjes së së vërtetës së LANÇ-it, por sepse kështu u është urdhëruar të veprojnë nga interesat që përfaqësojnë. Unë, nga ana ime, jam kundër rendit shoqëror borgjez dhe për pasojë kundër padrejtësive që vijnë prej tij, por nuk mund të pranoj mohimin e 29 nëntorit si një datë historike e shenjtë për shqiptarët.
Berisha dhe aleatët e tij kanë urdhëruar një narrativë të ndryshme, e cila është në kundërshtim me realitetin historik të luftës çlirimtare. Kjo luftë, që nisi në vitin 1942, kaloi kufijtë e tokës shqiptare dhe është dëshmi e lavdishme e rezistencës dhe bashkimit të popullit tonë kundër okupatorëve nazi-fashistë. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij e urrejnë LANÇ-in jo sepse nuk e njohin të vërtetën, por sepse kështu u kërkohet nga ata që duan të minojnë unitetin dhe krenarinë kombëtare. Në fund të fundit, historia e vërtetë nuk mund të mohohet dhe 29 nëntori do të mbetet gjithmonë një simbol i çlirimit dhe shpresës për shqiptarët.
-Pse PD-ja nuk e njeh 29 nëntorin si Ditë Çlirimi?
Së pari, duhet të theksoj se 29 nëntori është një festë zyrtare dhe ditë pushimi kombëtar, e përcaktuar qartë në Kushtetutën e Shqipërisë. Pavarësisht nëse dikush është dakord apo jo me këtë, zbatimi i Kushtetutës është detyrim për të gjithë, dhe më së paku, kushdo duhet të respektojë këtë fakt dhe të heshtë. Së dyti, qëndrimi i Sali Berishës për 29 nëntorin është njësoj si ai i Partisë Demokratike. Pyetja është: cilat nga arritjet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe rendit socialist i ka njohur PD-ja dhe Sali Berisha? Edhe pse brenda PD-së ka njerëz që me zemër e pranojnë 29 nëntorin, pak kush ka guxim t’i kundërvihet Berishës. Ai nuk është vetëm ish-komunisti antikomunist i PD-së; shumë prej anëtarëve të saj janë bij e bija, nipër e mbesa të ish-komunistëve dhe kuadrove të sistemit socialist.
-A kanë dhënë ballistët dhe zogistët ndonjë kontribut në çlirimin e vendit?
Nuk kam qenë vetë pjesë e ushtrisë partizane, por në studimet e mia kam përmendur se disa bijë të ballistëve dhe zogistëve, për shkak të bindjeve personale dhe mosmarrëveshjeve me familjet e tyre, janë bashkuar me radhët partizane dhe disa prej tyre dhanë edhe jetën për çlirimin e Shqipërisë. Megjithatë, unë i konsideroj ata pjesë të LANÇ-it, jo të ballistëve apo zogistëve, pasi kanë luftuar si partizanë. Ballistët dhe zogistët në përgjithësi nuk iu bashkuan luftës çlirimtare, përkundrazi, ata bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë dhe sulmuan partizanët dhe popullin që kërkonte lirinë. Prandaj, nuk mund të quhen kontribues të LANÇ-it ata që kanë bashkëpunuar me okupatorët.
– A ka të dhëna që e lidhin Sali Berishën me ish-Sigurimin e Shtetit apo me agjenturat e huaja?
Dua të theksoj qartësisht se në intervistat dhe shkrimet e mia për gazetën “Sot” nuk jam marrë drejtpërdrejt me dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, as me agjenturat e huaja apo me dokumentacionin e tyre. Kjo temë është shumë sensitive dhe kërkon hetime dhe përgjegjësi të posaçme nga organet kompetente, ndaj unë nuk kam ndërmarrë ndonjë hulumtim apo denoncim të drejtpërdrejtë në këtë drejtim. Megjithatë, bazuar në informacionet që kam lexuar nga media të ndryshme dhe nga gazetat që merren me këtë fushë, përfshirë edhe publikimet e gazetës tuaj, del një tablo që Sali Berisha ka pasur lidhje me agjenturat e huaja, madje në disa raste është përmendur si agjent apo madje super agjent i tyre.
Kjo është një çështje tepër serioze dhe e rëndësishme, që patjetër duhet të trajtohet dhe të verifikohet me përgjegjësi nga institucionet shtetërore që kanë kompetencën për hetimin e çështjeve të sigurisë kombëtare. Mungesa e ndonjë përgjigjeje apo sqarimi zyrtar nga ana e zotit Berisha, përkundrazi heshtja e tij në këtë çështje, ngjall natyrshëm shumë dyshime dhe spekulime. Është po ashtu e rëndësishme të përmendet se ata që kanë folur dhe shkruar për këto lidhje nuk janë persona të rastësishëm apo me interesa personale të parëndësishme, por figura serioze dhe institucione me peshë në arenën publike dhe mediatike, çka i bën akuzat dhe aludimet edhe më domethënëse.
Prandaj, për të sqaruar plotësisht dhe për të vënë të gjitha faktet në vend, duhet një hetim transparent dhe i thelluar nga organet përgjegjëse, që të zbardhet e vërteta dhe të mos lihen hapësira për keqkuptime apo spekulime të mëtejshme.
Intervistoi: Rigels Seliman -

Berisha: Flitet për një shumë të madhe prej 600 mijë euro, personalisht për Dumanin me Hajrin
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj strukturave të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK-un dhe emra konkretë si Altin Dumani dhe Hajri, duke i lidhur ata me afera korruptive dhe përpjekje për mbulimin e krimeve të rënda.
Në fjalën e tij për media nga SPAK, ai ka përmendur një shumë të madhe prej 600 mijë eurosh, për të cilën thotë se flitet se është dhënë personalisht për Dumanin dhe Hajrin, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunim me eksponentë të krimit të organizuar për qëllime elektorale.
Pjesë nga fjala e liderit të opozitës, Sali Berisha:
Antimafia Italiane nuk ka mbështetur në asnjë fjalë dhe nuk mund të mbështesë kurrë largimin e Troplinit nga Shqipëria.
Për Antimafian Italiane dhe operacionin URA, largimi i Troplinit është një nga aktet më të rënda që ka ndodhur.
Antimafia Italiane ka bërë të gjithë detyrat, por atë e largoi njeriu që mbajti në xhep për 20 ditë urdhër-arrestin e Irena Gjokës për Troplinin.
Nuk është Antimafia Italiane që ekzekuton vendimet, por janë gjykatat dhe prokuroria shqiptare.
Kështu që nuk besoj kurrë se Antimafia Italiane do donte të mos arrestoheshin bosët e kartelit.
Bosët e kartelit nuk donte të arrestoheshin Altin Troplini me Edi Ramën sepse këta po punon ditë e natë për vota në Durrës.
Dhe ne i kemi denoncuar gjatë fushatës me dhjetëra herë. Edhe darkat e tyre në Kodër të Kuajve, edhe drekat e tyre në shtëpinë e Vangjushit.
Prandaj këtu, Dumani në qiell dhe tokë të hipë dhe zbresë, do quhet Troplin gjer ditën e fundit të jetës së tij. Troplin mbetet ai. Nuk mund t’ia hiqni këtë. Nuk bëni mirë.
Sepse ajo ishte një gjë tmerrësisht e rëndë. Rëndojnë krime monstruoze mbi të. Njëlloj si Hajri. Kush e kishte Hajrin?
Ti e di shumë mirë që flitet për një shumë shumë të madhe, personalisht për Dumanin me Hajrin.
Dhe Hajri që këta thonë se është në kërkim, merr leje ndërtimi para një viti me firmë të Edi Ramës.
Këta janë një konglomerat dhe ata që u fshehin shqiptarëve këtë të vërtetë, janë mjerane të narkoshtetit.
Se këta janë konglomerat.
Urdhëro, i akuzuar se ka prerë në copa kufomën, ky e di se çfarë ka ndodhur aty.
Por fjalët janë, në atë kohë janë thënë që ka dhënë 600 mijë euro.
Unë dokumente nuk kam, por e vërteta është se ai është i lirë.
Ai bëri fushatë aktive, ai shkoi dhe kërcënoi deputeten tonë.
Ndaj dhe mediat, i ftoj mediat të bëjnë një rishqyrtim të qëndrimeve ndaj narkoshtetit sepse, jo ju, se ju bëni një punë dhe rrezikoni në njëfarë mënyrë dhe unë e vlerësoj shumë, por ka të tjerë doktrinarë, ka banalistë, mercenarë, intelektualë mercenarë, të cilët paguhen dhe ushqehen nga narkoshteti dhe duan të mohojnë ekzistencën e narkoshtetit duke u tallur dhe poshtëruar veten e tyre.
Shqipëria është një narkoshtet i mirëfilltë, i cilësuar nga mediat më serioze të botës, nga analistë, nga dokumentarë, i cilësuar nga institucione, de facto çdo ditë e më shumë del në pah fytyra e shëmtuar e narkoshtetit.
-

Berisha del nga SPAK: Gjyqtarja Irena Gjoka më ka kallëzuar për shpifje
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pas përfundimit të marrjes në pyetje, Berisha shprehet se është kallëzuar nga gjyqtarja Irena Gjoka për fyerje, por sipas kryedemokratit, ky kallëzim penal është i ngritur mbi bazën e shpifjeve. Madje për këtë, Berisha tha se ky kallëzim i ndikuar gjithashtu nga kryeministri, Edi Rama.Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar vazhdimisht gjyqtaren në fjalë, ndërsa së fundmi ka pretenduar se ajo rezulton e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Ndaj saj, ka bërë edhe kallëzim në tetor 2023, pas vendimit të GJKKO për detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendi të kryetarit të Partisë Demokratike.
Kryedemokrati u paraqit në ambientet e SPAK-ut rreth orës 10:00 dhe u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim.
Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar KLGJ-së që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares Irena Gjoka. Kërkesa është bërë në datën 19 prill, kur u publikuan për herë të parë, fakte nga media greke për një urdhër dëbimi të dhënë për gjyqtaren Gjoka, nga policia e vendit fqinj. Pasditen e së martës është njoftuar nga KLGJ se kjo e fundit i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dosjen e gjyqtares, përfshirë edhe formularin e vetë-deklarimit, i cili konsiderohet si më kryesori në këtë rast. -

Berisha nga SPAK: Irena Gjoka më paditi se e pyeta, a ka bisedë me Alket Hysenin ku flitet për 500 mijë € ryshfet?
Më pak se një orë ka zgjatur dëshmia e Sali Berishës në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, u thirr për t’u përgjigjur pyetjeve bazuar në kallëzimin që i është bërë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka për “shpifje”.
Çështja lidhet me akuzat e Berishës ndaj Irena Gjokës se ajo ka një bisedë me ish-deputetin socialist Alket Hysenin, në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal.
Në prononcimin për gazetarët, Berisha tha se ia ka drejtuar si pyetje për të cilën nuk ka marrë ende asnjë përgjigje, dhe as për pyetjen nëse a ka bisedë me Mirel Mërtirin. Lideri demokrat tha se ka ushtruar thjesht detyrën si kryetar i opozitës dhe nëse Irena Gjoka do të ishte e pafajshme të përgjigjej negativisht.
“Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.” – tha Berisha.
“Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse… Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë… Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Pyetje i kam bërë unë asaj. Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën.Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe. Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje.
Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje.” – tha Berisha.