Tag: bergamo

  • Aksident tragjik në Bergamo, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

    Aksident tragjik në Bergamo, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

    Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e së dielës, më 9 nëntor, në unazën jugore të Bergamos, në rrugën shtetërore 470 “della Val Brembana”, pranë Stezzano-s. Nga përplasja mes një Mercedes-i dhe një furgoni “Citroën Berlingo” humbën jetën tre persona, mes tyre dy të rinj me origjinë shqiptare.
    Viktimat janë Klinton Sala, 23 vjeç nga Melzo (Milano), drejtues i Mercedes-it që dyshohet se shkaktoi aksidentin, dhe Denis Cana, 21 vjeç nga Lodi. Të dy ishin miq dhe po udhëtonin së bashku. Viktima e tretë është Oscar Angioletti, 62 vjeç nga Zanica (Bergamo), i cili ndodhej në furgon me vëllain e tij 64-vjeçar, që mbeti i plagosur rëndë.
    Sipas hetimeve paraprake të karabinierëve, Mercedes-i ka tentuar të parakalojë një makinë tjetër në një zonë me vijë të dyfishtë të vazhdueshme, duke hyrë në krahun e kundërt dhe u përplas drejtpërdrejt me furgonin.
    Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia rrugore. Seksioni i rrugës ku ndodhi ngjarja u mbyll për disa orë për hetime.

  • Milani në “stand-by”… Rifillimi është fjala kyçe e Allegrit mes së tashmes, tranzicionit dhe të ardhmes

    Milani në “stand-by”… Rifillimi është fjala kyçe e Allegrit mes së tashmes, tranzicionit dhe të ardhmes

    29 Tetor 2025

    7:56

    Alfred Lleshi

    Barazimi në Bergamo kundër Atalantës la ndjesi të përziera te Milani, por solli një ide qendrore; rifillimin. Jo vetëm si aksion sulmues, por si mentalitet e projekt. Pas dy barazimeve dhe përpara sfidës me Romën, skuadra e Allegrit po kalon një periudhë emergjente, me mungesa të shumta dhe lodhje fizike, por mbetet solide dhe e bashkuar.
    Nuk është një Milan spektakolar, por i qëndrueshëm, luftarak dhe i vetëdijshëm. Pikërisht kjo forcë kolektive është pika e nisjes, e naltuar nga Allegri si “rifillim”. Në Bergamo u pa mungesa e efikasitetit në kundërsulme. Leao dhe Gimenez patën hapësira, por munguan vertikaliteti dhe saktësia.
    Allegri e theksoi: duhet më shumë pastërti në zgjedhje dhe teknikë. Sa për kohën e “rifillimit”, trajneri është i qartë: Milani duhet të rezistojë deri në pushimin e kampionatit, kur pritet kthimi i lojtarëve kyç. Aty fillon “rifillimi” i vërtetë për objektivin Champions dhe stabilitetin.
    Allegri: Bëmë shumë gabime në pjesën e parë, ja pse e zëvendësova Leaon

  • Tragjedia në Bergamo/ 35-vjeçari përfundon në motorin e avionit gjatë ngritjes

    Tragjedia në Bergamo/ 35-vjeçari përfundon në motorin e avionit gjatë ngritjes

    Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç gjeti vdekjen në pistën e aeroportit Orio al Serio në Bergamo, pasi u “thith” nga një motor i avionit. Incidenti tragjik ndodhi të martën kur 35-vjeçari arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni, por ishte tepër vonë, pasi avioni po përgatitej për ngritje.

    Në videon që po qarkullon në internet, rruga e 35-vjeçarit është qartësisht e dukshme, ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij, por askush nuk e ndalon. Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja, dhe për këtë arsye po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit. 

  • Momentet e fundit të një 35-vjeçari përpara se të “thithej” nga një turbinë aeroplani në Bergamo

    Momentet e fundit të një 35-vjeçari përpara se të “thithej” nga një turbinë aeroplani në Bergamo

    Një video kap momentet e fundit dramatike të jetës së një 35-vjeçari, i cili pati një vdekje të tmerrshme në pistën e aeroportit Orio al Serio në Bergamo kur u “thith” nga një motor avioni, sipas Corriere della Sera.

    Incidenti tragjik ndodhi të martën (8/7), kur Andrea Russo arriti të anashkalonte të gjitha pikat e kontrollit të sigurisë dhe të arrinte te avioni Volotea, ndërsa po përgatitej për ngritje. 35-vjeçari humbi jetën kur u “thith” nga një prej motorëve të Airbus.
    Në videon që po qarkullon në internet, rruga e 35-vjeçarit është qartësisht e dukshme. Ai fillimisht vrapon përgjatë pistës drejt aeroplanit, ndërsa oficerët e sigurisë janë përreth tij – por askush nuk e ndalon. Russo bie mbi aeroplan dhe më pas lëviz në rrathë rreth aeroplanit, duke u drejtuar më në fund drejtpërdrejti drejt motorit.
    Shikoni videon:

    Autoritetet po hetojnë rastin, ku skenari më i mundshëm është vetëvrasja, dhe për këtë arsye po përqendrohen në orët e fundit të 35-vjeçarit, duke u përpjekur të kuptojnë nëse ka ndodhur diçka që e ka çuar në pikën e dhënies fund të jetës.

    Top Channel

  • Opinion / Interi, kuptimi i herës së fundit dhe i futbollit “etik”…

    Opinion / Interi, kuptimi i herës së fundit dhe i futbollit “etik”…

    Nga Ivan Zazzaroni
    Një mik nga Bergamo, sipërmarrës i ndritur, që i ka mbijetuar gjithçkaje, bleu dy bileta për finalen e Champions-it duke paguar 13 mijë euro secilën. Mbrëmjen tjetër, gjatë një darke, më lutej, me shaka, që t’i gjeja dikë për t’ia shitur. Pasi e “fyeva” me dashuri, refuzova ftesën, i bindur se i biri nuk do të hiqte dorë kurrë nga ky udhëtim drejt Mynihut.
    Anglezët kanë shpikur një akronim: FOMO, që do të thotë “Fear Of Missing Out”, ose, e përkthyer (në shqip) “frika e të mbeturit jashtë”. Një gjendje psikologjike, më është shpjeguar, ku ndien ankth dhe frikë se po humbet ose nuk po merr pjesë në një përvojë të bukur, që përfshin miqtë ose të njohurit.
    Tani, më mirë të “vdes nga FOMO” sesa të shpenzoj gjithë ato para për të parë një finale, cilado qoftë ajo (e pranoj që, si gazetar, e jetoj këtë gjë në një pozitë të privilegjuar). Theksoj gjithsesi se kush mundet të bëjë “çmenduri imorale”, ka të sillet si të dojë. Fundja, janë paratë e tij…
    Por ja ku dua të dal: ta lëmë mënjanë “FOMO”, sepse jam i bindur se mijëra tifozë interistë po e jetojnë këtë finale sikur të ishte e fundit. Dhe në njëfarë mënyre, ashtu është. Ndoshta është finalja e fundit e ciklit “Inzaghi”, e fundit për disa lojtarë mbi 35 vjeç, por edhe rasti i fundit për ta bërë të paharrueshëm një sezon ku Interi ka qenë protagonist, por i mungon ende “qershia mbi tortë”.
    Interi, që e meritonte ta ngrinte këtë trofe në finalen e Stambollit, është padyshim në gjendje ta mposhtë PSG-në e “Lucho”. Prania e Lautaro dhe Thuram është vendimtare, edhe pse skuadra pariziene është më e ekuilibruar dhe më pak “dorëlëshuar” se Barcelona e Flick.
    Nëse do të arrinte ta kthente këtë trofe në Milano 15 vite pas Mourinhos, trajneri Inzaghi do të realizonte një arritje historike, në një farë mënyre edhe “etike”, nëse mund të flasim ende për etikë në futboll. Do të mundte, në fakt, një kundërshtar që gjatë viteve të fundit ka shkelur pothuajse çdo rregull të “Fair Play Financiar”, shpesh në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Duhet thënë që gjatë menaxhimit të Luis Enrique, gjërat kanë ndryshuar pak te parizienët, aq sa në merkaton e fundit klubi harxhoi “vetëm” 240 milionë euro, 72 prej të cilëve në janar për Kvaratskhelia.
    Të gjitha pasuritë, emocionet dhe format e pafundme të futbollit janë përmbledhur në këtë mbrëmje. Mikut tim nga Bergamo i uroj ta shijojë plotësisht “frutin” e të gjitha atyre parave të shpenzuara për dy bileta në “Allianz Arena”. Forca Inter, shpërbleje atë dhe gjithë tifozët zikaltër!