Tag: berberi

  • Paratë ndaheshin me sms nga Balluku/ ‘Dua që mustaqen turk, ta vej para përgjegjësisë’. Burimi në SPAK: Historia e Belës, si puna e thasit të miellit

    Paratë ndaheshin me sms nga Balluku/ ‘Dua që mustaqen turk, ta vej para përgjegjësisë’. Burimi në SPAK: Historia e Belës, si puna e thasit të miellit

    Nga Elton Qyno – Syri.net

    Dosja penale e prokurorisë së posaçme SPAK, tregoi atë që pak gazetarë kritikë dhe disa zëra të opozitës shqiptare, kanë denoncuar gjatë këtyre 3 viteve formatin e gabuar të drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, nga Belinda Balluku.

    Ministria e preferuar e Ramës, tashmë është “ulur në stol” nga gjykata e Posaçme, duke u pezulluar nga detyra, për shkak të ngritjes së një ingranazhi të paprecedentë korrupsioni në paracaktimin e tenderave Publikë tek klientët e saj dhe qeverisë.

    Biznesmenë të huaj dhe vendas janë orientuar nga Balluku, të shkojnë të takojnë vartësin e saj, Evis Berberi, me qëllim kryerjen nga ky i fundit të procedurave formale në paracaktimin apo trukikmin në tavolinë ndarjen e parave publike të shqiptarëve.

    Një rast tipik nuk mund ti shpëtonte as tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, supervizimi i punimeve të tenderit të Llogarasë, Unaza e Madhe, konçesioni i autostradës Thumanë-Kashar, kontrata energjitike e dy gjeneratorëve “Tigri 1” dhe “Tigri 2”, e shumë tendera të tjerë që Balluku përsëriste të njëjtën skemë.

    Nga ana tjetër, Belinda përmes avokatëve të saj dhe vetë kryeministrit Rama, po mundohet të kanalizojë çështjen në aspektin procedurial, duke kërkuar si antikushtetues të vendimit Nr.118 të datës 14 Nëntor, të marë nga gjyqtari i shkallës së parë, Erion Çela.

    Po një burim i besueshëm pranë SPAK, që ka trajtuar një nga dosjet penale të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve vartës të saj, i tha gazetarit Elton Qyno, se rasti i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, është si puna e atij thasit të miellit.

    “…sa herë ta shkundësh thasin e miellit, po aq herë nxjer miell…”-u shpreh burimi, duke nënkuptuar se Belinda Balluku ka një seri shkeljes të së njëjtës natyrë të paracaktimit të tenderave publikë. Ndërkohë hetime të tjera janë duke u kryer për vepra të tjera penale.

    Ish-ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës tashmë është vënë nën akuzë për “Shkelje të pabarazisë në tendera” të kryera në dy raste kryer kjo në formën e bashkëpunimit.

    Tek rasti i parë, ai i ndërtimit tunelit të Llogarasë është kryer një ping-pong procedurash vetëm me qëllimin e fitimit të tenderit 190 milion euro nga kompania turke, “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi me pronar, Abdulkadir Kart, ky i fundit lidhje e ngushtë e Presidentit Turk, Erdogan.

    Sipas mesazheve të shkëmbyera mes Belinda Ballukut dhe Evis Berberit, ish-ministria e Infrastrukturës, kërkon që të takojë mustaqen turk Abdulkadir Kart, në mënyrë që ta verë para përgjegjësisë atë.

    Sipas dosjes hetimore në datën 5 nëntor 2021, në orën 14:18, Evis Berberi i dërgon ministres Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vinë të hënën dhe ikin të martën dhe janë dakort me draft kontraten…”.

    Në orën 14:29, Belinda Balluku: “…Suuuuper. Kur do ta bëjnë kompaninë…?”. Ndërkohë Berberi ia kthen:

    “…Po pret letrat e ASL dhe do e Rregjistroj Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompaninë që do hapet dhe rregjistrohet në shqipëi që ta firmosë të hënën…”.

    Belinda Balluku më pas i shkruan: “…Sigurisht…”.

    Në lidhje me këtë komunikim, nga këqyrja e bërë në faqen ëeb të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se në 8 nëntor 2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M17323202S.

    Por dy ditë para se të themelohej kompania në 6 nëntor 2021, në orën 14:18 Evis Berberi, i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit vine të hënën në 8 të mëngjesit dhe ikin në 18.00 po të hënën. Kontratën të firmosim në ARRSH? Në çfarë ore do që të vi Plaku i ASL-së të takoj…?”.

    Gjithashtu dy ditë më pas, në datën 8 nëntor 2021, në orën 08:44. Evis Berberi i dërgon Belinda Balluku mesazhin: “…Turqit e lashë në 10 për kontraten pastaj shkoj atje Ok.

    Në orën 08:45, Belinda Balluku ia kthen: “…Po po, mbaro kontratën se është super e rëndësishme, më lajmëroni kur të mbyllet procesi. Bëni 5 foto, por mos i publikoni…”.

    Në orën 08:45, Evis Berberi ia kthen ministres: “Ok”.

    Në orën 08:46. Belinda Balluku: “Kemi”.

    Në orën 08:46, Evis Berberi ia kthen : “?”.

    Në orën 13:35. Evis Berberi i thotë Ballukut: “…unë duhet të vi bashkë me ASL ne 14”30…? (Bëhet fjalë për takimin Abdulkadir Kart-Balluku).

    Në orën 13:42, Belinda Balluku ia kthen Berberit se nuk ishte e nevojshme prezenca e tij, pasi takimi me mustaqen turk do realizohej kokë më kokë, pasi ajo do e ngarkonte me përgjegjësi:

    “Jo jo, e kam vetëm që ta ve para përgjegjësisë mustaqen”.

    Në orën 13:42. Evis Berberi i thotë: “Ok”.

    Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turk Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL. Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, dhe kanë dalë nga Shqipëria po në 8 nëntor 2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.

    Të dy turqit kanë firmosur kontratën ndërsa si përfaësues i shtetit shqiptar në këtë kontratë është ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi

  • Në biseda me Berberin? Reagon Këlliçi: Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…

    Në biseda me Berberin? Reagon Këlliçi: Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.

    Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.

    Reagimi i plotë:

    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.

    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
    Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.

    Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.

    Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.

    Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.

    Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.

    Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

  • “Mos ta shoh të marrë punë tjetër…”/ Bisedat mes Ballukut dhe Berberit për firmat konsulente: Këtë e ka deputeti i PD

    “Mos ta shoh të marrë punë tjetër…”/ Bisedat mes Ballukut dhe Berberit për firmat konsulente: Këtë e ka deputeti i PD

    Zbardhen mesazhet e ministres tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku me vartësin e saj, ish kreun e ARRSH Evis Berberi, i cili ndodhet në burg.
    Nga të dhënat e siguruara nga SPAK të nxjerra nga aplikacionet e komunikimit “WhatsApp” dhe “Signal Private Messenger”, dalin në dritë shkëmbime mes zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, lidhur me firma konsulence që ofrojnë shërbime projektimi dhe supervizimi.
    Në dosje penale të hetuar nga SPAK thuhet se Belinda Balluku i përcjell Berberit një mesazh me tekstin “Civil Cons”, dhe menjëherë më pas saktëson: “Ka dhe një firmë konsulence për projektim supervizim. Janë supervizor tek Porto Romano.”
    Berberi konfirmon njohjen e firmës: “Po janë të Porto Romano.” Balluku shton: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet i Librazhdit i PD.” Më pas i thotë që “mos ta shohë të marr tjetër punë në Republikën e Shqipërisë.”
    Pjese e dosjes:
    Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”.
    Në orën 12:44. Evis Berberi: “?”.
    Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korah alikon. Jane supervizor tek porto romano”.
    Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”.
    Në orën 12:45. Belinda Balluku: “Këtë e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”.
    Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”.
    Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”.
    Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”.
    Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehete”.

  • “Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…”/ Në biseda me Berberin? Reagon ashpër Këlliçi

    “Shpifje, çështjen do ta ndjek në rrugë gjyqësore…”/ Në biseda me Berberin? Reagon ashpër Këlliçi

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të publikuara se ai ka komunikuar me ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, për organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Ai deklaron se ky pretendim është plotësisht i pavërtetë dhe lehtësisht i verifikueshëm, pasi Berberi ka qenë në paraburgim që prej 14 marsit 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit, duke e bërë ligjërisht dhe fizikisht të pamundur çdo lloj kontakti. Këlliçi e cilëson këtë si shpifje të qëllimshme dhe njofton se çështjen do ta ndjekë në rrugë ligjore, ndërsa fton mediat dhe institucionet të verifikojnë faktet zyrtare.
    Reagimi i plotë:
    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama–Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht. Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
    Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
    Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
    Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
    Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
    Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
    Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

  • Afera 190 milionë euroshe, urdhrat që jep Balluku për tunelin e Llogarasë: Ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’, por…

    Afera 190 milionë euroshe, urdhrat që jep Balluku për tunelin e Llogarasë: Ta vë para përgjegjësisë ‘mustaqen’, por…

    Janë bërë publike mesazhet e Belinda Ballukut, tashme te pezulluar nga detyra me vartësin, ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi ku ironizojnë një nga biznesmenët turq, fitues të tenderit, Abdulkadir Kart, pronar i shoqërisë “ASL”.
    Në bisedat mes tyre, kreu i ARRSH-se, Evis Berberi i kërkon, ministres se Infrastruktures, Belinda Ballukut që të lërë një datë fikse për të zhvilluar takimin me turkun Abdulkadir Kart, të cilit i drejtohet si “plaku i ASL”, që të firmosë, duke shtuar se ky i fundit kishte nënën e tij në intubim.
    “Pse gjalle e ka nënën ai?”, i drejtohet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa Evis Beberi i përgjigjet: “Po hë pra gjallë e paska”, por më pas e lajmëron që “Vdiq e ëma e ASL, me shumë mundësi vjen të hënën”.
    Ndërsa, Belinda Balluku i kthen mesazh: “Të rrojmë vetë, ca të them”. Ndërsa më datën 5 nëntor, Evis Beberi e njofton “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”, referuar Abdulkadir Kart dhe Serkan Çam, pronar i shoqërisë turke tjetër fituese të tenderit të Llogarasë, “Intekar”.
    Në komunikime flitet edhe për regjistrimin e kompanisë “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL” në QKB.
    “Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.
    “Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.
    Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.
    “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.
    Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.
    “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.
    Pjesë nga dosja: 
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.
    Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.
    Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.
    Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.
    Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.
    Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.
    Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.
    Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.
    Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurishť”.
    Në lidhje me këtë komunikim nga këqyrja e bërë në faqen web të Qendres Kombëtare të Biznesit, rezulton se në datën 08.11.2021, është themeluar Operatori ekonomik “Shoqëri e Thjeshtë INTEKAR – ASL”, me nr NIPT, M173232028.
    Me shkresën nr. 4061/12 prot., datë 05.11.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, drejtuar Autoritetit Rrugor Shqiptar, është përcjellë për zbatim autorizimi i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 4061/11 prot., datë 25.10.2021.
    ******
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:
    Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.
    Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.
    Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.
    Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.
    Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.
    Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.
    Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.
    Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me këto komunikime, nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasit turq Serkan Çam (pronar i shoqërisë fituese turke “Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi”) dhe Abdulkadir Kart (pronar i shoqërisë fituese turke “ASL Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi”) kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 09:19 dhe 09:17, si dhe kanë dalë po në datën 08.11.2021, respektivisht në orën 15:26 dhe 15:25.

  • Përgjime të reja Balluku–Berberi: “Të plasi t*api… Bëhu gati për Unazën!”

    Përgjime të reja Balluku–Berberi: “Të plasi t*api… Bëhu gati për Unazën!”

    Të tjera përgjime janë publikuar nga dosja hetimore në ngarkim të zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”.
    Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.
    Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”.
    Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.
    Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.
    Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.
    Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Pjese nga dosja 
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.
    Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.
    Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
    Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.
    Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.
    Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.
    Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.
    Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.
    Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.
    Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.

    Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.
    Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.
    Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”.
    Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

  • ‘Të plasi…’/ Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Berberit për Unazën e Madhe! Ministrja: Ke një plehrë aty që flet…

    ‘Të plasi…’/ Zbardhen mesazhet që Balluku i dërgon Berberit për Unazën e Madhe! Ministrja: Ke një plehrë aty që flet…

    Në kuadër të një hetimi mbi procedurat e prokurimit për projektin e “Unazës së Jashtme Tiranë”, janë bërë publike komunikime të shumta telefonike mes zëvendëskryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, tashmë të pezulluar nga detyra, Belinda Balluku, dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, të datës 1 dhe 5 tetor 2021.
    Sipas hetimit, më 1 tetor 2021, dy zyrtarët kanë shkëmbyer mesazhe të vazhdueshme lidhur me “Unazën e Madhe” të Tiranës, ku Balluku i kërkon Berberit “të jetë gati për njoftimin”, ndërsa biseda vijon mbi publikimin dhe koordinimin e veprimeve për procedurën në fjalë.
    Në një moment, Balluku i shkruan: “Asnjë ndryshim… Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, komunikimi vijon për afatet e veprimeve dhe shtyrjen e njoftimeve deri të mërkurën.
    Ndërsa më 5 tetor 2021, Berberi e njofton Ballukun se një emisioni investigativ ka kërkuar informacion zyrtar për procedurën e prokurimit të Lotit 1 “Shqiponja”, duke pyetur për shpalljen e fituesit dhe ankesa të mundshme.
    Balluku i përgjigjet: “ Të plasi trapi, bëj punën dhe zbato ligjin… Nesër publikoji të gjitha në darkë”.
    Sipas hetimit, të nesërmen, më 6 tetor 2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Pjese nga dosja 
    Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Behu gati per unazat te henen ne mengjes”.
    Në orën 10:48, Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.
    Në orën 10:48, Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
    Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: “Jo sot ne darke? Ska ndryshim?”.
    Në orën 10:49, Belinda Balluku: “A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them”.
    Në orën 10:50, Evis Berberi: “Ok po pres po më duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Asnje ndryshim”.

    Në orën 10:52, Evis Berberi: “Ok”.
    Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes”.
    Në orën 16:12. Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes”.
    Në orën 21:18, Evis Berberi: “Te vazhdojme apo te presim per neser”.
    Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: “Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet”.
    Në orën 21:33. Evis Berberi: “Cfare ka dale Ok te merkuren”.
    Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken”.
    Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: “Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke”. Në orën 12:51. Evis Berberi: “Ok”.
    Në lidhje me komunikimin e mësipërm, nga hetimi rezulton se, të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë. Loti 4”.

  • Ja si  SPAK zbuloi mekanizmin si i manipulonte Belinda Balluku tenderat

    Ja si SPAK zbuloi mekanizmin si i manipulonte Belinda Balluku tenderat

    Belinda Balluku, sipas përgjimeve të SPAK ka dirigjuar të gjithë procesin e tenderimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
    Në mesazhet e Ballukut dhe Berberit evidentohen dhe mekanizimi se si dirigjohej dhënia e tendere. Në bisedime, Balluku shprehet e shqetësuar për të kuptuar se si doli lista e fituesve të garës së Unazës së Madhe.  Ndërkohë që Evis Berberi tregon se kjo ishte e pamundur pasi e dinin vetën ata.  “Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër”- shprehet Berberi.
    “Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerre listën apo eshte info. Vetëm po te kenë qëlluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kane marre kritere ne letër te shtypur pa emër”.

    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në dosje.
    Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
    Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.
    Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.
    Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.
    Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.
    Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”.
    Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
    Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.
    Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.
    Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.
    Në orën 22:13-22:14. Evis Berberi: “Asnje se ka listën, s’ka si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per çdo lot kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.

  • Emri i ish-deputetit të PD del në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja i dërgoi mesazh Berberit: Mos të marrë më tendera ai

    Emri i ish-deputetit të PD del në dosjen “Balluku”, zv.kryeministrja i dërgoi mesazh Berberit: Mos të marrë më tendera ai

    Në duart e prokurorisë ndodhet dosja me përgjimet nga celulari i Ervis Berberit, ish drejtorit të ARRSH që komunikonte për tendera me zv.kryeministrin Belinda Balluku, aktualisht e pezulluar nga detyra nga SPAK.

    Në një nga përgjimet që daton në tetor të 4 viteve më parë, Balluku i shkruan Berberit për një firmë konsulence “Civil Cons” për të cilën i thotë se është e Lefter Gështenjës, në atë kohë mbante mandatin e deputetit për Librazhit.
    Megjithatë, në përgjime nuk identifikohet nëse kjo firmë ka pasur lidhje me tenderin, për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, Loti 4.
    “Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. 140. Me procesverbalin nr. 2, datë 06.10.2021 “Mbi vlerësimin e ofertave të paraqitura” të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është përfunduar vlerësimi i ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP-së në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. me fond limit 2.096.958.794.70 lekë pa TVSH?”-thuhet ndër te tjera në dosje.

    Top Channel

  • DOKUMENTI/ Zbardhen përgjimet tronditëse, SPAK zbulon: Ja skema me të cilën Balluku dyshohet se manipulonte tenderat

    DOKUMENTI/ Zbardhen përgjimet tronditëse, SPAK zbulon: Ja skema me të cilën Balluku dyshohet se manipulonte tenderat

    Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes sipas përgjimeve të SPAK ka dirigjuar të gjithë procesin e tenderimit të Unazës së Madhe të Tiranës.
    Në dosjen e publikuar nga Gazment Bardhi bie në sy fakti se ajo udhëzon Evis Berberin të takojë biznesmenët të cilët fituan garë për ndërtimin e lotit të 4.

    Në mesazhet e Ballukut dhe Berberit evidentohen dhe mekanizimi se si dirigjohej dhënia e tenderave. Në bisedime, Balluku shprehet e shqetësuar për të kuptuar se si doli lista e fituesve të garës së Unazës së Madhe.Ndërkohë që Evis Berberi tregon se kjo ishte e pamundur pasi e dinin vetën ata.  “Për çdo lot kanë marrë kritere në letër të shtypur pa emër”- shprehet Berberi.
    “Asnjë se ka listën, s’ka si ta kenë. Pamfleti e ka nxjerre listën apo eshte info. Vetëm po te kenë qëlluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetëm unë e di. Për çdo lot kane marre kritere ne letër te shtypur pa emër”.
    Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012” sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në dosje.

     Dosja e SPAK per Belinda BALLUKUN
    PERGJIMET SPAK PER BALLUKUN
     Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku. Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
    Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “Hajde tek unë ne 11”.Në orën 10:46, Evis Berberi: “Erdha”.Në orën 13:00-13:01. Belinda Balluku: “Çdo gje ok. Lenci me Pellumb. Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT. Dhe mos ta shoh ne vend tjetër. Punët i ke me Gim thuaj, jo me mua”.Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.
    Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. Te tak pak m’kan then kur mundesh”.

    Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
    Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok” (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst “Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut”).
    Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: “Ke nje Miranda tek prokurimet. Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U”.Në orën 21:47. Evis Berberi: “Miranda ka qene tere kohës te prokurimet. Miranda s’ka dijeni për emrat”.Në orën 21:49. Belinda Balluku: “Po mire, gjeje kush”.