Tag: beratit

  • Vota e Diasporës, PD: 14 raste të dyshimta për abuzim

    Vota e Diasporës, PD: 14 raste të dyshimta për abuzim

    Diaspora e Beratit dhe Dibrës do të jenë të parët që do të kenë mundësi të shprehin preferencën për zgjedhjet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur dërgimin e fletëve të votimit për këto dy qarqe.
    Protokolli parashikon se për diasporën e kontinenteve evropiane, fleta e votimit do të mbërrijë brenda 48 orëve dhe të mërkurën në mëngjes, rreth 25 mijë votuesit e Dibrës dhe Beratit do të mund të bëjnë zgjedhjen e tyre.

    Në rast se orari i postierit nuk do të korrespondojë me atë të votuesit, do të bëhen edhe dy tentativa të tjera. Por çfarë ndodh nëse edhe këto tentativa dështojnë? Posta do të lërë një shënim, ku do të informojë votuesin nga jashtë se fleta e votimit e pret pranë zyrës postare dhe, nëse deri më 5 maj ajo nuk tërhiqet, kompania postare e kthen mbrapsht në Shqipëri.
    Ndaj këtij procesi kanë filluar të shfaqen ankesat e para. Dy përfaqësuesit e PD në KQZ, Franci Nuri dhe Marash Logu, iu drejtuan Ilirjan Celibashit me pretendimin se procesi po shfaq anomali dhe po krijon dyshimin për votim të dyfishtë.

  • “11 Maji do të jetë rezultat i jashtëzakonshëm”/ Kryetari i Bashkisë Berat, Demo: Ne jemi me zemër me Edi Ramën

    “11 Maji do të jetë rezultat i jashtëzakonshëm”/ Kryetari i Bashkisë Berat, Demo: Ne jemi me zemër me Edi Ramën

    Ekipi i Beratit ka zgjedhur ta çelë fushatën zgjedhore nga sheshi ‘Skënderbej’ duke performuar me këngën e njohur të qytetit ‘Ku ka si Berati’. Pas performancës ka folur drejtuesi politik i Beratit, Ervin Demo, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 11 Majit do të marrin një rezultat të jashtëzakonshëm, sipas tij.
    ‘Nga Skrapari, në Poliçan, nga Dimali në Kuçovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi europianë sepse ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk ka rrugë për në BE, nëse nuk ndihemi krenarë për lëkurën tonë. Ne jemi shumë krenarë që në Qarkun e Beratit kanë ndodhur transformime të jashtëzakonshme. Ne jemi me zemër me Edi Ramën. Jemi të bindur se 11 Maj do jetë rezultat i jashtëzakonshëm. Berat-Skrapar është rruga që do realizohet dhe është ëndrra. Lidhet me Përmetin, me Gjirokastrën.‘-tha Demo

  • ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    ‘PD, alternativë konkrete për ringjalljen e Beratit’, Bozdo: 200€ minimum jetik dhe subvencione direkte për fermerët

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, deklaroi sot nga një studio televizive se fushata për zgjedhjet e 11 majit përfaqëson një pikë kthese për qytetarët e këtij qarku, të cilët sipas tij, kanë paguar “çmimin e lartë” të mbështetjes së gjatë ndaj Partisë Socialiste.
    “Berati është boshatisur nga të rinjtë. Mbështetja e tyre e pamasë për PS ka rezultuar e gabuar, pasi sot qyteti përballet me probleme të mëdha ekonomike dhe sociale,” u shpreh Bozdo.
    Ai prezantoi programin elektoral të PD për këtë fushatë, të cilin e quajti “paketa e dhembshurisë”, me masa konkrete si:

    Minimum jetik prej 200 euro në muaj;
    Kartë konsumi për shtresat në nevojë;
    Ulje e çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë për kWh.

    I pyetur për mënyrën e financimit të këtyre politikave, Bozdo iu referua shembullit të vitit 2005, kur FMN kishte ngritur të njëjtin shqetësim ndaj ish-kryeministrit Berisha. “Pas një viti, mblodhëm më shumë të ardhura se qeveria e mëparshme që kishte taksa më të larta. Problemi sot nuk janë paratë, por mënyra si harxhohen. Një kilometër rrugë këtu kushton 7-8 milionë euro,” theksoi ai.
    Bozdo u zotua se çdo koncesion abuziv do të hetohet dhe autorët do të përballen me drejtësinë.
    Një tjetër shtyllë e programit të PD është bujqësia, me një fond 200 milionë euro për mbështetje direkte për çdo prodhim bujqësor, përfshirë:

    1 euro për çdo litër vaj ulliri të shitur;
    20 lekë të vjetra për kilen e ullirit;
    Subvencione për mishin, vezët, perimet dhe prodhime të tjera.

    Bozdo përmbylli fjalën duke e konsideruar këtë fushatë si një thirrje për “ndryshim të vërtetë” dhe rikthim të shpresës në Berat.

  • Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Gonxhja: Muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Në Kalanë e qytetit të Beratit ndodhet Muzeu Ikonografik “Onufri” i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”.
    Muzeu mban emrin e Onufrit, një prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI.
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje të muzeut, një udhëtim mes ngjyrash dhe historisë që flet përme ikonave.
    “Muzeu Ikonografik Onufri në Berat! Një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave”, u shpreh ai.
    Në vitin 2024, ky muze ka mirëpritur mbi 106 mijë vizitorë, 40% më shumë se në 2023.
    Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala” dhe ka qënë katedralia e qytetit.
    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
    Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” mban si datë vitin 1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
    Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
    Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX.
    Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.

  • Blendi Gonxhja: Në muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Blendi Gonxhja: Në muzeu “Onufri”, një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave

    Në Kalanë e qytetit të Beratit ndodhet Muzeu Ikonografik “Onufri” i përshtatur në ambientet e Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”.Muzeu mban emrin e Onufrit, një prej kryemjeshtërve të pikturës shqiptare të shek. XVI.Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje të muzeut, një udhëtim mes ngjyrash dhe historisë që flet përme ikonave.“Muzeu Ikonografik Onufri në Berat! Një udhëtim mes ngjyrave dhe historisë që flet përmes ikonave”, u shpreh ai.Në vitin 2024, ky muze ka mirëpritur mbi 106 mijë vizitorë, 40% më shumë se në 2023.Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen “Kala” dhe ka qënë katedralia e qytetit.

    Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.
    Ikonostasi i katedrales “Fjetja e Shën Mërisë” mban si datë vitin 1807. Ajo konsiderohet si një ndër veprat më të mira të krijuara nga mjeshtrit shqiptarë të drugdhendjes.
    Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë.
    Nën dyshemenë e absidës më 12 gusht të vitit 1968, janë gjetur dy Kodikët e Beratit, “Codex Purpureus Beratinus” i shek. VI pas Krishtit dhe “Codex Aureus Anthimi” i shek. IX.
    Kodikët në fjalë janë përmendore të kulturës dhe qytetërimit si dhe enciklopedi të vërteta të mendimit të krishterë. Dy Kodikët e Beratit janë regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” nën mbrojtjen e UNESCO-s.