Tag: beratit

  • I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

    I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

    Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.
    Bëhet fjalë për E. G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
    Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

  • Tentoi vrasjen e një personi në Berat dy vite më parë, ektradohet nga Spanja Ermal Gora

    Tentoi vrasjen e një personi në Berat dy vite më parë, ektradohet nga Spanja Ermal Gora

    Foto ilustruese

    TIRANË- Ermal Gora, 46-vjeç, është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, për një atentat të dështuar në qytetin e Beratit. Gora së bashku me tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë identifikuar si Hamit Berisha dhe Arli Shehu, në vitin 2023, planifikonin vrasjen e një personi në lagjen Kala.
    Plani i tyre dështoi pasi u pikas nga policia e Beratit, pasi mjeti ku gjendeshin armët që do të përdoreshin në atentat, u gjet i parkuar në fshatin Moravë, pasi autorët e ndiqnin objektivin e tyre me një tjetër makinë, për të mos rënë në sy.
    NJOFTIMI I POLICISË
    Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.
    Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
    Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.
    Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

  • Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

    Detaje nga plagosja në Berat: Plumba 37-vjeçarit pas sherrit për parakalimin e makinave

    Një sherr i nisur për një parakalim mjetesh ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të një të riu në qytetin e Beratit në orët e para të kësaj të diele. I plagosuri Fabjel Toska (Xhindi), 37-vjeç ka marrë një plumb në bark. Ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.
    Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri pak pas mesnatës në Berat. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të natës të kësaj të diele në hyrje të qytetit të Beratit, ku 37-vjeçari Fabjel Toska i njohur edhe si Fabjel Xhindi ishte duke lëvizur me makinë në shoqërinë e një miku të tij.
    Një automjet tjetër i ka parakaluar, ndërsa 37-vjeçari e ka sinjalizuar të ndalonte makinën. Shoferi që ndodhej në mjetin tjetër nuk ka ndaluar, ndërsa Fabjel Toska e ka ndjekur pas, ku dyshohet se është afruar te xhami i shoferit dhe i ka kërkuar shpjegim se përse parakaloi, shkruan A2 CNN. Gjatë një debati me tone të ashpra, shoferi tjetër ende i paidentifikuar e ka plagosur me armë zjarri 37-vjeçarin Fabjel Toska, i cili ka marrë një plumb në bark.
    Pas ngjarjes i riu i plagosur u dërgua në Spitalin e Beratit nga personi që e shoqëronte. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Beratit, i riu për shkak të gjendjes shëndetësore u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, raporton A2 CNN.
    Kur është marrë në pyetje nga policia Fabjel Toska alias Xhindi dhe shoku i tij kanë deklaruar se nuk e njohin personin që qëlloi me armë zjarri, ndërsa në drejtimin e Prokurorisë së Beratit është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

  • Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

    Me kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari në Berat, procedohet penalisht shoku

    Policia e Beratit ka arrestuar një 33-vjeçar dhe ka proceduar penalisht shokun e tij, pasi në makinën me të cilën lëviznin u gjet një sasi kokaine.
    Burime zyrtare bënë me dije se specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Q., 29 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën sasi lënde narkotike Kokainë që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

  • Aksident në Mbreshtan të Beratit, ndërhyn zjarrfikësja për nxjerrjen e 4 të lënduarve

    Aksident në Mbreshtan të Beratit, ndërhyn zjarrfikësja për nxjerrjen e 4 të lënduarve

    Drejtoria e Shërbimit Zjarrfikës Berat ka përfunduar një aksion për nxjerrje të katër qytetarëve të aksidentuar ne një mjet në fshatin Mbreshtan, NJA Sinjë, pranë pusit Shpirag 5.

    Mjeti tip fuoristradë kishte dale nga rruga dhe ishte hedhur në një rrëpirë duke sjellë si pasojë lëndimin e 4 personave.

    Të lënduarit u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal Berat.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • “Travel and Tour World”: Turistët ndërkombëtarë “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

    “Travel and Tour World”: Turistët ndërkombëtarë “pushtojnë” qytetin historik të Beratit

    Me peizazhet e bukura dhe pamjet piktoreske, Berati, i njohur si “Qyteti i një mbi një dritareve”, është shndërruar shpejt në një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri, falë historisë së tij të pasur dhe ndërtesave karakteristike osmane, sipas “Travel and Tour World” (TTW).
    Në një periudhë prej 10 muajsh, qyteti i Beratit është vizituar nga 750,000 turistë ndërkombëtarë dhe vendas, duke rritur ndjeshëm aktivitetin ekonomik të qytetit dhe zonës përreth, pasi shumë biznese lokale si hotele, restorante dhe kompani turistike po përfitojnë nga fluksi i turistëve.

    Pse e vizitojnë Beratin turistët?

    Vizitorët tërhiqen nga historia dhe arkitektura e pasur e qytetit. Kalaja mesjetare që dominon qytetin është një pjesë e mrekullueshme e historisë dhe arkitekturës.

    Kalaja u ofron vizitorëve një pamje të mrekullueshme të arkitekturës historike më të fundit të qytetit dhe peizazhit të bukur të rajonit. Kalaja e Beratit përbëhet nga pjesë arkitekturore dytësore, të cilat përfshijnë një faltore dhe një xhami, dhe pasqyrojnë disa nga diversitetet kulturore dhe fetare i rajonit.
    Vizitorët gjithashtu vlerësojnë rajonet e Mangalemit dhe Goricës me rëndësinë e tyre historike dhe rrugët e ngushta me kalldrëm.
    Këtu, turistët mund të gjejnë monumente të bukura të arkitekturës nga epoka osmane.
    Një nga atraksionet në qytet janë monumentet dhe arkitektura e Beratit.
    Trashëgimia kulturore e qytetit, muzetë dhe historia e tij gjithashtu tërheqin vizitorët.
    Muzeu Etnologjik, i vendosur në ish-shtëpinë e guvernatorit, ka një koleksion të pasur objektesh historike që portretizojnë traditat nga Berati, ndërsa Muzeu i Ikonografisë strehon vepra arti bizantine dhe fetare.
    Ekonomia turistike në zgjerim e Beratit po ndihmon në rritjen dhe diversifikimin e sektorit të shërbimeve të qytetit.
    Vëllimi në rritje i rezervimeve ka nxitur hotelet dhe akomodimet butike të zgjerojnë ofertat e tyre të shërbimeve.
    Qyteti i vjetër i Beratit ka regjistruar një fluks të larmishëm të turistëve ndërkombëtarë.
    Disa pika turistike u shërbejnë turistëve të huaj gatime shqiptare si byrek, tavë qengji dhe verëra lokale.
    Rritja e numrit të turistëve në qytet u vjen në ndihmë edhe dyqaneve të artizanatit, shitësve të suvenireve dhe bizneseve të vogla që shesin artizanate tradicionale.
    Tekstilet e endura me dorë, produktet prej bakri dhe qeramika janë shpesh blerje të kërkuara nga turistët.
    Gjithashtu, me rritjen e numrit të vizitorëve të huaj dhe vendas në Berat, bizneset janë zgjeruar, duke rritur mundësitë e punësimit dhe duke forcuar ekonominë lokale.
    Operatorët turistikë që ofrojnë udhëtime, guidë dhe aktivitete kulturore janë zgjeruar gjithashtu.
    Vizitorët mund të zhvillojnë udhëtime të organizuara për të vlerësuar dhe kuptuar trashëgiminë kulturore të Beratit – me guida vendase që tregojnë historitë e arkitekturës dhe traditave të qytetit.
    Turistët e huaj janë të interesuar për historinë e monumenteve të famshme të Beratit.
    Trashëgimia e UNESCO-s dhe roli i saj në turizëm
    Fakti që Berati është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka kontribuar shumë në popullaritetin e tij në rritje si një destinacion turistik.
    Historia, arkitektura dhe kultura e qytetit janë të jashtëzakonshme dhe i kanë mundësuar qytetit të bëhet një nga vendet e trashëgimisë më të mbrojtura në të gjithë globin.
    UNESCO jo vetëm që e mbrojti qytetin dhe e solli atë në skenën ndërkombëtare, por e nxiti atë të praktikonte turizmin e qëndrueshëm.
    Kjo i lejon qytetit të ruajë si monumentet natyrore ashtu edhe ato kulturore të qytetit.
    Shpallja e Beratit si Trashëgimi Botërore ndihmon në zgjerimin e potencialit të tij në promovimin e turizmit – si një nga qytetet e vlerësuara të Shqipërisë.
    Gjirokastra, një tjetër qytet i vlerësuar, është i njohur për arkitekturën e tij osmane të ruajtur mirë dhe është i vendosur në një vendndodhje të përshtatshme për vizitorët ditorë.
    Ofertat e kombinuara të qytetit të UNESCO-s nxisin turizmin në rajon, duke i dhënë Beratit një pozicion të spikatur në hartën e turizmit kulturor të Shqipërisë.
    Berati, një atraksion ndërkombëtar i Shqipërisë
    Midis turistëve ndërkombëtarë, Shqipëria po bëhet një destinacion popullor udhëtimi me Beratin si një nga atraksionet e saj.
    Popullariteti në rritje i Shqipërisë për ofertat e saj, dhe më konkretisht qyteti i Beratit, i atribuohet historisë së pasur, peizazheve të bukura dhe infrastrukturës turistike në rritje.
    Ndërthurja e jashtëzakonshme e sharmit historik dhe turizmit modern të Beratit është një faktor tërheqës për vizitorët në kërkim të përvojave autentike kulturore.
    Midis turistëve ndërkombëtarë që vizitojnë Beratin, vizitorëve nga Evropa dhe kryesisht Italia, Greqia dhe Gjermania fqinje janë më të shpeshtët.
    Megjithatë, qyteti po fiton një reputacion të mirë dhe po tërheq turistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia.

  • Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar me një reagim të ashpër në Facebook situatën dramatike që po kalon qarku i Beratit pas reshjeve të dendura të shiut.
    “Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’u përballur me këtë situatë,” shkruan Bozdo.

    Ai thekson se bizneset në qendër të Beratit dhe parkimi nëntokësor janë përmbytur përsëri, si pasojë e lënies në harresë për shumë vite të shtratit të lumit Osum. Në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe në sipërfaqet e mbjella janë të mëdha.

     

    Bozdo akuzon drejtpërdrejt qeverinë se përmbytjet, përtej reshjeve të mëdha, janë shkaktuar nga mungesa për vite me radhë e investimeve në infrastrukturë mbrojtëse, argjinatura dhe pastrim periodik të kanaleve kulluese.
    “Qeveria vendore dhe ajo qendrore duhet të marrë menjëherë masa për të furnizuar banorët e prekur me ushqime dhe veshmbathje, për të zhdëmtuar plotësisht fermerët e dëmtuar si dhe riparimin e banesave të prishura nga vërshimi i ujit!,” përfundon reagimi i deputetit demokrat Eno Bozdo.

  • Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Përkeqësimi i motit/ Lumi Osum del nga shtrati, pedonalja e qytetit të Beratit nën ‘pushtetin’ e ujit

    Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit.
    Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, pedonalja e Beratit është nën ‘pushtetin’ e ujit.
    Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë.
    Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit.

  • Kandidati i pavarur në Berat/ I uroj suksese kryetarit të ri

    Kandidati i pavarur në Berat/ I uroj suksese kryetarit të ri

    Kandidati i pavarur për bashkinë e Beratit, i mbështetur nga opozita, Pavlo Shkarpa ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.
    Në një postim në rrjete sociale, Shkarpa ka falenderuar personat që e kanë mbështetur, ndërsa i ka uruar suksese kryetarit të ri të bashkisë, socialistit Ervin Ceca. Ky i fundit fitoi me një rezultat të thellë prej 13.050 votash.
    Postimi i plotë:
    Një falënderim i veçantë për 2,607 votuesit që mbështetën emrin tim qëndrestarët demokrat, familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirësit e kauzës sonë.
    Së bashku ndërtuam një komunitet mbështetësish të pasionuar, sollëm në qëndër të vëmëndjes çështje të rëndësishme dhe frymëzuam biseda që do të formësojnë të ardhmen tonë. Çdo hap që hodha ishte një hap përpara për vlerat që besoj dhe për dashurinë time për Beratin.
    I uroj suksese Kryetarit të ri të Bashkisë dhe shpresoj që ai, në emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Beratit, të punojë me vizion, dashuri dhe pa varësi partiake për qytetin tonë.
    Jam thellësisht mirënjohës për Beratin dhe për të gjithë ju që ishit me mua, këtu dhe kudo.
    Drita e premtimit të Beratit do të vazhdojë të shkëlqejë, për sa kohë që nuk dorëzohemi dhe vazhdojmë të luftojmë.
    Me mirënjohje,
    Pavlo Shkarpa.

  • Çfarë rezultati pret në Berat? Kandidati i PS përgjigjet pas votimit

    Çfarë rezultati pret në Berat? Kandidati i PS përgjigjet pas votimit

    Besoj se do të kemi të njëjtin rezultat me atë të vitit 2023, kur socialisti Ervin Demo fitoi me 60% të bashkisë, kundrejt kundërshtarit të tij. Këtë përgjigje i dha gazetarit të A2 CNN, kandidati Partisë Socialiste i Bashkisë së Beratit Ervin Ceca, pas votimit.
    “Besoj që do të jemi pak a shumë në të njëjta shifra dhe të njëjtin rezultat”, u përgjigj ai për A2 CNN.
    Në një deklaratë për mediat pas votimit ai shprehu bindjen se qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
    “Jam i bindur që qytetarët e Beratit do të bëjnë zgjedhjen e duhur”.
    Ervin Ceca i Partisë Socialiste kandidon përballë Pavlo Shkarpës, i cili garon si pavarur dhe mbështetet nga opozita.  Në këtë bashki kanë të drejtë vote 82 161 zgjedhës.