Më 8 korrik 2008, qyteti i Beratit iu bashkua Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur ndërkombëtarisht për vlerat e tij unike arkitektonike, historike dhe kulturore. Sot, 17 vjet më pas, Berati nuk është vetëm një qytet në UNESCO e qytet i shpallur muze nga Shqipëria që nga viti 1961, por një destinacion i gjallë që mishëron më së miri bashkëjetesën mes së lashtës dhe të sotmes.Që prej vitit 2008, shumëçka ka ndryshuar. Infrastruktura rrugore, dikur pengesë për të vizituar qytetin, është përmirësuar ndjeshëm, duke e bërë Beratin më të arritshëm për vizitorët vendas e të huaj. Por vetëm në vitet e fundit qyteti ka njohur një hov të vërtetë zhvillimi, duke u kthyer në një nga pikat më dinamike të turizmit kulturor në Shqipëri.Janë shtuar ndjeshëm strukturat akomoduese, numri i bar-kafeneve dhe restoranteve është rritur, dhe janë kryer punime restauruese jo vetëm në fasadat e shtëpive karakteristike, por edhe në mjediset publike dhe monumentet kryesore.Lagje historike si Mangalemi dhe zona pranë urës së Goricës, që dikur shfaqeshin të braktisura, sot janë kthyer në zona plot jetë, ngjyra dhe gjallëri. Kjo falë investimeve publike dhe private, por edhe kthimeve të emigrantëve që kanë rikthyer në jetë banesat e të parëve, duke i transformuar në bujtina mikpritëse, restorante autentike dhe hapësira kulturore.Sot, Berati është një qytet që jeton turizmin gjatë gjithë vitit. Vetëm gjatë periudhës janar-maj 2025 priti 370 mijë turistë, një shifër që dëshmon se trashëgimia, kur shoqërohet me përkujdesje, vizion dhe dashuri për vendin, mund të kthehet në motor zhvillimi.Një trashëgimi që frymëzon edhe sotBerati, për shkak të objekteve muzeale me vlera të mëdha kombëtare, ishte shpallur qytet-muze që në vitin 1961. Kalaja e Beratit, ura me 7 harqe e Goricës, katedralja “Fjetja e Shën Mërisë”, Muzeu Onufri, Epitafi i Gllavenicës, Kodiku i Purpurt i Beratit, etj., përbëjnë pasurinë historike të qytetit 2400-vjeçar.Pas hyrjes në UNESCO (Organizatën për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara), ku vendi ynë aderon që prej vitit 1958, qyteti i “një mbi një dritareve” filloi të promovonte vlerat monumentale dhe të përfaqësohej ndërkombëtarisht së bashku me qytetin e Gjirokastrës, si një sit i përbashkët për shkak të ngjashmërisë arkitektonike dhe historike.Berati, sipas UNESCO-s, është dëshmitar i bashkëjetesës së komuniteteve të ndryshme fetare dhe kulturore përgjatë shekujve. Në kriterin e tretë të arsyes së nënshkrimit të Beratit në UNESCO shprehimisht thuhet se: Berati dhe Gjirokastra janë një dëshmi e shquar e diversitetit të shoqërive urbane në Ballkan, dhe të jetëgjatësisë së mënyrave të jetës të cilat sot pothuajse janë zhdukur.Kriteri i katërt përmend se dy qytetet janë dëshmi e jashtëzakonshme për llojet e ndryshme të monumenteve dhe banesave popullore urbane gjatë periudhës Klasike Osmane, në vazhdimësi me kulturat mesjetare që e paraprinë atë. Ky është një vlerësim mjaft i rëndësishëm për qytetin e Beratit, i cili sot renditet mes 600 vendeve të botës që janë në UNESCO si rrjedhojë e trashëgimisë së tyre universale./Diaspora Shqiptare/.
Tag: berati
-

Berati,një destinacion gjithnjë e më i preferuar për turistët vendas dhe të huaj
Berati vijon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit, jo vetëm për trashëgiminë e pasur historike dhe arkitekturën unike, por edhe për ofertat e shumta që ofron agroturizmi dhe përvojat autentike lokale.Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë, gjatë periudhës janar-maj 2025, qyteti është vizituar nga rreth 370 mijë turistë, çka përbën një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga Silvi Merdani, drejtoreshë e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, e cila theksoi se nuk është vetëm numri i turistëve që ka shënuar rritje, por edhe netqëndrimet dhe përfshirja në aktivitete kulturore dhe traditash.“Përveç vizitave në monumentet historike apo turizmit të aventurës, turistët mund të përjetojnë degustime vere, ekspozita artizanale dhe aktivitete folklorike që rikthejnë në jetë traditat e rajonit,” tha Merdani për ATSH-në.Ajo shtoi se bashkia ka organizuar një sërë eventesh që nxisin vizitat turistike dhe se Berati tashmë është një qytet “pa sezon turistik të mbyllur”, pasi vizitohet gjatë gjithë vitit.Ndër atraksionet më të vizituara mbeten Kalaja e Beratit, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, muzeu Onufri dhe ai Etnografik, kantinat e verës si dhe Kanionet e Osumit në zonën e Skraparit.Arkitektura e rrallë, mikpritja tradicionale dhe bukuria natyrore e bëjnë Beratin një nga destinacionet më tërheqëse dhe të qëndrueshme të turizmit shqiptar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Berati vijon të tërheqë turistë gjatë gjithë vitit, jo vetëm për trashëgiminë e pasur historike dhe arkitekturën unike, por edhe për ofertat e shumta që ofron agroturizmi dhe përvojat autentike lokale.Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë, gjatë periudhës janar-maj 2025, qyteti është vizituar nga rreth 370 mijë turistë, çka përbën një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u bë e ditur nga Silvi Merdani, drejtoreshë e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, e cila theksoi se nuk është vetëm numri i turistëve që ka shënuar rritje, por edhe netqëndrimet dhe përfshirja në aktivitete kulturore dhe traditash.“Përveç vizitave në monumentet historike apo turizmit të aventurës, turistët mund të përjetojnë degustime vere, ekspozita artizanale dhe aktivitete folklorike që rikthejnë në jetë traditat e rajonit,” tha Merdani për ATSH-në.Ajo shtoi se bashkia ka organizuar një sërë eventesh që nxisin vizitat turistike dhe se Berati tashmë është një qytet “pa sezon turistik të mbyllur”, pasi vizitohet gjatë gjithë vitit.Ndër atraksionet më të vizituara mbeten Kalaja e Beratit, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, muzeu Onufri dhe ai Etnografik, kantinat e verës si dhe Kanionet e Osumit në zonën e Skraparit.Arkitektura e rrallë, mikpritja tradicionale dhe bukuria natyrore e bëjnë Beratin një nga destinacionet më tërheqëse dhe të qëndrueshme të turizmit shqiptar.
-

Berati, qyteti “i një mbi një dritareve”, një lakmi e parezistueshme e turistëve, të cilët bëhen pjesë e kësaj magjepsje në çdo stinë
Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas, jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-maj 2025 qyteti ka pritur rreth 370 mijë turistë, një rritje e dukshme prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.Sipas saj, shifrat e turistëve nuk janë të vetmet që reflektojnë rritje.“Netqëndrimet gjithashtu janë në rritje, aktivitetet ku turistët përfshihen janë në rritje. Përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit”, theksoi Merdani.Merdani u shpreh se “bashkia e Beratit po organizon një sërë aktivitetesh, të cilat, si çdo vit, ndikojnë në rritjen e fluksit të vizitorëve”.“Më e bukura është se në Berat nuk ka më nisje dhe as mbyllje të sezonit. Turistët e zgjedhin në çdo ditë të vitit, se kurdoherë ka shumë për të ofruar. Ndër atraksionet më të vizituara vijojnë të jenë Kalaja, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, ndërsa në qark më të vizituarat janë Kanionet e Osumit, kantinat e qytetit, muzeumet Onufri, Etnografik etj.”, shtoi Merdani.Arkitektura interesante e Beratit dhe trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtetë të rrallë dhe ndër më të vizituarit në vend.
-

Kolegji Zgjedhor shtyn më datë 26 Vlorën. Do të shqyrtohen edhe Berati, Dibra dhe Shkodra
Këtë të martë në Kolegjin Zgjedhor shqyrtohen ankimet e PD-së për 4 qarqet e tjera, e cila kërkon shpalljen e rezultatit të 11 majit të pavlefshëm. Seanca për qarkun e Vlorës u shty më datë 26 qershor ora 08:30. Po shqyrtohet Berati dhe më pas do të vijohet me Dibrën dhe Shkodrën. Kolegji Zgjedhor ka certifikuar rezultatin në 4 qarqe, Lezhë, Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, duke rrëzuar ankimin e PD.
-

Berati në syrin e mediave të huaja: Vendi ku pushimet ideale bëhen realitet
Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”.
”Ky qytet, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, duket sikur ka dalë nga një libër përrallash për fëmijë: shtëpi guri, rrugë labirint, kopshte me lule, xhami dhe kisha antika dhe një kështjellë që e mbikëqyr nga lart. Nga tarraca e ”Traditës së Beratit”, një shtëpi tradicionale e shndërruar në një hotel dhe restorant, pamja nuk harrohet lehtë. Duke shtrirë duart, duket sikur mund të prekësh çatitë me tulla të shtëpive antike përgjatë lumit Osum dhe Urës së Goricës. Vetëm pak metra larg është sfondi i përsosur për një foto suvenire. Është vendi ideal për t’u zhytur në këtë qytet me një histori mijëravjeçare.
Të zgjohesh brenda mureve të këtij hoteli të vendosur në një vilë guri dhe të hash një mëngjes të bollshëm i rrethuar nga heshtja e qytetit që zgjohet ngadalë, përpara se të fillosh ta eksplorosh atë, është një nga përvojat më të bukura që mund të kesh në Berat dhe në Shqipëri.
Në tavolinë keni shumë mundësi zgjedhjeje: lëngje frutash të freskëta, kafe, vezë fermerësh, kruasanë, petulla, makarona të skuqura që shkrihen në gojë, djathë i bardhë dhie, mjaltë dhe reçelra shtëpie. ”Tradita e Beratit” ka 6 dhoma gjumi të mobiluara deri në detajet më të vogla: midis qilimave me modele gjeometrike, objekteve prej bakri, dekorimeve prej druri dhe perdeve të bardha të qëndisura me dorë nga artizanët e qytetit, bien në sy elementët origjinalë të strukturës, siç janë oxhaqet dhe muret prej guri të ruajtura me kujdes.
Nevojitet një ngarkesë e plotë energjie për ta përballuar më së miri ditën.
Berati është një qytet piktoresk me rrugë të pjerrëta dhe labirinte që të çojnë në vende ku koha duket se ka ndalur. Shtëpitë e bardha me çati kafe dhe dritare që mbivendosen, kishat e lashta, si ato të Shën Thomait dhe Shën Spiridhonit, kopshtet e harlisura që dalin nga pas dyerve shumëngjyrëshe. Dhe, përsëri, xhamitë e qytetit, ndër të cilat spikat ”Xhamia e Beqarëve”, e ndërtuar për djem që kërkojnë gra, me piktura të kujdesshme që dekorojnë muret e saj të jashtme.
Çdo cep, çdo vështrim është një ftesë për të ndaluar dhe për të vëzhguar, pa nxitim, bukurinë dhe veçantinë e këtij vendi. Deri në Kalanë e Beratit, brenda mureve të së cilës, ende të banuara sot, ka rrënoja kishash, xhamish dhe një nga muzetë më të bukur në Shqipëri, ai i Onufrit, kushtuar piktorit të ikonave të shekullit XVI.
Për më romantikët, është mbrëmja, kur qielli ngjyroset me nuanca portokalli dhe rozë, kur ndodh magjia.
Menuja e ”Traditës së Beratit” përbëhet nga pjatat më të shijshme të kuzhinës vendase. Nga byreku me spinaq te fërgesa, një tavë e gatuar në furrë me gjizë të kripur, domate dhe speca, nga specat dhe patëllxhanët e mbushur te qoftet e bëra në shtëpi dhe ullinjtë e famshëm të Beratit, çdo pjatë është një gëzim për sytë dhe qiellzën.
Për t’u shoqëruar vetëm me një nga verërat nga vreshtaria vendase, ”Hoço Wine”.”Berati, në zemër të Shqipërisë, krenohet me disa nga vreshtat më të mira në vend, të cilat së bashku krijojnë një peizazh që nuk ka asgjë për t’i pasur zili Italisë dhe Francës”, thotë Antonel Hoço, i cili, së bashku me motrën e tij Kejsi, menaxhon vilën.
Çdo përbërës në menu është vendase, sezonale dhe shumë e freskët, sipas traditës më të mirë shqiptare.Në verë, kur nxehtësia e ditës ia lë vendin temperaturave të freskëta, ha nën qiellin me yje, ndërsa vështron dritat e qytetit. Një ëndërr? Jo, këtu është thjesht realitet. -

”Vanity Fair”: Berati, oazi ku ëndrrat për pushime perfekte kthehen në realitet
Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”.”Ky qytet, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, duket sikur ka dalë nga një libër përrallash për fëmijë: shtëpi guri, rrugë labirint, kopshte me lule, xhami dhe kisha antika dhe një kështjellë që e mbikëqyr nga lart. Nga tarraca e ”Traditës së Beratit”, një shtëpi tradicionale e shndërruar në një hotel dhe restorant, pamja nuk harrohet lehtë. Duke shtrirë duart, duket sikur mund të prekësh çatitë me tulla të shtëpive antike përgjatë lumit Osum dhe Urës së Goricës. Vetëm pak metra larg është sfondi i përsosur për një foto suvenire. Është vendi ideal për t’u zhytur në këtë qytet me një histori mijëravjeçare.Të zgjohesh brenda mureve të këtij hoteli të vendosur në një vilë guri dhe të hash një mëngjes të bollshëm i rrethuar nga heshtja e qytetit që zgjohet ngadalë, përpara se të fillosh ta eksplorosh atë, është një nga përvojat më të bukura që mund të kesh në Berat dhe në Shqipëri.Në tavolinë keni shumë mundësi zgjedhjeje: lëngje frutash të freskëta, kafe, vezë fermerësh, kruasanë, petulla, makarona të skuqura që shkrihen në gojë, djathë i bardhë dhie, mjaltë dhe reçelra shtëpie. ”Tradita e Beratit” ka 6 dhoma gjumi të mobiluara deri në detajet më të vogla: midis qilimave me modele gjeometrike, objekteve prej bakri, dekorimeve prej druri dhe perdeve të bardha të qëndisura me dorë nga artizanët e qytetit, bien në sy elementët origjinalë të strukturës, siç janë oxhaqet dhe muret prej guri të ruajtura me kujdes.Nevojitet një ngarkesë e plotë energjie për ta përballuar më së miri ditën.Berati është një qytet piktoresk me rrugë të pjerrëta dhe labirinte që të çojnë në vende ku koha duket se ka ndalur. Shtëpitë e bardha me çati kafe dhe dritare që mbivendosen, kishat e lashta, si ato të Shën Thomait dhe Shën Spiridhonit, kopshtet e harlisura që dalin nga pas dyerve shumëngjyrëshe. Dhe, përsëri, xhamitë e qytetit, ndër të cilat spikat ”Xhamia e Beqarëve”, e ndërtuar për djem që kërkojnë gra, me piktura të kujdesshme që dekorojnë muret e saj të jashtme.Çdo cep, çdo vështrim është një ftesë për të ndaluar dhe për të vëzhguar, pa nxitim, bukurinë dhe veçantinë e këtij vendi. Deri në Kalanë e Beratit, brenda mureve të së cilës, ende të banuara sot, ka rrënoja kishash, xhamish dhe një nga muzetë më të bukur në Shqipëri, ai i Onufrit, kushtuar piktorit të ikonave të shekullit XVI.Për më romantikët, është mbrëmja, kur qielli ngjyroset me nuanca portokalli dhe rozë, kur ndodh magjia.Menuja e ”Traditës së Beratit” përbëhet nga pjatat më të shijshme të kuzhinës vendase. Nga byreku me spinaq te fërgesa, një tavë e gatuar në furrë me gjizë të kripur, domate dhe speca, nga specat dhe patëllxhanët e mbushur te qoftet e bëra në shtëpi dhe ullinjtë e famshëm të Beratit, çdo pjatë është një gëzim për sytë dhe qiellzën.Për t’u shoqëruar vetëm me një nga verërat nga vreshtaria vendase, ”Hoço Wine”.”Berati, në zemër të Shqipërisë, krenohet me disa nga vreshtat më të mira në vend, të cilat së bashku krijojnë një peizazh që nuk ka asgjë për t’i pasur zili Italisë dhe Francës”, thotë Antonel Hoço, i cili, së bashku me motrën e tij Kejsi, menaxhon vilën.Çdo përbërës në menu është vendase, sezonale dhe shumë e freskët, sipas traditës më të mirë shqiptare.Në verë, kur nxehtësia e ditës ia lë vendin temperaturave të freskëta, ha nën qiellin me yje, ndërsa vështron dritat e qytetit.Një ëndërr? Jo, këtu është thjesht realitet.
-

Cili është qyteti shqiptar që ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja?
Berati është qyteti shqiptar që nuk po tërheq vetëm vëmendjen e turistëve – 1 milion e vizituan sezonin e kaluar – por ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u prezantuar si një nga destinacionet më tërheqëse në Shqipëri, i vendosur tashmë në hartën globale të turizmit. Berati në sytë e mediave prestigjioze ndërkombëtare Time Magazine e ka përshkruar Beratin si një qytet që ofron një përzierje të trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes. Artikulli thekson rëndësinë historike të qytetit, pasurinë e tij arkitektonike me kisha bizantine, xhami dhe kalanë shekullore.
Le Monde ka raportuar për transformimin e Shqipërisë përmes turizmit masiv, duke përmendur Beratin si një nga qytetet që përfiton nga ky zhvillim. Thekson rritjen e numrit të vizitorëve dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në qytet.
The Sun e ka përfshirë Shqipërinë në listën e destinacioneve të reja për pushime, duke përmendur Beratin si një qytet me çmime të përballueshme dhe atraksione kulturore të pasura. The Sun thekson se qyteti është vetëm tre orë larg nga Mbretëria e Bashkuar dhe ofron një alternativë ekonomike ndaj destinacioneve tradicionale.
Conde Nast Traveller paralelizon shtëpitë e bardha, karakteristike të Beratit me ato blu të Puglias dhe sigurisht sugjeron lexuesit e saj të vizitojnë qytetin 2400-vjeçar, si një destinacion ‘must’.
Lonely Planet: “Pavarësisht se tani është një qendër e madhe për turizmin në Shqipëri, Berati ka arritur të mbajë sharmin e vet dhe atmosferën miqësore”.Slow Travell: E këshillon çdo udhëtar të botës të kalojë të paktën tri net në Berat, rendit gjithçka që mund të bëjë në këtë qytet, pa harruar rikthimin në të.
El Pais: E ka cilësuar Beratin si një xhevahir të Ballkanit që duhet zbuluar.
Revista prestigjioze franceze e verës, “La Revue du Vin de France” ka vlerësuar verërat me etiketë shqiptare. Mes 7 më të mirave, 3 janë kantinat e Beratit; Çobo Wine, Kantina Alpeta dhe Kantina Pupa. Berati është qyteti i kantinave dhe një herë në vit mbledh kantinat shqiptare e më gjerë në Festivalin e verës “Wine & Stories of Berat”.
Berati si simbol i turizmit shqiptar E dini çfarë është më e bukura? Berati shpesh është zgjedhur si imazhi përfaqësues në artikujt dhe promovimet për Shqipërinë. Fotot e qytetit me shtëpitë e bardha dhe dritaret karakteristike përdoren në kopertinat e shumë artikujve ndërkombëtarë, duke e bërë atë një simbol të turizmit shqiptar. Edhe kur një shkrim flet për 10 qytete shqiptare, kopertina i takon Beratit. Më poshtë janë disa foto sa për ilustrim.
-

Berisha nga Berati: Sistemi arsimor do jetë më moderni, punësim i të rinjve pas përfundimit të studimeve
Kreu i PD Sali Berisha nga Berati tha se sistemi arsimor në vend do jetë më moderni nëse vjen në pushtet PD.
Qëllimi më madhor i programit të PD, i programit të opozitës shqiptare, është të sjellë kombin në rininë e tij. Të sjellë kombin shqiptar në moshën e rinisë. Dhe kjo në njëfarë mënyre duke parë realitetin, të duket se është njëlloj si të shpallësh se do kalosh detin në këmbë. Por jo, nuk është ashtu.
Ju i shihni sheshet mbushen. Ju e shihni se energjia, entuziazmi shpërthen në katër anët. Kjo është shpresa e pashuar e shqiptarëve se kombit do rikthehet në rininë e vet, se kombi do kthehet në të ardhmen e vet. Ndaj dhe unë këtu nga Berati shpall zotimin solemn të Aleancës për Shqipërinë Madhështore se sistemi arsimor i Shqipërisë do jetë sistemi më modern, sistemi që punëson. Shkollat dhe universitetet do funksionojnë në partneritet të plotë me ndërmarrjet publike dhe private.
Kjo do të thotë se çdo universitet, publik apo privat, do lidhë marrëveshje me kompani për të ofruar praktikë të integruar në program dhe do përfitojë mbështetje për të gjithë praktikën që do ofrojë për studentët dhe të diplomuarit që ndjekin këto praktika. -

Rama nga Berati: Në garën tonë të 10-të, do të marrim një fitore me notën 10-të
Kryesocialisti Edi Rama u ndal në qytetin e Beratit mbrëmjen e së enjtes ku zhvilloi një takim elektoral me qytetarët.
Në fjalën e tij ai tha se duke parë të mbushur sheshet në të gjitha qytetet e Qarkut të Beratit është i bindur se në garën e dhjetë, socialistët do të marrin një fitore me notën dhjetë.
“Kam besimin dhe vendosmërinë timë më të madhe për të marrë në garën tonë të 10-të një fitore me notën 10-të”, u shpreh kryesocialisti.Më tej Rama theksoi se Berati dhe gjithë Shqipëria është transformuar e gjitha në 12 vite dhe këtë e tregon numri i turistëve dhe viztitorëve që kanë ardhur në vendin tonë.
“Mbase është një mbrëmje shumë e bukur për të kujtuar pak se kur ne e nisëm këtë rrugëtim sëbashku me mbështetjen e shumëkujt që këtu ësëtë në një moshë më të mëdhe, nuk kishte rrugë për të ardhur në Berat. Të gjthë ata që e kanë jetuar atë kohe e dinë që vije deri në Lushnjë, e pastaj merrje kthesën e futesh në një shteg pafund gropash e pluhuri, që nuk të çonte drejt zemrës së një Shqipërie turistike si Berati, por sikur të çonte drejt një vendi të humbur. Kur ne morëm detyrën numëroheshin 30 mijë turistë dhe vizitorë, vjet Berati e mbylli me 1 milionë turistë dhe vizitorë. Kjo është një nga faktet më kokëforta. Ashtu sikundër vetë Shqipëria nga 1 milionë e pak turistë që ishin kryesiosht vëllezër e motra nga trojat shqiptare, në 12 milionë turistë vitin e shkuar. Nëse sot ky qytet buzëqesh, nëse sot ky qyetet ka një ndriçim të veçantë dhe nëse hyn në çdo rrugicë dhe gjen një derë të hapur, kjo do të thotë se në të gjithë qarkun e Beratit është ndërtuar një ekonomi e re te turizmi dhe prodhimit që vijnë nga fshati”, tha Rama. -

Lapaj nga Berati: Propozuam të parët pensionin minimal 200 euro, qytetarët të ndëshkojnë me votë arrogancën
Nga Berati, gjatë një takimi me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka folur për pensionet.
Në fjalën e tij, Lapaj rikujtoi premtimin e forcës që ai përfaqëson për rritjen e pensioneve në minimum 200 euro. Lapaj akuzoi qeverinë se u përpoq ta zhbëjë këtë nismë përmes presioneve dhe propagandës.
“Kur thamë se nuk do ketë pension nën 200 euro, patronazhistët e Ramës u hodhën menjëherë duke thënë se s’ka para. Por për qylaxhinjtë e pushtetit paska. Pastaj kryeministri filloi ta marrë me ironi, fliste për qilima fluturues. Dhe kur pa se nuk i funksionoi, e tha vetë se do ta bëjë pensionin 200 euro,” tha Lapaj.
Lapaj tha se koalicioni i tyre mund ta sjellë ndryshimin duke sjellë garën në sistem.
‘Është fakt që është vendi i dytë për sasinë e ujit në Europë, por është fakt se është vendi me i pa furnizuar në Europë. Është fakt se janë rrogat dhe pensionet më të ulëta në Europë, ka dy dete, përrenj e lumenj, ka miniera, naftë, toka bujqësore, hekur nikel, resurse të tjera, po të menaxhohen si duhet do të mundësohen transformime të mëdha. Ky është një vend dhe kjo është një republikë që lëngon mes të mirave dhe ne mund ta bëjmë ndryshimin duke e sjellë garën në sistem dhe duke e çarë atë që sot e kanë marrë peng bandat përmes politikës’, tha ai.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos pranojnë të nënshtrohen ndaj arrogancës dhe të votojnë për ndryshimin.
“Jam krenar që pa u bërë ende zgjedhjet, ne kemi arritur një fitore: pensioni minimal 200 euro për prindërit dhe gjyshërit tanë,” u shpreh ai.
