Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të reja në qeveri. Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë, Xheni Beqaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Por kush është Xheni Beqaj? Ky emër është përmendur edhe më parë në media nga gazetarja Klodiana Lala, e cila publikoi vitin e kaluar një listë të emërimeve që, sipas saj, lidhen me rrethin familjar të Ergys Agasit, një nga personat më të përfolur për ndikim të fortë në disa institucione të qeverisë. Sipas kësaj liste, Beqaj është përmendur si kunati i Fatmir Troplinit, dhe më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Targave dhe Patentave. Ai është vetëm një nga emrat që, sipas publikimit të Lalës, lidhen me familjarë të Agasit të vendosur në pozicione drejtuese. Në listën e publikuar vitin e kaluar renditeshin edhe: Gerti Hoxha, djali i hallës së Ergys Agasit – Drejtor rajonal i OSHEE për Qarkun Durrës; Arsen Agasi, djali i xhaxhait të tij – Shef i AKU për Portin; Klesti Çela, kunati i Agasit – Drejtor i ASHK, Tirana Rurale.
Po kush është vetë Ergys Agasi?
Figura e tij u bë e njohur më gjerësisht pas intervistës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj në televizionin italian Rai3. Ahmetaj ngriti akuza të forta për kryeministrin Rama, duke pretenduar se ky i fundit ka lidhje me grupe të krimit të organizuar dhe se koordinatori i këtyre lidhjeve është pikërisht Agasi. Sipas Ahmetajt, Agasi vepron nga Durrësi, pranë një klani të njohur atje. Ahmetaj shtoi edhe një tjetër akuzë, duke thënë se në ambientet e Kryeministrisë, Rama konsumon një verë me çmim 33,600 dollarë, të cilën e ndan me “koordinatorin e krimit”, duke iu referuar Agasit.
Tag: beqaj
-

Shishja e verës 30 mijë euro, Rama emëron fisin e Agasit nëpër institucionet shtetërore
-

“Në burg e kam të pamundur”, GJKKO pranon kërkesën e Ilir Beqajt që të dëgjojë audio-regjistrimet
Ilir Beqaj
TIRANË-Gjykata e Posaçme i dha akses ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj që të dëgjojë audio-regjistrimet e seancave paraprake që janë zhvilluar nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Ish-ministri kërkoi në seancën e kaluar që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.
Shkalla e parë e gjyqësorit i vuri në dispozicion Ilir Beqajt njërën prej sallave të Apelit të Posaçëm si dhe administratën e gjykatës, në mënyrë që ai të dëgjojë seancat gjyqësore. Seanca e radhës u la në datën 11 dhjetor.Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)./ZËRI
-

Rasti Balluku si Beqaj? Lala zbulon detajet e përgjimeve dhe skandalit të tenderit të Llogarasë
Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga vendimi i GJKKO sot për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku si dhe bllokimin e pasaportës së saj. Lala, e ftuar në studion e News24, tha se rasti i zonjës Balluku mund të jetë i ngjashëm me atë të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas Lalës, Balluku mund të jetë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim për lëvizjet e saj.
“Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ku thuhet se vlera e tij është rritur 50 mln euro.Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë, SPAK e la të lirë dhe më pas u arrestua për SASPAC. Ai u mbajt në përgjim. Kjo gjë mund të jetë ndjekur dhe për rastin e Ballukut. Ajo mund të jetë mbajtur nën vëzhgim. Skandali ishte se tunelin nuk e ndërtuan turqit, por kompania Gjoka konstruksion. Turqit morën tenderin, dhe punën e bëri kompania Gjoka. Po ashtu një hetim është hapur dhe është ngritur akuza për shkeljen e barazisë në tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.”, tha ajo. -
Ilir Beqaj me kërkesë të re, do ‘zyrë’ në Gjykatë për të dëgjuar përgjimet, shtyhet seanca
ilir beqaj
TIRANË- Seanca për çështjen SASPAK është shtyrë për në datën 3 dhjetor, për shkak se mungonte një prej avokatëve mbrojtës të Ilir Beqajt. Ku i fundit Ii kërkoi trupës gjyqësore që t’i jepet akses në një nga ambientet e gjykatës që të ketë mundësinë të dëgjojë përgjimet dhe të shikojë provat, pasi në burg e ka të pamundur për shkak të mungesës së pajisjeve.
Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar pasi akuzohen për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e SPAK Elida Kaçkini e cila ka hetuar dosjen e SASPAK si dhe u mor nga nga gjyqtarja Rudina Palloi. Beqaj akuzohet dhe për korrupsionit, mos deklarim të ardhurave duke fshehur pronësinë e restorant “Gzones” afër Kalasë së Tiranës dhe të një automjeti.
Gjithashtu në pranga është vënë edhe bashkëpunëtori i i ish-minitrit Ermal Kurtulaj i cili ishte koordinator i EUSAIR, projekt i rëndësishëm i mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian dhe që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), ku Beqaj ishte drejtor.
Përveç Beqajt dhe Kurtulajt gjykata ka vendosur arrest me burg edhe për Alfred Nikolla i cili kishte postin e drejtorit Administrativ të një kompanie me emrin “Landways International” e cila është përdorur për këtë skemë përfitimi.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI -

“Sterilizimi”, shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj
Gjykata e Posaçme shtyu për më 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.
Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.
Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”. -

Zvarritet seanca për Beqajn, ish-ministri i pranishëm në Gjykatë por mungonin avokatët
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në gjykimin ndaj tij për çështjen e “Sterilizimit”.
Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera.
Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar.
Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI -

PS rrëzoi interpelancën me Ballukun/ Balliu u tund prangat: Do përfundoni në qeli si Veliaj dhe Beqaj
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu duke folur nga foltorja e Kuvendit u tha socialistëve se po luftojnë për t´i mbushur xhepat Edi Ramës. Balliu kishte marrë vete edhe prangat, duke thënë se nëse vijohet me aferat siç ka ndodhur deri tani, ministrat do të përfundojnë të arrestuar si kreu i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Balliu u shpreh se për të vjedhur është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve, pasi nuk është bërë kolaudimi i rrugës.
Edhe pse nuk ishte e pranishme, Balliu iu drejtua Ballukut duke i thënë se “ka mundësinë të thotë të vërtetën se kush i ka dhënë urdhrat”.
Balliu deklaroi se “Balluku duhet të bëhet një pentito dhe mos ndjekë rrugën e gjyshit të saj, Beqir Balluku”.
Për tunelin e Llogarasë, deputeti demokrat tha se “punët i ka bërë kompania ‘Gjoka Konstruksion’, ndërsa paratë i ka marrë kompania turke.
“Balluku ka sot mundësinë të thotë të vërtetën se nga kush i erdhi urdhri dhe të mos fshihet, por babëzia nuk njeh asnjë limit moral. Ju për të vjedhur para keni rrezikuar edhe jetën e qytetarëve shqiptarë, duke mos bërë as kolaudimin e rrugës. Ju doni të justifikoheni dhe të thoni nuk e kemi marrë në dorëzim, e ka fajin operatorit.
Në të gjithë këtë tender, nuk merrni as mundimin të fshiheni. Punët i bën Gjoka, që nuk ndodhet në asnjë letër, as si kontraktor dhe as si nën kontraktor, por punët i kryen gjoka dhe paratë i merr kompania turke.
Ky është gjeokorrupsion. SI ka mundësi që në këtë vend bëhet me telefona, por kjo është republika e Palloshit, ky është realiteti. Kjo është republika e banalitetit, me fjalë të ndyra që përdoren nga ministra që i mbani me vite. Kjo zonjë ka mundësinë sot të bëhet pentito dhe të thotë të vërtetën, mos bëhet si gjyshi i saj. Zgjohuni sa nuk është vonë. Do ikni si Veliaj e Beqaj. Po luftoni të mbushni xhepat e tij”, tha nder të tjera Balliu duke tundur prangat. -

Beqaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, Kushtetuesja cakton 23 dhjetorin për mbajtjen e seancës
Gjykata Kushtetuese ka caktuar 23 dhjetorin për mbajtjen e seancës për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mësohet se seanca do të nisë në orën 10:00, ndërsa Beqaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-ministri u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK e masë të GJKKO, për dosjen e skandalit me fondet e SASPAC. Krahas kësaj dosje, Ilir Beqaj akuzohet edhe për koncesionin e “Sterilizimit” në shëndetësi.
Beqaj ndodhet prej më shumë se një viti i izoluar në paraburgimin e Durrësit. -

Padia për masën e sigurimit, Gjykata Kushtetuese cakton datën e shqyrtimit për ish-ministrin Beqaj
ilir beqaj
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar seancën për ish-ministrin Ilir Beqaj, në datën 23 dhjetor, në orën 10:00. Ish-ministri Beqaj ka bërë padi për masën e sigurisë, ku kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i disa vendimeve të mëparshme të GJKKO-së dhe kthimi i çështjes për rigjykim në shkallë të parë.
Çështja është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet që seanca në dhjetor të jetë vendimtare për vijimin e procesit ndaj ish-ministrit.
Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI -

Kërkon prishjen e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit, caktohet data e shqyrtimit për Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do të dalë në Gjykatën e Lartë më 23 dhjetor, në orën 10:00, ku do të shqyrtohet çështja e tij në lidhje me vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe Apelit të Posaçëm.
Sipas dokumentit zyrtar, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i disa vendimeve të mëparshme të GJKKO-së dhe kthimi i çështjes për rigjykim në shkallë të parë.
Çështja është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe pritet që seanca në dhjetor të jetë vendimtare për vijimin e procesit ndaj ish-ministrit.Top Channel