Tag: beogradit

  • “Po mbytemi, po vdesim”/ SKANDAL në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga Policia

    “Po mbytemi, po vdesim”/ SKANDAL në aeroportin e Beogradit, autobusi me shqiptarë bllokohet nga Policia

    Pamje nga autobusi

    BEOGRAD- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në aeroportin e Beogradit, ku një grup shqiptarësh që kishin zgjedhur që të udhëtonin me “Air Serbia” janë lënë për orë të tëra në autobus. Sipas të dhënave që bëhen me dije nga pasagjerët, por edhe nga pamjet, udhëtarët kanë kaluar “gate” dhe janë vendosur në autobus. Por procedura nuk ka zgjatur vetëm pak minuta, ashtu siç edhe duhet në raste të tilla. Përkundrazi janë lënë me orë të tëra në mjet, pa kondicioner dhe në errësirë totale. Një prej pasagjerëve i ka shkuar moderatorit Blendi Fevizu, duke i dërguar edhe pamje të tmerrit që po kalonin në këto netë ku edhe temperaturat janë përvëluese. Në videot e publikuara dëgjohen fëmijë teksa qajnë, ndërkohë që një qytetare u kërkon llogari efektivëve të Policisë që presin jashtë autobusit. 
    Ajo është detyruar të thyejë xhamin e autobusit me mjetet e emergjencës në mënyrë që në mjet të qarkullonte ajri. 
    “A është kjo normale? Po vdesim këtu. A jeni të çmendur? Ka fëmijë këtu!,”-dëgjohet teksa thotë zonja në video. 

    Ndërsa një tjetër shkruan me detaje se si u trajtuan në aeroport.
    “Kemi pritur me shume se 1 ore e 20 min me dyer te mbyllura ne nje bus plot me njerez. Fillova nga paniku se skishim ajer te hapja dritaret e siperme te busit, megjithate per shkak te temperaturave dhe njerezve te shumte ne bus ishte e pamundur te merrje mjaftueshem ajer. Njerezit filluan te revoltoheshin dhe te qellonin xhamat me grushta njeherazi duke shpresuar se dikush do na degjonte. Po mbyteshim… femijet qanin. Pamja me e shemtuar dhe c‘njerezore qe kam pare ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobuzit afrohen perballe me autobuzin dhe shihnin sesi ne kerkonim ndihme te hapnin dyert e nuk benin asgje. Ne nje moment vajza ime 13 vjece merr ate pajisjen qe eshte per emergjence per thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e deres. Ne ato momente filluam te merrnim ajer,”-tregon një nga udhëtarët.
    Ndërkohë që sikur të mos mjaftonte me kaq, e njëjta situatë është përsëritur edhe në avionin e “Air Serbia”, ku sërish u është dashur që të prisnin për t’u kthyer në Shqipëri./ZËRI

  • Moska: E besojmë Vuçiçin për armët, por do ta verifikojmë në terren

    Moska: E besojmë Vuçiçin për armët, por do ta verifikojmë në terren

    Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por paralajmëron se do të kontrollojë zbatimin e tyre në praktikë. Mesazhi u përcoll për Serbinë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.“Presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, do të pezullojë eksportet e armëve. Por këtë do ta verifikojmë”, tha Naryshkin në një deklaratë publike, duke shfaqur një qëndrim të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Beogradit.Kjo vjen pas pretendimeve të bëra më 23 qershor nga shërbimi i tij, sipas të cilave Serbia ka përdorur rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisje ushtarake në Ukrainë. Sipas tyre, pajisjet serbe janë dërguar në vende si Çekia dhe Bullgaria, ku më pas janë montuar dhe transferuar për forcat e Kievit.“Prodhuesit serbë janë të vetëdijshëm për përdoruesit përfundimtarë të armëve që prodhojnë. Ata e dinë se raketat dhe predhat e tyre mund të vrasin ushtarë rusë,” u theksua në deklaratën zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.Deklaratat e Moskës i shtohen tensioneve në rritje që po shoqërojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve që ruajnë kontakte të afërta me Perëndimin, përfshirë edhe Serbinë. Vuçiç nga ana e tij ka deklaruar ditët e fundit se Serbia ka pezulluar eksportet e municioneve dhe është e përkushtuar për të mbajtur një ushtri të fuqishme, por të pavarur nga konfliktet globale.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Moska i beson deklaratave të Beogradit për pezullimin e eksporteve të armëve, por paralajmëron se do të kontrollojë zbatimin e tyre në praktikë. Mesazhi u përcoll për Serbinë nga kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin.“Presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia, nëse nuk i ka ndaluar tashmë, do të pezullojë eksportet e armëve. Por këtë do ta verifikojmë”, tha Naryshkin në një deklaratë publike, duke shfaqur një qëndrim të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Beogradit.Kjo vjen pas pretendimeve të bëra më 23 qershor nga shërbimi i tij, sipas të cilave Serbia ka përdorur rrugë të tërthorta për të eksportuar pajisje ushtarake në Ukrainë. Sipas tyre, pajisjet serbe janë dërguar në vende si Çekia dhe Bullgaria, ku më pas janë montuar dhe transferuar për forcat e Kievit.“Prodhuesit serbë janë të vetëdijshëm për përdoruesit përfundimtarë të armëve që prodhojnë. Ata e dinë se raketat dhe predhat e tyre mund të vrasin ushtarë rusë,” u theksua në deklaratën zyrtare të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse.Deklaratat e Moskës i shtohen tensioneve në rritje që po shoqërojnë marrëdhëniet midis Rusisë dhe vendeve që ruajnë kontakte të afërta me Perëndimin, përfshirë edhe Serbinë. Vuçiç nga ana e tij ka deklaruar ditët e fundit se Serbia ka pezulluar eksportet e municioneve dhe është e përkushtuar për të mbajtur një ushtri të fuqishme, por të pavarur nga konfliktet globale.

  • “Duka në UEFA, harrojeni të përsëritet skena e Beogradit”! Gazetari flet për ndeshjen e kthimit: Shqipëria i dha provat 2 herë 

    “Duka në UEFA, harrojeni të përsëritet skena e Beogradit”! Gazetari flet për ndeshjen e kthimit: Shqipëria i dha provat 2 herë 

    Gazetari Gerti Carcani ishte i ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës. Ai ka diskutuar sa i përket ndeshjes Shqipëri-Serbi e mbyllur në shifrat 0-0 në Air Albania. Një organizim perfekt nga ana e Shqipërisë që e mbyll takimin me 0 incidiente të ndodhura, ndërsa tani diskutimi ka kaluar nëse edhe në Serbi do të bëjnë të njëjtën mikëpritje apo do të përsërisin skenën e Beogradit. 
    “Jemi 11 vite më pas nga 2014 dhe ajo ndeshje ka lënë shenjë të madhe, ngjarja e Beogradit. Nga ana tjetër Shqipëria i ka dhënë dy herë provat, në Elbasan me serbët dhe tani në Air Albania. Kemi dhënë dy herë provat dhe nuk ka për të ndodhur e njëjta gjë në Serbi. Mos të harrojmë se situata nuk është e njëjtë, tani presidenti i FSHF është zëvendës president i UEFA-s, nuk e injorojmë dhe e anashkalojmë këtë fakt. Pra ti erdhe, të pritëm, na falenderove dhe unë mendoj se Federata Serbe do të marrë masat  në 100% që të mos ketë asnjë lloj problemi atje sepse ndryshe, do të ndëshkohen rëndë”, tha Carcani. /Sport Ekspres/ 

  • Vritet 24-vjeçari në qendër të Beogradit

    Vritet 24-vjeçari në qendër të Beogradit

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qendër të Beogradit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

    Sipas raportimeve nga nova.rs, i riu është qëlluar disa herë ndërsa ndodhej në vendin e shoferit brenda një automjeti dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
    Ministria e Punëve të Brendshme (MUP) ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hapur zjarr ndaj viktimës. Të dy autorët janë arrestuar dhe gjatë kontrollit, te njëri prej tyre është gjetur arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në vrasje.

    Të tre të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë më parë në kontakt me organet e rendit, ndërkohë që autorët e dyshuar janë të lindur në vitet 2005 dhe 2009.
    /vizionplus.tv

  • Makina me targa të Beogradit që flasin shqip po qarkullojnë në Tiranë, çfarë po ndodh para Shqipëri-Serbi? 

    Makina me targa të Beogradit që flasin shqip po qarkullojnë në Tiranë, çfarë po ndodh para Shqipëri-Serbi? 

    Jemi vetëm një ditë afër ndeshjes, derbi të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. E gjithë vëmendja është në Air Albania, për të parë një ndeshje e cila është më shumë sesa futboll dhe tensioni është në ajër. Gjithashtu kanë qarkulluar lajmi se serbët mund të kenë disa të infiltruar shqiptarë në stadium për të sjellë një problem të madh dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e Beogradit. Një skenar i serbëve që nuk do të ishte cudi pasi e kaluara e tyre na e tregon një gjë të tillë. Por cfarë po ndodh në Tiranë? Gazetarja Klodiana Bufi, e ftuar në emisionin Koha Shtesë ka shtuar më tepër dyshimet duke thënë se shumë targa Beogradi po qarkullojnë në Tiranë në orët e fundit dhe për cudi, disa prej atyre që i zotërojnë këto automjete flasin shqip. (Intervistë e plot e ndiqni më poshtë)   ?“Në Serbi nuk ka asnjë trajner shqiptar apo lojtar shqiptar, e kundërta ndodh në Shqipëri, ka lojtar serb dhe trajner serb, ne jemi më shumë tolerant. Ka prani të targave serbe shumë në Tiranë, sidomos targave të Beogradit. Më rastësi dhe mua personalisht, kisha një lloj “konflikti”. Më kishin bllokuar makinën, ishte dikush me targa Beogradi para, në fillim personi më fliste anglisht dhe në momentin që i thashë: “Nxito, duhet të kaloj”, më foli shqip. Me targa të Beogradit dhe foli shqip pastaj. Kjo dhe mund të thotë dicka ose dhe nuk ka të bëj, mund të jetë edhe në kuadër të turizmit apo dickaje tjetër jashtë ndeshjes pasi tifozë serbë nuk do të ketë në Air Albania. Cdo gjë mund të pritet, edhe vetë Duka e pranoi që është një ndeshje me tension”, tha Klodiana. /Sport Ekspres/ 

  • Droni nuk është më në modë, një surprizë me hologram mund të vijë nga tifozët e Shqipërisë kundër Serbisë 

    Droni nuk është më në modë, një surprizë me hologram mund të vijë nga tifozët e Shqipërisë kundër Serbisë 

    Jemi vetëm një ditë afër ndeshjes, derbi të madh të Ballkanit, Shqipëri-Serbi. E gjithë vëmendja është në Air Albania, për të parë një ndeshje e cila është më shumë sesa futboll dhe tensioni është në ajër. Gjithashtu kanë qarkulluar lajmi se serbët mund të kenë disa të infiltruar shqiptarë në stadium për të sjellë një problem të madh dhe për t’u hakmarrë për ndeshjen e Beogradit. Një skenar i serbëve që nuk do të ishte cudi pasi e kaluara e tyre na e tregon një gjë të tillë. Por cfarë po ndodh në Tiranë? Gazetarja Klodiana Bufi, e ftuar në emisionin Koha Shtesë ka shtuar më tepër dyshimet duke thënë se shumë targa Beogradi po qarkullojnë në Tiranë në orët e fundit dhe për cudi, disa prej atyre që i zotërojnë këto automjete flasin shqip. (Intervistë e plot e ndiqni më poshtë)   ?“Në Serbi nuk ka asnjë trajner shqiptar apo lojtar shqiptar, e kundërta ndodh në Shqipëri, ka lojtar serb dhe trajner serb, ne jemi më shumë tolerant. Ka prani të targave serbe shumë në Tiranë, sidomos targave të Beogradit. Më rastësi dhe mua personalisht, kisha një lloj “konflikti”. Më kishin bllokuar makinën, ishte dikush me targa Beogradi para, në fillim personi më fliste anglisht dhe në momentin që i thashë: “Nxito, duhet të kaloj”, më foli shqip. Me targa të Beogradit dhe foli shqip pastaj. Kjo dhe mund të thotë dicka ose dhe nuk ka të bëj, mund të jetë edhe në kuadër të turizmit apo dickaje tjetër jashtë ndeshjes pasi tifozë serbë nuk do të ketë në Air Albania. Cdo gjë mund të pritet, edhe vetë Duka e pranoi që është një ndeshje me tension”, tha Klodiana. 
    Por a mund të ketë një surprizë tjetër nga ana e tifozëve të Shqipërisë si në mbrëmjen e Beogradit? Në 2014 ishte një tjetër kohë dhe droni quhet “i dalë nga moda”. Teknologjia ka avancuar dhe gazetarja është shprehur: “Po flitet për shumë gjëra, kam dëgjuar edhe për hologram që mund të përdoret nga ne, banera të ndryshme. Nuk e di sesi mund të futen të gjitha këto dhe sesi mund të jetë në anën teknike sepse do të ketë kontroll shumë të ashpër nga ana e policisë”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/ 

  • “Serbia e di rrezikun”, Rusia mesazh Beogradit për furnizimin e Ukrainës me armë

    “Serbia e di rrezikun”, Rusia mesazh Beogradit për furnizimin e Ukrainës me armë

    Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin

    RUSI-Rusia në mënyrë indirekte ka “kërcënuar” Serbinë sa i përket dërgimit të armëve në Ukrainë. Moska është e bindur se Serbia i kupton rreziqet e rënies së produkteve të saj të kompleksit ushtarako-industrial në duart e Kievit, tha përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme Ruse, Maria Zakharova, gjatë një konference në Moskë.
    Rusia ka marrë parasysh premtimet e presidentit Aleksandër Vuçiç se Serbia do të ndërmarrë hapa për të ndaluar furnizimin e municioneve serbe në Ukrainë.
    “Jemi të bindur se Serbia do të marrë masa efektive, të cilat do të mundësojnë identifikimin dhe ndërprerjen e kontratave të dyshimta të eksportit të huaj – dhe për të parandaluar dërgimin e mallrave të ndjeshme për qëllime ushtarake në adresa të papërshtatshme”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
    Moska beson se masat e shpallura do të lejojnë që marrëveshje të tilla të përfundojnë në kohën e duhur. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse deklaroi së fundmi se, pavarësisht neutralitetit të deklaruar të Beogradit, fabrikat serbe të mbrojtjes vazhdojnë të furnizojnë municione në Kiev./ZËRI
     
     

  • Sorensen “dështon” që në takimin e parë, Vuçiç “prish” raundin e ri të dialogut në Bruksel me sulmet ndaj Marta Kos

    Sorensen “dështon” që në takimin e parë, Vuçiç “prish” raundin e ri të dialogut në Bruksel me sulmet ndaj Marta Kos

    Marsela SHYTIA
    Një raund i ri dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ka nisur në Bruksel, këtë herë nën drejtimin e të dërguarit të ri special të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, i cili ka marrë detyrën nga Miroslav Lajçak. Takimet përgatitore tashmë kanë filluar, dhe sipas deklaratave zyrtare, bisedimet trepalëshe pritet të zhvillohen së shpejti. Megjithatë, atmosfera nuk duket optimiste. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë sinjale se nuk ka pritshmëri të larta nga ky proces dhe ka shfaqur një qëndrim përçmues, veçanërisht ndaj Komisioneres Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, duke e sulmuar me tone ironike dhe jo diplomatike. Kjo tregon një tension të shtuar jo vetëm mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe midis Serbisë dhe institucioneve evropiane.
    Rinisja e dialogut
    Delegacioni nga Beogradi, i udhëhequr nga drejtori i Zyrës për Kosovën dhe Metohinë, Petar Petkoviç, zhvilloi një takim përgatitor me Peter Sorensen. Sipas Petkoviç, diskutimet përfshinë një sërë temash të ndjeshme, përfshirë përpjekjen për dëbimin me forcë të personave të zhvendosur në Leposaviq dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë konfliktit. Ai theksoi rëndësinë e zgjidhjes së fatit të personave të zhdukur për të lehtësuar dhimbjen e familjeve dhe njoftoi për një takim të afërt të grupit të punës dhe komisionit të përbashkët për këtë çështje. Delegacioni serb i dorëzoi Sorensenit një listë me 50 hapa konkretë që, sipas tyre, Prishtina ka ndërmarrë në tre muajt e fundit dhe që përbëjnë përshkallëzim të tensioneve. Petkovićçtheksoi përndjekjen e popullit serb nga institucionet e Prishtinës, duke përmendur çështjen e ndërmarrjeve MTS dhe Elektrosever, si dhe problemin e mbylljes së zyrave postare në veri të Kosovës. Ai shtoi se përfaqësuesit politikë serbë janë subjekt i terrorit dhe persekutimit të vazhdueshëm dhe theksoi se situata e jetesës së serbëve në Kosovë është e vështirë dhe nën trysni të vazhdueshme.
    Kërkesat e Serbisë
    Në këtë kontekst, Petkoviç përsëriti qëndrimin e Beogradit për formimin urgjent të Unionit të Komunave Serbe, duke e cilësuar atë si kusht thelbësor për mbrojtjen e të drejtave kolektive dhe ekonomike të serbëve në Kosovë. “Pa Unionin e Komunave Serbe, nuk kemi kornizë për sigurinë dhe të drejtat e serbëve në Kosovë. Kjo duhet të ndodhë urgjentisht, në mënyrë që të ndalet represioni dhe sulmet terroriste që kërcënojnë popullin tonë çdo ditë”, deklaroi ai. Petković gjithashtu theksoi se çështje të tilla si Presheva dhe Gjilani janë pjesë e juridiksionit të Serbisë qendrore dhe nuk duhet të jenë objekt diskutimi në dialogun me Prishtinën.
    Bisedimet tre-palëshe
    Petkoviç shpjegoi se takimet e fundit ishin përgatitore, por se vazhdimi i bisedimeve trepalëshe pritet së shpejti. “Sot patëm një takim përgatitor për bisedimet e ardhshme të drejtpërdrejta . Dje, Prishtina pati takimin e saj përgatitor, dhe sot ishte radha e Beogradit. Presim një takim së shpejti me Sorensen si ndërmjetës”, tha Petkoviç. Ai theksoi rolin jetësor të Bashkimit Evropian në procesin e dialogut , veçanërisht në formimin e bashkësisë së komunave serbe. “Ia thashë qartë z. Sorensen rolin e Bashkimit Evropian në formimin e bashkësisë së komunave serbe. Pa këtë hap, nuk kemi të drejta kolektive dhe ekonomike për popullin serb në Kosovë “, përfundoi Petkoviç.
    Sulmet e Vuçiçit
    Ndërkohë, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një deklaratë nga Presidenca në Beograd, shfaqi një qëndrim të ashpër ndaj qëndrimeve të disa liderëve dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian. Duke komentuar deklaratat e presidentit kroat Zoran Milanović dhe të Komisioneres për Zgjerim Marta Kos, Vuçiç u tregua ironik dhe sfidues. “Papagalli e përsërit çdo herë, duket se nuk ka asgjë tjetër. Për dhjetë ditë, pavarësisht se kush pyet, ‘Vuçiçi udhëtoi për në Moskë’. Hajde, ti ke diçka tjetër për të folur, ti ke diçka tjetër për të thënë”, tha Vuçiç, duke nënvlerësuar kritikat lidhur me vizitën e tij të fundit në Rusi. Ai shtoi se nuk i intereson nëse BE pranon apo jo Serbinë: “Nëse do ta pranojnë dikë apo jo, është punë e tyre”, u shpreh ai.
     

  • Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë rajonin

    Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë rajonin

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh sot se uron që javën e ardhshme të rinisë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Macron theksoi se kjo është e rëndësishme për rajonin dhe sigurinë e Europës. Presidenti u shpreh po ashtu se Franca qëndron krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë.
    “Udhërrëfyesi është shumë i qartë. BE është legjitime të kërkojë të ketë avancime konkrete, kemi kaluar shumë kohë me dialug. Ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Uroj të rifillojmë dialogun me Prishtinën dhe Beogradin që të bëjmë avancim, është e rëndësishme për të gjithë rajonin. Kemi vullnet dhe besim për qëllimin e avancimit. Duhet ta bëjmë këtë udhë për sigurinë e Europës. Nuk është ide e mirë kur mundohemi të përcajmë linjat. Do ecim me forcë krahas partnerëve që gjërat të avancojnë në Kosovë.”, tha Macron

  • Ta marrim Kosovën me forcë! Profesori Videnoviç ngre alarmin për qëllimet serbe

    Ta marrim Kosovën me forcë! Profesori Videnoviç ngre alarmin për qëllimet serbe

    Profesori i së drejtës në Universitetin e Beogradit dhe një nga zërat më të artikuluar kritikë ndaj pushtetit aktual në Serbi, Ivan Videnoviç, ka denoncuar publikisht ndikimin e shtuar të Kishës Ortodokse Serbe në çështjet shtetërore dhe afrimin gjithnjë e më të dukshëm të Beogradit zyrtar me Kremlinin.Videnoviç e ka cilësuar takimin e fundit ndërmjet Patriarkut Porfirije dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të zhvilluar në Kremlin, si “një sinjal të qartë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të kishës në orientimin gjeopolitik të vendit”.Sipas tij, një akt i tillë përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pozicionuar vendin në linja të hapura me interesat ruse në Ballkan, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje dhe aspiratat për integrim në BE mbeten të pasigurta.Profesori serb, i njohur për qëndrimet e tij kundër autoritarizmit dhe politizimit të fesë, ka komentuar gjithashtu disa pamje të publikuara rishtazi në mediat sociale, ku shfaqet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Ai i ka cilësuar këto imazhe si një retorikë e rrezikshme nxitëse.“Ky është një mesazh i qartë: ta marrim Kosovën me forcë dhe të përfundojmë genocidin e filluar”, deklaroi Videnoviç, duke i bërë thirrje opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare të mos injorojnë shenjat e rritjes së radikalizmit dhe përdorimit të simboleve historike për qëllime politike.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Profesori i së drejtës në Universitetin e Beogradit dhe një nga zërat më të artikuluar kritikë ndaj pushtetit aktual në Serbi, Ivan Videnoviç, ka denoncuar publikisht ndikimin e shtuar të Kishës Ortodokse Serbe në çështjet shtetërore dhe afrimin gjithnjë e më të dukshëm të Beogradit zyrtar me Kremlinin.Videnoviç e ka cilësuar takimin e fundit ndërmjet Patriarkut Porfirije dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të zhvilluar në Kremlin, si “një sinjal të qartë të përfshirjes së drejtpërdrejtë të kishës në orientimin gjeopolitik të vendit”.Sipas tij, një akt i tillë përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për perspektivën evropiane të Serbisë, duke e pozicionuar vendin në linja të hapura me interesat ruse në Ballkan, në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje dhe aspiratat për integrim në BE mbeten të pasigurta.Profesori serb, i njohur për qëndrimet e tij kundër autoritarizmit dhe politizimit të fesë, ka komentuar gjithashtu disa pamje të publikuara rishtazi në mediat sociale, ku shfaqet harta e Kosovës e mbuluar me flamurin serb dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”. Ai i ka cilësuar këto imazhe si një retorikë e rrezikshme nxitëse.“Ky është një mesazh i qartë: ta marrim Kosovën me forcë dhe të përfundojmë genocidin e filluar”, deklaroi Videnoviç, duke i bërë thirrje opinionit publik dhe institucioneve ndërkombëtare të mos injorojnë shenjat e rritjes së radikalizmit dhe përdorimit të simboleve historike për qëllime politike.