Tag: benjamin

  • Turqia lëshon urdhër-arresti për gjenocid kundër Benjamin Netanyahu

    Turqia lëshon urdhër-arresti për gjenocid kundër Benjamin Netanyahu

    Benjamin Netanyahu

    TURQI- Turqia ka lëshuar urdhër-arreste për akuza për gjenocid kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe zyrtarëve të lartë brenda qeverisë së tij.
    Midis 37 të dyshuarve të listuar ishin ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ministri i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir dhe shefi i ushtrisë, gjeneral Eyal Zamir, thuhet në një deklaratë nga zyra e prokurorit të Stambollit, e cila nuk e publikoi listën e plotë.
    Turqia i ka akuzuar zyrtarët për “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”, të cilat Izraeli i ka “kryer sistematikisht” në Gaza.
    Deklarata i referohet gjithashtu “spitalit të miqësisë turko-palestineze”, të ndërtuar nga Turqia në Rripin e Gazës dhe të bombarduar nga Izraeli në mars.
    Vitin e kaluar, Turqia iu bashkua çështjes së Afrikës së Jugut, e cila akuzonte Izraelin për gjenocid, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë .
    Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi në territorin e shkatërruar palestinez që nga 10 tetori, si pjesë e planit rajonal të paqes të Donald Trump./ZËRI

  • Kleofina rrëfen për herë të parë historinë e njohjes me futbollistin Benjamin Pavard

    Kleofina rrëfen për herë të parë historinë e njohjes me futbollistin Benjamin Pavard

    Modelja dhe influencerja shqiptare Kleofina ka ndarë detaje nga jeta e saj private, gjatë intervistës në emisionin “Mirëmbrëma yje”. Ajo ka folur hapur për fillimet e lidhjes së saj me futbollistin francez Benjamin Pavard, një histori që, siç tregon ajo, nuk ka qenë e lehtë për ta vendosur në dijeni familjen. Kleofina rrëfeu se për muaj të tërë kishte hezituar t’i tregonte babait të saj se ishte në një marrëdhënie me një lojtar të njohur ndërkombëtar.
    “E kisha të pamundur ta imagjinoja veten përballë babait duke i thënë se po dilja me një francez,” – tregoi ajo.Pikërisht për këtë arsye, rolin e “lajmëtarit” e mori vëllai i saj, i cili ishte i vetmi që e dinte fillimisht lidhjen.
    Sipas saj, edhe pasi babai u informua, ai nuk shfaqi asnjë reagim të dukshëm.
    “Ne ishim në pushime në Greqi kur vëllai ia tha babait. Ai u soll sikur nuk e kishte dëgjuar fare këtë lajm. E vazhdoi ditën krejt normalisht,”- kujtoi modelja.
    Kleofina tregoi se pas disa muajsh marrëdhënia me Pavard ishte ende e qëndrueshme dhe serioze, çka bëri që familja të kthehej sërish te biseda e ndërlikuar.
    “Kaluan gjashtë muaj dhe unë ende isha e dashuruar me Benjaminin. Vëllai im shkoi edhe një herë dhe ia tha babait, më qartë këtë herë,” – tha ajo.
    Në vijim të rrëfimit, Kleofina zbuloi edhe një moment vendimtar që e ndryshoi krejt situatën.
    “Benjamin udhëtoi nga Milano në jug të Francës vetëm për të takuar babain tim. Qëndroi tre ditë atje duke pritur, sepse babai im nuk pranonte të dilte ta takonte,”- tregoi modelja.
    “Takimi përfundoi më mirë sesa e kisha imagjinuar,” – shtoi ajo.

  • Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë

    Stuhia Benjamin përshkon Evropën Perëndimore/ Përmbytje, dëme të shumta dhe një vdekje në Korsikë

    Stuhia Benjamin përfshiu Evropën Perëndimore të enjten (23/10), duke lënë pas përmbytje dhe shkatërrime nga bregu i Anglisë jugore deri në Korsikë, me erëra që tejkalonin 100 kilometra në orë dhe shira të pandërprerë.

    Ajo shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, rrëzim pemësh dhe probleme të rënda të udhëtimit, duke i detyruar autoritetet të ishin në gatishmëri të plotë. Në Mbretërinë e Bashkuar, juglindja u godit më rëndë. Në Sheerness, një qendër argëtimi u detyrua të mbyllej pasi një pemë ra mbi ndërtesë, ndërsa paralajmërime për përmbytje u lëshuan për pjesë të tëra të Kentit, Surrey-t dhe Sussex-it .
    Disa lumenj dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të gjera. Moti i keq gjithashtu ndërpreu transportin, me kompaninë e trageteve DFDS që njoftoi vonesa dhe anulime të linjave për në Francë, ndërsa pemët e rrëzuara bllokuan rrugët dhe linjat hekurudhore. Erërat e forta arritën në 90 kilometra në orë përgjatë bregdetit, me autoritetet që i paralajmëruan shoferët të shmangin rrugët e përmbytura.

    Storm #Benjamin 💪 Afvaarten waren tijdelijk onmogelijk🌊🌊🌊#Ameland #haven #waddenzee #cultureelerfgoed #noordzee #eilandleven #genieten pic.twitter.com/7AtvuLEyxk
    — Hettie Zur Muhlen (@HettieZurMuhlen) October 24, 2025

    Powerful waves and wind gusts up to 100 mph battered France’s western coast as Storm Benjamin swept through the country, prompting severe weather alerts. pic.twitter.com/6NOYQ8zExv
    — AccuWeather (@accuweather) October 23, 2025

    Në Francë, shërbimi meteorologjik lëshoi ​​paralajmërime portokalli për gjashtë rajone, pasi erërat arritën shpejtësinë 130 km/orë. Zonat bregdetare si Bretanjë dhe Normandi u përballën me valë të forta, ndërsa ura Pont de Saint-Nazaire dhe parqet në Nantes u mbyllën si masë paraprake. Edhe pse rajoni i Parisit nuk u prek veçanërisht, autoritetet u bënë thirrje banorëve të shmangin udhëtimet për shkak të rrezikut të rrëzimit të pemëve dhe objekteve. Sipas ministrit francez të Ekonomisë, Roland Leskier, rreth 60,000 familje mbetën pa energji elektrike në të gjithë vendin.

    Korsika ishte incidenti më tragjik i stuhisë. Një burrë 45-vjeçar gjerman humbi jetën kur u rrëmbye nga një përrua ndërsa notonte në një lumë me familjen e tij. Gruaja dhe dy vajzat e tij, të moshës 9 dhe 13 vjeç, u shpëtuan. Erëra deri në 130 km/orë frynin në ishull, ndërsa lidhjet ajrore dhe të trageteve u ndërprenë për shkak të kushteve ekstreme.
    Vala e motit të keq nuk u kufizua vetëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Francë. Belgjika dhe Holanda gjithashtu përjetuan reshje të dendura shiu dhe përmbytje në disa vende, me dëmtime në infrastrukturë dhe vonesa në fluturime dhe lidhje hekurudhore. Ndërsa stuhia filloi të lëvizte drejt lindjes, fenomeni u dobësua.

    Top Channel

  • Stuhia “Benjamin” godet Francën! Mbyllen parqet dhe kopshtet në Paris, mijëra familje pa energji elektrike

    Stuhia “Benjamin” godet Francën! Mbyllen parqet dhe kopshtet në Paris, mijëra familje pa energji elektrike

    Kopshtet dhe parqet në kryeqytetin e Francës janë mbyllur për vizitorët si pjesë e masave paraprake të marra për stuhinë Benjamin.
    Sipas lajmeve të shtypit kombëtar, vendi është vendosur nën ndikimin e stuhisë Benjamin, me erëra që arrijnë shpejtësi 161 kilometra në orë, dhe niveli i alarmit është rritur në “portokalli” në 19 provinca.
    Stuhia, e cila ka prekur veçanërisht provincat në veri dhe veriperëndim të vendit, ka lënë më shumë se 100 mijë familje pa energji elektrike.

    Për shkak të stuhisë Benjamin, në kryeqytet janë marrë masat e sigurisë.

  • Takimi Trump-Netanyahu/ Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazan

    Takimi Trump-Netanyahu/ Shtëpia e Bardhë: Jemi shumë pranë marrëveshjes për Gazan

    Benjamin Netanyahu-donald trump

    SHBA- Izraeli dhe Hamasi janë “shumë afër” arritjes së një marrëveshjeje kornizë për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për të siguruar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. 
    Deklarata erdhi në prag të takimit midis presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij izraelit Benjamin Netanyahu.
    Leavitt, duke folur në programin “Fox and Friends” të Fox News, tha se Presidenti Donald Trump do të diskutojë një plan paqeje me 21 pika me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më vonë të hënën.
    Sipas deklaratës zyrtare, thuhet se Trump do të flasë dhe me përfaqësuesit e Katarit të cilët janë pala ndërmjetësuese.
    “Trump do të flasë edhe me udhëheqësit në Katar, të cilët kanë shërbyer si ndërmjetës me Hamasin”, tha Leavit në deklaratën për shtyp./ZËRI
     

  • Sllovenia shpall non grata kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun

    Sllovenia shpall non grata kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun

    Sllovenia të hënën i ndaloi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj, një veprim që vjen pas ndalimit të dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare.
    Sllovenia, një anëtare e Bashkimit Europian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli.
    Vërehet se shumica e vendeve në kontinentin europian tani e njohin shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra të hënën nga podiumi i OKB-së nga Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta, pas pothuajse dy vitesh lufte në Rripin e Gazës.

    Sipas të dhënave të AFP-së, të paktën 151 vende nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tashmë e njohin shtetin e Palestinës.
    /vizionplus.tv

  • Mesazhi i fundit për IDF-në, Netanyahu: Ajo që filloi në Gaza duhet të mbyllet atje

    Mesazhi i fundit për IDF-në, Netanyahu: Ajo që filloi në Gaza duhet të mbyllet atje

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua ushtarëve duke thënë se ajo që filloi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza, ndërsa operacioni izraelit përshkallëzohet.
    Dhjetëra mijëra rezervistë filluan të paraqiteshin për detyrë të martën për një ofensivë të re izraelite për të pushtuar qytetin e Gazës, të cilën kryeministri Benjamin Netanyahu dëshiron ta përshpejtojë pavarësisht paralajmërimeve nga rangjet e larta.
    “Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë për ju, ushtarët e IDF-së, rezervistët dhe familjet tuaja. E di që keni paguar një çmim të lartë – në punë, në studime dhe në shtëpi. Ne po veprojmë për të mposhtur Hamasin, por gjatë rrugës kemi arritur mrekulli së bashku sepse e thyem boshtin iranian në Gaza, në Liban me Hezbollahun, me regjimin e Asadit që u shemb, me vetë Iranin që na kërcënoi me kërcënime ekzistenciale të cilat i larguam së bashku, dhe tani edhe kundër Huthëve”, tha Netanyahu.
    “Por, ajo që filloi në Gaza duhet të përfundojë në Gaza. Të dashur ushtarë të IDF-së, aktivë dhe rezervistë, gjatë gjithë kësaj lufte kemi marrë vendime shumë të vështira – vendime që askush nuk besonte se mund t’i zbatonim vërtet. Por, ne i zbatuam ato sepse ju na dhatë neve, dhe mua, forcën për të udhëhequr shtetin e Izraelit drejt një fitoreje të plotë. Tani jemi në fazën e veprimit vendimtar. Unë besoj tek ju, ju besoj dhe i gjithë kombi ju përqafon”, shtoi Netanyahu.

  • Kërkohet arrestimi i Netanyahut kur ai të mbërrijë në Argjentinë

    Kërkohet arrestimi i Netanyahut kur ai të mbërrijë në Argjentinë

    Benjamin Netanyahu

    ARGJENTINË-Një grup avokatësh argjentinas dhe palestinezë i kanë kërkuar sistemit federal të drejtësisë në Buenos Aires të arrestojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas mbërritjes së tij në vend, nëse konfirmohet vizita e tij te aleati i tij Javier Milei, e paralajmëruar për në shtator.
    Padia, e bashkëautorizuar nga avokatët Rodolfo Yanzón dhe Raji Sourani, bazohet në një ankesë të paraqitur nga familjet e viktimave dhe të mbijetuarve të një sulmi ndaj një karvani humanitar në Rafah, në jug të Gazës, i cili më 23 mars rezultoi në vdekjen e 15 personave, përfshirë punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe, shkruan Reuters.
    Sipas avokatëve, masakra përbën një krim lufte dhe një krim kundër njerëzimit, i dënueshëm sipas Statutit të Romës – i cili themeloi Gjykatën Ndërkombëtare Penale – dhe Kushtetutës Argjentinase. Organizatat lokale, përfshirë Abuelas de Plaza de Mayo, kanë shprehur tashmë kundërshtim të fortë ndaj vizitës së mundshme të udhëheqësit izraelit./ZËRI

  • Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

    Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

    Leipzig mbushi arkat e klubit falë shitjes së Benjamin Seskos tek Manchester United pak ditë më parë. Tashmë, klubi gjerman ka përforcuar qendrën e sulmit me zëvendësuesin e yllit slloven.

    Romulo është transferimi më i ri i Leipzig në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjermane nëpërmjet një postimi ku prezantohet sulmuesi 23-vjeç.
    Për të transferuar sulmuesin brazilian, Leipzig pagoi 20 milionë euro për kartonin e tij tek Goztepe. Romulo ka firmosur ditën e sotme një kontratë 5-vjeçare me gjermanët deri në vitin 2030.

  • Sesko është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester United, transferimi kushtoi 85 milionë euro

    Sesko është zyrtarisht lojtar i ri i Manchester United, transferimi kushtoi 85 milionë euro

    Një vit më parë, Sesko ishte në radarin e Milanit dhe shumë klubeve të mëdha europiane, por befasoi duke rinovuar me Leipzig. Megjithatë, këtë verë ndryshoi mendje dhe nuk mundi t’i rezistonte thirrjes së Manchester United.
    Sulmuesi slloven, i lindur më 2003, ka nënshkruar me “Djajtë e Kuq” kontratë 5-vjeçare. Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në Premier League. Klubi i “Old Trafford” ka paguar në total 85 milionë euro, duke mposhtur konkurrencën e Newcastle.
    Ja njoftimi zyrtar: “Manchester United ka kënaqësinë të konfirmojë se Benjamin Šeško është pjesë e klubit, në pritje të regjistrimit zyrtar. Sulmuesi slloven ka firmosur kontratë deri në qershor 2030.
    Në dy sezonet e fundit, Šeško ka shënuar më shumë gola se çdo lojtar tjetër nën 23 vjeç në 5 ligat kryesore europiane. 22-vjeçari realizoi 21 gola dhe dha 6 asistime me RB Leipzig sezonin e fundit. Me përfaqësuesen e Sllovenisë ka 41 paraqitje dhe 16 gola, duke qenë debutuesi më i ri në historinë e vendit të tij që nga viti 2021”.

    Jason Wilcox, drejtori sportiv i Manchester United, deklaroi: “Benjamin ka një kombinim të rrallë të shpejtësisë eksplozive dhe aftësisë për t’i dominuar fizikisht mbrojtësit, çka e bën një nga talentet më të jashtëzakonshme të futbollit botëror.
    Ne e kemi ndjekur nga afër karrierën e tij. Të gjitha analizat tona tregojnë se ka cilësitë dhe personalitetin për të shkëlqyer te Manchester United. Nën drejtimin e Ruben Amorim dhe stafit tonë teknik të shkëlqyer, Benjamin futet në një ambient ideal për të arritur potencialin e tij botëror.
    Dëshira e të gjitha blerjeve tona të reja për t’u bashkuar me klubin këtë verë tregon tërheqjen dhe prestigjin e Manchester United, ndërsa ne vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e një skuadre që mund të garojë për trofetë më të rëndësishëm”.