Tag: benitez

  • “Duket se nuk ka besim te vetja”, kritika për Alonso-n: Më kujton Benitez-in

    “Duket se nuk ka besim te vetja”, kritika për Alonso-n: Më kujton Benitez-in

    Tri ndeshje radhazi pa fitore.
    Pas humbjes 1-0 të pësuar kundër Liverpool-it dhe barazimit 0-0 në fushën e Rayo Vallecano, kthimit në fushë pas kombëtareve nuk ka qenë i mirë për Los Blancos, me barazimin 2-2 kundër Elche-s që ka lënë një shije të hidhur në gojë.
    Në qendër të kritikave ka përfunduar trajneri Xabi Alonso. Zgjedhjet e trajnerit bask, si aktivizimi i Fran Garcia-s në krahun e majtë ose Rodrygo nga minuta e parë, i dukur në vështirësi, kanë shkaktuar polemika në rrjetet sociale para ndeshjes dhe barazimi i ndeshjes ka konfirmuar dyshimet.
    Edhe yjet e ekipit si Valverde, Bellingham dhe Vinicius Jr. duket se nuk ndjekin një filozofi të qartë loje, edhe Mbappe, shpesh protagonist për mirë, nuk po arrin të bëjë diferencën në ndeshjet e fundit.
    Shumë gazetarë dhe opinionistë madrilenë nuk i kanë kursyer kritikat ndaj trajnerit: “Alonso po kalon një moment delikat, nuk ka sintoni me skuadrën”, ka deklaruar Javi Herraez i Cadena SER.
    Juanma Rodriguez e El Chiringuito ka shtuar: “Edhe ai duket se nuk ka besim tek ajo që po bën. Po fillon të më kujtojë Rafa Benitez”.

  • Panathinaikos mendon Benitez, klubi e mohon

    Panathinaikos mendon Benitez, klubi e mohon

    Ekipi njohur grek Panathinaikos nuk po kalon një moment dhe aq brilan në kampionatin helen. Pas 6 javëve, skuadra athinase ka mbëedhur vetëm 8 pikë në 5 takime (një ndeshje më pak) duke figuruar me 8 pikë larg kreut që mbahet nga AEK Athinë.

    Ndërkohë dje, filluan të qarkullonin disa fjalë rreth një rikthimi të mundshëm në stol të spanjollit të njohur Rafa Benitez, i cili eventualisht shkon te Panathinaikos për të zëvendësuar Kristos Kontis.

    Megjithatë, klubi nxitoi ta mohonte lajmin, duke sqaruar se nuk ka negociata me Benitez. Ish-lojtari i Interit dhe Napolit është aktualisht pa punë pas kohës së tij te Selta Vigo, e cila përfundoi në vitin 2024./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Berisha: Kumbari Diego Benitez menaxhon 14 narkokartele shqiptare

    Berisha: Kumbari Diego Benitez menaxhon 14 narkokartele shqiptare

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kartelet shqiptare të drogës menaxhohen nga një i shumëkërkuar për trafik kokaine, shtetasi paraguaian Diego Benitez.
    “Për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri.  Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare. Janë narkoterroristët shqiptarë ata të cilët kontrollojnë dhe të kontrollosh çmimin në Europë do të thotë të jesh aksioner kryesor, do të thotë të jesh furnizues kryesor. Pra në këtë betejë kundër kreut të organizatës kriminale shqiptare që e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e narkoterroristëve shqiptarë dhe ndërkombëtar për larjen e parave, që trupëzon në kulla miliardat e krimit, që narkoterroristët shqiptarë sigurojnë me narkoterrirostët e Venezuelës, Brazilit, Bolivisë, Uruguajt, Meksikës, Paraguajt.  Vetëm Diego Benitez kumbar kryesor që sipas dokumenteve zyrtare menaxhon 14 klane shqiptare. Asnjëri nga ne këtu që jemi, po të na thonë ulu e shkruani pak 14 klane nuk i shkruajmë dot se nuk ua dimë emrin dhe që merremi çdo ditë”, tha Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, përcjell A2 CNN.
    “Kurse dokumentet zyrtare tregojnë se, Diego Benitez bashkëpunon, e ky është vetëm një i Paraguait që qarkullon 350 ton kokainë në vit. Vetëm ky menaxhon 14 klane droge shqiptare. Tani imagjinoni ju Benitezit e tjerë se sa menaxhojnë.  Dhe këto janë grupi Bolivi, Uruguai, Paraguai e Brazil. Nuk është Kolumbia ku Edi Rama ka rrënjë të thella me famëziun Genti Xhixha. Genti Xhixha është i dokumentuar i lidhur me kartelet e Bolivisë, bashkë me Olsi Ramën pastaj, siç është faktuar nga dosja që e fsheh Altin Dumani. Pra pse u ndala në këtë hyrje.  Nuk është vetëm akti terrorist ndaj Xhelal Mziu dhe familjes së tij, por është një problem shumë më madh. Dhe ky problem madhor është në qëndrimin e Ramaduros në parlament ndaj opozitës. Ja nga se diktohet”.

  • Klani Çela-Çopja me ‘një këmbë’ në Paraguai, biznesmeni Diego Benitez u kaloi drogën me kanaçet me bojë

    Klani Çela-Çopja me ‘një këmbë’ në Paraguai, biznesmeni Diego Benitez u kaloi drogën me kanaçet me bojë

    anëtarët e grupit

    TIRANË-Një nga klanet më me ndikim shqiptar në trafikun e kokainës në shkallë të gjerë nga Amerika e Jugut në Evropë u shemb muajin e kaluar pas arrestimit të njëmbëdhjetë anëtarëve të saj kryesorë në të gjithë Shqipërinë, Belgjikën dhe Republikën Dominikane. Revista Cars&Caretas, i ka kushtuar një artikull të gjatë lidhjeve të grupit nga Elbasani me trafikun e kokainës nga Bolivia dhe Paraguai. Revista shkruan se drejtuesi kryesor i organizatës ishte Franc Çopja dhe pas tij vinin dy vëllezërit Ervis Çela dhe Ardian Çela, të cilët kishin krijuar lidhje të forta në Paraguai.
    Në artikull thuhet se biznesmeni Diego Benitez ishte personi i besuar i klanit Çela-Çapja për trafikun e kokainës. Benitez, ish-menaxher sportiv i klubit të futbollit Olimpia, i arrestuar aktualisht nga drejtësia paraguajane në Dubai, përdorte kompaninë e tij ‘Tupa SA’ për të dërguar kokainë në portet evropiane, të fshehura në kanaçe me bojë FOX, në bashkëpunim me Miguel Ángel Servín Palacios, i lidhur gjithashtu me trafikun e drogës.

    Diego Benitez

    Klani Marset-Insfrán besohet se ka lehtësuar blerjen e kokainës boliviane nga grupi shqiptar me çmime të ulëta, ka qenë partner në dërgesa të mëdha dhe ka ngarkuar tarifa për transportimin e drogës nga Bolivia në Paraguai. Udhëheqësi i Çopjas u takua me Marsetin dhe klanin e tij në fermën “23 de Abril” në San Roque González, Departamenti i Paraguarí (Paraguai), zbuloi SPAK.
    Ngarkesat transportoheshin nga porti lumor i Villetës (Asunción) dhe më pas me det nga portet e Atlantikut në portet kryesore evropiane, si Antverpi (Belgjikë), Roterdami (Holandë) dhe Hamburgu (Gjermani), dhe në një masë më të vogël në Valencia dhe Algeciras (Spanjë).
    Në shtator 2020, klani shqiptar, në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi dërgesën prej 11.6 tonësh kokainë, të fshehur në kuti sapuni dhe kanaçe me bojë të markës FOX, në dy kontejnerë që u nisën nga porti i Villetës dhe mbërritën me sukses në portin e Antwerpit më 4 nëntor 2020.

    droga

    Megjithatë, disa ditë më vonë ata do të mësonin se 600 kg kokainë nga ajo ngarkesë ishin vjedhur gjatë një ndalese të mëparshme që anija bëri në portin e Roterdamit.
    Dërgesa tjetër që është pjesë e hetimit të SPAK-ut—dhe që përsëri përfshin Benítezin si kreun e kompanisë eksportuese—u nis nga Paraguai (gjithashtu nga Villeta) në dhjetor 2020 me 16.4 ton kokainë të kamufluar në kanaçe me bojë FOX dhe shurup kolle.
    Goditja kryesore u krye në gusht në Shqipëri , pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ( SPAK ) e cila i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shqipërisë të lëshonte 16 urdhër-arreste dhe në bastisje të ndryshme në Elbasan (baza e operacioneve të organizatës) dhe qytete të tjera të Shqipërisë, u arrestuan dhjetë anëtarë të klanit , midis tyre një nga udhëheqësit e tij, Ervis Çela dhe vëllai i tij Ardian Çela. 
    Udhëheqësi kryesor i organizatës, Franc Çopja, u arrestua në vitin 2023 në Dubai (nga ku vepronte vitet e fundit) dhe më pas u ekstradua në Belgjikë , ku po mbahet në paraburgim për vrasje dhe krime të tjera. I fundit i vjeshtës, më 3 shtator në Punta Cana (Republika Dominikane), Soni Pepa, i cili luajti një rol kyç në organizimin e trafikimit të më shumë se njëmbëdhjetë ton kokainë, e cila mbërriti në Antwerp gjatë javës së parë të nëntorit 2020.

    capturepng

    522222png

  • Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave

    Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave

    18 Gusht 2025

    8:45

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez, ish-trajner i Napolit dhe Interit, komentoi garën për titull në Serie A: “Çfarë të presim? Me shumë gjasa, sfidën e zakonshme mes Napolit dhe Interit.
    Në këtë moment, kur mungojnë edhe disa ditë deri në mbylljen e merkatos, më duken skuadrat më të kompletuara. Një avantazh i lehtë i shkon Napolit, për arsyet që dihen: sepse fitoi titullin sezonin e kaluar dhe ka ende Conten në pankinë. Kjo është një armë shtesë”.
    Për De Bruyne: “Po flasim për një mesfushor me inteligjencë të rrallë. Një lojtar që bën diferencën, me personalitet dominues, që do të bëhet pikë referimi e sigurt për një skuadër ku personaliteti nuk ka munguar kurrë, falë edhe trajnerit që di si fitohet”.
    Për Interin: “Struktura e skuadrës zikaltër është e fuqishme, sulmi ka nivel të lartë ndërkombëtar. Gjithashtu janë bërë lëvizje për të ardhmen. Një shembull është Bonny, i cili përkrah Lautaros dhe Thuramit në stërvitje mund të mësojë shumë”.
     

  • Benitez “bekon” De Bruyne te Napoli: Mendje gjeniale, mosha 34-vjeçare s’ka fare rëndësi

    Benitez “bekon” De Bruyne te Napoli: Mendje gjeniale, mosha 34-vjeçare s’ka fare rëndësi

    Ish-trajneri i Napolit, Rafael Benitez, ka folur për “Gazzetta dello Sport” lidhur me nisjen e fuqishme të merkatos së Napolit: “Është ende herët për të bërë parashikime, por nëse vendos De Bruyne në atë skuadër, që tashmë është e fortë, bëhet shumë e qartë se po bën gjithçka që mundesh. Napoli i dy titujve në tri sezone është pjesë e një kulture sipërmarrëse që lidhet drejtpërdrejt me pronësinë, pra me De Laurentiis. Ai solli risi, e transformoi dhe zhvilloi futbollin, duke e bërë klubin një garanci në nivele shumë të larta”,
    De Bruyne ishte një goditje e papritur e kampionëve të Italisë: “Do të thosha se është shumë e lehtë për një njeri të kinemasë, por duhet të kesh rreth vetes njerëzit e duhur. Nuk e njoh personalisht drejtorin Manna, flasin shumë mirë për të, pastaj Conte sigurisht që nuk ka nevojë për komplimente. Në profesionin tonë flasin faktet, jo vetëm rezultatet, por edhe kultura e futbollit që përçon”.
    Çfarë i shton De Bruyne Napolit: “Një talent jashtë normales. Ka pak si ai në dekadat e fundit, mjafton të shikosh statistikat e belgut për gola dhe asiste. Është e varfër të flasësh thjesht për një mesfushor, kemi të bëjmë me një mendje gjeniale që s’i intereson fare fakti që ka 34 vite mbi supe. De Bruyne është inteligjencë e gjallë, elegancë, finesë, gjithçka që mund ta çojë lart një skuadër si Napoli, e cila kurrë s’ka pasur mungesë talentesh”.
    Emri i tij është lidhur më parë me kombëtaren e Belgjikës dhe më pas me atë të Italisë: “Kjo më bën të lumtur, sepse do të thotë që puna ime ka lënë gjurmë dhe është marrë parasysh, qoftë edhe vetëm si reflektim. Aktualisht po punoj me UEFA-n, gjë që më argëton dhe më jep kënaqësi. Po ndjek ndryshimet në çdo drejtim, si teknikisht, ashtu edhe taktikisht, me stafin tim qëndroj gjithmonë i përditësuar mbi lojtarët. Nuk rri në vend, do të ishte një gabim i madh. Nuk dua të mbetem pas, synoj të jem gjithmonë i përditësuar”.

  • Benitez “kurorëzon” Napolin: Askush nuk e besonte, por ja si triumfoi ndaj Interit

    Benitez “kurorëzon” Napolin: Askush nuk e besonte, por ja si triumfoi ndaj Interit

    “Napoli arriti atje ku askush nuk do ta kishte menduar. Një skuadër e madhe, siç po e dëshmon tashmë prej më shumë se një dekade, që lufton për objektiva të denjë për vlerën e lojtarëve dhe trajnerëve të saj, por edhe të klubit”. Kështu u shpreh Rafa Benitez në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, pak ditë pas shpalljes kampion të Napolit dhe Antonio Contes.
    “Kështu, pa nxitim dhe pa u ndalur, iu afrua Interit, e kapi, e parakaloi, i rezistoi rikthimit, e përmbysi sërish dhe e mori titullin e katërt kampion. Dhe kush fiton, ka gjithmonë të drejtë. Ishte një fund i mrekullueshëm kampionati, reklamë fantastike për futbollin italian”, – vijoi ish-trajneri i Real Madridit, Interit dhe Napolit ndër të tjera.
    Duke folur për futbollin, që mund të befasojë dhe të përmbysë çdo parashikim, spanjolli shtoi: “Ndonjëherë po, ndonjëherë jo. Por nëse arrin i pari pas 38 javësh kampionat, verdikti është e vërtetë e pakundërshtueshme. Sigurisht, secili mund ta interpretojë në mënyrën e vet.
    Që Interi ishte, në letër, favoriti kryesor për titullin, ky është një mendim i përbashkët. Dhe që Interi i ka shpërdoruar disa mundësi, mendoj për ndeshjen me Lazion, por edhe për ato me Romën dhe Bologna, kjo është po ashtu e vërtetë.
    Sidoqoftë, edhe Napoli ka lënë pikë rrugës, ka marrë vetëm një pikë në Parma dhe një tjetër në shtëpi ndaj Genoa. Nëse e kujtojmë, çdo javë dyshohej se dikush kishte ‘match point’ në duar”.

  • “Interi pa Lautaron humbet shumë, Barcelona është mësuar të luajë në stadiume të nxehta”

    “Interi pa Lautaron humbet shumë, Barcelona është mësuar të luajë në stadiume të nxehta”

    Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafael Benitez ka analizuar sfidën e kthimit mes Interit dhe Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League, që do të luhet të martën në mbrëmje në një “San Siro” thuajse të mbushur plot.
    “Si do të jetë ndeshja? E njëjtë, ose shumë e ngjashme me atë të Montjuïc, sepse natyra e këtyre dy skuadrave nuk ndryshon brenda një jave. Çdo skuadër mbart me vete mënyrën se si e ka ndërtuar këtë rrugëtim të ndritur në Champions.
    Sigurisht, pa Lautaron, nëse nuk ia del të rikuperohet, Inzaghi humbet shumë. Por, nëse vëreni, edhe javën e kaluar Martinez nuk ishte në fushë në pjesën e dytë dhe rastet nuk munguan. Nëse do të jetë, potenciali ofensiv zikaltër mbetet i frikshëm. Megjithatë, alternativat ekzistojnë dhe filozofia nuk ndryshon”.
    Benitez ka vlerësuar mënyrën sesi Interi arriti ta sfidojë Barçën: “Zikaltërit kanë ditur si ta godisnin Barcelonën duke e nxjerrë në fushë të hapur. Kishin soliditet dhe prani në zonën kundërshtare, e ndjenin forcën në muskuj dhe centimetra, si në skemat e topave të ndalur, ashtu edhe në lojë të hapur. Pastaj ishin kundërsulmet, të shumta, që lanë gjurmë dhe ndoshta ndikuan më vonë, me mendje të ftohtë. Tranzicionet ishin një armë tejet efikase, në krahë, por edhe në qendër”.
    Sa i përket rolit të “San Siros” si faktor shtesë për zikaltrit, Benitez është i matur: “Faktori fushë mund të ndikojë, por vetëm deri në një pikë. Barcelona është mësuar të luajë në ambiente të nxehta, nuk ndikohet lehtë.
    Katalanasit ndjekin logjikën e tyre: zotërim i topit, kërkim i thellësisë, cilësi e lojtarëve të rinj, që nuk kanë vetëm guxim, por këmbë të mira dhe shumë mend. Janë në formë, siç e treguan edhe në Kupën e Mbretit ndaj Realit, edhe pse ndaj Interit, në fund lanë përshtypjen se ndjenë peshën e kohës shtesë”.
     

  • Benitez flet me siguri: Yamal si Messi dhe Ronaldo. Inter-Barça? Na pret një tjetër spektakël…

    Benitez flet me siguri: Yamal si Messi dhe Ronaldo. Inter-Barça? Na pret një tjetër spektakël…

    3 Maj 2025

    8:51

    Alfred Lleshi

    Rafa Benitez, ish-trajner i Interit, Napolit dhe Valencias, një nga njohësit më të mirë të futbollit italian dhe spanjoll, ka analizuar për “Gazzetta dello Sport” gjysmëfinalen e kthimit në Champions League mes Interit të Simone Inzaghit dhe Barcelonës së Hansi Flick, pas barazimit spektakolar 3-3 në Monjutic.
    Benitez parashikon një tjetër spektakël jo vetëm në këtë përballje, por edhe në ndeshjen tjetër mes PSG-së e Arsenalit: “Të dyja ndeshjet e para ishin përballje me nivel shumë të lartë, jam i bindur se edhe në kthim nuk do të na mungojë asgjë nga spektakli”.
    Ndër protagonistët më të shumëpritur është padyshim Lamine Yamal, për të cilin Benitez nuk kursen lëvdatat, duke e krahasuar me dy legjendat më të mëdha të epokës moderne: “Jemi përballë një futbollisti që është i destinuar të hyjë në histori.
    Gjithçka që shohim nga Yamal çdo javë, gjithçka që mësojmë për personalitetin e tij na bën të besojmë se mund të bëhet një lojtar i jashtëzakonshëm në vitet në vijim, të arrijë nivelin e lojtarëve si Messi apo Cristiano Ronaldo. Ata nuk kishin vetëm talent të jashtëzakonshëm, por arritën ta konfirmonin e ta demonstronin për shumë vite. Edhe Yamal është në rrugën e tyre”.

  • “Nuk ishte faji i Ronaldo-s”, Benitez: Ja pse u largova nga Real Madrid

    “Nuk ishte faji i Ronaldo-s”, Benitez: Ja pse u largova nga Real Madrid

    Rafa Benitez këmbëngul se ai nuk u detyrua të largohej nga Real Madrid nga Cristiano Ronaldo.
    Duke folur për MBC Masr 2, Benitez kujtoi: “Nuk është e vërtetë që u largova nga Real Madrid për Cristiano Ronaldon. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem mes nesh, ai është një lojtar i madh dhe një fenomen.
    “Unë u largova për disa çështje të brendshme në klub, por ato nuk kishin të bënin me Ronaldon”.
    Benitez ka diskutuar edhe për asin e Liverpool-it, Mohamed Salah.
    Ai tha: “Ai bën diferencën në çdo ndeshje.
    “Kur një lojtar kujdeset për veten dhe vazhdon të performojë në këtë nivel, mosha nuk ka rëndësi. Sigurisht, Salah e meriton të fitojë Topin e Artë. Pse jo?”.
    I pyetur për shanset e Real Madridit për një përmbysje kundër Arsenal-it, Benitez tha:
    “Një përmbysje e Real Madrid kundër Arsenal-it do të jetë e vështirë sepse skuadra angleze është e fortë.
    “Edhe pse Bernabeu është një gjë tjetër, nëse anglezët shënojnë një gol, gjithçka do të bëhet më e ndërlikuar. Por thellë brenda vetes, shpresoj që Real Madridi të fitojë dhe të kualifikohet”.