Benfika kalon 6-0 Okland në ndeshjen e dytë të Grupit C. Sfida e luajtur në Orlando u ndërpre për më shumë se 2 orë për shkak të motit ndërsa në pjesën e dytë portugezët shënuan dhe 5 gola të tjerë duke i’a bashkuar atë të shënuar nga Di Maria me penallti në fundin e fraksionit të parë.
Ishte po kampioni i botës me Argjentinën ai që mbylli serinë e golave të enifkës po me penallti. Interesant fakti që futbollisti i Benfikës Korçku debatoi ashpër në momentin endrrimit me trajnerin Bruno Miguel. Ndërkaq në fushë për Benfikën edhe futbollisti kuqezi Adrian Bajrami.
Ndërkohë supersida e Grupit D Flamengo- Çelsi i buzëqeshi ekipit brazilian me shfirta 3-1. Skuadra e famshme latino amerikane e drejtuar nga Filipe Luis dikur ish futbolist i bluve, dominoi përgjatë gjithë lojes duke argëtuar e fituar në duele e shifra./Sportiim.al/
Vazhdo leximin