Tag: benet

  • Aktivisti Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: Aksion propagande me 800 veta, kërko falje publike

    Aktivisti Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: Aksion propagande me 800 veta, kërko falje publike

    Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti Mirsad Basha ka denoncuar publikisht kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pasi një postim i këtij të fundit u cilësua si fyes dhe provokues ndaj punës së aktivistëve dhe qindra qytetarëve që prej vitesh kontribuojnë në terren për mjedisin dhe komunitetin.

    Basha thekson se “aksioni” i shpallur nga Beci me 800 persona nuk ishte gjë tjetër veçse një inskenim propagandistik i stafit të kryebashkiakut, ku në terren u nxorën punonjës bashkie, drejtues institucionesh dhe madje edhe nxënës, vetëm për të krijuar foton e radhës ndërkohë që zona, sipas tij, ishte pastruar më parë nga punëtorët dhe nuk kishte asgjë për t’u pastruar realisht. Ai akuzon Bashkinë për hipokrizi, përpjekje për të treguar “forcë mbledhjeje njerëzish” dhe reagim personal ndaj videos virale që nxori në pah katastrofën mjedisore në Velipojë, e cila u pastrua pikërisht vetëm pasi u bë publike.

    Sipas aktivistit, sjellja e kryetarit dhe stafit të tij është tregues i inatit personal dhe mungesës së sinqeritetit në shërbim të qytetit, duke kërkuar madje edhe falje publike për fyerjen ndaj tij dhe atyre që e mbështesin. Ai thekson se pavarësisht presioneve apo “shkopinjve nën rrota”, angazhimi i tij dhe i aktivistëve të tjerë për Shkodrën nuk do të ndalet.

    Reagimi i Plotë:

    Një reagim për kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, i cili para pak ditësh postoi diçka në rrjetet e tij sociale, dhe që për mua dhe mbështetësit e mij ishte shumë fyese dhe shkaktoi reagim. Sepse ne jemi njerëz të punës konkrete në terren, dhe prej vitesh kemi dhënë maksimumin për këtë qytet që e duam shumë.

    Gjithsesi, “aksionin” e videos me 800 veta nuk e organizuan të rinjtë, sepse po të ishin të rinjtë, ajo zonë do të ishte pasqyruar me një aksion të vërtetë pune dhe vitaliteti, e jo video duke ecur në rrugë e duke rënë. Ajo video (që as nuk duhet quajtur aksion, sepse nga pamjet duket qartë që nuk kishte asgjë për të pastruar, pasi zona ishte në pastrim e sipër nga punëtorët) u organizua vetëm nga stafi personal i kryetarit, duke nxjerrë në terren punonjës bashkie, drejtorë të Prefekturës dhe Zyrës Arsimore me nxënës, vetëm për të treguar që “ne mbledhim njerëz”. Kot, sepse aty as kishte çfarë të pastruar, aty isha edhe unë.

    Vërtet i lumshin duart çdo punonjësi e nxënësi që dolën aty në terren në erë e shi, që kishin vullnet të mirë për qytetin tonë!
    Bashkia nuk ka nevojë më të bëjë organizime hipokrite dhe t’i tregojë kujt që “ne dimë të organizojmë aksion”, sepse për të bërë diçka të tillë duhet zemër dhe vullnet të mirë, jo inate personale. Po ashtu, nuk ka pse të dëshmojë që “mbledh njerëz”, sepse jo 800, por edhe 8.000 veta ka mundësi të mbledhë me kapacitetet njerëzore dhe logjistike që ka. Kjo punë kërkon vetëm zemër dhe vullnet të mirë, e jo inate personale.

    Videoja që hodha një javë më parë, ajo katastrofë mjedisore që u bë virale në media kombëtare dhe ndërkombëtare, kishte si qëllim ndërgjegjësimin qytetar për atë që ne vetë i kemi shkaktuar Natyrës ndër vite. Nuk kishte faj as bashkia dhe as stafi aktual për atë katastrofë, por kaq zemër e vullnet të mirë kanë për këtë qytet, sa e morën kaq personale atë video apo organizimin që desha të bëja për pastrim në atë zonë.

    Dje u bashkova edhe unë aksionit të organizuar nga bashkia, sepse unë, ndryshe nga stafi personal i kryetarit të bashkisë, nuk bëj punë me foto, por jam në terren çdo ditë, dhe për këtë edhe kryetari i bashkisë më ka dashur afër këto vite.
    Në ditën e parë të pastrimit në Velipojë, Benet Beci shkruajti në rrjetin social: “Duhet thënë hapur që Velipoja nuk pastrohet me foto në rrjete sociale, por me aksione konkrete.” Por këtë herë, ata vetë pastruan pikërisht nga fotoja që u bë virale, dhe nuk kanë pse të drejtohen tek unë për atë gjë, kur unë prej vitesh jam në terren duke shërbyer Natyrës dhe qytetit tim. Turp të kenë!

    Më ka ardhur shumë keq prej Benet Becit dhe stafit të tij për atë shkrim, sepse unë kam organizuar qindra aksione mjedisore këto 10 vite për qytetin dhe çdo aksion mjedisor prej 2 vitesh për Bashkinë, dhe nuk kishte arsye të na etiketojë ashtu “me foto e pa foto”. Me këtë veprim treguan ligësi dhe pasqyruan qartë se sa e duan vërtet këtë qytet e njerëzit që kanë pas afër dhe mbështesin. Turp t’i vijë kujtdo që e ka shkruar atë shkrim, kushdo qofte, është përgjegjësi e vetë Benet Becit. Unë personalisht pres falje publike, për mua dhe për ata që na mbështesin dhe që patën reagim negativ prej atij postimi.

    Gjithsesi, ne jemi aktiv sa të mundemi, sa do që tash e më pas mund të kemi ose jo “shkopinj nën rrota” nga stafi personal i kryetarit, dhe do të shërbejmë këtij qyteti me dashni dhe përkushtim gjithmonë. Të tjerët shkojnë e vijnë, ne prej vitesh bëjmë të njëjtën gjë për Shkodrën.

     

  • Benet Beci njofton shpërblimin e fundvitit për 38 mijë pensionistë në Shkodër

    Benet Beci njofton shpërblimin e fundvitit për 38 mijë pensionistë në Shkodër

    Kronikë E Mërkurë, 3 Dhjetor 2025 13:10
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë me dije se rreth 38,000 pensionistë në territorin e bashkisë do të përfitojnë bonusin e fundvitit të akorduar nga qeveria.
    Sipas Becit, shpërblimi përfshin:

    19,000 pensionistë në qytet. 9,000 pensionistë në njësitë administrative. Deri në 10,000 pensionistë që do ta marrin shpërblimin përmes shpërndarjes në shtëpi. Ai tha se falënderimet e marra nga të moshuarit këto ditë janë një motiv i fortë për të vazhduar vëmendjen ndaj tyre dhe ndaj brezit që ka ndërtuar Shkodrën me punën e vet./J.H/

  • Kush janë “ushtarët” e Belës dhe si Balluku favorizoi familjarët e tyre, nga Ceno Klosi, Dalipaj, deri te Benet Beci…

    Kush janë “ushtarët” e Belës dhe si Balluku favorizoi familjarët e tyre, nga Ceno Klosi, Dalipaj, deri te Benet Beci…

    Për vite me radhë, Belinda Balluku ka ndërtuar një rrjet të ngushtë “ushtarësh” politikë e administrativë, të cilët i ka pasuruar me tendera, leje dhe koncesione, duke përdorur si kamuflim familjarët e tyre. Afera të reja po dalin përditë, por modeli është i vjetër dhe i njohur: të afërmit e “të përzgjedhurve” nga Balluku marrin gjithçka, ndërsa institucionet shtetërore kthehen në fasadë për të firmosur vendime të paracaktuara.
    Aferat me Ceno Klosin
    Gazeta raportoi pak ditë më parë se SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj Belinda Ballukut tashmë e pezulluar nga drejtësia dhe ish-zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe njeriu i saj më besnik. Kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin institucionet që të kallëzuarit drejtonin. Dyshohet se SPAK ka futur në skaner dhe një leje të dyshimtë për park fotovoltaik në Fier, ku fijet të çojnë te Ceno Klosi. Për të fshehur gjurmët dhe lidhjet, Ceno Klosi ka përdorur emra dhe individë të tjerë, por gjurmët e këtyre lëvizjeve të çojnë sërish tek ai dhe familjarët.
    Përfitimet e familjarëve të Dalipajt
    Nga ana tjetër, dosja hetimore e SPAK për aferën e Unazës së Madhe po zbulon një skemë të gjerë ndërhyrjesh, që rrezikon të shembë jo vetëm vendimmarrjet e ministrisë, por edhe perandorinë e ngritur të një tjetër besniku të Ballukut. Komunikimet sekrete, fotot e dërguara në kohë reale dhe qarkullimi i ofertave të kompanive para shpalljes së fituesve tregojnë një proces të kontrolluar deri në detaj nga ministrja dhe vartësit e saj, duke përfshirë edhe garat ku ka përfituar kompania e babait të kreut aktual të OSSH Blendian Dalipaj. Gjithashtu më 2 gusht 2022, Balluku ka shpallur njoftimin për dhënien me koncesion/PPP për Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot-Thumanë. Disa muaj më pas, në shkurt 2023 do të shpalleshin fitues bashkimi i kompanive “Gener 2” shpk në pronësi të vëllezërve Ulaj, “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k në pronësi të Olset Haxhiut dhe “I.D.K- Konstruksion” shpk në pronësi të Barjam Dalipaj me afat 35 vite. Sipas kushteve të kontratës, por edhe sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesave, Dalipi nuk mund të fitonte këtë kontratë sepse është person i lidhur duke ngritur pikëpyetje se si Balluku e ka miratuar këtë ofertë nga grupi i kompanive fituese. Duke e ndjerë rrezikun, ministrja e Infrastrukturës ia ka deleguar firmosjen e kontratës zv.ministrit Ami Kozeli, i cili ia ka dhënë në konflikt interesi të mundshëm administratorit të institucionit që është në varësi të këtij të fundit. Por kontrata ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe në fund të dhjetorit 2024, ministrja Balluku ka firmosur në cilësinë e zv.kryeministres duke qenë në konflikt të mundshëm interesi me detyrën. Gjithashtu këtu kemi dhe skandalin e lejes për ndërtimin e parkut fotovoltaik, që sipas raportimeve, është përfituar nga familja e Blendian Dalipit me miratimin e vetë Ballukut.
     Aferat me Benet Becin
    Gjithashtu mesazhet e zbuluara në telefonin e Adela Ruko, bashkëshortes së Ervis Berberit, ish-kreut të ARSH-së i arrestuar nga SPAK, kanë çuar në marrjen të pandehur të Benet Becit dhe 6 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët vepronin pranë Korporatës Elektro-Energjitike Shqiptare. Benet Beci, aktualisht Kryetari i Bashkisë Shkodër, dhe 6 anëtarët e komisionit, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, janë vënë në hetim për “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,kryer në bashkëpunim. Sipas dosjes hetimore, telefoni i Adela Rukos, është marë për llogari të dosjes hetimore që SPAK ka hapur kundër Ervis Berberit. Por teksa aparati i është nënshtruar eskpertimit kompjuterik, është konstatuar se Adela Ruko, gjatë periudhës së vitit 2019, ka pasur komunikime me Benet Becin, që në atë kohë drejtonte institucionin e KESH-it. Adela Ruko, në këtë kohë ka qenë kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, dhe sipas komunikimeve përmes mesazheve, rezulton që ajo të ketë marë orientime nga titullari i KESH, Benet Beci, dhe bashkëshorti i saj, Ervis Berberi, me qëllim paracaktimin e kompanisë fituase të tenderit me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik”. Ky tender u shpall nga KESH, në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro. Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të “Harvardit”, duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish-zyrtarët, të cilët donin jo pak por mbi 40 për qind të fondit, Benet Beci dhe Ervis Berberi, gruaja e të cilit drejtonte komisionit ku do shpallej fituese kompania e miqve të tyre. Në garë pati vetëm një ofertë, që ishte ajo e kompanisë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit. Një ditë pas tenderit, KESH shpalli fituese pikërisht kompaninë e Ervis Myftarit, e cila me sa duket ishte instrumenti që do të ndante paratë sipas formulës 500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë. Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “…500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë…”.
    Aferat me drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil
    Sipas të dhënave publike, familjarë e afërt të Maksim Et’hemaj, i cili aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar kanë përfituar kontrata shtetërore me firmë të vetë Ballukut, duke krijuar një lidhje të qartë interesi midis drejtuesve të Aviacionit Civil dhe projekteve energjetike që ndan Ministria e Infrastrukturës. Në tetor të vitit 2020, është themeluar kompania “GREEN PLUS ENERGY”, me aksionere Eva Kjaer dhe administrator Gjergj Pano. Në pamje të parë, duket si një kompani e zakonshme në fushën e energjisë fotovoltaike. Por hulumtimi tregon se Eva Kjaer është motra e Maksim Et’hemaj, ndërsa Gjergj Pano është vëllai i gruas së tij. Pra, një kompani krejtësisht familjare, me lidhje direkte me një zyrtar të lartë të qeverisë. Më 28 prill 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë miratoi kontratën për “Ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e një centrali fotovoltaik 2 MW në Topojë, Fier”, e firmosur nga vetë Belinda Balluku. Brenda një muaji, leja mori vulën e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), gjithashtu nën varësinë e Ballukut. E gjithë procedura është bërë me një shpejtësi rekord, për një kompani pa eksperiencë, pa tokë në pronësi, dhe me 0 të ardhura të deklaruara. Në bilancin e kompanisë “Green Plus Energy” për vitin 2020, figuron një shumë 34.500.000 lekë e regjistruar si “garanci paraprake për punime”. Por askund nuk identifikohet kush i ka dhënë këto para. Për dy vite me radhë, shuma mbetet e pandryshuar në llogaritë bankare. Vetëm në bilancin e vitit 2023, ajo shfaqet si “hua e dhënë nga kompania 4A-M shpk”, një tjetër subjekt që përfiton tendera publikë nga institucioni ku Et’hemaj ka qenë drejtues. Kompania 4A-M shpk, e cila “dhuroi” 34 milionë lekë kompanisë së motrës së Et’hemaj, ka marrë tre tendera nga ANTA (Albcontrol) me vlerë 500 mijë euro, në periudhën kur drejtori teknik i ANTA-s ka qenë vetë Maksim Et’hemaj. Pra, një model tipik konflikti interesi ku kompania që përfiton tendera nga institucioni ku punon Et’hemaj, më pas financon motrën e tij në një biznes që merr leje nga Balluku. Një tjetër element i rëndë është kategoria e tokës ku është miratuar projekti fotovoltaik në Fier. Sipas dokumenteve, toka është “ranishte” — kategori që nuk lejon ndërtim impiantesh fotovoltaike, sipas ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe mjedisit. Miratimi i këtij projekti nga KKT përbën shkelje të hapur ligjore dhe mund të përbëjë vepër penale.

  • Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

    Benet Beci prezanton planin që ndryshon lëvizjen në Shkodër: Qendra më e qetë, trafik më i kontrolluar

    Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka njoftuar finalizimin e Planit të Lëvizshmërisë së Qëndrueshme Urbane, një projekt që pritet të transformojë mënyrën e qarkullimit në qytet.
    Beci theksoi se ky plan i ri i jep fund lëvizjes kaotike dhe trafikut të pakontrolluar, duke e çuar Shkodrën drejt një modeli më të sigurt dhe më të organizuar. Sipas tij, qendra e qytetit do të bëhet më e qetë dhe më e aksesueshme për këmbësorët, korsitë e biçikletave do të jenë më të sigurta, ndërsa lagjet dhe shkollat do të përfitojnë masa shtesë për mbrojtjen e komunitetit.

    Postimi

  • Festat e Nëntorit/ Presidentja Osmani në Shkodër, pritet nga Benet Beci

    Festat e Nëntorit/ Presidentja Osmani në Shkodër, pritet nga Benet Beci

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
    Osmani ndodhet në Shkodër në kuadër të festave të Nëntorit. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Shkodrës.
    Gjithashtu, Presidentja Osmani do të vizitojë  Muzeun “Marubi”, si dhe Muzeun e Kujtesës, ku do të zhvillojë një takim të mbyllur me përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

    Më tej do të zhvillojë edhe një takim edhe me gratë shkodrane.

  • Benet Beci në terren: Pas 30 vitesh bllokim, pastrimi i kanalit në Berdicë sjell rezultate të menjëhershme

    Benet Beci në terren: Pas 30 vitesh bllokim, pastrimi i kanalit në Berdicë sjell rezultate të menjëhershme

    Kronikë E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 15:33
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka ndarë një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në territor, këtë herë në Berdicë, ku pastrimi i një kanali të bllokuar prej më shumë se 30 vitesh ka dhënë efekt të menjëhershëm në një nga nyjet më problematike të përmbytjeve në zonë.
    Beci theksoi se falënderimet e banorëve janë një motivim i përditshëm për punën e ekipit të bashkisë, ndërsa shtoi se rezultatet tregojnë qartë se puna e bërë me seriozitet dhe në terren sjell ndryshime të prekshme për komunitetin.

    Ndërhyrja pritet të ndihmojë në parandalimin e përmbytjeve të përsëritura në këtë segment, duke përmirësuar ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e jetës së banorëve të Berdicës./J.H/

  • Benet Beci: Pas 26 vitesh, nis rikonstruksioni i rrugës “Mark Sadiku” në Bleran

    Benet Beci: Pas 26 vitesh, nis rikonstruksioni i rrugës “Mark Sadiku” në Bleran

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e rikonstruksionit të rrugës “Mark Sadiku” në Bleran, një segment rreth 1 km që shërben mbi 150 familjeve të zonës. Pas më shumë se 26 vitesh pa ndërhyrje, rruga po përmirësohet për të arritur standardet e duhura të qarkullimit dhe sigurisë.
    Beci thekson se vëmendja e bashkisë është e përqendruar në përmirësimin e infrastrukturës jo vetëm në qytet, por edhe në çdo Njësi Administrative ku ndërhyrjet kanë qenë të domosdoshme prej vitesh. Ky projekt është pjesë e angazhimit të tij për rezultate konkrete dhe përmirësim të jetës së banorëve.

    Postimi i plotë: 

     

  • Benet Beci takim me drejtuesit e Postës Shqiptare: Prioritet përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Shkodrës

    Benet Beci takim me drejtuesit e Postës Shqiptare: Prioritet përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Shkodrës

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:39
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me Administratorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, dhe drejtoreshën e sapoemëruar të Filialit Shkodër, Kejsi Spahija.
    Në qendër të diskutimeve ishte përmirësimi i shërbimeve postare për qytetarët e Shkodrës dhe rritja e cilësisë së tyre në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

    “I urova Kejsit suksese në detyrën e re dhe biseduam për dhënien përparësi të rritjes së cilësisë së shërbimit, lehtësimin e procedurave dhe aksesin më të gjerë për qytetarët në çdo njësi administrative,” shkroi Beci në një postim në rrjetet sociale.

    Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është rruga drejt një shërbimi publik më efikas dhe më pranë njerëzve, duke nënvizuar rëndësinë e koordinimit mes pushtetit vendor dhe institucioneve shtetërore.

  • Benet Beci pret Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda: Bashkëpunimi, rruga përpara për zhvillimin e qytetit

    Benet Beci pret Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda: Bashkëpunimi, rruga përpara për zhvillimin e qytetit

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:29
    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka pritur në zyrë Prefekten e re të Qarkut Shkodër, Holta Duda, në ditën e saj të parë zyrtare në detyrë. Në takim mori pjesë edhe zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, si përfaqësues i qeverisë.
    Gjatë bisedës, kryebashkiaku Beci i uroi sukses znj. Duda në detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë institucional, me qëllim që të vijohen projektet në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Shkodrës.

    “E sigurova Prefekten për bashkëpunim të plotë institucional, për të vijuar me projekte të përbashkëta në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Shkodrës. Bashkëpunimi është rruga e vetme për të ecur përpara me ritmin që qyteti ynë meriton,”  u shpreh Beci./J.H/

  • Ndeshja Serbi- Shqipëri, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ka një ftesë për të gjithë shkodranët…

    Ndeshja Serbi- Shqipëri, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, ka një ftesë për të gjithë shkodranët…

    Shkruan në Facebook kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci: Sytë dhe zemrat e shkodranëve, ashtu si të gjithë shqiptarëve, janë sonte në Serbi, në mbështetje të djemve kuqezi.
    Le të jemi të gjithë bashkë në “Fan Zone – Arena Kuqezi”, në sheshin para Bashkisë Shkodër, për të ndjekur dhe përjetuar emocionet e një rezultati historik të kombëtares sonë!
    Sheshi para Bashkisë Shkodër, Ora 20:45

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!