Tag: belshi

  • Propozimi i Sami Frashërit: Kryeqyteti i Shqipërisë të bëhet Belshi i Elbasanit

    Propozimi i Sami Frashërit: Kryeqyteti i Shqipërisë të bëhet Belshi i Elbasanit

    Nga Arkivat Shqiptare është publikuar një fakt, mbase aspak i njohur prej publikut. Belshi në Elbasan, është propozuar të ishte kryeqytet i Shqipërisë dhe kjo zgjedhje mbante emrin e Sami Frashërit.

    I konsideruar asokohe, si ‘kërthiza e Shqipërisë’, Belshi u propozua në shekullin XIX që të bëhej kryeqytet i vendit. Propozimi ishte nga Sami Frashëri. Sipas tij, Belshi kishte një pozicion të mirë gjeostrategjik, klimë të mirë dhe njihej si një zonë me kulturë dhe tradita.

    Ideja nuk u pranua, por aktualisht, Belshi është kthyer në vend turistik.

    Përmbledhje e historikut të Belshit 

    Belshi është një qytet i vogël buzë liqenit me të njëjtin emër. Ndodhet në Jug-Perëndim të Elbasanit 30 km larg, një ndër qytetet e rajonit të Elbasanit. Belshi ka një popullsi si qytet, prej 14.337 banorësh dhe si Bashki, numëron 32.630 banorë.

    Është vendbanim i lashtë ilir në afërsi të liqenit të Belshit.

    Gërmimet arkeologjike në Gradishtë (2-3 km në Jug-Lindje të Belshit), dëshmojnë se aty ka qenë vendbanim i lashtë ilir. Kufijtë kronologjikë të banimit të kësaj treve përfshijnë periudhat e mëposhtme:

    Periudha e bronzit të hershëm (3000 – 1100 p.e.s), periudha e Hekurit (1100 – 500 p.e.s), ajo antike Ilire (shek.V- I p.e.s.).Periudha Romake (shek. I – IV e.s.), periudha e Antikitetit të vonë (shek. IV-VI e.s.) dhe ajo Bizantine (shek.VII-XI e.s.). Po ashtu edhe periudha Osmane (shek.XIV-XIX e.s.)

    Nga gërmimet arkeologjike që janë bërë në Gradishtë (Belsh) është gjetur varri princëror dhe një pjesë e sendeve si helmetë, mbrojtëse gjunjësh, kazan bronzi, kullesë bronzi, krater me voluta etj. Ato gjenden të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik Tiranë.

    Në shek. IV p.e.s. ishte qendër port-urbane, ndërsa në shek. e IV-I p.e.s. u kthye në qytezë të fortifikuar të krahinës Parthinve.

    Në këtë periudhë flitet për ekzistencën e një princi Ilir i quajtur princi i Belshit, i cili është varrosur me nderime të mëdha rreth vitit 350 para Krishtit. Ai është varrosur me të gjitha pajimet dhe stolitë e tij. Ishin rreth 70 objekte (qeramikë, armë, enë bronzi) dhe sot ai gjendet i ekspozuar në muzeun historik të lashtësisë dhe antikitetit të landit të Austrisë së sipërme në Asparm. (*Gazeta Panorama nr. 22 date 25 Korrik 2004 që i referohet Revistës Austriake “Obervesterreche” )

    Objekte arkeologjike

    Nga gërmimet arkeologjike që janë bërë në Gradishtë (qytezë ilire në afërsi të Belshit) nga arkeologu Neritan Ceka, janë gjendur mjaft enë qeramike (baltë e pjekur) shek. IV-II p.e.s.të periudhës qytetërimit ilir. Vlen të përmenden objektet siç janë enë balte pa vegje, me një ose dy vegje, portrete të ndryshme në terrakotë, stoli prej ari, enë prej bronxi, monedha, figurina dhe pllaka relievi, byzylyk argjendi, enë për pije me figurën e Afërditës, karfica dhe gjilpëra argjendi etj.

    Jo larg liqenit të Seferanit ishte faltorja e Afërditës. Kulti i saj ushtrohej duke hedhur në liqen enë, terrakota, si dhurata për perëndinë. Qeramika me kokën e Afërditës zinte vend të veçantë në kultin e banorëve të qytetit ilir të Belshit. Ajo është bërë e njohur jo vetëm brenda vendit, si Afërdita ilire e periudhës helenistike të Belshit. Këto terrakote gjenden të ekspozuara në Muzeun arkeologjik Tiranë në një pavion të veçantë.

    Gradishta vazhdon si qendër banimi dhe gjatë shek. I – V të e.s duke qenë pranë degëzimeve të rrugës Egnatia. Degëzim vinte nga Apollonia në Belsh dhe që lidhej me rrugën Egnatia nëpërmjet urës së Topciasit (urë mbi lumin Shkumbin në afërsi të qytetit të Elbasanit).

    Në shek. e IV-VI të e.s. u rifortifikua me mure guri të lidhura me llaç. Më pas historia e tij ngjason me ato të vendbanimeve të vjetra fshatare. Për periudhën e shek.VII-XV nga gërmimet arkeologjike dëshmohet një rënie e theksuar e jetës në shekujt e parë dhe një rigjallërim të saj, deri në prag të pushtimit osman.

    Në fillim të shek. 20, në vitin 1910-1912 në çeten e Byshekut që drejtohej nga Irfan Ohri që luftonte kundër Osmanëve kanë marrë pjesë dhe luftetarë nga zona e Dumresë (Enc. Elbasanit 2004 f.101). Edhe në luftën e Vlorës në vitin 1920, kanë marrë pjesë dhe luftëtarë nga Dumrea siç ka qenë Hysen Tabaku nga Karthneka (Enc. Elbasanit 2004 f 348).

    Belshi gjithashtu, mëqenëse ndodhej në një nga degëzimet e rrugës Egnatia në shekujt e mëvonshëm luajti një rol dhe në lidhjen e Elbasanit me Lushnjen (deri në vitin 1925-26) dhe me Vlorën, si rrugë për karvanet nga Elbasani në Lushnje e cila ishte 10 orë udhëtim. Hanet (vendpushimet) ishin në Belsh e Rrasë, ndërsa për karvanet që shkonin nga Elbasani në Vlorë e cila përshkohej për 3 ditë, hanet ishin në Belsh dhe Kosovë të Lushnjes.

    Në periudhën e regjimit të Zogut, Belshi ka qenë Komunë që përfshinte të gjithë zonën e Dumresë. Pas çlirimit në këtë zonë (1945-1946) pushteti ka funksionuar me kryepleqësi dhe në vitin 1947 u formua lokaliteti i Belshit. Gjithashtu në këtë zonë u krijua dhe lokaliteti i Kajanit në vitin 1958. Deri në vitin 1970 pushteti ishte i organizuar me lokalitete në Belsh e Kajan dhe Këshille Popullore të Fshatrave. Pas këtij viti me zmadhimin e kooperativave bujqësore, pushteti u organizua me Këshill Popullor të Bashkuar dhe Këshille Popullore të Fshatrave./konica.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Thënie nga Sami Frashëri: Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato!

  • Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit

    Pamje nga Belshi

    ELBASAN- Pasditen e sotme, Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar edhe me reshje breshëri. Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.
    Disa zona u përmbytën, ndërsa nga reshjet e shiut dhe breshërit, pati shumë dëme edhe në të mbjellat e zonës. Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut, pati një reagim edhe nga Bashkia e Belshit.
    “Pas disa orësh me stuhi intensive, reshje dhe erëra të forta që përfshinë Belshin, strukturat e Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u mobilizuan menjëherë në terren për të eliminuar pasojat dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve në terren, u bë e mundur pastrimi i rrugëve, largimi i mbetjeve të pemëve të thyera nga era, zhbllokimi i kolektorëve dhe sigurimi i kalueshmërisë në segmentet kryesore,”- thuhet në postim.
    Po ashtu, strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme./ZËRI

  • Çiklizëm/ Belshi përcjell kampionatin Kombëtar Individual 2025

    Përgatiti: Fatmir Popja

    Belshi është kthyer sërish në epiqendrën kombëtare të çiklizmit duke pritur për të disatin vit radhazi Kampionatin Kombëtar Individual të Çiklizmit, një nga eventet më të rëndësishme sportive në vend. Nën organizimin e Federatës Shqiptare të Çiklizmit në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, kampionati u zhvillua në dy ditë, të enjten me garat në kronometër dhe të premten me garën e rrugës.

    Garat e këtyre dy ditëve përfshinë të gjitha kategoritë,Kadetë, Juniorë, të Reja, të Rritura, Elitë dhe U-23. Itinerari i garave ishte i përbashkët për të gjitha kategoritë duke filluar nga qendra e qytetit të Belshit dhe duke kaluar në Grekan, Dëshiran, Dumre, Kodrat e Lulit, për t’u kthyer më pas sërish në Belsh. E gjitha në formë cirkuiti me numër të ndryshëm xhirosh sipas kategorive.Për Kadetët, gara përfshinte 73.2 kilometra me fitues Nicolas Persiani nga Elbasani, me kohën 1h40’05”.Kategoria Junior zhvilloi 4 xhiro me një total prej 97.6 km, ku triumfoi Leo Piku i ekipit Studenti me kohën 1h47’57”.

    Në garën e femrave, një përfundim emocionues: Nelia Kabetaj (Studenti) dhe Nikol Dollaku (Flamurtari) ndanë vijën e finishit me të njëjtën kohë, 3h05’47”. Kabetaj u shpall fituese për të rritura, ndërsa Dollaku për kategorinë e të rejave.Kategoria Elitë dhe U-23, me një distancë totale 146.4 km dhe një ritëm të lartë gare, u fitua nga Lucas Sulaj Kloppenborg (Studenti), duke i dhënë një tjetër trofe të rëndësishëm klubit të tij.Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 70 çiklistë nga ekipet më të njohura shqiptare si: Vllaznia, Tirana, Teuta, Skënderbeu, Studenti, Apollonia, Flamurtari, Besa, si dhe çiklistë të kombëtares shqiptare që garojnë jashtë vendit, veçanërisht nga Italia.

    Eventi u zhvillua nën masa të forta sigurie të ndërmarra nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit dhe Policia Bashkiake e Belshit të cilat siguruan bllokimin e rrugëve gjatë kalimit të çiklistëve dhe ruajtjen e rendit në çdo segment të itinerarit. Gjithçka u menaxhua me përpikmëri, duke garantuar sigurinë e pjesëmarrësve dhe sportdashësve.Kushtet atmosferike në prag të fundit të garës çiklistike ishin sfidë shtesë për organizatorët dhe sportistët

    Pavarësisht kushteve atmosferike të papritura me një përzierje të temperaturave mbi 34°C dhe një rrebeshi të fuqishëm shiu e breshëri në minutat e fundit të garës aktiviteti u përmbyll me sukses. Për shkak të stuhisë, ceremonia e ndarjes së çmimeve nuk u mbajt në sheshin qendror të Belshit siç ishte planifikuar, por në një ambient të mbyllur, për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e pjesëmarrësve.Ky kampionat i çiklizmit ishte ngjarje mjaft e rëndësishme sportive që e konfirmon Belshin si një qendër të rëndësishme të sportit shqiptar.

    Zhvillimi i Kampionatit Kombëtar në Belsh, tashmë për disa vite me radhë dëshmon për potencialin dhe rëndësinë që ky qytet dhe e gjithë zona e Dumresë po merr në kalendarin sportiv kombëtar, veçanërisht në sportin e çiklizmit. Infrastruktura natyrore dhe përkrahja institucionale po e kthejnë Belshin në një pikë referimi për garat elitare të këtij sporti.Nga ana e tij Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, z. Skënder Anxhaku në mbyllje të garave u shpreh i kënaqur që Belshi po shndërrohet në një stacion të përhershëm për çiklizmin shqiptar.

    “Ky kampionat tregoi jo vetëm cilësi dhe përgatitje të lartë sportive, por edhe një bashkëpunim të shkëlqyer mes institucioneve. Dua të falënderoj sportistët, trajnerët, ekipet pjesëmarrëse dhe strukturat vendore që garantuan një organizim të shkëlqyer. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, treguam se çiklizmi në Shqipëri ka një të ardhme të ndritur dhe se jemi të gatshëm të rrisim standardet çdo vit.”

    Vazhdo leximin

  • 200 mijë turistë në Dumre! Kodra, 82 liqenet dhe natyra tërheqin shumë vizitorë gjithë vitin

    200 mijë turistë në Dumre! Kodra, 82 liqenet dhe natyra tërheqin shumë vizitorë gjithë vitin

    Rreth 200 mijë turistë vendas e te huaj vizitojnë çdo vit zonën e Dumresë.

    E konsideruar një Toskanë e vogël në qendër të Shqipërisë Belshi shënon kulmin e vizitorëve në pranverë e verë.
    Freskia e 82 liqeneve, kodrat e zbukuruara me ullishte e padyshim gatimet tradicionale e kanë shndërruar Dumrenë në destinacion fundjave.
    Fundjava e gjen Belshin te mbushur plot si një nga destinacionet me te bukura tashme. 5 vite më parë Belshi ndoshta ishte i vetmi qytet në vend që nuk ofronte asnjë njësi akomoduese dhe turizmi këtu ishte njëditor.
    Tashmë janë disa të tilla kryesisht nga banorë që po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina.

    Top Channel