Një autobus turistësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Elbasan.
Siç shihet edhe në videot e ardhura në redaksinë e Dosja.al, flakët dhe tymi vijojnë të dalin nga autobusi, ndërsa në vendngjarje nuk shihet asnjë zjarrfikëse.
Sipas informacioneve kanë qenë banorët ata që kanë ndihmuar të fikin zjarrin me kova me ujë.
gijotina.com/
Tag: belsh
-

Merr flakë autobusi i turistëve në Belsh, banorët fikin zjarrin me kova me ujë
-

Përfshihet nga flakët një autobus në aksin Belsh-Elbasan, ja çfarë dyshohet (Detaje)
Një autobus turistësh është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Belsh-Elbasan.
Siç shihet edhe në videot e ardhura në redaksinë e Dosja.al, flakët dhe tymi vijojnë të dalin nga autobusi, ndërsa në vendngjarje nuk shihet asnjë zjarrfikëse. -

Stuhi me shi e breshër në Belsh, përmbytje dhe kaos në rrugët e qytetit
Pamje nga Belshi
ELBASAN- Pasditen e sotme, Belshi dhe e gjithë zona e Dumresë është përfshirë nga një stuhi e pazakontë, e shoqëruar edhe me reshje breshëri. Sasia e shtuar e reshjeve të shiut dhe breshërit ka shkaktuar edhe pasoja në infrastrukturë, duke paralizuar disa akse kryesore të qytetit.
Disa zona u përmbytën, ndërsa nga reshjet e shiut dhe breshërit, pati shumë dëme edhe në të mbjellat e zonës. Lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e shiut, pati një reagim edhe nga Bashkia e Belshit.
“Pas disa orësh me stuhi intensive, reshje dhe erëra të forta që përfshinë Belshin, strukturat e Agjencisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencat Civile u mobilizuan menjëherë në terren për të eliminuar pasojat dhe për të rikthyer normalitetin në zonat e prekura. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve në terren, u bë e mundur pastrimi i rrugëve, largimi i mbetjeve të pemëve të thyera nga era, zhbllokimi i kolektorëve dhe sigurimi i kalueshmërisë në segmentet kryesore,”- thuhet në postim.
Po ashtu, strukturat e emergjencave në Belsh janë në gatishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme./ZËRI -

Stuhi me shi të dendur në Belsh dhe Dumre, përmbyten disa rrugë
Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë sot nga një stuhi me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë. Sipas raportimeve paraprake situata atmosferike ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
Bëhet me dije se uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.
Nga ana tjetër, autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit.gijotina.com/
-

VIDEO/ Përmbytje në pikun e të nxehtit, stuhi e fortë dhe breshër në Belsh
Një çudi po ndodh në vend. Nëse zonat e plazhit janë plot me pushues dhe diell, në Belsh ka breshër, dhe një stuhi të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike.
-

Sërish bllokime rrugësh në vend, ja cilat akse do të mbyllen përkohësisht
Ditën e nesërme, në qytetin e Belshit do të zhvillohet “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”, një aktivitet çiklistik me rëndësi kombëtare.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë rrugore, Policia e Shtetit ka njoftuar masa të përkohshme kufizuese të qarkullimit të automjeteve. Sipas Policisë së Elbasanit, bllokimi i përkohshëm do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 12:00 në disa akse kryesore të zonës.
Kufizimet do të aplikohen në këto itinerare:
Kategoria Junior (97.6 km): Belsh – Grekan – Dragot Dumre – Kodra e Lulit
Kategoria U23/Elite (146.4 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit
Kategoria Kadet (73.2 km): Belsh – Grekan – Deshiran – Dumre – Kodra e Lulit
Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit në këto akse gjatë zhvillimit të aktivitetit. -

Asfalti elektoral në Belsh, kryebashkiaku bën të paditurin: S’dija gjë për punimet, “Vëllezërit Hysa” i bënë vetë
Hetimet e zhvilluara nga prokuroria e Elbasanit, për rastin e shtrimit të asfaltit elektoral në Belsh, kanë nxjerrë faktin se kompania e ndërtimit “Vëllezërit Hysa”, i paska kryer këto punime në rrugë me dëshirën e saj dhe askujt tjetër.
Këtë qëndrim zyrtar ka mbajtur në prokurori dhe kryetari i bashkisë së Belshit, Arif Tafani, i cili gjatë marrjes në pyetje nga grupi i hetimit, ka pohuar se
I pyetur rreth faktit se i kujt është detyrimi për të ndryshuar projektin, deklaruesi Arif Tafani, ka shpjeguar se ky është detyrim i mbikëqyrësit të punimeve dhe se ai nuk dinte detaje rreth azhurnimet të projektit.
Në vijim të deklarimit Arif Tafani, ka pohuar se rruga “Trojas”, ku “vëllezërit Hysa” po ndërtonin, nuk përfshihet në listën e fshatrave të kësaj kontrate.
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” në 10 shtator 2024 kanë lidhur një kontratë me bashkinë Belsh, për kryerjen e punimeve në disa rrugë, e më konkretisht tek rruga “Idriz”.
Mirëpo për shkak se kjo rrugë ishte shtruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në datën 19 Mars 2025, me kërkesë të kompanisë është bërë një amendim kontrate, duke çuar transferimin e punimeve në një segment tjetër i cili po ashtu ishte ndërtuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Më tej kompania “Vëllezërit Hysa” ka filluar pa u pajisur një leje ndërtimi dhe pa një kontratë shërbimi, në segmentin rrugor “Trojas” dhe “Shkëndie”.
“…unë nuk kam dijeni nëse janë kryer punime apo jo. Bashkia Belsh nuk ka projekt për ndërtimin e kësaj rruge dhe nuk është planifikuar në kontratën me subjektin “Vëllezërit Hysa” të vitit 2024, dhe aq më pak të paguhet një segment jashtë kontrate…”-ka treguar në prokurori kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani.
Këto të dhëna hetimore, kanë dalë gati 1 muaj nga ndalimi i dy zyrtarëve të bashkisë Belsh dhe shpalljes në kërkim të dy biznesmenëve të kompanisë “Vëllezërit Hysa”, Besnik Hysa dhe Dhiogjen Kristo.
Të dhënat janë evidentuar në vendimin e Gjykatësit të Elbasanit, Elis Dine, i cili ka zbardhur argumentet dhe pretendimet e personave të proceduar dhe marrë në pyetje
Sipas dosjes hetimore kompania “Vëllezërit Hysa” kanë kryer ndërtim pa lejë, duke u lejuar nga funksionari i bashkisë Belsh, Fatjon Muça, kreu i IMT-së Belsh e Lorenc Hoxha është mbikëqyrës punimesh dhe administrator i “ZETACONSULT”. -

Asfalti elektoral në Belsh, dëshmia e kryetarit të Bashkisë: Unë s’kam dijeni për punimet, “Vëllezërit Hysa” i bënë vetë

I dehur në timon përplas një motomjet/ Arrestohet 58-vjeçari, lëndohen dy persona
Një aksident ka ndodhur në Belsh, ku një 58-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur me makinë një motomjet.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç.
Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al -

Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përplas me motorin duke lënë dy të lënduar, arrestohet 58-vjeçari
Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili u përfshi në aksident me automjetin që po e drejtonte në gjendje të dehur, në Belsh. Ai u përplas me një motomjet dhe për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i këtij të fundit dhe pasagjeri që e shoqëronte.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme|, njofton policia.