Tag: belsh

  • Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

    Fiket zjarri në Belsh, në ndihmë të shuarjes së flakëve edhe vendet fqinje

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi pasditen e sotme se shërbimet zjarrfikëse me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri kanë arritur të fikin zjarrin në Belsh që rrezikonte zonat e banuara.
    Në njoftimin e shpërndarë për mediat, bëhet me dije se në zonë do të vijojnë qëndrimin forcat e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e plotë të terrenit për të shmangur rindezjen e ndonjë vatre të fshehur.
    Po ashtu, Ministria theksoi se pas thirrjes për ndihmë, Italia ka dërguar dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë aktualisht në zonën e “Liqenit të Luleve”, brenda Parkut Kombëtar të Lurës, ndërsa Greqia ka angazhuar dy avionë Canadair në përballimin e zjarrit në Dukat të Vlorës
    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
    Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.
    Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.
    Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.
    Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.
     

  • Fiket zjarri që rrezikonte zonat e banuara në Belsh, ndërhyrja nga ajri solli shuarjen e flakëve

    Fiket zjarri që rrezikonte zonat e banuara në Belsh, ndërhyrja nga ajri solli shuarjen e flakëve

    Ministria e Mbrojtjes njoftoi se pas një pune intensive, shërbimet zjarrfkëse me ndihmën e ndërhyrjes nga ajri kanë arritur të fikin një zjarr në Belsh që rrezikonte zonat e banuara

    Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
    Pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.
    Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.
    Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian te Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.
    Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

    Top Channel

  • Belsh/ Zjarri djeg një sipërfaqe toke prej 40 ha, shkrumbohen ullinjtë shumëvjeçarë

    Belsh/ Zjarri djeg një sipërfaqe toke prej 40 ha, shkrumbohen ullinjtë shumëvjeçarë

    Dy vatra të fuqishme zjarri kanë përfshirë për rreth 9 orë këtë të hënë, një sipërfaqe të konsiderueshme në territorin e Bashkisë Belsh dhe Njësisë Administrative Rrasë, duke vënë në rrezik zona të mëdha  me bimësi, kryesisht, ullishte dhe sipërfaqe të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore.

    Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët, ku përveç bimësisë së egër është djegur edhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj shumëvjeçarë, të një rëndësie të veçantë për bujqësinë dhe ekonominë.

    Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës u përballën me një situatë të përkeqësuar nga era e fortë dhe terreni i thepisur, duke punuar pa ndërprerje për më shumë se 9 orë për të izoluar dhe shuar vatrat e zjarrit.

    Operacioni përfshiu një forcë të gjerë ndërinstitucionale, të përbërë nga 10 mjete zjarrfikëse ,14 efektivë të MZSH Belsh ,4 efektivë të MZSH Peqin,4 efektivë të MZSH Lushnje,5 efektivë të MZSH Berat 4 efektivë të MZSH Kuçovë,6 efektivë të ushtrisë (Ministria e Mbrojtjes),7 efektivë të Forcave të Armatosura,5 efektivë të Policisë së Shtetit,40 punonjës të shërbimeve publike të Bashkisë Belsh,30 banorë të zonës të angazhuar në mënyrë vullnetare, 2 helikopterë të Emergjencave Civile

  • Vazhdojnë dorëheqjet në bashkitë e vendit, ikin drejtorët dhe drejtuesit e Njësive Administrative në Belsh, Prrenjas dhe Vaun e Dejës

    Vazhdojnë dorëheqjet në bashkitë e vendit, ikin drejtorët dhe drejtuesit e Njësive Administrative në Belsh, Prrenjas dhe Vaun e Dejës

    Vijon gjatë paradites së kësaj të marte saga e dorëheqjeve! Në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve mbi bazën e meritës dhe performancës.

    Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën.
    E njëjta situatë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Elbasan.

    Gjithashtu në bashkinë e Vaut të Dejës, 3 zëvendës kryetarët e bashkisë, 5 administratorët dhe të gjithë drejtorët kanë paraqitur dorëheqjen pranë Bashkisë duke plotësuar kështu porositë e kryeministrit Edi Rama për rifreskim të institucioneve./vizionplus.tv
     

  • Ultimatumi i Ramës për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

    Ultimatumi i Ramës për bashkitë, japin dorëheqjen kryetarët e njësive administrative në Belsh dhe Prrenjas

    Ristrukturimi i administratave në bashkitë e vendit po hyn në një fazë intensive, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit drejtues në nivel vendor.
    Gjatë paradites së kësaj të marte në Bashkinë Belsh, kanë dhënë dorëheqje një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokalë duke i hapur rrugë një faze të re të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.
    Ndërkohë, në Bashkinë Prrenjas, tre administratorë kanë dhënë dorëheqjen që ditën e djeshme, ndërsa aktualisht po kryhet një vlerësim i thelluar i performancës për drejtorët që vijojnë detyrën, raporton gazetari i News 24, Fatmir Popja.
    E njëjta situatë është shënuar edhe në bashkitë Peqin, Cërrik dhe Gramsh, ku procesi i dorëheqjeve dhe vlerësimeve është në zhvillim e sipër.
    Në Librazhd dhe Elbasan, vala e dorëheqjeve masive është shënuar që ditën e hënë.
    Ky proces pritet të shtrihet më tej në kuadër të një reforme që synon të rrisë cilësinë e shërbimeve publike dhe të rrisë përgjegjshmërinë në drejtimin lokal.
    Qeveria ka paralajmëruar përzgjedhje më transparente dhe me fokus tek qytetari duke i dhënë fund, sipas saj, “automatikës së zyrave” dhe kthimit të institucioneve vendore në pika reale të shërbimit.
    Ndërkohë në disa bashki të Qarkut Elbasan ka ende disa drejtorë që nuk e kanë paraqitur dorëheqjen.

  • Panik për familjen me pesë anëtarë në aksin në Belsh-Kuçovë, shpërthen në flakë makina që udhëtonin

    Panik për familjen me pesë anëtarë në aksin në Belsh-Kuçovë, shpërthen në flakë makina që udhëtonin

    Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur ‘Lokalitet’ ku një automjet tip ‘Mercedes Benz’ ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

    Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime. Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha, jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.
    Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.
    Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik.
    Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    Top Channel

  • Digjet automjeti në aksin rrugor Belsh–Kuçovë, shpëton pa lëndime një familje prej pesë personash

    Digjet automjeti në aksin rrugor Belsh–Kuçovë, shpëton pa lëndime një familje prej pesë personash

    Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur Lokalitet ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
    Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.
    Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.
    Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet.
    Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik .Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

  • Shteti i mohoi pronën në Belsh dhe fjeti 9 muaj në rrugë, Kurtezi: Pas kronikës në Syri tv, sot e kam marrë tapinë…

    Shteti i mohoi pronën në Belsh dhe fjeti 9 muaj në rrugë, Kurtezi: Pas kronikës në Syri tv, sot e kam marrë tapinë…

    E ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Verushe Kurtezi.

    Pak kohë më parë ajo kishte bërë një denoncim nga studioja e “Kafe Shqeto” në Skype, ku kishte treguar për dramën e saj personale që po kalon prej shtatorit të vitit 2024.

    Pas shumë viteve jetese jashtë vendit, ajo është kthyer në Shqipëri me shpresën për të marrë tapinë e tokës së familjes së saj në Belsh, por për shkak të pengesave burokratike dhe mosnjohjes së të drejtës pronësore, është detyruar të flejë në makinë, përpara Hipotekës së Elbasanit.

    Pavarësisht përpjekjeve të shumta ligjore dhe aplikimit sipas ligjit 7501, institucione të ndryshme në vend nuk kanë dhënë zgjidhje, duke e lënë atë në një situatë tepër të vështirë dhe të papranueshme.

    Sot ajo ka shpjeguar sërish situatën në një lidhje Skype me moderatorin Flavio Qarri.
     
    Verushe Kurtezi: Ata që na kanë ndjekur ne intervistën e parë, besoj e kanë kuptuar që jam 10 muaj në Shqipëri, nga shtatori i 2024 për të nxjerrë tapitë e tokave në hipotekën e Elbasanit. Gjithashtu duke patur edhe lidhje me Bashkinë Belsh për probleme po ashtu me hipotekën sot do të filloja me një shprehje shumë të bukur, “Kafshatë që skaperdihet osht or vlla mjerimi”, kurse unë sot do të thosha në 2025, “Kafshatë që nuk kapërdihet është or vlla mashtrimi”.
     
    Flavio Qarri: Në çfarë pike jemi?
     
    Verushe Kurtezi: Për ju që jetoni në Shqipëri, edhe për ju që dëgjoni tani. Do doja që ju të ju bëhet ndonjë monument që duroni, jetoni dhe përballoni me administratat në Shqipëri. Po filloj me bashkinë Belsh. Problemi ka qëndruar se unë për 10 muaj që kam qëndruar rrugëve ka qenë porta e bllokuar. Pas shumë përpjekjeve e pas shumë denoncimeve u arrit një marrëveshje mes bashkisë, palës tjetër dhe me mua që unë të futem në shtëpinë e babait tim ku jam bashkëpronare. Më në fund u arrit kjo marrëveshje. U bë kërkesa, u bë harta e rrugës nga një topograf. E kam dorëzuar edhe këtë me datë 8-9 maj në Belsh në bashki. Çfarë ka ndodhur. Ky është i njëti problem si në hipotekë. Përse. Sepse pas 10 muajve në hipotekë, unë do t’ua them përfundimin, por ma bashkinë Belsh besoj se do të shkojë edhe 20 muaj të tjera. Pasi nuk është parqitur në Këshill gjatë dy mbledhjeve të fundit…

    ….Por dua të falenderoj hipotekën  e Elbasanit që më kanë dhënë tapinë e tokës. Falë televizionit tuaj pas 10 muajve e kam marrë.

  • Makina merr flakë në mes të pyllit në Belsh, nuk ka të lënduar

    Makina merr flakë në mes të pyllit në Belsh, nuk ka të lënduar

    Ka marrë flakë një automjet në brendësi të pyllit Deshirant në Belsh.
    Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi automjeti është djegur totalisht.
    Sakaq nga pamjet e publikuara në media shihen që janë djegur disa shkurre dhe pemë.

  • Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Cërrik-Belsh, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Përfshihet nga zjarri një automjet në aksin Cërrik-Belsh, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

    Një incident ka ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Cërrik-Belsh ku një automjet është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit, për shkak të një defekti në motor. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
    Njoftimi i Policisë:
    Cërrik/
    Më datë 25.06.2025, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, dyshohet se për shkak të një defekti në motor, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin malazez L. L., 46 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.