Tag: belind

  • Belind Këlliçi: Asfalti elektoral tek ish fusha e aviacionit në Tiranë

    Belind Këlliçi: Asfalti elektoral tek ish fusha e aviacionit në Tiranë

    Belind Këlliçi publikon video që sipas tij, janë investime elektorale: “Asfalti elektoral tek ish fusha e aviacionit. Cilësia e punimeve, pa asnjë projekt dhe në kundërshtim me ligjin, është simboli i keq-qeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës”.

  • “Grupi 5D është rikrijuar në Vaqarr”, Këlliçi shpërthen ndaj PS: Hajdut tokash dhe votash

    “Grupi 5D është rikrijuar në Vaqarr”, Këlliçi shpërthen ndaj PS: Hajdut tokash dhe votash

    Drejtuesi politik i PD në qarkun e Tiranës Belind Këlliçi në takimin elektoral në njësinë nr.15, ka denoncuar disa persona pranë PS që veprojnë në Vaqarr, duke i quajtur grup i strukturar kriminal.
    Këlliçi tha se Gent Myrto është në krye të këtij grupi, ndaj të cilit SPAK mbylli hetimet në 2021 pas denoncimit të PD për vjedhje të votave.
    Belind Këlliçi: Kjo është një zonë që fjalët i do shkurt dhe në lule të ballit, i bëj thirrje Gent Myrtos, hajdutit më të madh të tokave në Shqipëri.
    Nëse ka patur një grup të strukturuar kriminal 5D ai grup është replikuar në mënyrë të drejtpërdrejt këtu në Vaqarr.  Njeriu që përdor 5-6 familjarë miq të afërm për të transferuar tokat, për ti shitur. Njeriu që vijon të vjedhë vota, që vijon të punojë për PS i pashqetësuar, që SPAK ja mbylli hetimin në 2021 bazuar në denoncimin që unë bëra në SPAK, blejnë vota intimidojnë qytetarët, për të mbajtur në këmbë Edi Ramën.

  • Belind Këlliçi: Non grata për Sali Berishën është hequr tashmë! Akoma nuk e dini ju?!

    Belind Këlliçi: Non grata për Sali Berishën është hequr tashmë! Akoma nuk e dini ju?!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e…”/ Reagon deputeti i PD, Belind Këlliçi

    “Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e…”/ Reagon deputeti i PD, Belind Këlliçi

    Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me shoqërimin e kreut të Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhit në polici. Lidhur me këtë, Këlliçi thotë se Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen.
    “Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë.Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit”, thekson Këlliçi.
    Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:
    Policia e narko-shtetit ka hyrë dje me forcë, pa mandat, dhe në shkelje të ligjit në një mjedis privat, duke dhunuar kreun e një prej partive opozitare, Adriatik Alimadhi. Pamjet janë të qarta. Policë civilë dhe me uniformë tërheqin dhe godasin një zotëri në moshë, në punën dhe pronën e vet. Policisë iu deshën shumë orë për të dalë me variantin e vonuar dhe si zakonisht të manipuluar. Thonë se kishin shkuar për të kontrolluar lokalin e të vëllait të Alimadhit si pikë bastesh sportive. Edhe nëse kjo është e vërtetë, ata ishin aty që kompanitë e Olsit të Edit, të mos kishin konkurrencë! Sepse askush tjetër në qytet nuk mund të vërë baste pa marrë Olsi dhe Edi përqindjen.
    Alimadhi është i gjashti në radhën e krerëve të partive opozitare që goditen, merren peng, arrestohen, persekutohen. Në emër të Partisë Demokratike e dënoj me forcë këtë akt të paligjshëm, burracak, këtë dorë të zezë të pushtetit mbi çdo qytetar të lirë. Policëve, që tregohen të fortë me qytetarët, dhe të zgërlaqur me të fortët e dosjeve të krimit, nuk janë burra por burracakë që marrin urdhëra nga nipi i Enverit dhe djali i Kristaqit. Goditja e nacionalistit Adriatik Alimadhi dje, ishte dora e Bllokut të vjetër të gjakut dhe hakmarrjes kundër shqiptarëve të lirë.
    Më 11 maj, kemi në dorë 2 zgjedhje. Narko-shtetin e Ramës që godet djathtas e majtas, për ujin, dritat, tokat e bregdetit, deri edhe bastet sportive, ose shtetin serioz që e mbron qytetarin dhe zhvillon ekonominë. Shqipëria madhështore nuk është slogan, është polici në krah të qytetarit dhe kundër krimit, me krimineli pas hekurave, dhe jo duke u kapardisur në Bllok!

  • Edi Rama ironizon Belind Këlliçin (Video)

    Edi Rama ironizon Belind Këlliçin (Video)

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme drejtuesin politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi. Në një video të shpërndarë nga Rama në rrjetet sociale shihet Këlliçi duke thënë se Berisha po dha fjalën e mban.
    Por ajo që bie në sy gjatë videos është reagimi i një qytetari që bën shenja ironie në momentin që flet Këlliçi.

    Në vijim videoja e postuar nga Rama në Facebook: 

     

  • Belind Këlliçi: Berisha do të jetë kryeministri ynë pas datës 11 maj

    Belind Këlliçi: Berisha do të jetë kryeministri ynë pas datës 11 maj

    Drejtuesi i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, deklaroi se Sali Berisha do të jetë kryeministri i vendit pas zgjedhjeve të 11 majit.
    Ai theksoi se Edi Rama po humb rrugën drejt fitores, duke iu referuar rezultateve të sondazheve.

    Gjatë një takimi me banorët e Bregut të Lumit dhe anëtarët e degës nr. 9 në Tiranë, Këlliçi tha se fokusi i PD-së janë pagat dhe nevojat e qytetarëve.
    Ai shtoi se korrupsioni i përket Edi Ramës dhe se PD-ja, do të mbajë premtimet ndaj qytetarëve. Sipas tij, çdo shqetësim i qytetarëve do të trajtohet nga një task forcë e posaçme.
    “Berisha kur e jep fjalën, ai e mban. Edi Rama e ka humbur. Drejt asaj rrugë është. Këtë e kanë bërë sondazhet. Dhe do ta shohim në 11 maj. Çdo ditë e heq diskutimin nga programi.
    Ne jemi këtu për të folur për pagat dhe nevojat e qytetarëve. Korrupsionin ia kemi lënë Edi Ramës. Ju garantojmë se çdo shqetësim i juaji do të jetë pjesë e një task force. Sali Berisha do të jetë kryeministri ynë pas datës 11 maj.
    Bashkë me premtimet tona do të çojmë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur mundin dhe djersën tuaj”, tha Këlliçi.

  • Belind Këlliçi: Një takim frymëzues i Berishës me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet

    Belind Këlliçi: Një takim frymëzues i Berishës me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet

    Nga Belind Këlliçi-
    Një takim frymëzues me banorët e Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ku kryetari i Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha, u parashtroi qytetarëve piketat mbi të cilat ndërtohet Programi i PD-së, i hartuar me ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dhe qeverisja në mandatin e ardhshëm 2025-2029:

    1 – Rishpërndarje e drejtë – Asnjë qindarkë nuk e prodhon qeveria. Ajo ka për detyrë të mirëadministrojë dhe të kthejë tek qytetarët në mënyrë të ndershme dhe efiçente taksat që ata paguajnë. Në këtë drejtim shërben rritja e rrogave, pensioneve si dhe Karta e Konsumatorit e cila i kthen 20% të TVSH-së qytetarit.
    2 – Marrëdhënie e ndershme me pronarët.
    Historia e gazit lotsjellës dhe dhunës ndaj fëmijëve merr fund përfundimisht. Çdo pronar dëmshpërblehet sipas parimit: legalizim para urbanizimit.
    Në të njëjtën kohë do të marrin fund të gjitha problemet me detyrimet shtetërore që rrjedhin nga pronësia dhe persekutimi politik i shqiptarëve.
    Me Partinë Demokratike, një qeverisje e drejtë dhe e kujdesur ndaj qytetarëve është e mundshme.