Tag: belind

  • Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë/ Belind Këlliçi: Këtu është një skenë krimi, jepeshin para në këmbim të votave

    Çerdhja e patronazhistëve në Tiranë/ Belind Këlliçi: Këtu është një skenë krimi, jepeshin para në këmbim të votave

    Drejtuesi Politk i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka folur serish për mediat pas përplasjes me patronzhistët ë Erion Braçes në rrugën Marco Boçari.

    Belind Këlliçi: Jëmi këtu para një skeme krimi ku ditën e sotme reyh orës 17.00 pasdite kemi marrë sinjalizim se kjo, u provua si e tillë ishte një zyrë elektorale e palosura dhe e padeklaruar e PS. Kemi marrë një reportim që në këtë ambient kryhej krim elektoral krim zgjedhor duke dhënë para në këmbim të votave dhe duke qenë se e kemi marrë këtë indicje kemi ardhur personalisht kanë ardhur edhe simpatizantë të PD për të bërë këqyrjen e në ven për të parë a kishte njerëz apo jo.

    Në momentin e parë që kanë mbërritur, ka qenë dhe gazetarje, zonja Ambrozia Meta që ka asistura live pamte pasi dera ka qene e hapur dhe brenda kanë qenë punonjës të shtetit deri, deri tani kemi identifikuar tre prej tyre…

  • Belind Kellici denoncon me fakte dhe foto/ Ky person po prish procesin zgjedhor dhe ushtron presion mbi komisioneret

    Belind Kellici denoncon me fakte dhe foto/ Ky person po prish procesin zgjedhor dhe ushtron presion mbi komisioneret

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!

    Belind Këlliçi: Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë!

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalën hapëse në mitingun përmbyllës të kësaj fushate elektorale.
    Këlliçi u shpreh se PD është partia e vetme që të pamundurën e bën realitet, ndërsa theksoi se 11 maji nuk është vetëm betejë politike, por është lufta për demokracinë dhe për Shqipërinë.
    Pjesë nga fjala e Belind Këlliçit:
    “Edi Rama nga paniku se ky bulevard do të mbushej, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Pro, demokratët e gjetën rrugën për tu mbledhur bashkë, për të ardhur në këtë bulevard dhe për ta bërë më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona.
    Prezenca juaj madhështore është dëshmi e forcës tonë dhe provë e besimit tuaj. Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo të dashur miq është vepra juaj, ju do ta bëni të tillë. Ju qytetarët e lirë që rezistuat.
    Ne PD jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë. Për të ardhmen që vendosim ne”, tha Këlliçi.

  • Belind Këlliçi: Balluku ndërton 1 km rrugë me 26 mln euro, Unaza e Re ka 6 vite që nuk mbaron, kjo histori duhet të marrë fund!

    Belind Këlliçi: Balluku ndërton 1 km rrugë me 26 mln euro, Unaza e Re ka 6 vite që nuk mbaron, kjo histori duhet të marrë fund!

    Drejtuesi politik i PD në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, ka akuzuar ashpër ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, për abuzime të rënda me fondet publike, gjatë një interviste në studion e News24.
    Këlliçi tha se projektet rrugore në vend, nën drejtimin e Ballukut, kushtojnë shifra marramendëse deri në 26 milionë euro për kilometër, ndërkohë që sipas tij, për një segment prej vetëm 2.2 kilometrash të Unazës së Re, janë dashur 6 vite dhe ende nuk ka përfunduar.
    “Sot kemi një ministri infrastrukture me në krye Belinda Ballukun që ndërton me 24-26 milionë euro për km rrugë. Vetëm për zgjerimin e rrugës, nuk mbaron kurrë Unaza e Re që ka 6 vite për 2.2 kilometra. Kjo histori duhet të marrë fund”, deklaroi ai.

    Këlliçi shtoi se Partia Demokratike, do të heqë tarifën në Rrugën e Kombit brenda muajit të parë të qeverisjes së saj, duke u zotuar se fondet për këtë do të mbulohen nga buxheti i shtetit.
    Sipas tij, vetëm nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), çdo vit humben deri në 1 miliard euro nga abuzimet, fonde që do të mjaftonin për të realizuar premtimet elektorale të PD.
    “Po të mos abuzohet siç ndodh sot, ka para edhe për investime, edhe për pensionistët”, përfundoi Këlliçi.

  • Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi kallëzon Belind Këlliçin: Drejtësia të bëjë punën!

    Debati në Facebook përfundon në Prokurori! Anduel Xhindi kallëzon Belind Këlliçin: Drejtësia të bëjë punën!

    Anduel Xhind dhe Belind Këlliçi

    TIRANË-Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS, Anduel Xhindi ka depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Fierit kundër Belind Këlliçit, duke e akuzuar për dy vepra të rënda penale.
    Përplasja mes Anduel Xhindit dhe Belind Këlliçit ka nisur ditë më parë, kur politikani demokrat ndau një foto të Xhindit në fushatë dhe e akuzoi se si drejtues i “Illyrian Guard” ai po shkelte ligjin. Më anë të një postimi në Facebook, Xhindi shprehet se ka ndërmarrë hapa ligjor. Ish-deputeti socialist thotë se për të shmangur çdo keqkuptim dhe për transparencë të plotë, ndan publikisht dokumentin e lirimit të tij nga detyra në “Illyrian Guard”, në vitin 2024 për arsye personale.
    “Fjalët i merr era, por përballja me shpifjen kërkon përgjegjësi. Për këtë arsye, kam depozituar një kallëzim penal për shpifje ndaj z. Këlliçi. Tashmë, drejtësia do të bëjë punën e saj. Jam i habitur se si figura publike dhe kandidat që duan të përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e Shqipërisë mund të shprehen me kaq pak kujdes dhe etikë, pa verifikuar asgjë më parë. Vaj medet çfarë mund të bëjë me qytetarët Belo,-thuhet në reagimin e tij.

    DOKUMENTI

    DOKUMENTI

    Në fakt Belind Këlliçi e kishte gabim sepse Anduel Xhindi është larguar prej javësh nga kompania shtetërore e sigurisë fizike. Kallëzimi mbetet për t’u parë nëse do të klasifikohen si të tilla dhe nga organi i akuzës./ZËRI

    494679061 1136783748461069 3966794065678287670 n

    495366841 1136783755127735 3628590718225121251 n

  • Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin

    Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin

    Rama nuk ka ofertë”, Këlliçi: Opozita e ka mundësinë për të bërë ndryshimin

    Demokrati Belind Këlliçi thekson se Kryeministri Edi Rama vijon të mos ketë një ofertë apo program konkret për qytetarët.

    I ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Këlliçi thekson se Rama nuk del të flasë për çështje të rëndësishme para qytetarëve, teksa shton se Partia Demokratike ka shpalosur një program, i cili është i prekshëm dhe trajton problemet kryesore të qytetarëve.

    Blendi Fevziu: Si po shkon fushata?

    Belind Këlliçi: Shkëlqyeshëm! Shkëlqyeshëm në raport me interesin e madh të qytetarëtve për programin e PD.

    Blendi Fevziu: Pse po me duket mua kjo Belind fushata më e shëmtuar?

    Belind Këlliçi: Në çfarë aspekti?

    Blendi Fevziu: Nuk ka asgjë thelbësore në diskutime. Nuk ka temë fushate. Rama ka hedhur një temë që shkon pas 5 vitesh.

    Belind Këlliçi: Rama vijon të mos ketë ofertë, nuk ka program dhe diçka konkrete për t’ju ofruar qëtetarëve. Nuk del të flasë për çështje të rëndësishme. PD pa diskutim vijon që fokusin ta ketë tek qytetarët, programi dhe oferta që jep. Kjo është paketa e dhembshurisë me pikat që do të përmbushen brenda 100 ditëshit të parë. Prek minimumin jetik, prek zonat periferike të Tiranës dhe zonat rurale dhe me mijëra qytetarë në Tiranë. Ta garantoj që ka pafund qytetarë që e mirëpresin.

    Demokrati, Këlliçi foli edhe lidhur me qytetet ku sipas tij fushata ka ecur më mirë.

    Blendi Fevziu: Kush janë qytetet sipas jush që fushata është duke ecur më mirë?

    Belind Këlliçi: Po të shohësh edhe organizimet masive, hapje fushate apo aktivitete elektorale si ato që kemi parë në Korçë ka qenë e jashtëzakonshme, Fieri ditën e djeshme. Sot keni parë Gjirokastrën, Sarandën që ka qenë shumë mirë, Elbasani, Durrësi, Lezha, Kukësi ka qenë të jashtëzkonshme. Në Tiranë në njësinë numër 5 mund të jetë bërë takimi më i mirë që është zhvilluar ndonjëherë. Ajo që është ndryshe është që të gjithë kandidatët i ke në terren duke folur me qytetarët për problematika të ndryshme.

    Blendi Fevziu: Në fakt defekti kryesor që po vihet re nga shtypi është që lista e mbyllur e PD nuk ekziston, unë nuk e shoh askund.

    Belind Këlliçi: Para se të vija këtu kam qenë të paktën se jemi 6 koordinatorë që drejtojmë fushatën në Tiranë. Me zotin Paloka isha në terren në Laprakë, Klevis Balliu në Unazë me qytetarët, Albana Vokshi në Vorë dhe çdo ditë jemi në takim me qytetarët.

    Lidhur me risitë për fushatën, Këlliçi ka hedhur poshtë atë që PD nuk ka sjellë risi, ndërsa për partitë e reja tha se hyjnë në zgjedhje për të marrë një mandat.

    Blendi Fevziu: Duket se Rama është në stilin e tij, por është i garantuar në shifrat e veta të cilat nuk e kanmë tradhtuar në tre palë zgjedhje, ndërkohë partitë e reja po bëjnë një fushtë më novatore. PD spo duket se ka ndonjë risi.

    Belind Këlliçi: Unë nuk e di ku bëhet diferenca e partive të vogla. Nga ana tjetëqr PD kandidatët e saj janë në po të njëjtin intensitet, në po të njëjtën axhendë dhe mos të harrojmë që PD në raport me partitët e vogla ja ka dhënë mundësinë të gjithë partive të vogla për tu rreshtuar në një front kundër qeverisë dhe kush ka dëshiruar ka ardhur. Këtu jemi për të folur për të vetmin koalicion që ka mundësinë dhe do të fitojë zgjedhjet e 11 Majit që është Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, partitë e tjera që hyjnë për të marrë një mandat është çështje tjetër.

    Ndër të tjera Këllici shtoi se sondazhet tregojnë që mazhoranca nuk e ka mbështjetjen që pretendon, teksa shtoi se kampi opozitar e ka të gjithë mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj.

    “Kampi opozitar e ka mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj dhe do ta bëjë ndryshimin dhe për këtë shërben programi që kemi ofruar, i cili është me këmbë në tokë, i prekshëm, me premtime reale, dhe fokuson problemet e qytetarëve, çmimin e karburantit, rroga, pensione dhe probleme të qytetarëve”, tha Këlliçi.

  • Këlliçi: Edhe në sondazhet e fabrikuara mazhoranca nuk shkon mbi 46%, ndryshimi vjen më 11 Maj

    Këlliçi: Edhe në sondazhet e fabrikuara mazhoranca nuk shkon mbi 46%, ndryshimi vjen më 11 Maj

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi thekson se kryeministri Edi Rama vijon të mos ketë një ofertë apo program konkret për qytetarët.
    I ftuar në “Opinion”, Këlliçi thekson se Rama nuk del të flasë për çështje të rëndësishme para qytetarëve, teksa shton se Partia Demokratike ka shpalosur një program, i cili është i prekshëm dhe trajton problemet kryesore të qytetarëve.
    Blendi Fevziu: Si po shkon fushata?
    Belind Këlliçi: Shkëlqyeshëm! Shkëlqyeshëm në raport me interesin e madh të qytetarëtve për programin e PD.
    Blendi Fevziu: Pse po me duket mua kjo Belind fushata më e shëmtuar?
    Belind Këlliçi: Në çfarë aspekti?
    Blendi Fevziu: Nuk ka asgjë thelbësore në diskutime. Nuk ka temë fushate. Rama ka hedhur një temë që shkon pas 5 vitesh.
    Belind Këlliçi: Rama vijon të mos ketë ofertë, nuk ka program dhe diçka konkrete për t’ju ofruar qëtetarëve. Nuk del të flasë për çështje të rëndësishme. PD pa diskutim vijon që fokusin ta ketë tek qytetarët, programi dhe oferta që jep. Kjo është paketa e dhembshurisë me pikat që do të përmbushen brenda 100 ditëshit të parë. Prek minimumin jetik, prek zonat periferike të Tiranës dhe zonat rurale dhe me mijëra qytetarë në Tiranë. Ta garantoj që ka pafund qytetarë që e mirëpresin.
    Demokrati, Këlliçi foli edhe lidhur me qytetet ku sipas tij fushata ka ecur më mirë.
    Blendi Fevziu: Kush janë qytetet sipas jush që fushata është duke ecur më mirë?
    Belind Këlliçi: Po të shohësh edhe organizimet masive, hapje fushate apo aktivitete elektorale si ato që kemi parë në Korçë ka qenë e jashtëzakonshme, Fieri ditën e djeshme. Sot keni parë Gjirokastrën, Sarandën që ka qenë shumë mirë, Elbasani, Durrësi, Lezha, Kukësi ka qenë të jashtëzkonshme.  Në Tiarën në njësinë numër  5 mund të jetë bërë takimi më i mirë që është  zhvilluar ndonjëherë.  Ajo që është ndryshe është që të gjithë kandidatët i ke në terren duke folur me qytetarët për problematika të ndryshme.
    Blendi Fevziu: Në fakt defekti kryesor që po vihet re nga shtypi është që lista e mbyllur e PD nuk ekziston, unë nuk e shoh askund.
    Belind Këlliçi: Para se të vija këtu kam qenë të paktën se jemi 6 koordinatorë që drejtojmë fushatën në Tiranë. Me zotin Paloka isha në terren në Laprakë, Klevis Balliu në Unazë me qytetarët, Albana Vokshi në Vorë dhe çdo ditë jemi në takim me qytetarët.
    Lidhur me risitë për fushatën, Këlliçi ka hedhur poshtë atë që PD nuk ka sjellë risi, ndërsa për partitë e reja tha se hyjnë në zgjedhje për të marrë një mandat.
    Blendi Fevziu: Duket se Rama është në stilin e tij, por është i garantuar në shifrat e veta të cilat nuk e kanmë tradhtuar në tre palë zgjedhje, ndërkohë partitë e reja po bëjnë një fushtë më novatore. PD spo duket se ka ndonjë risi.
    Belind Këlliçi: Unë nuk e di ku bëhet diferenca e partive të vogla. Nga ana tjetër PD kandidatët e saj janë në po të njëjtin intensitet, në po të njëjtën axhendë dhe mos të harrojmë që PD në raport me partitët e vogla ja ka dhënë mundësinë të gjithë partive të vogla për tu rreshtuar në një front kundër qeverisë dhe kush ka dëshiruar ka ardhur. Këtu jemi për të folur për të vetmin koalicion që ka mundësinë dhe do të fitojë zgjedhjet e 11 Majit që është Koalicioni për Shqipërinë Madhështore, partitë e tjera që hyjnë për të marrë një mandat është çështje tjetër.
    Ndër të tjera Këllici shtoi se sondazhet tregojnë që mazhoranca nuk e ka mbështjetjen që pretendon, teksa shtoi se kampi opozitar e ka të gjithë mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj.
    “Në të gjitha sondazhet dhe te ato që janë të montuara dhe fabrikuara shihet që mazhoranca nuk shkon mbi 46 %.
    Kampi opozitar e ka mundësinë për ta bërë ndryshimin në 11 Maj dhe do ta bëjë ndryshimin  dhe për këtë shërben programi që kemi ofruar, i cili është me këmbë në tokë, i prekshëm, me premtime reale, dhe fokuson problemet e qytetarëve, çmimin e karburantit, rroga, pensione dhe probleme të qytetarëve”, tha Këlliçi.

  • Këlliçi: Edhe në sondazhet e fabrikuara, mazhoranca nuk shkon mbi 46%, ndryshimi vjen më 11 Maj

    Këlliçi: Edhe në sondazhet e fabrikuara, mazhoranca nuk shkon mbi 46%, ndryshimi vjen më 11 Maj

  • Skandal/ ‘Pa censura’ e RTSH censuron PD! Ndërpritet emisioni ku ishte i ftuar drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi

    Skandal/ ‘Pa censura’ e RTSH censuron PD! Ndërpritet emisioni ku ishte i ftuar drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi

    Radio Televizioni Shqiptar është përfshirë në një skandal të vërtetë.  Emisioni që mban emrin “Pa Censurë’ në RTSH, censuron drejtuesin politik të PD-së së Tiranës Belind Këlliçi i cili ishte ftuar nga gazetarja dhe autorja e këtij emisioni në studio për të folur për programin elektoral.

    Fjala e Belind Këlliçit u ndërpre pa paralajmërim, pa asnjë shpjegim dhe në të mënyrë të turpshme duke i censuar fjalën një prej drejtuesve kryesorë të opozitës.

    Kjo ndodhi në momentin kur Belind Këlliçi, njëkohësisht kandidat për qarkun e Tiranës po fliste për programin e Partisë Demokratike dhe “Paketën e Dhembshurisë”, që përfshin masa për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare, rritjen e pensioneve dhe reduktimin e varfërisë.Ndërprerja la në ekran vetëm logon e RTSH-së – teknikisht kjo është e pamundur të ndodhë rastësisht, pasi në rast të ndonjë defekti, do të zhdukej edhe logoja. Syri  ju sjell videon që provon skandalin ku është përfshirë RTSH.

    Kjo është provë se Radio Televizioni Shqiptar i cili ka emërtuar një emision “Pa Censurë’ censuron me urdhër të Ramës figurat e rëndësishme të opozitës. Provë se Rama ka urdhëruar mbylljen e çdo dritareje informative që i jep hapësirë alternativës opozitare në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor e cila parashikon qartë të drejtën e informimit të qytetarëve për kandidatët gjatë fushatës zgjedhore, veçanërisht përmes transmetuesit publik, RTSH.Ky detyrim është i sanksionuar në nenet 80 dhe 81 të Kodit Zgjedhor, të cilat përcaktojnë mënyrën e pasqyrimit të fushatës zgjedhore në media.Partia Demokratike paralajmëron se do t’i drejtohet zyrtarisht Zyrës së OSBE-së në Tiranë dhe organizatave të tjera monitoruese, pasi RTSH është një media publike, e financuar nga taksat e qytetarëve, dhe censura e fjalës së lirë në një institucion të tillë përbën skandal.Çfarë parashikon Kodi Zgjedhor?
    Neni 80 – Fushata zgjedhore e subjekteve zgjedhore në radiotelevizionin publik
    Ky nen përcakton se radiotelevizioni publik (RTSH) është i detyruar të ofrojë hapësira të barabarta për të gjitha subjektet zgjedhore gjatë fushatës. Kjo përfshin transmetimin e materialeve promovuese, debateve dhe aktiviteteve të tjera të fushatës, duke siguruar që të gjitha partitë dhe kandidatët të kenë mundësi të barabarta për të paraqitur programet dhe qëndrimet e tyre para publikut.
    Neni 81 – Edicionet informative të radiotelevizionit
    Sipas këtij neni, edicionet informative të RTSH-së duhet të pasqyrojnë aktivitetet e fushatës zgjedhore në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe të balancuar. Kjo nënkupton që lajmet dhe raportimet gjatë periudhës së fushatës duhet të jenë të ekuilibruara dhe të mos favorizojnë asnjë subjekt zgjedhor.

  • Belind Këlliçi: Taksë vetëm 10 % për bizneset me PD

    Belind Këlliçi: Taksë vetëm 10 % për bizneset me PD

    “Takime me pensionistë, qytetarë e biznese të vogla në Njësinë 9.
    Programi i Partisë Demokratike për ekonominë, me taksën 10% dhe rritjen e nivelit të xhiros deri në 180 mijë euro PA TATIM FITIM i ndihmon të gjitha familjet e vetëpunësuara që të përmirësojnë ekonominë e tyre.

    Me Partinë Demokratike, sipërmarrësit e vegjël dhe punëtorët kanë një shans për një mirëqënie të vërtetë”- shkruan Këlliçi.