Tag: belind

  • PD humbi zgjedhjet, a duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

    PD humbi zgjedhjet, a duhet të dorëhiqet Berisha? Belind Këlliçi i shmanget pyetjes

    Belind Këlliçi i cili e fitoi mandatin e deputetit, i ftuar në një sudio televizive u përpoq disa herë të shmangte dhënien e mendimit të tij nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike.
    ”Nuk pyesni kurrë për 100 euroshin që u dha pensionistëve gjatë fushatës elektorale, që është shkelje. Nuk pyesni kurrë për blerjen e votës, për administratën publike. Ky është një problem shumë i madh. Kur ti je anëtar i PD, të vini të militoni në forumet e PD, do të njiheni me diskutimin e brendshëm, me debatin, me statutin.

    PD ka një statut, i cili është zbatuar në çdo hap të tij që në 2021. Thënë këtë, këto janë çështje të brendshme te PD, e të garantoj se kjo është çështje krejt e parëndësishme brenda PD për momentin. Kjo sepse i gjithë fokusi dhe energjia dhe vëmendja është tek farsa elektorale. Nëse humbasim këtë trend he merremi me përgjegjësite e secilit në këtë moment, gjë që nuk i shmanget kush, por ky nuk është momenti”.

  • “Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi”/ Belind Këlliçi: Kushdo që mendon se PD nuk po reflekton, e ka gabim

    “Nga unë i pari do të mbajmë përgjegjësi”/ Belind Këlliçi: Kushdo që mendon se PD nuk po reflekton, e ka gabim

    Anëtari i kryesisë së PD dhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 11 majit, Belind Këlliçi, duke folur në një studio televizive, u shpreh se të gjithë kandidatët në listën e mbyllur të PD do të mbajnë përgjegjësi për humbjen në garën e 11 majit.
    Këlliçi tha se kushdo që mendon se nuk po reflekton PD, e ka gabim. Por sipas tij, këto debate partiake nuk do të bëhen në media, pasi janë forumet e partisë.
    “Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi që ka arritur, por kjo është çështja jonë”, u shpreh Belind Këlliçi.
    Belind Këlliçi: Pa diskutim nuk duhet t’i shmangemi përgjegjësive tona. Padyshim do të ketë një matje të performancës së cdo kandidati në listën e mbyllur. Ky kod elektoral që uroj të mos bëhen më kurrë zgjedhje me këtë kod, asnjëherë skam qenë dakord por e tillë ka qenë vendimmarrja, qëndrimi i partisë në pushtet, ata kanë imponuar me votat që kanë, ky kod elektoral është produkt i Edi Ramës, është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi shqiptar. Dhe uroj që të jenë zgjedhjet e fundit që bëhet ky diferencim midis kandidaturave, ku një pjesë e kandidatëve kanë qenë të qetë në listën e mbyllur dhe të tjerë në listë të hapur që i është dashur të bëjnë shumë herë më shumë punë, sic është rasti i Ilir Alimehmeti që merr 18 mijë vota dhe mbetet jashtë parlamentit që është çmenduri më vete. Me kodin e kaluar ilir alimehmeti do ishte në kuvend.
    Nuk mundet analizat, debatet partiake të bëhen në media, janë forumet e partisë. Duke nisur nga unë cdo njeri do duhet të merret në analizë, sa ka punuar, objektivi, por kjo është çështja jonë. Kushdo mendon se nuk po reflekton PD e ka gabim.
    Të gjithë jemi në një fazë ku po reflektojmë mangësitë tona, por vëmendja niuk duhet të shkojë tek debatet tona të brendshme. Unë e di që vetëm PD ka diskutim. Se një herë të vetme që 3 kolegë të PS u ankuan se ia vodhën votat nga brenda i ra me sëpatë Rama brenda një ore dhe sot kanë tërheq kërkesën.
    Patjetër nuk i shmanget askush përgjegjësisë duke nisur nga unë dhe të tjerë që patën privilegj që të ishin në listat për deputetë.
    Nuk duhet të humbim kohë me denoncimet, për atë që panë të gjithë shqiptarët, për intimidimin e punonjësvse të shtetit. Ne kemi prova e fakte për çdo gjë që deklarojmë, dhe do ja cojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë.

  • Rezultati i zgjedhjeve/ Këlliçi: Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim, por s’janë numëruar të gjitha kutitë

    Rezultati i zgjedhjeve/ Këlliçi: Nuk kemi dalë ashtu siç e prisnim, por s’janë numëruar të gjitha kutitë

    Belind Këlliçi

    TIRANË-Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet ka kometuar rezultatet e deritanishme nga numërimi i votave. Këlliçi është shprehur se rezultati nuk është ai që priste opozita, por theksoi se është ende herët për të folur.
    “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
    Nga rezultatet e deritanishme, Partia Socialiste kryeson me 296737 vota, ose 52.55 % të totalit të votave të numëruara deri më tani, ndërsa Partia Demokratike renditet e dyta me 193608 ose 34.29 %.
    Nga ana tjetër, zyrtari demokrat foli edhe për incidentin me socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së, një ditë më parë.
    “Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

  • Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

    Zgjedhjet parlamentare/ Belind Këlliçi: Nuk është rezultati që donim, por është ende herët

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi deklaroi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita. Por tha ai, është ende herët.

    “Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët për të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.
    “Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

  • “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat, Inceneratori i Tiranës të ka paguar ty

    “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat, Inceneratori i Tiranës të ka paguar ty

    Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të Dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu.
    Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit që Batoni i bën regjimit edhe janë halle të tij personale që pak na interesojnë. Ta shohim a do i dalë apo jo!
    Baton Haxhiu: Po pastaj ç’a u bën atyre fjalëive të tua, apo do i harrosh?!
    Belind Këlliçi: Ti ke qenë me mua përballë në studio, ke thënë s’kam marrë lekë nga inceneratori i Tiranës dhe të kam nxjerrë faturat.
    Baton Haxhiu: Asnjëherë s’kam marrë! Leje mos fol pallavra!
    Belind Këlliçi: Si të dalin këto Exit Poll-et, ta dinë qytetarët. Të paguan inceneratori i Tiranës Baton e di një Shqipëri e tërë. Më padit për shpifje nëse s’është ashtu. Do vij bashkë me faturat e Batonit!

  • Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

    Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

    Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota.
    Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.
    Përmes një video-mesazhi, Braçe ka deklaruar se Belind Këlliçi dhe së bashku me demokratë të tjera kanë goditur një grua dhe se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
    Pjesë nga fjala e Erion Braçe:
    “Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar.
    Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj.
    Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belindi dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke.”

  • “Kurrë nuk kam blerë vota!”/ Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

    “Kurrë nuk kam blerë vota!”/ Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

    Pas incidentit të shënuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota, ka reaguar drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.

    Ai ka deklaruar se ka Belind Këlliçi dhe “banda e tij” kanë goditur një grua dhe se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
    “Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar. Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj’.
    Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belidni dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke”, u shpreh Braçe.

    Top Channel

  • “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat

    “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat

    Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu.
    Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit që Batoni i bën regjimit edhe janë halle të tij personale që pak na interesojnë. Ta shohim a do i dalë apo jo!

    Baton Haxhiu: Po pastaj ç’a u bën atyre fjalëive të tua, apo do i harrosh?!Belind Këlliçi: Ti ke qenë me mua përballë në studio, ke thënë s’kam marrë lekë nga inceneratori i Tiranës dhe të kam nxjerrë faturat.Baton Haxhiu: Asnjëherë s’kam marrë! Leje mos fol pallavra!
    Belind Këlliçi: Si të dalin këto Exit Poll-et, ta dinë qytetarët. Të paguan inceneratori i Tiranës Baton e di një Shqipëri e tërë. Më padit për shpifje nëse s’është ashtu. Do vij bashkë me faturat e Batonit!

  • Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

    Incidenti te “Petro Nini”, Braçe reagon ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua

    “Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar.
    Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj’. Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belidni dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë.

    E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke”, u shpreh Braçe.

  • “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

    “Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

    Rezultatet e Exit Poll-it të Albanian Post u kthyen në faktor debati këtë të Dielë. Pas kryedemokratit Sali Berisha, edhe Belind Këlliçi iu përgjigj ashpër këtij anketimi që ia atribuon plotësisht analistit Baton Haxhiu.
    Belind Këlliçi: Nuk e di në ç’a halli qenka, se të pyesësh edhe Edi Ramën nuk ta jep këtë poll. Kjo është qoka e fundit që Batoni i bën regjimit edhe janë halle të tij personale që pak na interesojnë. Ta shohim a do i dalë apo jo!
    Baton Haxhiu: Po pastaj ç’a u bën atyre fjalëive të tua, apo do i harrosh?!
    Belind Këlliçi: Ti ke qenë me mua përballë në studio, ke thënë s’kam marrë lekë nga inceneratori i Tiranës dhe të kam nxjerrë faturat.
    Baton Haxhiu: Asnjëherë s’kam marrë! Leje mos fol pallavra!
    Belind Këlliçi: Si të dalin këto Exit Poll-et, ta dinë qytetarët. Të paguan inceneratori i Tiranës Baton e di një Shqipëri e tërë. Më padit për shpifje nëse s’është ashtu. Do vij bashkë me faturat e Batonit!