Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD, por të dy po e shfaqin publikisht në mënyrë të tërthortë. Pasi urdhërori gazetarin e medias së familjes së tij, Çim Pekën, që të sulmojë publikisht Belind Këlliçin përse ai lavdëroi SPAK, tashmë Berisha po i shfaq hapur edhe vetë pakënaqësitë me Këlliçin.
Edhe pse e vendosi në listën e sigurt të Tiranës për ti dhënë një vend në Kuvend në shtator, pavarësisht dy humbjeve për Bashkinë e Tiranës, raportet mes Berishës dhe Këlliçit tani duken se nuk qenkan aq të shëndetshme. Aq më pak kur bëhet fjalë për drejtësinë e re, SPAK-un, që Berishën dhe dhëndrin i ka marrë të pandehur për aferën Partizani.
Nga selia blu teksa sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani se nuk po bën asgjë për votën e lirë, Berisha kishte rezervuar edhe një mesazh për Belind Këlliçin, duke i kujtuar se cili është qëndrimi që duhet të kenë ushtarët e tij për SPAK-un. Pa iu bërë asnjë pyetje e drejtpërdrejtë për Këlliçin, Berisha doli vetë në temë duke u thënë gazetarëve se para se të vinte në seli “kishte marrë në telefon Belindin” dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës pasi SPAK i kishte kaluar për kompetencë kallëzimin për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj.
Duket se Berisha është kujdesur t’i japë mesazhin e qartë Belind Këlliçit se ndryshe nga sa ai po promovon punën e SPAK se do ketë arrestime, në fakt SPAK-u nuk po bën asgjë dhe madje edhe kallëzimin e tij e paska ‘dëbuar’ në Prokurorinë e Tiranës, edhe pse bëhet fjalë për krim elektoral.
Strategjia e Berishës është e qartë. Ai nuk fal askënd që i del kundër në raport me drejtësinë dhe mesazhi duket se nuk shkon vetëm për Këlliçin, por për të gjithë ata deputetë demokratë që mbështesin punën e drejtësisë së re.
“Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.
Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet”, tha Berisha.
Përplasja publike u zbulua pas deklaratës së Këlliçit se shpejt SPAK do të bëjë një tjetër arrestim të bujshëm në radhët e socialistëve, duke iu referuar ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi. Si fillim, Berisha hodhi në sulm gazetarin Çim Peka, i cili e quajti Belind Këlliçin “si një gazetar kronike” që sillet siç i shërben Edi Ramës dhe Altin Dumanit. Më pas reagoi edhe Arjana Kalaja që përmes një statusi foli për privilegje të pa-merituara në parti. Mesazh ky, që dukej se i adresohej pikërisht atij./ Shqiptarja.com
Tag: belind
-

“Belind ku je?”/ Berisha zbulon hapur sherrin me Këlliçin për drejtësinë
-

Berisha zbulon telefonatën e sotme me Këlliçin për drejtësinë: Belind ku je?
Në konferencën e kësaj të marte, Sali Berisha kishte rezervuar një mesazh për Belind Këlliçin. Ai i tha gazetarëve se para se të vinte në seli kishte marrë në telefon Belindin dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës, pasi SPAK i kishte kaluar për kompetencë kallëzimin për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj.
”Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’?Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.
Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet”, tha Berisha. -

“Belind, ku je?”, Berisha zbulon publikisht sherrin me Këlliçin: Krimi elektoral u gropos, ju nuk po…
Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD, por të dy po e shfaqin publikisht në mënyrë të tërthortë. Pasi urdhëroi gazetarin e medias së familjes së tij, Çim Pekën, që të sulmojë publikisht Belind Këlliçin përse ai lavdëroi SPAK, tashmë Berisha po i shfaq hapur edhe vetë pakënaqësitë me Këlliçin.
Edhe pse e vendosi në listën e sigurt të Tiranës për ti dhënë një vend në Kuvend në shtator, raportet mes Berishës dhe Këlliçit tani duken se nuk qenkan aq të shëndetshme, aq më pak kur bëhet fjalë për drejtësinë e re, SPAK-un, që Berishën dhe dhëndrin i ka marrë të pandehur për aferën Partizani.
Nga selia blu teksa sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumani se nuk po bën asgjë për votën e lirë, Berisha kishte rezervuar edhe një mesazh për Belind Këlliçin. Pa iu bërë asnjë pyetje e drejtpërdrejtë për Këlliçin, Berisha doli vetë në temë duke u thënë gazetarëve se para se të vinte në seli “kishte marrë në telefon Belindin” dhe e pyeti “ku je?”. Sipas Berishës, Këlliçi i tha se ishte në Prokurorinë e Tiranës pasi kallëzimi për zyrën e Erion Braçes ku pretendonin se organizohej blerja e votave më 11 maj.Duket se Berisha është kujdesur t’i japë mesazhin e qartë Belind Këlliçit se ndryshe nga sa po promovon ai punën e SPAK se do ketë arrestime, në fakt sipas Berishës SPAK-u nuk po bën asgjë dhe madje edhe kallëzimin e tij e paska ‘dëbuar’ në Prokurorinë e Tiranës, edhe pse bëhet fjalë për krim elektoral.
“Sot, para se të vij këtu, marr në telefon Belind Këlliçin. Belind ku je? ‘Në Prokurorinë e Tiranës’. Po pse je aty? ‘Jam aty, tha, se këtu kanë sjellë çështjen ‘Braçe’. A ju kujtohet ju se cila është çështja ‘Braçe’? Zyra ilegale e PS-së, zona te Rruga e Kosovarëve, ku regjistroheshin, paguheshin dhe kryenin veprime ilegale, e paarreduar, me të gjitha simbolet. Pra, ishte zyrë ilegale.
Shikoni çfarë bëjnë tani këta. Për të larë duart me të, shkon në prokurorinë e Tiranës, në një kohë kur është krim elektoral, në një kohë kur Braçe është deputet”, tha Berisha. -

“Kemi prova të reja të farsës elektorale”/ Belind Këlliçi: Janë 570 video, komisionerët e PS teksa kërcënojnë votuesit
Anëtari i kryesisë së PD-së dhe drejtuesi politik në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit, Belind Këlliçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se PD disponon prova të reja të asaj që kjo forcë politike e quan farsë elektorale.
Sipas Këlliçit, janë rret 570 video autentike ku duket qartë se si komisionerët e Partisë Socialiste, me zë dhe figurë, të identifikuar me emër e mbiemër, kanë kërcënuar votuesit ose kanë hyrë në dhomën e fshehtë për të diktuar te zgjedhësit votën e tyre.
Belind Këlliçi: “Kemi përfunduar një material voluminoz, rreth 570 video, autentike, që janë pjesë e qendrave të votimit, në qarkun Tiranë dhe në zonat periferike të Tiranës, ku të gjitha shkeljet që ne u kemi treguar qytetarëve edhe në qytetet e tjera, janë fenomene që nuk janë të izoluara.
Pra, në Tiranë, ka pasur komisionerë të PS-së që kanë kërcënuar votuesit, kanë hyrë në dhomën e fshehtë për t’u diktuar votën, u kanë marrë fletën e votimit, janë të kapura nga pamjet filmike këto, për të kontrolluar votën dhe pastaj kanë hedhur në kuti fletën. Të gjitha këto janë të fiksuara në video dhe emra të komisionerëve se kush janë. Do të bëhen publike në ditët në vijim.
Janë 400 raste të votimit familjar, të intimidimit të tyre, të bexhave false. Shumë raste janë në Bashkinë e Vorës, aty ku pati përplasje fizike të deputetëve të PD-së. Por ndërkohë nuk po na japin pamje për qindra votimi në Tiranë ku ne kemi dyshime të arsyeshme për manipulim votash. Çuditërisht, tani thonë se në disa qendra ka pasur probleme me filmimin, si në Krrabë apo në Zall Bastar. Është detyrim ligjor që kamerat duhet të jenë të ndezura.” -

Veliaj drejt dorëheqjes? Belind Këlliçi: Rama i ka vënë “motrën” si mbikëqyrëse në…
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka deklaruar se shpejtësia e hetimit të dosjes ndaj Erion Veliajt dhe dërgimi i tij për gjykim në një kohë të shkurtër, ngre pikëpyetje të mëdha.
Këlliçi u shpreh se, në qarqet politike flitet për një marrëveshje Rama-Velaij që ai të shkojë në gjyq dhe të japë dorëheqjen nga drejtimi i bashkisë së Tiranës, duke i hapur rrugë dhe zgjedhjeve.
‘Shpejtësia me të cilën është hetuar dosja për Veliajn dhe do të çohet për hetim ditën e nesërme, nëse do të jetë kështu, në fakt ngre pikëpyetje të mëdha se, pse po çohet me urgjencë Erion Veliaj dhe kaq shpejt dhe po çohet dosja për gjykim.
A ka në lidhje kjo me zgjedhjet e pjesshme në tetor ku ‘motra’ e Erion Veliajt, Belinda Balluku se e ka thënë vetë se, e kam motër, dhe pikërisht edhe për favorizuar, Edi Rama i ka vënë ‘motrën’ si mbikëqyrse të perfomancës në Bashkinë e Tiranës dhe heshtjen e Veliajt e interpretoj apo në qarqe politike, diskutohet për një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës që ai pas komunikimeve të akuzës, do të japë dorëheqjen në këmbim të zbutjes së së masës së sigurisë ndaj tij, ose në arrest shtëpie, apo detyrim paraqitje.
Nuk e kam të konfirmuar, por flitet ne qarqet politike ku kemi marrë vesh ‘5D’, ku kemi marrë vesh aferën e inceneratorit, të rrugës ‘Xhon Belushi’, që pasi kishte përfunduar rruga, hapej tenderi për të bërë rrugën.
E ku kemi marrë vesh gjithë ato padi, në të cilat edhe ‘Ndragheta’, ‘EcoTirana’, etj., ku të gjitha ne i kemi depozituar në SPAK dhe ku prokuroria e posaçme fle mbi këto dosje.
Çështja Veliaj është mbyllur dhe i hap rrugën e zbutjes së masës së sigurisë për Erion Veliajn dhe në një farë mënyrë i hap dritën jeshile zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës’, tha Belind Këlliçi -

Belind Këlliçi: Edi Rama i ka punët keq, SHBA akoma nuk e ka uruar, Lulzim Basha, ministër shteti
Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të kabinetit Rama.
Deputeti i sapozgjedhur rishtazi demokrat, insiston se faktet kanë treguar se Rama ka vjedhur dhe zgjedhjet e 2021, por se Basha nuk reaguar.
Në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, demokrati Këlliçi shton se Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara.
“Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për denoncimin e zgjedhjeve, këtë herë nuk e lemë të na shkojë. Ne kemi për detyrë që para qytetarëve, institucioneve ndërkombëtare dhe para raportit të OSBE, duhet të bëjmë punën për të treguar që këtu ka pasur farsë. DASH refuzon të japë një përshëndetje për zgjedhje në Shqipëri.
Në 2021 kishim një tjetër performancë, ku përpara se vetë kryeministri të shpallte fitoren ka dalë ish ambasadorja Kim dhe e ka uruar dhe ka komplimentuar ministrin e shtetit për opozitën, zotin Basha për performancën e tij në zgjedhje dhe për heshtjen që pasoi më pas. Pasi foli guvernatorja, ministri për opozitën nuk pati asnjë reagim”, tha Këlliçi. -

Deklarata e fortë e Belind Këlliçit: Ja pse Edi Rama përbën rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për një emision televiziv, Këlliçi i referohet zhvillimeve të fundit mes SHBA-së dhe drejtësisë shqiptare, për të përforcuar akuzat e tij.
“Javën e kaluar, e ngarkuara me punë e SHBA-së dorëzoi një letër në SPAK ku kërkohej intensifikimi i luftës kundër karteleve të drogës, të njëjtave që presidenti Trump i ka shpallur organizata terroriste,” tha Këlliçi.
Ai theksoi se vetë kjo kërkesë është një tregues se autoritetet shqiptare po dështojnë në përballjen me këtë fenomen. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe porti i Durrësit është bërë një pikë strategjike për qarkullimin e kokainës në Europë.
“Në katër vitet e fundit nuk është kapur asnjë kilogram kokainë në portin e Durrësit. Rama ka kthyer Shqipërinë në një Pazar të gjësë së gjallë dhe në një narkoshtet, siç e kanë cilësuar edhe media të mëdha ndërkombëtare,” deklaroi ai.
Këlliçi përmendi gjithashtu edhe skandalin me ish-agjentin e FBI-së në Nju-Jork, të cilin Rama sipas tij e ka korruptuar, duke shtuar: “Një kryeministër që ka marrëdhënie me kartelet dhe që korrupton agjentë të lartë të zbulimit amerikan, përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të SHBA-së.” -

Ç’do ndodhë me Berishën? Këlliçi bën deklaratën e fortë: Në vjeshtë nis analiza e madhe në PD
Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, i ftuar në një studio televizive deklaroi se demokratët do të nisin analizën e brendshme pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
“Fokusi ynë kryesor do të jetë te farsa elektorale e 11 majit. 100% e energjive tona është e fokusuar te 11 Maji. Kjo do të zgjasë të paktën derisa të mbyllet raporti final i OSBE/ODIHR. Pastaj, analiza e çështjeve të brendshme të Partisë Demokratike për mendimin tim do të ndodhë në vjeshtë. Do të jenë forumet e PD-së që do e vendosin vendimmarrjen dhe kohëzgjatjen”, tha Këlliçi.
“Por, pa diskutim që fokusin e kemi te çmontimi i farsës. Fokusin dhe të gjitha energjitë i kemi të orientuara aty”, shtoi Belind Këlliçi. -

Zgjedhjet 2025/ Belind Këlliçi akuzon numëruesit e PD se trafikuan votat drejt PS
Belind Këlliçi
TIRANË-Me hapjen e kutive në Tiranë, Partia Demokratike kërkon të sigurojë mandatin e 14-të dhe për këtë, deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi tha se në kryeqytet janë rreth 17 mijë fletë votimi që, opozita ka dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin dhe për të çuar Ilir Alimehmetin në Parlament.
Këlliçi në “Drejt” nga Luan Rama, theksoi se është kërkuar hapja e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Sipas tij ka pamje filmike ku është dëshmuar trafikimi i votave nga Partia Demokratike në atë Socialiste.
Belind Këlliçi: Për të plotësuar një pjesë të kërkesës së kandidatëve të PD-së, për hapjen e kutive të Tiranë. Në Tiranë kemi rreth 17 mijë fletë votimi që kemi dyshime se aty mund të ketë mjaftueshëm vota për të marrë mandatin e 14 për të çuar Alimehmetin në parlament. Nuk ka rëndësi se kujt ia marrim. Luhet mes PS-së dhe Mundësisë. Kemi kërkuar hapjen e kutive për të gjitha materialet zgjedhore në qarkun e Tiranës, shoqëruar me një kërkesë drejtuar KQZ-së për administrimin e pamjeve të filmimit të gjithë qendrave ku është votuar. Kur kemi marrë pamje kemi parë se janë dëshmuar në flagrancë trafikim votash nga PD-ja tek PS-së. Kërkesa ynë është bërë nga Franc Nuri dhe Asllan Dogjani që i ka dëshmuar këto gjëra. -

“Nuk kemi PS, kemi parti shtet”/ Reagon Belind Këlliçi: S’ka pasur zgjedhje
I ftuar në një studio televizive Belind Këlliçi theksoi se tashmë nuk ka një Parti Socialiste por një parti shtet. Ai ka deklaruar se në 11 Maj nuk ka patur zgjedhje por një farsë elektorale. Këlliçi nënvizoi se sot PD ka përballë shtetin.
“Kemi nisur ankimimin zyrtar të të gjitha rezultateve në qarqe. Ka qenë farsë elektorale, s’ka pasur zgjedhje. Nuk kemi PS, kemi një parti shtet që punon një herë në kaq vjet, administrata punon për ditën e zgjedhjeve. Sot jemi në garë me shtetin.
Kemi detyrën që t’i tregojmë popullit shqiptar se kush është Arkend Balla që merr 5 mijë vota më shumë se Rama në Durrës”, tha Këlliçi.