Tag: belind

  • Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Deputeti Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Belind Këlliçi

    TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e SPAK. Këlliçi u paraqit i vetëm, teksa nuk ka ndaluar të flasë për mediat duke mos zbuluar asnjë detaj.
    Ende nuk dihen arsyet për të cilat demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa më herët ai është marrë në pyetje nga SPAK për falsifikim dokumentesh në lidhje me diplomën e gjimnazit.
    Por çfarë dimë deri më tani lidhur me çështjen e diplomës së Këlliçit?
    Çështja e shkollimit të tij ishte një diskutim i gjatë që u zhvillua gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2023, kur demokrati garonte përballë Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës. Asokohe, shkolla “Harry Fults” i ishte përgjigjur interesimit të Plarent Ndrecës, i cili mbante postin e përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste. Në përgjigje shkruhej se Belind Këlliçi, në përfundim të klasës së 12-të, në përgjigje të kërkesës së tij për studime të mëtejshme në SHBA, u pajis nga shkolla me disa dokumenta të cilat listohen në përgjigje./ZËRI

  • Denoncoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Denoncoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.
    Mësohet se Këlliçi është paraqitur për t’u pyetur lidhur me kallëzimet që ai ka depozituar pranë Prokurorisë së Posaçme.
    Anëtari i Kryesisë së PD ka depozituar disa padi në SPAK për abuzime sipas tij në Bashkinë e Tiranës. Këlliçi ishte ndër denoncuesit e parë edhe sa i takon aferës “5D” duke çuar më pas në arrestimin e ish-zyrtarëve të Bashkisë.
    Në gjyqin për ish-drejtorët e bashkisë janë disa dëshmitarë mes të cilëve Arbjan Mazniku, Dritan Kadiu, Gazment Haxhia etj.
     

  • Deputeti i PD, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK! Dyshime se është thirrur për…

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK! Dyshime se është thirrur për…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi është paraqitur në SPAK mëngjesin e kësaj të enjte.
    Ende nuk ka detaje mbi arsyet e shkuarjes së Këlliçit në Prokurorinë e Posaçme, por kujtojmë se më parë ligjvënësi opozitar është marrë në pyetje nga SPAK për falsifikim dokumentesh në lidhje me diplomën e gjimnazit.
    Në 26 dhjetor të vitit të kaluar Këlliçi dha llogari para prokurorëve të posaçëm për mbi 2 orë si person nën hetim.

  • Këlliçi: Veliaj përuronte rrugën ende pa mbyllur tenderin! Denoncimet i kam çuar në SPAK

    Këlliçi: Veliaj përuronte rrugën ende pa mbyllur tenderin! Denoncimet i kam çuar në SPAK

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur në emisionin ‘Çim Peka Live, mbi abuzimet e fondeve publike në Bashkinë e Tiranës, duke marrë shembullin konkret të rrugës “Xhon Belushi”.
    Sipas tij, rruga ishte asfaltuar dhe gati për t’u përuruar nga Erion Veliaj, ndërkohë që tenderi për ndërtimin e saj nuk ishte mbyllur ende zyrtarisht. Këlliçi theksoi se për këtë dhe raste të tjera, si rasti i famshëm “5D”, ka depozituar denoncime në SPAK.
    Belind Këlliçi: Unë kam bërë denoncimin e rrugës ‘Xhon Belushi’. Ka qenë një tender ku titullari i tenderit kontraktor është ‘Nesti Angoni’, Arbian Mazniku në këtë rast që unë e kam denoncuar këtu tek ju. Tenderi ishte i hapur dhe do të mbyllej…Po mbyllej rruga, ishte asfaltuar në fund dhe ndërkohë Veliaj kishte bërë edhe kronikën e përurimit të rrugës.
    Kam denoncuar ‘5D’, kam shkuar në zgjedhje, e kam firmosur pastaj ‘5D’ e kam çuar edhe në SPAK.
    Mbaroj 14 Maji dhe sigurisht që unë edhe si Belind, edhe si politikan, në muajin mars të atij viti hoqa dorë edhe nga mandati i deputetit që isha i zgjedhur për të hyrë në një betejë ashtu siç e mbani mend, pa vulë, pa logo, pa komisionerë, pa numërues, pa minutash mediatik, etj.
    Unë dhash modelin tim. Kisha një rival përballë, mi vodhi zgjedhjet. Unë isha i bindur që zgjedhjet mi kishte vjedhur. Gjatë kohës së fushatës kisha marrë informacione por e kisha të pamundur ti anonçoja të gjitha.

  • “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    “Rama 4”, kush janë ministrat që vlerëson Belind Këlliçi?

    Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi i ftuar në QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar kabinetin qeveritar Rama 4.
    I pyetur nga panelistët se a ka ndonjë ministër në kabinetin “Rama 4” që e vlerëson, Këlliçi tha se disa prej tyre nuk i paragjykon se nuk i njeh, por nuk mund të thotë vlerësim.
    Siaps tij për sa kohë që në krye të qeverisë është një person që akuzohet nga opozita për korrupsion, nuk mund të ketë vlerësim.

    “Me Adea Pirdenin nuk kam asgjë, Me Sofjan Japupajn nuk kam asgjë, me Andis Sallan nuk kam asgjë. Nuk i paragjykoj. Edhe pse nuk e paragjykoj, Adea Pirdeni është ministre e antikorrupsionit, por a ka ndonjë reformë që ka bërë ajo. Pirdeni duhet të ishte një nga zërat më të fortë”, tha Këlliçi.

  • Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

    Në një emision televiziv Belind Këllici zbuloi emrat e mundshëm të ministrave të ardhshëm në qeveri.
    Ai deklaroi se Tërmet Peci mund të jetë Ministër i Financave, ndërsa Agron Malaj mund të marrë postin e Ministrit të Brendshëm. “Unë kam ardhur këtu të flas për qeverinë dhe për lajmet që qarkullojnë që Tërmet Peçi mund të jetë ministër Financash, për Agron Malajn që mund të jetë ministër i Brendshëm. Ky është lajmi i tanishëm, Tërmet Peçi ministër financash. Në këto nivele do shkojë mazhoranca.”, tha Këlliçi.
    Për raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi theksoi se dokumentimi me video dhe dokumente tregon realitetin e tre muajve të fundit. “E vërteta është e vetmja, nuk mund të mohohet. Në Shqipëri ka pasur votime, por jo zgjedhje reale; ka pasur një farsë dhe kundërshti të manipuluar,” tha ai.
     
     
     

  • ‘Plas’ në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut

    ‘Plas’ në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut

    Konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike kanë hyrë në një fazë kritike, me Belind Këlliçin në epiqendër të një stuhie akuzash që vijnë jo nga kundërshtarët politikë, por nga radhët e vetë opozitës. Një artikull i publikuar në portalin “Timoni.al”, i cili besohet të jetë pranë linjës së Sali Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj Këlliçit, duke e etiketuar si një “opozitar ditën, mburojë të Ballukut natën”.
    Sipas shkrimit, Këlliçi po përpiqet të ruajë një imazh të një opozitari të vendosur ndaj qeverisë, ndërkohë që nuk ka reaguar ndaj akuzave që rëndojnë mbi zv.kryeministren Belinda Balluku, për shkak të, siç pretendohet, lidhjeve familjare dhe konfliktit të interesit. Editoriali nënvizon se vëllai i Këlliçit ka punuar si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës, në kohën kur ajo drejtohej nga Balluku – një fakt që, sipas portalit, e shpjegon qartësisht heshtjen e tij publike.
    “Ky nuk është thjesht një detaj, por një konflikt interesi që shpjegon më shumë se çdo gjë tjetër sjelljen e Këlliçit në këtë aferë,” shkruan artikulli.
    Më tej, editoriali i ashpër shkon përtej individit, duke e cilësuar Këlliçin si simbol të krizës së thellë të besimit që po godet Partinë Demokratike. Ai akuzohet se përdor drejtësinë si armë politike dhe interesin publik si fasadë për mbrojtje interesash private.
    “Belind Këlliçi nuk është më thjesht një politikan i ri me retorikë të fortë. Ai është mishërimi i krizës së moralit në opozitë,” thuhet në shkrim.

    Në një tjetër zhvillim të bujshëm, editoriali i referohet protestave të dhunshme përpara Bashkisë së Tiranës, të cilat u udhëhoqën nga Këlliçi vitin e kaluar. Sipas shkrimit, ato janë koordinuar në mënyrë të qëllimshme për të ndikuar në hetimet e nisura nga SPAK ndaj Erion Veliajt. Kjo sugjeron një instrumentalizim të protestës publike për qëllime politike të brendshme, një tjetër goditje për figurën e Këlliçit.
    Në përfundim, editoriali përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Belind Këlliçit nga brenda vetë opozitës, duke ngritur pikëpyetje serioze për integritetin, pavarësinë dhe qëllimet e tij politike. Deri tani, vetë Këlliçi nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave, por presioni mbi të po rritet ndjeshëm – jo më vetëm nga kundërshtarët, por nga ata që dikur e mbështetën më fort.

  • Plas në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut, zbardhet misteri i molotovëve te…

    Plas në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut, zbardhet misteri i molotovëve te…

    Konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike kanë marrë një kthesë dramatike. Në qendër të furtunës është Belind Këlliçi, një prej zërave më të fortë publikë të opozitës, që tani akuzohet nga brenda vetë kampit të tij për lidhje të dyshimta me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe për heshtje të qëllimshme ndaj aferave të saj. Editoriali i portalit “Timoni.al”, që sipas mediave besnike të Veliajt është i njohur për lidhjet me linjën e Sali Berishës, ka hedhur dje akuza direkte ndaj Këlliçit, duke e portretizuar si “opozitar ditën, mburojë të Ballukut natën”.
    “Këlliçi është përpjekur me ngulm të ndërtojë një profil politik si ‘i pakompromis’ me të keqen, si një opozitar që nuk ndalet para askujt dhe që gjoja kërkon të çojë para drejtësisë eksponentët më të korruptuar të qeverisë socialiste. Por kur hetimi prek qeveritaren më të fuqishme të kabinetit, Belinda Ballukun, që rastësisht është edhe një lidhje e afërt familjare e vetë Belindit, sulmi ndalet, e madje shndërrohet në presion ndaj drejtësisë,” shkruhet në editorialin e “Timoni.al”. Sulmi përforcohet me pretendime për lidhje të drejtpërdrejta familjare dhe konflikte interesi që, sipas portalit, shpjegojnë heshtjen e Këlliçit për çështjen Balluku. “Sipas burimeve të brendshme dhe raportimeve të përsëritura mediatike, vëllai i Belind Këlliçit ka shërbyer si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës në kohën kur ajo drejtohej nga Belinda Balluku.
    Ky fakt nuk është thjesht një detaj dytësor: është një konflikt interesi i qartë dhe një lidhje që e shpjegon më shumë se çdo gjë tjetër sjelljen e Këlliçit në këtë aferë”, vijohet më tej. Editoriali kulmon me një akuzë që shkon përtej një figure individuale, duke e lidhur emrin e Këlliçit me krizën e thelluar të besimit brenda opozitës shqiptare: “Belind Këlliçi sot nuk është më thjesht një politikan i ri me retorikë të fortë. Ai është një simbol i krizës së besimit që ka përfshirë opozitën shqiptare. Një figurë që përdor drejtësinë si kartë politike dhe interesin publik si dekor për mbrojtjen e interesave private”.
    Zbardhet misteri i molotovëve
    Tashmë janë vetë demokratët që i japin përgjigje pyetjes që shtroi publikisht për SPAK disa ditë më parë Erion Veliaj. Ai la të kuptuar në letrën publike se protestat para bashkisë të udhëhequra në plan të parë në atë kohë nga Belind Këlliçi, janë koordinuar me qëllim, në të njëjtën kohë me hetimin që nisi ndaj tij SPAK. “A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera?
    Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë?”, pyeti Veliaj. Kryebashkiaku nuk përmendi emër konkret, por akuzat që vijnë nga demokratët duke e përforcuar dhe me qëndrimin e disa kohëve më parë të Arben Ahmetajt, i cili nga arratia në Zvicër tha se Balluku ka paguar njerëz të opozitës, pra Belind Këlliçin për të protestuar kundër Veliajt zbardhin misterin e molotovëve. Pra goditja ndaj Veliajt është produkt i një bashkëpunimi mes eksponentëve të qeverisë dhe figurave kyçe të opozitës. Gazeta e tha në një artikull të kaluar gjithashtu se nga denoncimet dhe akuzat publike dyshohet se pas Nesti Angonit, emrit të rremë që çoi kallëzimin në SPAK për Veliajn fshihet Balluku. Ishin mbrojtësit mediatikë të Veliajt, që përveç opozitës së Berishës dolën hapur duke thënë se kryebashkiaku është goditur nga Belinda Balluku.
    “Pra, denoncuesi anonim i ka kërkuar SPAK-ut të gjurmojë, pasi sipas tij Veliaj ka qenë me një person tjetër në të njëjtin avion. Pikëpyetja që natyrshëm ngrihet, është se si e ka gjetur ky anonim inekzistent aksesin për të gërmuar në regjistrat e Aviacionit Civil dhe të gjejë një informacion kaq konfidencial se në avion me Veliajn 20 vite më parë ka qenë dhe një person tjetër, biznesmen, kur sistemi TIMS as nuk ka ekzistuar në atë kohë. Kush është burimi i “kallëzuesit anonim shumë të informuar” që ka gjetur një dokument jo publik nga lista e Aviacionit Civil” shkruanin disa javë më parë mediat pranë Veliajt. Dihet që “duart” te Aviacioni Civil mund t’i fuste vetëm Balluku.

  • Nuk ka qetësi brenda selisë blu, Belind Këlliçi sfidon Sali Berishën pas sulmeve të Çim Pekës dhe kërkon…

    Nuk ka qetësi brenda selisë blu, Belind Këlliçi sfidon Sali Berishën pas sulmeve të Çim Pekës dhe kërkon…

    Kriza e brendshme në Partinë Demokratike po thellohet çdo ditë dhe tensionet kanë shpërthyer hapur. Deputeti Belind Këlliçi ka sfiduar hapur Sali Berishën pas sulmeve të Çim Pekës, duke kërkuar ristrukturim të thellë të partisë dhe një qasje krejt ndryshe nga ajo që e çoi opozitën në humbje. “Gabimin që PD bëri në vitin 2021 nuk do ta përsërisim në vitin 2025. Çdo riorganizim i mundshëm do të vendoset nga forumet më të larta të partisë, jo në mënyrë individuale,” deklaroi dje Këlliçi në një intervistë për mediat. Ai theksoi se opozita do të fokusohet te denoncimi i farsës zgjedhore të 11 majit dhe do të presë raportin final të OSBE/ODIHR para çdo vendimi për aksione politike.
    “Nuk kemi një kalendar protestash për momentin. Vendimet do të diskutohen pas dorëzimit të raportit përfundimtar. Ne do të presim edhe qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë”, shtoi ai, duke lënë të kuptohet se PD është në një fazë pritjeje strategjike. Por ndërsa Këlliçi apelon për unitet dhe riorganizim të kujdesshëm, Myslym Murrizi ka shpërthyer me një reagim të ashpër në rrjetet sociale që ka tronditur themelet e Rithemelimit. Në një status të gjatë, ai akuzoi drejtuesit e PD për hipokrizi, heshtje në mbledhje dhe guxim vetëm në rrjete sociale. “Pse heshtni në mbledhje dhe cicëroni nëpër FB e portale? Pse qeshni fallco e duartrokisni kot çdo propozim, rezolutë apo fjalim të Berishës, Nokës, Palokës e Vokshit? Pse nuk folët asnjë fjalë kur u bënë pazaret e pista për listat e deputetëve?”, shpërtheu Murrizi.
    Ai nuk u kursye as për aleancat, duke e cilësuar “mizerabël” koalicionin me LSI dhe PDIU, që sipas tij nuk solli asnjë mandat shtesë, por vetëm “i vodhi demokratëve vota dhe i mbushi listat me llumhanë”. Murrizi vazhdoi akuzat e tij duke e quajtur sjelljen e shumë anëtarëve të forumeve drejtuese si “trimëri pas kuvendit” dhe “bërje vrime në ujë”, duke paralajmëruar se në shtator e njëjta hipokrizi do të përsëritet me duartrokitje për fjalime “bombastike revolucionare”. Por këto zhvillime tregojnë se PD mbetet e përçarë, me një pjesë të deputetëve që kërkojnë reformim dhe një pjesë tjetër që vijon të heshtë. Ndërsa Berisha vijon të jetë figura dominante, presioni nga brenda për ndryshim dhe hapje të partisë po rritet çdo ditë. Pra kriza blu po hyn në një fazë të re, ku përplasjet publike mes figurave të saj mund të përcaktojnë fatin e opozitës në prag të betejës politike të vitit 2025.

  • “Vëllai i Belindit, konsulent i Ballukut”, Këlliçi kthehet në ‘tabelë qitje’ nga mediat pranë Berishës

    “Vëllai i Belindit, konsulent i Ballukut”, Këlliçi kthehet në ‘tabelë qitje’ nga mediat pranë Berishës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është bërë së fundmi shënjestër e akuzave të forta nga portale të afërta me familjen Berisha, duke shënuar një tjetër episod të tensionuar brenda radhëve të opozitës. Pas kritikave të ashpra që mori nga drejtuesi i “Syri.net”, Çim Peka, këtë herë është portali “Timoni.al”, i drejtuar nga gazetari Almer Toska, që ka publikuar një editorial të gjatë kundër tij.
    Në artikullin me titullin provokues “Belind Këlliçi – zëri i opozitës ditën, mburoja e Ballukut natën: kur drejtësia ndalet para interesave familjare”, portali akuzon Këlliçin për lojë të dyfishtë, duke e paraqitur si opozitar në publik, por të përfshirë në mbrojtjen e interesave të qeverisë në prapaskenë.f
    “Këlliçi është përpjekur me ngulm të ndërtojë një profil politik si ‘i pakompromis’ me të keqen, si një opozitar që nuk ndalet para askujt dhe që gjoja kërkon të çojë para drejtësisë eksponentët më të korruptuar të qeverisë socialiste. Por kur hetimi prek qeveritaren më të fuqishme të kabinetit, Belinda Ballukun, që rastësisht është edhe një lidhje e afërt familjare e vetë Belindit, sulmi ndalet, e madje shndërrohet në presion ndaj drejtësisë.” – shkruhet në editorialin e “Timoni.al”.
    Sulmi përforcohet me pretendime për lidhje të drejtpërdrejta familjare dhe konflikte interesi që, sipas portalit, shpjegojnë heshtjen e Këlliçit për çështjen Balluku.
    “Sipas burimeve të brendshme dhe raportimeve të përsëritura mediatike, vëllai i Belind Këlliçit ka shërbyer si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës në kohën kur ajo drejtohej nga Belinda Balluku. Ky fakt nuk është thjesht një detaj dytësor: është një konflikt interesi i qartë dhe një lidhje që e shpjegon më shumë se çdo gjë tjetër sjelljen e Këlliçit në këtë aferë.” – vijohet më tej.
    Editoriali kulmon me një akuzë që shkon përtej një figure individuale, duke e lidhur emrin e Këlliçit me krizën e thelluar të besimit brenda opozitës shqiptare: “Belind Këlliçi sot nuk është më thjesht një politikan i ri me retorikë të fortë. Ai është një simbol i krizës së besimit që ka përfshirë opozitën shqiptare. Një figurë që përdor drejtësinë si kartë politike dhe interesin publik si dekor për mbrojtjen e interesave private.”
    Kjo përplasje publike, e nisur nga Çim Peka dhe e përshkallëzuar tashmë edhe nga portale pranë familjes Berisha, duket se reflekton një gjendje të rëndë besimi brenda kampit opozitar, ku akuzat për “armiq të brendshëm” po bëhen më të zëshme se ato ndaj kundërshtarëve politikë. Rasti i Belind Këlliçit është një shembull i qartë i kësaj paranoje që po gërryen kohezionin e brendshëm të Partisë Demokratike./TemA