Tag: belind

  • Puç kundër PS, Belua dhe Bela organizatorët e protestave kundër Ramës dhe Veliajt, Carlo Bollino zbardh mesazhet që…

    Puç kundër PS, Belua dhe Bela organizatorët e protestave kundër Ramës dhe Veliajt, Carlo Bollino zbardh mesazhet që…

    Botuesi Carlo Bollino ka konfirmuar në median e tij dyshimet e reflektuara në disa artikuj të gazetës “SOT” se Belind Këlliçi është derivat apo fije e një prej linjave kryesore qeveritare, me qëllim përdorimin e tij si kamuflim për protestat e organizuara kundër Erion Veliajt si dhe kundër shembjes dhe ndërtimit të teatrit, projekt i Edi Ramës dhe Erion Veliajt bashkë. Janë ekspozuar komunikime tejet kompromentuese mes Belind Këlliçit të PD-së dhe vartësit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
    Si nisi ngjarja?
    Ishte maji i vitit 2020 dhe kryetari i atëhershëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte një prej më aktivëve në protestat që bëheshin për Teatrin Kombëtar. Më 17 maj godinat e Teatrit Kombëtar u shembën për t’i hapur rrugë ndërtimit të teatrit të ri, ndërsa protestat të fokusuara kundër Bashkisë së Tiranës dhe me akuza të forta ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj vijuan edhe disa ditë më vonë. Belind Këlliçi më 17 maj shoqërohet për në komisariat ndërsa pretendonte në atë kohë se ishte dhunuar edhe nga policia e shtetit. 5 vite e gjysmë më vonë,  janë zbuluar fakte, që mund të vërtetojnë psenë e ‘devotshmërisë së pashoqe’ të Belind Këlliçit në protestat, kundër Ramës dhe Veliajt, në atë kohë. Këto komunikime i përkasin datave 19 maj dhe 21 maj 2020. Janë siguruar nga screenshot të zbuluara në telefonat e drejtorëve nën varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ministres Belinda Balluku dhe disa vartësve të saj. Mesazhet në këto dy screenshot shkëmbehen mes Belind Këlliçit dhe një personazhi tjetër Arbër Avramit. Në atë kohë Avrami ishte vartës i Belinda Ballukut pasi prej vitesh drejtoi kompaninë shtetërore të gazit, “Albgaz”, në varësi të Ministrisë së Energjisë. Arbër Avrami u riemërua edhe dy herë të tjera ngas Balluku në atë pozicion me mandat 3-vjeçar, 6 prill 2021 dhe më 15 prill 2024, për t’u larguar më pas shtatorin e 2024-s. Avrami konsiderohet si një prej njerëzve më të afërt të Belinda Balluku, ndërsa është raportuar kjo fotoja nga mediat më herët teksa shihet vetë kreu i “Albgaz” që shoqëron ministren teksa kryen blerje në dyqane luksoze në Athinë.

    Balluku dhe vartësi i saj Avrami për shoping në dyqanin “Ralph Lauren” në Athinë
    Të rikthehemi te mesazhet. Belind Këlliçi me këtë numër telefoni që përfundon me 011, që është verifikuar që e posedon deputeti i PD, i shkruante Arbër Avramit 19 majin e vitit 2021: “Bëhem dhe unë të enjten. Si të doni”. Zyrtari i lartë, vartës i Ballukut i shkruante po atë ditë vetëm pak minuta më pas “mund të marrësh dhe ca protestues të enjten dhe të na bashkoheni”. Komunikimi vijon të enjten, pikërisht më 21 maj 2020. Nga komunikimi mes tyre duket se protesta është shtyrë. Arbër Avrami i shkruan Belind Këlliçit: “Atëherë nesër, nëse janë dakord të tjerët, të bëhen mbylljet totale”. Gatishmëria e Këlliçit ndaj drejtorit Avramit është 100%: Unë si të doni, sot e nesër. Pra kreu i FRPD në atë kohë, një prej zyrtarëve më të lartë të opozitës, Belind Kellici, shprehet se është i gatshëm të marrë pjesë “sot e nesër”, duke lënë të hapur datën sipas nevojës së grupit. Fakti është që më 22 maj 2020, të nesërmen e këtij komunikimi u organizua protesta e radhës kundër prishjes së Teatrit, e organizuar zyrtarisht nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Nën kamuflimin e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ u organizuan më pas edhe për vitet në vijim dhjetëra protesta para Bashkisë së Tiranës, me në krye Belind Këlliçin, që kërkonte arrestimin e kryebashkiakut  Erion Veliaj.
    Si e ekspozoi Berisha-Këlliçin
    Vetëm një muaj më parë, ishte vetë Sali Berisha që artikuloi publikisht se Belind Këlliçi u ndihmua nga zv. kryeministrja Belinda Balluku në protestat kundër Erion Veliajt para Bashkisë së Tiranës. Deklarata e Berishës u bë nga selia blu, ku zv.kryeministren Balluku të pandehur për tunelin e Llogarasë, e quajti si hajduten më të madhe në histori, por tha se ndaj saj nuk do të bëjë protesta dhe flet për një luftë tjetër të brendshme, këtë radhë në kampin rozë. Një detaj shumë i rëndësishëm për marrëdhënien mes Belind Këlliçit dhe vartësit të Belinda Ballukut, është fakti se Arbër Avrami kishte për një periudhë të gjatë kohe këshilltar të posaçëm vëllain e deputetit të Berishës, Reshard Këlliçi. Vëllai i Belind Këlliçit punoi në institucionin në varësi të Ballukut me një pagë prej 1.9 milionë lekësh të rinj. Akuzat që protestat e Këlliçit para bashkisë janë financuar nga Balluku janë artikuluar edhe herë të tjera, madje edhe nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në intervistat dhënë tek televizioni i familjes Berisha. Por është hera e parë që dalin fakte që lidhen stafin e Belinda Ballukut edhe me protestat e Teatrit, ndërkohë që në shënjestër të opozitës nuk ishte vetëm Erion Veliaj, por edhe Kryeministri, i cili sapo e kishte emëruar Belinda Ballukun ministre dhe pas dy vitesh i besoi rolin e zv/kryeministres së vendit
    Reagon Belind Këlliçi
    Në lidhje me mesazhet e publikuara, Këlliçi akuzoi dje drejtpërdrejt Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Erion Veliajn, se qëndrojnë pas një fushate mediatike të orkestruar kundër tij, të cilën ai e cilësoi si ‘dorë e pushtetit në hall’. “Carlo Bollino, që e dini fare mirë edhe hallin e Carlos, edhe ku paguhet Carlo, ku e ka televizionin Carlo. Carlon unë e ftoj meqë jam në emision këtu te ju sot, e ftoj që nesër paradite të vijë në gjyq dhe të paraqitet në gjyq dhe të mos fshihet. Dhe i rikujtoj dhe njëherë qytetarëve që janë pikërisht këto media, kjo media e ngritur mbi një truall, i cili është falur nga familja Begeja dhe jo vetëm dhe familje të tjera tiranase, qytetarëve të Tiranës për t’u ndërtuar një shkollë aty për njësinë shtatë, për 70.000 banorë që nuk e kanë një shkollë, dhe këtë truall ta merr Edi Rama mbasi vjen në pushtet me 1 euro ja jep leçjanit me qira dhe me paratë që i jep përmes tenderave përmes AKSHI-t, oborrit të tij privat të milionave të eurove dhe korrupsionit, sigurisht ushqen këtë media për të patur këtë propagandë dhe për të goditur në mënyrë të përditshme këdo që denoncon korrupsionin në vend. Madje do them dhe një detaj tjetër për t’ia kujtuar qytetarëve, që të bëhet ky televizioni, janë dhënë dhe nja 2 milionë euro nga paratë tona, si qytetarë, nga taksat tona, për të shpronësuar pronarët aty, që ta kuptojmë. Pra, shpronësohen pronarët me paratë e qytetarëve dhe i jepet me 1 euro. Është periudha e pandemisë. Dhe në fakt është dy ditë pasi unë jam arrestuar teksa protestoja për shëmbjen e Teatrit Kombëtar. Dy ditë në mos gaboj pas shembjes së teatrit kombëtar dhe unë s’e kuptoj për çfarë lidhet me protesta. Mund të luash edhe periudhë pandemie, mund të koordinohesh edhe me hy online me luajt tavëll, apo me luajt me letra. Pra është qesharake. Jo, në datë 19 unë kam dalë nga komisariati të nesërmen, se kam dalë në datë 18. Kam qenë i arrestuar. Por është kaq qesharake. Një minutë të them thelbin. Pra, ka gjashtë muaj që thuhet që unë kam qenë në komunikime permanente me Evis Berberi. Ka gjashtë muaj që thuhet që unë kërkoja para dhe merrja para për molotovët. Ka 6 muaj që thuhet që mua më jepeshin direktiva si të organizoheshin protestat, duhet të mblidhja njerëz, më jepeshin para për të organizuar protestën para Bashkisë Tiranë, e cila në fakt kishte ndodhur dhe unë e demontova herën e parë me reagimin tim publik, se ishte një vetëasgjësim logjik i atyre që kishin ngritur edhe akuzën e parë, duket që është e njëjta dorë, që është sigurisht Erion Veliaj nga qelia e Durrësit, apo janë shokët e Erion Veliajt nga qelia e Fierit, apo është motra e Erion Veliajt që pritet shumë shpejt Belinda Balluku t’i bashkohet në qeli Erionit, apo është babai i të dyve, mentori i të dyve, Edi Rama, edhe i Veliajt, edhe i Belës, që i ka këto gjëra. Pra, edhe i Lalit edhe i Belës ka një mentor, Edi Ramën, që sot është në hall. Po ai është në hall për një arsye tjetër, për shkak të kësaj vizitës në Amerikë, që do kemi kohë që të ndalemi pak. Dhe për shkak të nja dy gjërave që janë thënë në Amerikë dhe në këtë rezolutën që unë kam marrë me vete. Se Shqipëria sot zyrtarisht paraqitet një narko-shtet, një regjim narko-autoritar nga Partia Republikane Amerikane dhe nga organizata më e madhe e qendrës së djathtë në botë, që është IDU-ja. Këtu është halli i vërtetë, që ta kuptojmë. Por e gjithë kjo tentativë e 2020-ës, që s’ka asnjë lidhje, as komunikim për as edhe një detaj në raport qoftë me protesta, qoftë me organizime, zero. Unë do të ftoja, për hir të transparencës, këdo që disponon apo që mendon se ka komunikime apo që gjen qoftë një presje timen me Evis Berberin, a me këdo zyrtar të shtetit që më implikon mua në një çështje politike, ta nxjerrin, ta bëjnë publike. Por këto metoda për të krijuar spin-off-e, për të hequr vëmendjen nga skandali i radhës, Për të hequr vëmendjen nga debati Rama-Balluku, nga vjedhja e 50 milionë eurove te tuneli i Llogarasë, sigurisht nxjerrin zbuluar ata që janë sot në hall të madh, që sigurisht është Erion Veliaj, është Belinda Balluku dhe është Edi Rama. Dhe janë po mediat e tyre. Këtë pa diskutim, këtu është dora e Erion Veliajt, pa diskutim, është dora e Erion Veliajt dhe është media personale e Erion Veliajt. Është media që unë kam nxjerrë dokumente, se duhet t’i kuptojnë t’i thërrasim pak kujtesës. Është kjo media të cilës unë i kam nxjerrë faturat që merrte nga inceneratori i Tiranës në sallën e parlamentit, kur kam qenë deputet. Është kjo media që është ushqyer dhe që janë në proces dhe që e ftoj nesër të vijë në gjyq, të përballet në gjyq.   Ka kallëzim, po patjetër, ka kallëzim me shkrim të regjistruar nga SPAK-u, të regjistruar në regjistrin e veprave penale, por pa autor, por të regjistruar, dhe është kallëzimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kjo që ju them unë, dhe kallëzimi i sekretarit të përgjithshëm të PD-së. Pra, unë e kam bërë detyrën si qytetar. Megjithatë, një mesazh të qartë e kam. Nëse mendon Carlo, apo Erion Veliaj, apo Belinda Balluku, apo tutori i të dyve, Edi Rama, se mund të më shantazhojnë mua me këto fake news-e, dhe ta ndajnë mendjen për fake news-et. Kur organizoja unë protesta me porosi të tyre, në 2024-ën, në 2023-shin, 2022-shin, apo tani na dolin në 2020-ën? Këta e kanë të kotë, mua më kanë përballë. Unë po përgatis një kallëzim të ri, këtë herë rast të drejtuar drejtpërdrejt tek Edi Rama, për të gjitha vjedhjet dhe abuzimet. Këtë radhë do të ndalohemi një çikë edhe te pronat publike të këtij vendi”, tha ai ndër të tjera në një intervistë televizive.

  • U akuzua se mori para nga Balluku për protestat kundër Veliajt, reagon Belind Këlliçi: Shpifje të qëllimshme

    Belind Këlliçi

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të shpërndara në rrjetet sociale se ai dhe protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë financuar nga Belinda Balluku.
    Në dosje për tenderin e unazës së Tiranës dhe tunelit të Llogarasë ku është e përfshirë Belinda Balluku përmenden tre deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Arbër Agalliun, Lefter Gështenjën si dhe një deputet i tretë, i specifikuar si “shumë i afërt” me Sali Berishën.
    Ditëve të fundit në rrjet përgjimet e kësaj dosjeje u lidhën me emrin e Belind Këlliçit, i cili thuhet se ka komunikuar me vartësin e ministres dhe ish-drejtorin e ARRSH-së Ervis Berberin duke i kërkuar para për mjete logjistike që duheshin në protestë.
    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi i quan këto akuzat “shpifje të qëllimshme” dhe shpjegon se është e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ndodhur. Ai thekson se protesta e parë për largimin e Veliajt u zhvillua më 5 prill 2024, ndërsa Berberi ishte arrestuar më 14 mars 2024 dhe ndodhej në paraburgim me kufizime të komunikimit.
    Reagimi i Belind Këlliçit
    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama-Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
    Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
    Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
    Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
    Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
    Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
    Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
    Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

    /ZËRI
     

  • U akuzua se mori lekë nga Balluku për protestat kundër Veliajt, reagon Belind Këlliçi: Shpifje të qëllimshme

    Belind Këlliçi

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të shpërndara në rrjetet sociale se ai dhe protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë financuar nga Belinda Balluku.
    Gjatë ditëve të fundit qarkulluan pretendimet se Këlliçi përmes bisedave me vartësin e ministres, ish-drejtorin e ARRSH-së, Ervis Berberin, ku i kërkonte lekë për të siguruar mjetet e nevojshme për protestat e opozitës para Bashksisë së Tiranës kundra kryebashkuakut Veliaj pas skandalit të aferrave me 5D-në.
    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi i quan këto akuzat “shpifje të qëllimshme” dhe shpjegon se është e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ndodhur. Ai thekson se protesta e parë për largimin e Veliajt u zhvillua më 5 prill 2024, ndërsa Berberi ishte arrestuar më 14 mars 2024 dhe ndodhej në paraburgim me kufizime të komunikimit.
    Reagimi i Belind Këlliçit
    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama-Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
    Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
    Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
    Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
    Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
    Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
    Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
    Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

    /ZËRI
     

  • “Na duhen para për molotovë”, gazetari sqaron se kush prej deputetëve të PD-së komunikon me Berberin

    “Na duhen para për molotovë”, gazetari sqaron se kush prej deputetëve të PD-së komunikon me Berberin

    Prej disa ditësh, një deklaratë e gazetarit të portalit Timoni.al, i cili pretendon se një deputet i PD dhe shumë i afërt me Sali Berishën, ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë, ka shkaktuar zhurmë dhe konfuzion mes demokratëve.
    Emrat të cilët janë lakuar më së shumti kanë qenë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka.
    Por këtë të diel vetë gazetari Almer Toska ka bërë një sqarim publik, duke konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për Belind Këlliçin.
    “Nga materiali që ndodhet në dosje dje sipas bisedave që bëhen aty, rezulton qartë se nuk është Flamur Noka ai që komunikon në grupin e WhatsApp-it. Në atë grup, sipas identifikimeve që shfaqen nga një numër belg komunikimi i atribuohet Evis Berberit dhe Belind Këlliçit.” – shkruan ai, mes të tjerash.

  • “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    “Flori i ‘Portokallisë’ vjen natën në seli dhe takon Saliun”, Balla ironizon opozitën: O Belind zgjidhe mo këtë punë, dilni ditën me kandidatin se është turp

    Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar i PS, nga salla e Kuvendit ka ironizuar opozitën dhe kandidatin e pavarur Florian Binaj, i cili garon për bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga spektri opozitar.

    Balla iu drejtua demokratit Belind Këlliçi duke i thënë se përse nuk pranon kandidati Binaj të dalë në publik me kreun e PD ose me përfaqësues të tjerë të opozitës.
    “Ore pse e mbani fshehur këtë kandidatin? Pse takoheni natën? Takohuni mo ditën , ju vjen natën se ka frikë kandidati, kujton se është në ndonjë rol të “Portokallisë” dhe i kanë thënë që mos dil me regjisorin?
    Ka ndonjë buf që s’e kupton se regjisori i kandidatit është Saliu? Nuk e dini ju që ato që thotë Flori i “Portokallisë” ia thotë Sali natën? Kaq turp u ka zënë, sa ju thotë kandidati nuk dua të dal me ju se nuk më votojnë… ej zgjidhe këtë punë Belind, se u ke dhënë ca punëve drejtim, por dilni me kandidatin”, tha Balla.
     

    Top Channel

  • “Shoku i ngushtë i Edi Ramës”/ Belind Këlliçi, plas foton e Kryeministrit: Me mikun që ‘reformonte’ drejtësinë,…

    “Shoku i ngushtë i Edi Ramës”/ Belind Këlliçi, plas foton e Kryeministrit: Me mikun që ‘reformonte’ drejtësinë,…

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet kryeministri Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
    Fotoja në fjalë është bërë në 9 shtator të 2017-ës, në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
    Belind Këlliçi:
    “Mos është vallë kjo fotoja e datës 9 shtator 2017, ku shoku i ngushtë i Edi Ramës, i famshmi Charles McGonigal, takonte Ramën në kryeministri dhe i tregonte miqve të tij se ky miku po “reformonte” drejtësinë në Shqipëri dhe që kjo ishte një “mundësi” me e kap nai lekë të shpejtë me këtë rast?!Si mendoni miq?”

  • Belind Këlliçi shuan shpresat: PD mund të bojkotojë zgjedhjet në Tiranë

    Belind Këlliçi shuan shpresat: PD mund të bojkotojë zgjedhjet në Tiranë

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi ditën e diel, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.
    Por deputeti demokrat Belind Këlliçi tha se opozita ka pikëpyetje për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e 9 nëntorit.
    Këlliçi renditi si arsye të mundshme të bojkotimit mungesën e një raporti final të OSBE/ODIHR për 11 majin, si dhe shkeljen e Kushtetutës nga presidenti Begaj ditën e sotme.
    Deputeti u shpreh se brenda pak ditësh partia do të finalizojë qëndrimin përfundimtar për pjesëmarrjen në bashkinë e Tiranës dhe kandidaturat përkatëse për të 6 bashkitë.

  • “Unë s’kam ndërmend të…”/ A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar

    “Unë s’kam ndërmend të…”/ A ka një emër PD si kandidaturë për Bashkinë Tiranë, Këlliçi: Ja për çfarë jemi dakordësuar

    Pas përfundimit të takimit të PD me aleatët në lidhje me zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë me dije se opozita është e unifikuar për faktin që duhet të dilet me një kandidat të vetëm.
    Belind Këlliçi:
    Ishte një takim shumë pozitiv e produktiv, kemi rëndë dakord për një kandidaturë që duhet të unifikojë të gjithë spektrin opozitar. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Tiranës.
    Kemi diskutuar emra të përveçëm.
    Unë s’kam ndërmend të dal me emra konkret, do të shqyrtojmë çdo propozim.

  • “Ja pakti Veliaj-Rama”/ Shkarkimi i kryebashkiakut dhe zgjedhjet për bashkinë Tiranë, sqaron Këlliçi

    “Ja pakti Veliaj-Rama”/ Shkarkimi i kryebashkiakut dhe zgjedhjet për bashkinë Tiranë, sqaron Këlliçi

    Deputeti i PD, Belind Këlliçi foli sot në një emision televiziv për zgjedhjet që pritet të mbahen për kryebashkiakun e ri të Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, i cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt të këtij viti.
    Belind Këlliçi:
    Në gjykimin tim është arritur një marrëveshje me Veliajn, që Veliaj të mos ankimojë dhe që të dalë në arrest shtëpie. Ky është deal politik midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt, në burime informale. Nuk e konfirmoj dot se nuk jam as gjyqtar as prokuror por ka një thashethemnaje që Erion Veliaj nuk do ta ankimojë në GJ Kushtetuese në këmbim të daljes në arrest shtëpie.

  • “Kujt i hyn në xhep kallëzimi yt?”, debat mes Këlliçit dhe avokatit të Redi Mollës, gjyqtarja e gjobit me 20 mijë lekë

    “Kujt i hyn në xhep kallëzimi yt?”, debat mes Këlliçit dhe avokatit të Redi Mollës, gjyqtarja e gjobit me 20 mijë lekë

    belind kellici ne spak

    TIRANË- Ka pasur tensione në seancën e sotme për dosjen “5D” në Gjykatën e Posaçme, ku ishte thirrur për t’u pyetur nga mbrojtja e të pandehurve deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
    Ka qenë avokati i Redi Mollës, një prej ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës i cili ndodhet nën akuzë nga SPAK, ai ka pyetur deputetin Belind Këlliçi mbi detyrën që mbante kur ka bërë denoncimin, lidhur me aferën korruptive 5D në Bashkinë e Tianës.
    Në kundërpërgjigje, Këlliçi ka deklaruar se asokohe ka qenë kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale në kryeqytet, ndërsa kallëzimin në SPAK e ka depozituar në cilësinë e ligjvënësit, ende pa nisur garën zgjedhore për Tiranën.
    Ndërkohë nuk kanë munguar as provokimet në sallë nga ana e avokatit të Redi Mollës ndaj Këlliçit, ku është dashur ndërhyrja e gjyqtares relatore, Flora Hajradinaj për t’i tërhequr vërjetje.
    Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Çfarë detyre mbanit kur erdhi denoncimi anonim?
    Këlliçi: Kandidat zyrtar i PD për zgjedhjet lokale për Tiranën. Kur kam bërë kallëzimin kam qenë deputet në dy javët e fundit të mandatit. Informacionin anonim ia kam bashkangjitur kallëzimit. Deklaratave të mia publike iu qëndroj të gjithave ditën që kam depozituar kallëzimin unë e quaj kapitull të mbyllur. Duke iu referuar në vijim daljes në media të të dhënave hetimore, nuk kam bërë kallëzim tjetër, por kam mbajtur qëndrimet e mia.
    Denion Bogdani, avokat i Redi Mollës: Kujt i hyjnë në xhep kallëzimet e Belind Këlliçit?!
    Relatorja Flora Hajredinaj: Kujdes me qëndrimet avokat, se me sa duket dikujt i paska hyrë në xhep!
    Denion Bogdani: Keni ndërmend të kandidoni për Bashkinë e Tiranës se është në burg Redi Molla nuk t’i vjedh më dot zgjedhjet…
    Pas këtij debati, është dashur sërish ndërhyrja e Gjykatës e cila dënoi me 20 mijë lekë gjobë avokatin e Redi Mollës, për shkaktimin e situatave që thyejnë solemnitetin e gjykatës, ndërsa e ka paralajmëruar se do ta nxjerrë nga seanca nëse vijon me provokimet.

    Pas dëshmisë së tij në seancë, Këlliçi deklaroi para mediave se ishte pyetur me tone intimiduese nga ana e avokatëve të ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.
    “U thirra si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze 5D. Jam pyetur nga avokatët e drejtorëve, jam pyetur për rrethanat, jam pyetur në mënyrë intimiduese nga rrethanat, është kaluar në interpretime politike dhe akuza. Më thanë edhe nëse fitova zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Jam pyetur për burimin e informacionit, për teknikalitete që kanë të bëjnë me çështjen. Përgjigjet e mia kanë qenë me shumë etikë.
    E kam depozituar gjithë dokumentacionin që kam pasur. Unë kam marrë informacione në mënyrë publike e burime dhe të gjitha i kam depozituar në SPAK. Beteja ime është me Veliajn, me Ramën, me Ballukun, të gjithë që janë përfshirë në afera korruptive”, u shpreh Këlliçi pas seancës./ZËRI