Tag: belgu

  • Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem…

    Conte dhe De Bruyne, përplasje “gjelash” te Napoli? Pra, belgu po kthehet në problem…

    Antonio Conte ka treguar qartë se kush e sfidon udhëheqjen e tij nuk ka vend në fushë. Rasti me Kevin De Bruyne, pas zëvendësimit, në humbjen ndaj Milanit, është ilustrativ. “Shpresoj se ishte i pakënaqur me rezultatin. Nëse ishte për ndonjë gjë tjetër, ka zgjedhur personin e gabuar”, – tha Conte. Mesazhi është i qartë: ai vendos, të tjerët ekzekutojnë, kushdo qofshin.
    Rikthimi në normalitet i marrëdhënies me De Bruyne, një profesionist shembullor dhe blerja kryesore e Napolit, është thelbësor. Nag belgu pritet diferenca, për ta bërë Napolin konkurrent serioz në kampionat dhe Champions, por deri tani, përveç 3 golave të shënuar, nuk e ka ndryshuar thelbësisht lojën e skuadrës. Për më tepër, Conte ka qenë i detyruar të rishpërndajë role, duke vendosur McTominay në pozicion që limiton efektivitetin e tij në zonën e golit.
    Pra, nuk është e sigurt që Conte do të rikthehet menjëherë te De Bruyne; mund t’i japë një pushim ose të provojë zgjidhje taktike të tjera. Për shembull, Neres solli ritëm, hapësira dhe rrezik në minutat kur luajti. Pozicioni i De Bruyne në fushë mund ta vendosë përsëri mes zëvendësimeve gjatë ndeshjes, a do ta pranojë këtë? Përgjigjja e parë do të vijë të mërkurën, në Champions kundër Sporting.

  • ‘La Vuelta’ e Spanjës/ Belgu Filipsen fiton etapën e parë

    ‘La Vuelta’ e Spanjës/ Belgu Filipsen fiton etapën e parë

    Në total 21 etapa, Alalpardo – Madrid (111,6 km) mbyll edicionin e 80-të më 14 shtator. Mungon Tadej Pogaçar, Jonas Vingegaard çiklisti për t’u mundur.

    Nisi dje ‘Vuelta de Spain’. Gara e tretë e madhe e çiklizmit që zhvillohet çdo vit në Europë. Pas Giro D’Italia dhe Tour de Francë, radha e edicionit të 80-të në tokën iberike. Programi nga 23 gushti deri më 14 shtator.

    Në fakt turi nisi nga Torino (Venaria Reale), ndërsa janë parashikuar tre etapa në Itali për të përfunduar në Madrid. Itinerari mbulon 3,151 kilometra, me dy gara kronometër (njëra ekipore) dhe do shoqërohet me dhjetë etapa malore.

    Njeriu që duhet mposhtur për klasifikimin e përgjithshëm do të jetë Jonas Vingegaard, i cili garon me një ekip shumë të fortë Visma dhe i etur për t’i shtuar në listën e tij të arritjeve një garë që ende nuk e ka përfunduar (i dyti në vitin 2023 pas shokut të skuadrës Sepp Kuss).

    Sidoqoftë danezi do të duhet të përballet kryesisht me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të garojnë me Juan Ayuso dhe Joao Almeida.

    Ndërkohë etapa e parë u fitua nga Jasper Filipsen (Alpecin) duke marrë që në fillim Fanellën e Kuqe. Belgu dominoi garën e sprintit në Novara, duke fituar kështu fanellën e tij të parë të kuqe ndërsa Ethan Vernon dhe Orluis Aular u ngjitën në podium.

    Sakaq sot në orën 13:53 nis etapa e dytë në tokën itlaine me itinerar Alba – Limone Piemonte (159.6 km)./Sportiim.al/

  • “Tour de France 2025”/ Etapa e parë fitohet nga belgu Filipsen

    “Tour de France 2025”/ Etapa e parë fitohet nga belgu Filipsen

    Nisi sot edicioni i 112-të i ‘Tour de France’, fanella e parë e verdhë për Jasper Filipsen

    Belgu Jasper Filipsen fitoi fazën hapëse të Turit të Francës, një segment prej 184.9 km rreth Lilë, për të marrë fanellën e parë të verdhë të garës së këtij viti 2025.

    Ai la pas Biniam Girmay nga Eritrea dhe Soren Waerenskjold nga Norvegjia, me erërat që kishin shkaktuar kaos në 15 kilometrat e fundit. Jonas Vingegaard dhe Visma Lease-a-Bike ishin në ballë, duke krijuar një ndarje e shtyrë ritmin, me pretendentët e tjerë të klasifikimit të përgjithshëm Remco Evenepoel dhe Primoz Rogliç në anën e gabuar dhe duke humbur 39 sekonda në fund. Tadej Pogaçar, megjithatë, mbeti në timonin e rivalit të tij.

    Nesër do të zhvillohet etapa e dytë në asfaltin; Lauwin-Planque – Boulogne-sur-Mer me gjatësi 209.1 kilometra.

    Vazhdo leximin

  • “Është si një njëbrirësh”; fjalia unike që shpjegon madhështinë e Kevin De Bruyne

    “Është si një njëbrirësh”; fjalia unike që shpjegon madhështinë e Kevin De Bruyne

    Me nderimin e Kevin De Bruyne përpara publikut të vet në ndeshjen e fundit në “Etihad” si lojtar i Manchester City, u mbyll një epokë. Belgu largohet nga “sky blues” si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e klubit, por jo vetëm.
    Për Pep Guardiolën, ka qenë i dyti, vetëm pas Lionel Messit, për cilësi dhe saktësi në pasime. Për Premier League, i dyti pas Ryan Giggs për asistime: 119 për De Bruyne, 162 për uellsianin, me një diferencë prej 348 ndeshjesh më pak, afërsisht sa 10 sezone.
    Ai është gjithashtu lojtari më i shpejtë në histori që ka arritur kuotën e 50 asistimeve në kampionatin anglez dhe i vetmi që ka regjistruar 20 asistime në një sezon të vetëm (2019/20). Belgu ka shumë gjasa të largohet nga Premier League me rekordin e dy çmimeve “Lojtari i sezonit”, krahas emrave të tillë si Henry, Cristiano Ronaldo dhe Vidic, pa përmendur titujt e shumtë me Manchester City.
    Dhe të mendosh që në vitin 2015, kur klubi anglez e bleu nga Wolfsburg për 76 milionë euro, shuma dukej e ekzagjeruar. Aq më tepër që më parë nuk kishte arritur të linte gjurmë në një klub anglez, te Chelsea, ku për hir të së vërtetës edhe emra si Lukaku apo Salah patën vështirësi.
    Në “Etihad”, falë edhe Pep Guardiolës, që e ndryshoi pozicionin e tij, duke e kthyer në një “mezzala” të rrallë, De Bruyne u bë një nga më të mirët në botë. “Një nga lojtarët më të mirë që kam trajnuar ndonjëherë”, – ka deklaruar tekniku katalanas. Një lojtar unik për shumëkënd.
    I pyetur se kush mund të jetë “De Bruyne i ardhshëm”, Jamie Redknapp, ish-mesfushor i Liverpool-it dhe tani komentator i “Sky Sports”, u përgjigj: “Nuk ekziston. Belgu është si një njëbrirësh, mos u lodhni as ta kërkoni një tjetër si ai”. Një përshkrim që ndoshta e përmbledh më së miri madhështinë e Kevin De Bruyne.