Drejtësia belge ka bërë një lëvizje të papritur në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, dosja që prej vitit 2019 ka lidhur Belgjikën me Shqipërinë dhe ka ndezur debate politike në të dy vendet. Dhoma e 46-të e Gjykatës Korreksionale në Bruksel vendosi të shpallet “territorialisht e papërgjegjshme” për gjykimin e kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga trajtimi i saj.
Vendimi u konfirmua nga avokatët e të pandehurve, përfshirë disa prej emrave më të njohur të botës ligjore në Belgjikë. Dosja shpërtheu në korrik 2019, kur në Shqipëri u sekuestrua një kamion me automjete Toyota të blera në Belgjikë, brenda të cilave u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga të fshehura, që dyshohen si para të rrjetit kriminal belgo-shqiptar.
Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, një ekip i Prokurorisë Federale belge udhëtoi në Tiranë për të marrë deklarime, mes tyre edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili megjithatë nuk figuron si i pandehur në procedimin belg. Në total, trembëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Belgjikë.
Gjykata belge e argumenton vendimin me mungesën e provave që përcaktojnë se në cilin shtet dhe në çfarë momenti paratë u futën në automjetet e sekuestruara. Kamioni kishte kaluar disa kufij përpara se të ndalohej në portin shqiptar, duke e bërë të paqartë juridiksionin.
Edhe pse çështja nuk do të shqyrtohet nga kjo gjykatë, Prokuroria Federale belge mban të drejtën e apelimit, çka mund të hapë një fazë të re në një dosje që mbetet e rëndësishme politikisht dhe diplomatikisht për të dy vendet.
Tag: belgjikë
-

Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq
-

Jo vetëm Paris Saint Germain, Al Khelaifi blen edhe një klub futbolli në Belgjikë
Përpara dy javësh gjatë një komunikimi me median, Luis Campos nuk e përjashtoi mundësinë që Paris Saint Germain të studionte modelin e shumëpronësisë. Këtë të martë, Qatar Sports Investments, pronari i kampionëve në fuqi të Evropës që nga viti 2011 formalizoi blerjen e KAS Eupen, klub i divizionit të dytë në futbollin belg.
Ky është klubi i tretë ku QSI bëhet aksioner pas blerjes së plotë të PSG në 2011 dhe 21% të aksioneve të Sporting Club të Bragës. Objektivi është krijimi i një skuadre kompetitive në Belgjikë dhe dhënies së mundësisë për KAS Eupen që gjendet në vendin e 7 në Divizionin e Dytë, të kthehet në elitën e futbollit belg
Në vitin 2012, klubi belg u shit te Aspire Zone Foundation (Aspire), selia e së cilës, ashtu sikurse edhe e QSI është në Katar. Objekti i kësaj marrëveshjeje është lejimi i lojtarëve më premtues afrikanë të Akademisë që të integrohen në Evropë.
Dyshimi kryesor që është ngritur në Francë është që KAS Eupen mund të shndërrohet në një skuadër satelit të Paris Saint Germainit, Shumë klube si Chelsea e Manchester City apo edhe Lyon së fundmi kanë aplikuar këtë model duke thithur kështu shumicën e talenteve të së njëjtës organigramë per të forcuar ekipet e tyre. -

Shqiptari më i kërkuar në Europë/ Gazeta belge: U arratis sërish duke përdorur trukun e vjetër si në Belgjikë
Ai ndodhej në një nga burgjet më të ruajtura të Italisë. Megjithatë, gangsteri shqiptar Toma Taulant (41 vjeç) ka arritur të arratiset. Madje duke përdorur trukun më klasik: fillimisht duke sharruar hekurat e dritares dhe më pas duke u ngjitur mbi murin e burgut me çarçafë të lidhur mes tyre. Pas tri arratisjeve të mëparshme të suksesshme, mes tyre edhe nga burgu i Lantinit në Belgjikë, ai ishte megjithatë nën mbikëqyrje të shtuar
Nga Thierry Goeman, NIEWSBLAD
Taulant Toma, i njohur edhe me emrin Admir Dedinca ose si “grabitësi i Parmës”, është në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet policore u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse mendojnë se e kanë parë, të mos ndërmarrin asgjë vetë, por të njoftojnë policinë. Ai konsiderohet shumë i rrezikshëm dhe mund të jetë i armatosur. Ai ka lindur në Shqipëri dhe gjysmën e jetës së tij e ka kaluar në arrati nga policia dhe drejtësia. Tani, sërish.
Krimineli profesionist 41-vjeçar dhe “mbreti i arratisjeve” arriti të arratiset të shtunën nga burgu Opera, në jug të Milanos. Fillimisht sharroi hekurat e dritares së qelisë në repartin e sigurisë së lartë të burgut dhe më pas u largua duke përdorur çarçafë të lidhur.
Ai po vuante një dënim në Milano deri në tetor të vitit 2048 për disa krime të rënda dhe grabitje me armë, gjatë të cilave nuk kishte ngurruar të përdorte dhunë.
Sharrë hekuri dhe çarçafë
Katër herë ka arritur të arratiset pas arrestimit dhe dënimit. Arratisja e fundit ndodhi mbrëmjen e së shtunës. Ai përfitoi nga errësira dhe ndërrimi i turneve të rojeve për t’u larguar. Me shumë gjasë, kishte ndihmë nga jashtë – ashtu si edhe në të gjitha arratisjet e mëparshme.
Në shkurt 2013, ai dhe një bashkëkombës u arratisën gjithashtu nga burgu i Parmës, ku mbaheshin në repartin e sigurisë së lartë. Partneri i tij, Valentin Frrokaj, i cili vuante një dënim me burgim të përjetshëm dhe ishte arratisur më parë nga i njëjti burg, u qëllua për vdekje dy vite më vonë nga një argjendar gjatë një grabitjeje në një vilë.
Atëherë u organizua një kërkim i madh për Taulantin, i cili u arrestua përfundimisht në Belgjikë. Në pritje të ekstradimit drejt Italisë, ai u burgos në burgun e Lantin (Liège).
Por para se policia italiane të vinte për ta marrë për gjyqin në Itali, ai arriti të arratisej sërish. Gjatë shëtitjes, u ngjit mbi murin e burgut të siguruar me tela me gjemba. Kjo u bë e mundur sepse disa të burgosur shpërqendruan rojat, ndërsa të tjerë formuan një piramidë njerëzore, duke krijuar një lloj shkalle për t’i hapur rrugën drejt lirisë.
Aftësi fizike
“I arratisuri tregoi aftësi fizike të jashtëzakonshme”, deklaroi më pas prokurorja belge, Danièle Reynders, gjatë një konference për shtyp.
Arratisja ishte e përgatitur mirë. “Mbreti i arratisjeve” u prit nga tre bashkëpunëtorë të armatosur në një makinë arratie.
Arratisja e tij e parë daton që në vitin 2009, kur iku nga burgu i Ternit, në veri të Italisë.
Mbingarkesa në burgje
Ministria italiane e Drejtësisë pranon se vendi po përballet me mbipopullim serioz në burgje. Sipas shoqatës Antigone, në vitin 2025, mbipopullimi në burgjet italiane arriti në 133%, me më shumë se 62.000 të burgosur për rreth 51.000 vende të disponueshme.
Kësaj i shtohet edhe mungesa e stafit, e cila e vështirëson mbikëqyrjen e të burgosurve.
Në burgun Opera, nga ku u arratis Taulanti, ndodhen 1.338 të burgosur, ndërkohë që kapaciteti është vetëm 918 vende. Aty punojnë 533 roje, kur do të nevojiteshin të paktën 811. “Një situatë e paqëndrueshme”, thonë sindikatat.
-

Sekuestrohet 3.4 ton kokainë në Peru, ngarkesa ishte e destinuar për në Belgjikë
Policia antidrogë e Perusë ka sekuestruar 3.4 ton kokainë që dyshohet se ishte fshehur në një dërgesë me banane që shkonte për në Belgjikë, thanë autoritetet të shtunën.
“Si pjesë e një operacioni të fuqishëm kundër trafikimit të drogës, Policia Kombëtare Peruane sekuestroi 3,407 kilogramë kokainë hidroklorur në rajonin Piura, duke parandaluar kështu dërgesën e saj jashtë vendit”, tha Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Droga e sekuestruar vjen nga rajoni i madh i kultivimit të bimës koka, i njohur me akronimin VRAEM (Lugina e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro), tha presidenti José Jerí.
Në operacionin e së mërkurës, policia sekuestroi një kamion që mbante më shumë se 3,000 pako kokainë të destinuara për një depo ku kuti me banane po paketoheshin për eksport, rreth 100 kilometra nga porti i Paitës, thanë autoritetet.
Gjenerali Nilton Santos, kreu i agjencisë antidrogë, i tha TV Perú se operacioni u krye me ndihmën e Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Ligjit për Drogën (DEA).
Ai vuri në dukje se vlera e drogës së sekuestruar tejkalonte 68 milionë dollarë.
Sipas një deklarate nga presidenca peruane, pas kësaj ngarkese qëndron një organizatë kriminale e qytetarëve peruanë, kolumbianë dhe evropianë, e cila kishte për qëllim dërgimin e drogës në Belgjikë.
Sipas OKB-së, Peruja, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, është ndër prodhuesit kryesorë të kokainës në botë. Sipas autoriteteve peruane, vendi thuhet se prodhon rreth 400 ton drogë çdo vit.Top Channel
-

Kërcënon BE – Medvedev: Akt lufte nëse përdorni asetet e ngrira të Rusisë në Belgjikë
Dmitri Medvedev, zëvendës kryetar i Këshillit të sigurisë në Rusisë, paralajmëroi të enjten Bashkimin Europian se nëse BE do të përdorë asetet e ngrira të Rusisë, ky do të ishte një akt që do të justifikonte luftën.
“Nëse Bashkimi Evropian i çmendur përpiqet, të vjedhë asetet ruse të ngrira në Belgjikë nën petkun e të ashtuquajturën ‘hua dëmshpwrblimi’, Rusia mund ta konsiderojë këtë veprim si një akt që justifikon luftën, me të gjitha pasojat përkatëse për Brukselin dhe për vendet e veçanta të BE-së,” tha Medvedev.
Bashkimi Europian propozoi të mërkurën përdorimin e paprecedentë të përdorimit të aseteve të ngrira të Rusisë për një fond prej 90 miliardë dollarësh, që do mbulojë shpenzimet financiare të Ukrainës.
-

(EMRI)Arrestohet shqiptari në Greqi, konsiderohej ‘koka’ e grupit të trafikut të narkotikëve/ Droga kalonte përmes Rusisë..
Një 39-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Athinë, duke zbuluar sipas autoriteteve një nga skemat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës që prek disa kontinente.
Osmen Hoxha, i kërkuar nga Belgjika me urdhër arresti të Interpolit, dyshohet se ka pasur rol qendror në një rrjet të sofistikuar që sillte tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës.
Hetimet nisën në Belgjikë, pasi në portin e Antwerpit u kap një kontejner me 500 kilogramë kokainë të pastër. Por ekspertët thonë se kjo ishte vetëm “maja e ajsbergut”. Përgjimet e mëvonshme zbuluan biseda ku flitej për “3.500 copë”, term që autoritetet besojnë se i referohet kilogramëve.
Droga vinte nga Ekuadori, lëvizte përmes Rusisë dhe përfundonte në zona të quajtura “pika sterile” në Antwerp, ku hapej dhe rishpërndahej.
Sipas dosjes belge, grupi funksiononte si një kompani shumëkombëshe:
“Shtëpi të sigurta” në Belgjikë, Spanjë dhe Greqi, apartamente për ripaketim, kompani transporti që shërbenin si mbulesë, ndërmjetës që lëviznin mes Ballkanit dhe Evropës Veriore, komunikime të koduara dhe njerëz të brendshëm në porte.
Çdo ngarkesë kokaine vlente dhjetëra milionë euro.
Hoxha dyshohet se ishte personi që koordinonte lëvizjet, jepte urdhra dhe mbante lidhjet mes Evropës, Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Agjencia Greke Kundër Drogës e identifikoi dhe e arrestoi në Athinë, duke hapur rrugën për ekstradimin e tij drejt Belgjikës.
Avokati i të arrestuarit, Sakis Kechagioglou, thotë se mbrojtja kërkon gjykim në Belgjikë, ku maksimumi i dënimit është 15 vjet. Në Greqi, akuza të tilla dënohen deri me burgim të përjetshëm, një ndryshim që, siç thotë ai, “vendos fatin penal të klientit”.
Ky operacion konsiderohet ndër më të rëndësishmit në vitet e fundit. Për herë të parë, hetimet lidhin në një zinxhir të vetëm trafikun nga:
Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.
Rasti tregon se kartelet përdorin porte të shumëfishta, se Ballkani po shndërrohet në korridor kryesor të trafikut dhe se Greqia është kthyer në nyje mbikëqyrjeje për rrjetet ndërkombëtare.
E gjithë skema u zbulua pas një arrestimi në Athinë, që u shndërrua në pikënisjen e një efekti domino në hetimet ndërkombëtare. -

Emri/ Droga kalonte përmes Rusisë, arrestohet shqiptari në Greqi, ‘koka’ e grupit kriminal të trafikut të narkotikëve
Një 39-vjeçar nga Fieri është vënë në pranga në Athinë, duke zbuluar sipas autoriteteve një nga skemat më të mëdha të trafikut ndërkombëtar të kokainës që prek disa kontinente.
Osmen Hoxha, i kërkuar nga Belgjika me urdhër arresti të Interpolit, dyshohet se ka pasur rol qendror në një rrjet të sofistikuar që sillte tonelata kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës.
Hetimet nisën në Belgjikë, pasi në portin e Antwerpit u kap një kontejner me 500 kilogramë kokainë të pastër. Por ekspertët thonë se kjo ishte vetëm “maja e ajsbergut”. Përgjimet e mëvonshme zbuluan biseda ku flitej për “3.500 copë”, term që autoritetet besojnë se i referohet kilogramëve.
Droga vinte nga Ekuadori, lëvizte përmes Rusisë dhe përfundonte në zona të quajtura “pika sterile” në Antwerp, ku hapej dhe rishpërndahej.
Sipas dosjes belge, grupi funksiononte si një kompani shumëkombëshe:
“Shtëpi të sigurta” në Belgjikë, Spanjë dhe Greqi, apartamente për ripaketim, kompani transporti që shërbenin si mbulesë, ndërmjetës që lëviznin mes Ballkanit dhe Evropës Veriore, komunikime të koduara dhe njerëz të brendshëm në porte.
Çdo ngarkesë kokaine vlente dhjetëra milionë euro.
Hoxha dyshohet se ishte personi që koordinonte lëvizjet, jepte urdhra dhe mbante lidhjet mes Evropës, Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Agjencia Greke Kundër Drogës e identifikoi dhe e arrestoi në Athinë, duke hapur rrugën për ekstradimin e tij drejt Belgjikës.
Avokati i të arrestuarit, Sakis Kechagioglou, thotë se mbrojtja kërkon gjykim në Belgjikë, ku maksimumi i dënimit është 15 vjet. Në Greqi, akuza të tilla dënohen deri me burgim të përjetshëm, një ndryshim që, siç thotë ai, “vendos fatin penal të klientit”.
Ky operacion konsiderohet ndër më të rëndësishmit në vitet e fundit. Për herë të parë, hetimet lidhin në një zinxhir të vetëm trafikun nga:
Ekuador – Belgjikë – Spanjë – Greqi – Shqipëri – Rusi.
Rasti tregon se kartelet përdorin porte të shumëfishta, se Ballkani po shndërrohet në korridor kryesor të trafikut dhe se Greqia është kthyer në nyje mbikëqyrjeje për rrjetet ndërkombëtare.
E gjithë skema u zbulua pas një arrestimi në Athinë, që u shndërrua në pikënisjen e një efekti domino në hetimet ndërkombëtare.Top Channel
-

Kishte kthyer banesën në “shtëpi bari”, arrestohet shqiptarja në Belgjikë
Një 30-vjeçare shqiptare është arrestuar në Belgjikë pasi kishte kthyer banesën e saj në një plantacion të kanabisit të kultivuar profesionalisht.
Gjatë kontrollit të policisë në Wellen, u zbuluan 125 bimë kanabisi në disa dhoma të banesës. Policia tha se bimët ishin jashtëzakonisht të gjata dhe gati për korrje, ndërsa të dhënat tregojnë se plantacioni kishte funksionuar për një kohë të gjatë.
E reja shqiptare u dërgua përpara gjykatës dhe aktualisht ndodhet në burg.
Në të njëjtën ditë, një gjykatë në Leuven dënoi gjashtë shqiptarë të tjerë për kultivim, posedim dhe shitje të kanabisit në kuadër të një organizate kriminale. Dënimet varionin nga 12 muaj deri në 40 muaj burg, duke përfshirë edhe gjoba nga 8,000 deri në 20,000 euro. Për më tepër, ata duhet të paguajnë 42,000 euro dëme ndaj kompanisë energjetike për vjedhjen e energjisë elektrike.
Rastet e fundit vijnë pas një vale arrestimesh të shqiptarëve të përfshirë në trafikun dhe kultivimin e kanabisit në Belgjikë, duke nxitur shqetësim për përhapjen e këtij fenomeni në vend. -

Belgjikë, greva e sindikatave bllokon gjithë vendin
Greva ka prekur rëndë transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike, dhe pasoja e saj do të ndihen edhe në Gjermani. Kështu disa nga trenat ICE në linjën e ngarkuar Bruksel-Këln u anuluan. Sipas agjencisë së lajmeve Belga transporti publik do të jetë veçanërisht i prekur prej grevës që vazhdon deri të mërkurën.
Pas grevës së hekurudhave gjatë ditës së hënë, të martën grevave në Belgjikë do t’u bashkohen personeli i spitaleve, punonjësit e kopshteve dhe mësuesit. Në grevë pritet të marrin pjesë edhe punonjësit e sektorit publik të shërbimeve postare, të pastrimit dhe mbledhjes së mbeturinave si dhe të transportit lokal.
E mërkura pritet të sjellë ndikimin më të madh, pasi grevës së përgjithshme mbarëkombëtare do t’i bashkohen edhe sindikatat e sektorit privat. Dy aeroportet më të mëdha të vendit, Bruksel-Zaventem dhe Charleroi, njoftuan se të mërkurën nuk pritet të ketë nisje fluturimesh. Edhe fluturimet që mbërrijnë ka të ngjarë të preken gjithashtu për shkak të grevave të personelit të sigurisë dhe atij të aeroportit.
Pse janë punëtorët në Belgjikë në grevë?
Sindikatat e akuzojnë koalicionin e qendrës së djathtë të kryeministrit, Bart de Wever, se po nxit atë që ata e quajnë “çmontim social”. Qeveria pesëpartiake arriti brenda natës një marrëveshje shumëvjeçare për buxhetin, përfshirë edhe kursime buxhetore prej 9.2 miliardë eurosh deri në vitin 2029.
Qeveria belge e mbrojti programin e saj të kursimeve, duke thënë se duhet të ulë shpenzimet me rreth 10 miliardë euro deri në vitin 2030 për të përmbushur rregullat e borxhit dhe deficitit të BE-së. Belgjika mbetet një nga shtetet anëtare me më shumë borxhe në BE. Në të njëjtën kohë angazhimet e NATO-s kërkojnë që vendi të rrisë ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes në vitet e ardhshme.
Presioni publik mbi qeverinë është rritur. Në tetor në Bruksel demonstruan kundër shkurtimeve të planifikuara rreth 100.000 vetë. Sindikatat thonë se grevat e kësaj jave kanë për qëllim ta detyrojnë qeverinë të rishikojë reformat, megjithëse zyrtarët nuk janë shprehur për ndonjë ndryshim kursi. -

Çollaku: Hetimet ndërkombëtare po ngushtojnë rrethin e narkopushtetit shqiptar
Çollaku: Hetimet ndërkombëtare po ngushtojnë rrethin e narkopushtetit shqiptar
Gazetari Basir Çollaku në emisionin “Task Force” në SYRI TV, ka folur për lëvizjet e fundit të SPAK, vizitën e kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të BKH-së Altin Dumani në Belgjikë, si edhe përfshirjen e SHBA-së në hetimet ndërkombëtare mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave me origjinë nga grupet kriminale shqiptare.
Çollaku komentoi edhe një deklaratë të zëvendësdrejtorit të FBI-së, Dan Bongino, i cili kishte paralajmëruar politikanët e korruptuar me fjalët: “Ne do t’ju gjejmë. E dimë kush jeni.” Sipas Çollakut, ky mesazh vlen edhe për kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se hetimet për dosjet e kokainës dhe investimet e dyshuara me para të krimit po afrohen drejt Tiranës.
Ai theksoi se miliarda euro të trafikut ndërkombëtar të drogës po hetohen nga autoritetet belge, dhe sipas tij, vizita e Çelës dhe Dumanit në Bruksel lidh ‘Do t’i shtoj kësaj edhe një postim të sotëm të Dan Bonginos, zëvendës drejtorit të FBI-t, i cili thotë, nëse je një politikan i korruptuar, ne do të gjejmë. Unë nuk kam miq dhe nuk dua miq. Nuk kam ardhur këtu për para, po vijnë tek ju.
“Këta politikanë të korruptuar për të cilët flasim këtu, kryepolitikanin e kemi të korruptuar edhe në çështjen e Shteteve të Bashkuara. Pra, ky postim vlen edhe për Edi Ramën. Ne do të gjejmë dhe e dimë se ku je o zotëri. Dhe ata, dhe e gjithë kjo, hetimi i madh ndërkombëtar për narkopushtetin shqiptar, për dosjen e narkos, se këtu te gjithë këto investime që janë bërë shkel e shko te Ahmetaj, ka dhe dosje të trafikut të drogës, ka dhe para të kokainës që janë investuar sepse shumica e trafikantëve, kemi rithënë, i kanë hedhur paratë në këto investime strategjike për kryeministrin, por për t’u hetuar.
Këtu, kemi vizitën sot edhe të Olsian Çelës dhe të Altin Dumanit në Belgjikë. Pas, është një lloj kthimi për avancimin e hetimeve. Pse pikërisht…
Sigurisht pra, kërcënimet. Tani, ajo, po flasim për kërcënime edhe mediatike. Se politike, ndjesë, politike dhe kriminale, këto kanë halle penale të shumta që i rrethojnë dhe duan të fitojnë kohë dhe të fitojnë mundësi për mos shkuar deri në fund. Por edhe kanosjet mediatike. Kjo do të thotë që ka grupe mediatike që janë o tek politika e inkriminuar, ose tek mafia.
Kjo është arsyeja që kanosja shkon në adresë të strukturave të posaçme, prokurorëve, pikërisht me këto dy grupe. Nuk ka pavarësi kriminale në këtë mes. Dhe ndaj dhe deklarimi i zotit Dumani për kërcënime të shumta politike, kriminale dhe mediatike, njëkohësisht, ndërtimi, ajo që më bëri përshtypje më në fund le të themi, i grupeve të përbashkëta të ndihmës juridike dhe të dosjeve të përbashkëta Belgjikë, pra Bruksel – Tiranë, na thotë që ato miliarda euro që na kanë thënë prokurorët federalë belgë që po investohen në Shqipëri, që prodhohen nga trafiku ndërkombëtar me tonelata e kokainës dhe miliarda po investohen në Shqipëri, atëherë Çela dhe Dumani kanë shkuar atje pikërisht për t’u pasur më nga afër dhe për të saktësuar se kush janë grupet që.
Ç’do të them me këtë? Që çorapja vjen në Tiranë. Pra miliarda euro. Si dosje tashmë, jo si, ajo ka ardhur, po hetohet, po gjykohet, por thellësia e materialeve që shkojnë në dëm të ekonomisë dhe të politikës të lidhur bashkërisht, mbërrijnë. Mund të na vijë, besoj, do të kemi mysafir të nderuar dhe Arubën. E thënë dhe rithënë shpesh, e cila është tek Black Eagle aty.
Ajo dosje duhet të mbërrijë në Shqipëri se aty ka shumë politikanë, ka shumë zyrtarë të përfshirë brenda saj. Po na vijnë, këto, ta… një pafundësi çështjesh të rënda që janë atje, dhe kanosjet mund të jenë të ndërthurura mes këtyre dosjeve në Amerikën Latine, në Bruksel, në Hollandë, në Belgjikë, Gjermani, Francë apo kudo ndalon kjo stacione mafioze ku ekspansioni i krimit shqiptar është i frikshëm dhe investimet strategjike që tashmë do mbikëqyren, do kenë një filtër amerikan.
Dhe, le të themi, truprojat apo ekspertët e sigurisë që kanë marrë trajnim nga shërbimet sekrete amerikane, këtu jemi në kufijtë e cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare.
Ti nëse ke Sinaloan, ke atë kartelin tjetër meksikan që kishte shpallur Maduron, Trump-i sot, pjestarë të kësaj organizate terroriste. Ke Ndrangheta-n, ke Sacra Corona-n, ke Camorra-n“, tha ndër të tjera Basir Çollaku në SYRI TV.