Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke, pasi ishte shpallur në kërkim.
Artur Bibe raporton se ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet belge për veprën penale të trafikimit të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale si udhëheqës, me një dënim me burgim prej 5 vjetësh.I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse dhe pritet të ekstradohet drejt Belgjikës, ku do përballet me drejtësinë.
Tag: belgjika
-

Kërkohej nga Belgjika, shqiptari bie në pranga në Kakavijë, ja për çfarë akuzohet
-

KUALIFIKUESET, 45′ e para: Asllani nderon Kosovën. Gjermania dhe Belgjika “ok”, Franca “ngrin” në Islandë
13 Tetor 2025
21:34
Telesport
Luhen këtë mbrëmje ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Vëmendja e gjithë shqiptarëve është në Goteborg, aty ku Kosova po fiton 0-1 në transfertë ndaj Suedisë. Goditja nga jashtë zone e Vedat Muriqit devijohet dhe më pas dërgohet në rrjetë nga Fisnik Asllani në minutën e 31′. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët. Po në këtë grup, Sllovenia po barazon pa gola ndaj Zvicrës.
Në sfidat e tjera, Gjermania po fiton në transfertë në Belfast 0-1 ndaj Irlandës së Veriut, falë golit të Nick Woltemade. Surpriza vjen nga Reykjavik, aty ku Islanda po udhëheq 1-0 ndaj Francës, me golin e Palsonn në minutën e 39-të.
Në Cardiff, Belgjika përmbysi shpejt disavantazhin ndaj Wellsit. Vendasit gjetën golin me Joe Rodon në minutën e 8′, belgët fillimisht barazuan me De Bruyne nga penalltia në minutën e 18-të dhe gjashtë minuta më pas kaluan në avantazh me Thomas Meunier. Po në këtë grup, Maqedonia po barazon në fushën e saj 0-0 ndaj Kazakhstan. -

VIDEO/ Gjermania dhe Franca nuk falin, Belgjika zhgënjen në kualifikueset e botërorit
Këtë të premte u luajtën ndeshjet e radhës në kualifikueset e botërorit. Në grupin A, Gjermania fitoi 4-0 ndaj Luksemburgut, në një sfidë pa shumë histori.
Në grupin J, zhgënjen Belgjika, me këta të fundit që nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Maqedonisë së Veriut. Në grupin D, Franca mbetet perfekte, thyen 3-0 Azerbajxhanin.Në grupin B, Zvicra mundi 0-2 Suedinë, ndërsa Kosova barazoi pa gola ndaj Sllovenisë.
Img 7656
© BalkanWeb -

Të burgosur nga Belgjika nisen në Kosovë? “Frymëzim” nga ujdia me Danimarkën
Mes vështirësive që ka ngjallur tejmbushja e burgjeve në Belgjikë, qeveria e këtij vendi po bën përpjekje për gjetjen e një zgjidhje, dhe këtu duket gjen frymëzim tek marrëveshja Danimarkë-Kosovë.
Burgjet në Belgjikë janë të mbushur në limitet e tyre dhe mungojnë rreth 2000 vende. Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, ekzekutivi atje po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose të ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur atje personat e dënuar ose persona pa leje qëndrimi në Belgjikë.
Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, së fundi udhëtuan drejt Prishtinës për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë. Burgjet e mbushura në limitet e kapaciteteve të tyre janë kthyer në problem për Belgjikën. Këtë verë hyri në fuqi një ligj i ri, në bazë të të cilit në aktgjykimet për dënimin me burg duhet të argumentohet me saktësi se përse është domosdoshmërisht i nevojshëm dënimi me burg. Në vitin 2014 Belgjika u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve jodinjitoze në burgje dhe vazhdimisht pas kësaj ky vend është kritikuar nga Këshilli i Europës. Kosova dëshiron mbështetje nga Belgjika në rrugën e saj të afrimit me BE-në si një vend i mundshëm kandidat për anëtarësim, vë në dukje agjencia e lajmeve Belga.
Top Channel
-

Të burgosur nga Belgjika së shpejti në burgjet e Kosovës?
Foto ilustruese
BELGJIKË- Nisur nga mungesa vendeve në burgjet belge, qeveria në Bruksel do të strehojë disa të burgosur në burgjet e Kosovës. Sipas agjencisë belge të lajmeve, Belga, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose të ndërtimit të një burgu në Kosovë për të vendosur atje personat e dënuar ose persona pa leje qendrimi në Belgjikë.
Kosova ka një marrëveshje të ngjashme me Danimarkën. Ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, si dhe ministrja e Migracionit, Anneleen Van Bossuyt, së fundi udhëtuan në Kosovë për të zhvilluar bisedime lidhur me këtë.
Një ligj i ri për shkak të mungesës së vende në burgje
Burgjet e mbushura në limitet e kapaciteteve të tyre janë kthyer në problem për Belgjikën. Këtë verë hyri në fuqi një ligj i ri, në bazë të të cilit në aktgjykimet për dënimin me burg duhet të argumentohet me saktësi se përse është domosdoshmërisht i nevojshëm dënimi me burg. Në Belgjikë mungojnë aktualisht rreth 2000 vende në burgje.
Në vitin 2014 Belgjika u dënua nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut për shkak të kushteve jodinjitoze në burgje dhe vazhdimisht pas kësaj ky vend është kritikuar nga Këshilli i Europës. Kosova dëshiron mbështetje nga Belgjika në rrugën e saj të afrimit me BE-në si një vend i mundshëm kandidat për antarësim, vë në dukje agjencia e lajmeve Belga./DW -

“Na duhej një futbollist me përvojë”, trajneri i Belgjikës rikthen në kombëtare lojtarin
Për herë të parë që nga kampionati europian, te Belgjika është grumbulluar mesfushori Axel Witsel. Në konferencë, trajneri i belgëve, Rudi Garcia u shpreh se e ftoi Witsel pasi i duhej një futbollist me përvojë.
“Axel po luan shumë minuta përsëri te Girona dhe është një lider. Ai mund t’i udhëheqë lojtarët e rinj.Me Tielemans dhe Lukaku jashtë, kisha nevojë për një lojtar tjetër me përvojë. Ai duhet t’i udhëheqë lojtarët e rinj së bashku me Kevin De Bruyne, Thibaut Courtois dhe Thomas Meunier”- tha ai. Belgjika luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Wales në tetor.
© BalkanWeb -

Pas Francës, 5 vende të tjera njohin shtetin e Palestinës
Belgjika, Malta, Andorra, Monako dhe Luksemburgu kanë njoftuar se e njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës, duke iu bashkuar një liste në rritje të kombeve që kanë deklaruar njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës.
Udhëheqësit e tre vendeve i bënë njoftimet gjatë takimit mbi Palestinën dhe zgjidhjen me dy shtete, i mbajtur në prag të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ky veprim mori duartrokitje nga delegatët.“Kjo njohje pasqyron besimin tonë të fortë në paqe dhe drejtësi, si dhe të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje”, tha kryeministri i Maltës.
Homologu i tij i Luksemburgut e përshkroi atë si një “vendim historik”, ndërsa Belgjika tha se hapi përputhet me mbështetjen e saj të gjatë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më parë njohjen në të njëjtin takim.
“Unë deklaroj se sot, Franca njeh shtetin e Palestinës”, tha ai, duke e quajtur atë “zgjidhjen e vetme që do t’i lejojë Izraelit të jetojë në paqe”.
Macron tha se vendimi ishte urgjent ndërsa gjenocidi i Izraelit në Gaza vazhdon.
“Ka ardhur koha për të ndaluar luftën, bombardimet në Gaza, masakrat dhe njerëzit që largohen. Asgjë nuk e justifikon luftën e vazhdueshme në Gaza”, u tha ai delegatëve./vizionplus.tv -

Pas Britanisë e Francës, Belgjika i bashkohet shteteve europiane që njohin shtetin palestinez
Belgjika ka ndërmarrë hapa për të njohur Shtetin e Palestinës, duke ndjekur vende të tjera, si Franca, Mbretwria e Bashkuar, Australia etj.
“Përmes kësaj iniciative, ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën ndërkombëtare, në veçanti të drejtën e popujve për vetëvendosje”, tha të hënën kryeministri belg Bart de Vives në një konferencë në Nju Jork për të promovuar zgjidhjen me dy shtete, të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.
Konferenca synonte t’i jepte një shtysë të re përpjekjeve diplomatike për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme, në bazë të një zgjidhjeje me dy shtete – e cila parashikon që Izraeli dhe një shtet palestinez i pavarur dhe demokratik të jetojnë krah për krah në paqe.
“Zgjidhja me dy shtete nuk është e vdekur”, theksoi kryeministri belg. “Është e plagosur, por ringjallja e saj është e mundur dhe duhet të bëhet për të mirën e të dy popujve”, shtoi ai.Top Channel
-

Kryeministri belg: Belgjika njeh zyrtarisht shtetin palestinez
Bart De Wever
BELGJIKË- Belgjika i është bashkuar grupit të vendeve që njohën shtetin e Palestinës, tha kryeministri belg Bart De Wever duke folur në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Duke folur në një konferencë mbi zgjidhjen me dy shtete, De Wever theksoi se njohja nuk duhet të shihet si “një shpërblim për Hamasin”. I vetëdijshëm për traumën e shkaktuar pas sulmit terrorist më 7 tetor, Belgjika do të vazhdojë me njohjen ligjore të Palestinës vetëm pasi të lirohen të gjithë pengjet dhe organizatat terroriste të largohen nga qeveria”.
“Belgjika po i jep botës sot një sinjal të fortë politik dhe diplomatik duke iu bashkuar grupit të vendeve që kanë njoftuar njohjen e Shtetit të Palestinës”, tha kryeministri belg.
“Zhvillimi efektiv i marrëdhënieve diplomatike me shtetin e ri të Palestinës, përfshirë hapjen e ambasadës belge dhe përfundimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, do të kryhet sapo të jenë arritur objektivat e Deklaratës së Nju Jorkut”, deklaroi De Wever.
Më parë, Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi njohjen e shtetësisë palestineze nga Parisi. Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Portugalia shprehën njohjen e tyre për Shtetin e Palestinës një ditë më parë.
Sipas deklaratave të tyre, angazhimi ndaj parimit të dy shteteve për dy popuj është thelbësor për paqen dhe sigurinë si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët.
Rreth 150 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tani e njohin Palestinën, megjithëse me qasje të ndryshme. Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar valën e njoftimeve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet ta trajtojë çështjen në Asamblenë e Përgjithshme të martën, i ndjekur nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të premten./ZËRI
