Tag: belge

  • Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

    Belgjika heq dorë nga dosja “Toyota Yaris”: 3.5 milionët mbeten pa gjyq

    Drejtësia belge ka bërë një lëvizje të papritur në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, dosja që prej vitit 2019 ka lidhur Belgjikën me Shqipërinë dhe ka ndezur debate politike në të dy vendet. Dhoma e 46-të e Gjykatës Korreksionale në Bruksel vendosi të shpallet “territorialisht e papërgjegjshme” për gjykimin e kësaj çështjeje, duke hequr dorë nga trajtimi i saj.
    Vendimi u konfirmua nga avokatët e të pandehurve, përfshirë disa prej emrave më të njohur të botës ligjore në Belgjikë. Dosja shpërtheu në korrik 2019, kur në Shqipëri u sekuestrua një kamion me automjete Toyota të blera në Belgjikë, brenda të cilave u gjetën 3.5 milionë euro dhe 100 mijë franga të fshehura, që dyshohen si para të rrjetit kriminal belgo-shqiptar.
    Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, një ekip i Prokurorisë Federale belge udhëtoi në Tiranë për të marrë deklarime, mes tyre edhe nga ish-ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, i cili megjithatë nuk figuron si i pandehur në procedimin belg. Në total, trembëdhjetë persona janë vënë nën akuzë në Belgjikë.
    Gjykata belge e argumenton vendimin me mungesën e provave që përcaktojnë se në cilin shtet dhe në çfarë momenti paratë u futën në automjetet e sekuestruara. Kamioni kishte kaluar disa kufij përpara se të ndalohej në portin shqiptar, duke e bërë të paqartë juridiksionin.
    Edhe pse çështja nuk do të shqyrtohet nga kjo gjykatë, Prokuroria Federale belge mban të drejtën e apelimit, çka mund të hapë një fazë të re në një dosje që mbetet e rëndësishme politikisht dhe diplomatikisht për të dy vendet.
     

  • Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar

    Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge/ Shqiptari dënohet me 1 vit burg dhe 1600 euro gjobë, shenjat e gishtave e nxjerrin zbuluar

    Një shqiptar është dënuar me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh për hyrjen me forcë në shtëpinë e ministres belge Zuhal Demir janar të 2023-it.

    Ai u zbulua falë gjurmëve të ADN-së të gjetura në një kuti kursimi parash, ndërsa ngjarja ka ndodhur më 7 janar 2023, ku shqiptari hyri me forcë përmes një dritareje në shtëpinë e Ministres së Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit Zuhal Demir në Genk, edhe pse banesa ishte e rrethua me një gardh.
    Sipas mediave lokale, ai  kontrolloi shtëpinë , por në fund iku duke marrë vetëm 50 euro nga një kuti parash, ndërsa u dënua me 1 vit burg dhe gjobë prej 1600 eurosh.

    Top Channel

  • Frederica Mogherini u ndalua nga policia belge për mashtrim, përgjigjet Brukseli

    Frederica Mogherini u ndalua nga policia belge për mashtrim, përgjigjet Brukseli

    Euronews Albania, përmes gazetares Alice Taylor, pyeti Komisionin Evropian për bastisjet dhe hetimin që përfshin Federica Mogherinin, Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), pas raportimeve të mediave belge që thonë se Mogherini është ndaluar në Bruksel si pjesë e këtij hetimi për mashtrim. 
    Një zëdhënës i Komisionit refuzoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e udhëzuar gazetarën tek komentet e dhëna në konferencën e mesditës: “Policia ishte aty si pjesë e një hetimi në vazhdim për aktivitetet që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm. Nuk kemi asgjë më shumë për t’ju dhënë, pasi tani po zhvillohet një hetim në vazhdim. Nuk do të jemi në gjendje të shtojmë asgjë tjetër në këtë fazë.” Të gjitha pyetjet e tjera nga gazetarët gjithashtu nuk morën përgjigje. 
    Ky reagim vjen në kuadër të hetimeve në vazhdim mbi aktivitetet e mëparshme të institucionit të BE-së, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 
     

  • Arrestimi i Mongherinit/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin

    Arrestimi i Mongherinit/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin

    Arrestimi i Mongherinit/ Gazeta belge: Dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi, prokuroria u ka hequr imunitetin
    LE SOIR
    Kontrolle janë kryer të martën në Shërbimin Diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel (EEAS) dhe në disa ndërtesa të Kolegjit të Europës në Bryzh, në kuadër të një hetimi për një mashtrim të mundshëm në përdorimin e fondeve të BE-së, ka njoftuar prokuroria evropiane.
    Në total, tre persona janë arrestuar, ka shtuar ajo. Njëra prej tyre është drejtoresha e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini. Ish-nënkryetarja e Komisionit Evropian ndodhet aktualisht në ndalim, ka mësuar Le Soir nga një burim i sigurt, duke konfirmuar informacionet e L’Echo.Favorizim
    Hetimi ka të bëjë me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të pandershme në dhënien nga EEAS të një programi nëntë-mujor trajnimi për diplomatët e ardhshëm evropianë, një program që i është dhënë Kolegjit prestigjioz të Europës.
    Ngjarjet e dyshuara i përkasin periudhës 2021-2022, dhe shkeljet e mundshme janë: “mashtrim në dhënien e prokurimeve publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional”, sipas prokurorisë evropiane.
    Ndërtesa e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) strehon shërbimin diplomatik të Bashkimit Evropian në Bruksel.
    Kolegji i Europës, një institucion i arsimit të lartë që formon shumë nëpunës evropianë, po hetohet për të përcaktuar “nëse Kolegji i Europës ose përfaqësuesit e tij kanë pasur dijeni paraprakisht për kriteret e përzgjedhjes”, në kuadër të procedurës së tenderit të hapur nga shërbimi diplomatik i BE-së për një program trajnimi.
    Prokuroria Evropiane (EPPO, sipas akronimit në anglisht), e krijuar zyrtarisht në 2021, është një organ i pavarur i BE-së i ngarkuar me luftimin e mashtrimit me fondet e Bashkimit dhe çdo shkelje tjetër që dëmton interesat e tij financiare (korrupsion, pastrim parash, mashtrim ndërkufitar të TVSH-së).
    Ky institucion supranacional është përgjegjës jo vetëm për të hetuar, por edhe për të ndjekur penalisht dhe gjykuar autorët e këtyre shkeljeve, një fuqi e paqartë më parë që nuk e kishte, për shembull, Zyra Evropiane kundër Mashtrimit (OLAF).
    Heqja e imunitetit
    Hetimi po bashkëdrejtohet nga një gjyqtar hetues i Flandrës Perëndimore, provincë belge ku ndodhet Bryzhi. Është policia federale belge ajo që ka kryer kontrollet.
    Para këtij operacioni policor, prokuroria evropiane kishte kërkuar heqjen e imunitetit për disa të dyshuar, dhe kjo i është dhënë, ka nënvizuar po ashtu prokuroria, pa dhënë emra apo funksione.
    Një zyrtar i BE-së ka konfirmuar për AFP-në se shërbimi diplomatik në Bruksel ishte një nga objektivat e operacionit policor, për “veprimtari që datojnë nga mandatet e mëparshme”, para se Kaja Kallas të merrte detyrën si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme në fund të vitit 2024.

  • Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel, arrestohet Federica Mogherini

    Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel, arrestohet Federica Mogherini

    Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.
    Bastisjet u kryen mëngjesin e ditës së sotme dhe rezultuan në ndalimin e tre të dyshuarve. Ato u nxitën nga “dyshime të forta” për mashtrim në një vendim të vitit 2021-2022 nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) për t’i dhënë Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian Kolegjit.

    Ish-diplomatja italiane Federica Mogherini, e cila më parë kishte drejtuar EEAS-in, u bë rektore e kolegjit në shtator të 2020-ës dhe drejtoreshë e akademisë diplomatike në gusht të vitit 2022.

    Kontrollet nga policia belge u zhvilluan në EEAS në zemër të lagjes së BE-së në Bruksel, në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës dhe në shtëpitë e të dyshuarve, tha Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në një deklaratë. Hetimi u mbështet nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, shtoi ajo.

    “Para kontrolleve, EPPO kërkoi heqjen e imunitetit të disa të dyshuarve, gjë që u dha”, tha zyra e prokurorit.
    Një zëdhënës i komisionit konfirmoi bastisjen e policisë në selinë e EEAS, por nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ndonjë punonjës i komisionit ishte arrestuar.
    “Bastisja ishte pjesë e hetimit të vazhdueshëm të aktiviteteve që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm nga 2019-2024 nën diplomatin spanjoll Josep Borrell”, tha zëdhënësi.
    EEAS tani drejtohet nga ish-kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
    Kolegji i Evropës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment dhe policia belge nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
    EPPO tha se hetimi, i cili u raportua për herë të parë nga EurActiv, përqendrohet në atë nëse kolegji ose përfaqësuesit e tij ishin njoftuar paraprakisht për tenderin e EEAS për të krijuar akademinë diplomatike para publikimit të tij zyrtar.
    “Ka dyshime të forta se, gjatë procesit të tenderimit për programin, është shkelur neni 169 i Rregullores Financiare në lidhje me konkurrencën e ndershme. Ky informacion konfidencial në lidhje me prokurimin në vazhdim është ndarë me një nga kandidatët që marrin pjesë në tender”, tha EPPO.
    EPPO tha gjithashtu se faktet nën hetim “mund të përbëjnë mashtrim në prokurim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi është duke vazhduar për të sqaruar faktet dhe për të vlerësuar nëse kanë ndodhur ndonjë vepër penale.”

  • Arrestohet Federica Mogherini, akuzat që rëndojnë mbi të

    Arrestohet Federica Mogherini, akuzat që rëndojnë mbi të

    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, 2 dhjetor 2025, nga forcat e rendit të Belgjikës. Lajmi është bërë i ditur nga media belge “L’Echo”.
    Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE)
    Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.

    Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private.
    Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.
    Në total janë ndaluar tre persona e mes tyre edhe Mogherini. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian.
    Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

  • Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohet Federica Mogherini

    Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohet Federica Mogherini

    Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, ku si rezultat u arrestuan 3 zyrtarë të lartë, mes tyre edhe shefja e Diplomacisë në BE, Federica Mogherini.

    Bastisjet u kryen mëngjesin e ditës së sotme dhe rezultuan në ndalimin e tre të dyshuarve. Ato u nxitën nga “dyshime të forta” për mashtrim në një vendim të vitit 2021-2022 nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) për t’i dhënë Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian Kolegjit.
    Ish-diplomatja italiane Federica Mogherini, e cila më parë kishte drejtuar EEAS-in, u bë rektore e kolegjit në shtator të 2020-ës dhe drejtoreshë e akademisë diplomatike në gusht të vitit 2022.
    Kontrollet nga policia belge u zhvilluan në EEAS në zemër të lagjes së BE-së në Bruksel, në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës dhe në shtëpitë e të dyshuarve, tha Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në një deklaratë. Hetimi u mbështet nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, shtoi ajo.
    “Para kontrolleve, EPPO kërkoi heqjen e imunitetit të disa të dyshuarve, gjë që u dha”, tha zyra e prokurorit.
    Një zëdhënës i komisionit konfirmoi bastisjen e policisë në selinë e EEAS, por nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ndonjë punonjës i komisionit ishte arrestuar.
    “Bastisja ishte pjesë e hetimit të vazhdueshëm të aktiviteteve që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm nga 2019-2024 nën diplomatin spanjoll Josep Borrell”, tha zëdhënësi.
    EEAS tani drejtohet nga ish-kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
    Kolegji i Evropës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment dhe policia belge nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
    EPPO tha se hetimi, i cili u raportua për herë të parë nga EurActiv, përqendrohet në atë nëse kolegji ose përfaqësuesit e tij ishin njoftuar paraprakisht për tenderin e EEAS për të krijuar akademinë diplomatike para publikimit të tij zyrtar.
    “Ka dyshime të forta se, gjatë procesit të tenderimit për programin, është shkelur neni 169 i Rregullores Financiare në lidhje me konkurrencën e ndershme. Ky informacion konfidencial në lidhje me prokurimin në vazhdim është ndarë me një nga kandidatët që marrin pjesë në tender”, tha EPPO.
    EPPO tha gjithashtu se faktet nën hetim “mund të përbëjnë mashtrim në prokurim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi është duke vazhduar për të sqaruar faktet dhe për të vlerësuar nëse kanë ndodhur ndonjë vepër penale.”

    Top Channel

  • Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE dhe Kolegjin e Evropës, arrestohet Mogherini

    Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE dhe Kolegjin e Evropës, arrestohet Mogherini

    Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë nga forcat e rendit të Belgjikës.
    Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”.
    Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj.
    Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private.
    Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.
    ***
    Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel, së bashku me Kolegjin e Evropës në Bruges dhe shtëpi private, si pjesë e një hetimi për keqpërdorim të dyshuar të fondeve të BE-së. Siç raporton Euractiv, bastisjet u kryen në mbarë Belgjikën në orët e para të mëngjesit, 2 dhjetor. Policia sekuestroi dokumente dhe arrestoi tre persona të dyshuar për mashtrim në prokurime, korrupsion dhe konflikt kriminal interesi.
    Rreth 10 oficerë të veshur civil hynë në selinë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) në orën 7:30 të mëngjesit të së martës, tha një dëshmitar. Një tjetër zyrtar i BE-së nga shërbimi diplomatik konfirmoi bastisjen.
    Hetimi penal filloi pas akuzave se EEAS dhe Kolegji i Evropës, shkolla prestigjioze pasuniversitare për eurokratët, kishin keqpërdorur para publike të BE-së në vitet 2021 dhe 2022, sipas katër personave të njohur me hetimin.
    Bastisjet janë skandali më i fundit i madh që godet institucionet e BE-së dhe do të shtojnë presionin mbi Kolegjin e Evropës dhe rektoren e tij, Federica Mogherini, e cila dikur drejtonte EEAS dhe këtë vit nisi mandatin e saj të dytë pesëvjeçar në Bruges.
    Policia federale belge nga Flandra Perëndimore dhe zyra kundër mashtrimit e BE-së, OLAF, morën pjesë në operacion si pjesë e një hetimi penal të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).
    Hetuesit po shqyrtojnë nëse Kolegji i Evropës ose përfaqësuesit e tij kishin dijeni paraprake për një tender publik për financimin e Akademisë së re Diplomatike të BE-së, një program trajnimi vjetor për diplomatët evropianë në Bruges, i financuar nga EEAS.
    Kolegji i Evropës, i themeluar në vitin 1949, konsiderohet si “shkolla përfundimtare” e BE-së për diplomatë dhe nëpunës civilë, me ish-studentë që përfshijnë politikanë dhe zyrtarë të lartë të institucioneve evropiane.
    Hetuesit janë përqendruar te rrethanat që lidhen me blerjen prej 3.2 milionë euro të një ndërtese në Spanjaardstraat në Bruges nga kolegji, e cila strehon diplomatët që ndjekin akademinë. Konkursi për të pritur akademinë kërkonte që aplikantët të ofronin akomodim.
    Kolegji i Evropës bleu ndërtesën në vitin 2022 gjatë një periudhe vështirësish financiare dhe pak para se EEAS të shpallte një tender që më vonë i dha institucionit 654 mijë euro financim.
    Hetuesit shqyrtuan akuzat se Kolegji i Evropës dhe përfaqësuesit e tij kishin akses në informacione konfidenciale mbi tenderin, i cili duhej të mbetej sekret për të lejuar konkurrencë të ndershme mes institucioneve që garonin për të pritur akademinë e re.
    OLAF, i cili ka kompetenca administrative për të ndjekur rastet e dyshuara të mashtrimit që përfshijnë paratë e BE-së, intervistoi disa individë para se t’i kalonte gjetjet e tij te EPPO, e ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të rënda kundër interesave të BE-së.
    Nuk ka tregues se OLAF ose EPPO kanë arritur në përfundime për shkelje dhe askush nuk është akuzuar zyrtarisht ende.
    Kolegji i Evropës dhe Akademia e re Diplomatike e BE-së drejtohen të dyja nga Mogherini, ish-ministre socialiste italiane e jashtme, e cila drejtoi EEAS si Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme mes viteve 2014 dhe 2019. Ajo u bë rektore e Kolegjit në vitin 2020 dhe drejtoreshë e akademisë në nisjen e saj në vitin 2022.
    Gjatë periudhës nën shqyrtim, EEAS drejtohej nga një tjetër ish-ministër i jashtëm socialist, spanjolli Josep Borrell.

  • Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohen 3 zyrtarë

    Policia belge bastis zyrat e BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Europës në Bryzh, arrestohen 3 zyrtarë

    Policia belge bastisi zyrat diplomatik të BE-së në Bruksel dhe Kolegjin e Evropës në Bryzh si pjesë e një hetimi për mashtrim të dyshuar në lidhje me financimin e zyrtarëve të ulët, thanë prokurorët e bllokut.

    Bastisjet u bënë mëngjesin e ditës së sotme dhe rezultuan në ndalimin e tre të dyshuarve. Ato u nxitën nga “dyshime të forta” për mashtrim në një vendim të vitit 2021-2022 nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) për t’i dhënë Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian Kolegjit.
    Ish-diplomatja italiane Federica Mogherini, e cila më parë kishte drejtuar EEAS-in, u bë rektore e kolegjit në shtator të 2020-ës dhe drejtoreshë e akademisë diplomatike në gusht të vitit 2022.
    Kontrollet nga policia belge u zhvilluan në EEAS në zemër të lagjes së BE-së në Bruksel, në disa ndërtesa të Kolegjit të Evropës dhe në shtëpitë e të dyshuarve, tha Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në një deklaratë. Hetimi u mbështet nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, shtoi ajo.
    “Para kontrolleve, EPPO kërkoi heqjen e imunitetit të disa të dyshuarve, gjë që u dha”, tha zyra e prokurorit.
    Një zëdhënës i komisionit konfirmoi bastisjen e policisë në selinë e EEAS, por nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse ndonjë punonjës i komisionit ishte arrestuar.
    “Bastisja ishte pjesë e hetimit të vazhdueshëm të aktiviteteve që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm nga 2019-2024 nën diplomatin spanjoll Josep Borrell”, tha zëdhënësi.
    EEAS tani drejtohet nga ish-kryeministrja estoneze Kaja Kallas.
    Kolegji i Evropës nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment dhe policia belge nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
    EPPO tha se hetimi, i cili u raportua për herë të parë nga EurActiv, përqendrohet në atë nëse kolegji ose përfaqësuesit e tij ishin njoftuar paraprakisht për tenderin e EEAS për të krijuar akademinë diplomatike para publikimit të tij zyrtar.
    “Ka dyshime të forta se, gjatë procesit të tenderimit për programin, është shkelur neni 169 i Rregullores Financiare në lidhje me konkurrencën e ndershme. Ky informacion konfidencial në lidhje me prokurimin në vazhdim është ndarë me një nga kandidatët që marrin pjesë në tender”, tha EPPO.
    EPPO tha gjithashtu se faktet nën hetim “mund të përbëjnë mashtrim në prokurim, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional. Hetimi është duke vazhduar për të sqaruar faktet dhe për të vlerësuar nëse kanë ndodhur ndonjë vepër penale.”

    Top Channel

  • “Erdhi nga Shqipëria në Belgjikë si piktor”/ Grabiti shtëpinë e ministres belge dhe u largua vetëm me 50 euro, ja sa vite burg rrezikon shqiptari

    “Erdhi nga Shqipëria në Belgjikë si piktor”/ Grabiti shtëpinë e ministres belge dhe u largua vetëm me 50 euro, ja sa vite burg rrezikon shqiptari

    Një shqiptar, rrezikon të dënohet me një vit burg dhe 1,600 euro gjobë pasi vodhi 50 euro nga shtëpia e ministres belge, Zuhal Demir.

    Me profesion piktor, ai u paraqit (në mungesë) para gjykatës në Tongeren, Belgjikë, i akuzuar për grabitje në shtëpinë e ministres belge të Arsimit, Drejtësisë dhe Punës, Zuhal Demir. Ngjarja ndodhi më 7 janar 2023, kur i pandehuri hyri përmes një dritareje në banesën e rrethuar të ministres në Genk dhe u largua vetëm me 50 euro të marra nga një kuti kursimesh.
    Hetimi në vendngjarje zbuloi gjurmë ADN-je në kutinë e kursimeve, të cilat më pas u përputhën me të dhënat e të dyshuarit. Prokuroria belge tha se ADN-ja e tij ishte marrë më herët si i dyshuar në dosje të ngjashme dhe rezulton e regjistruar edhe në Gjermani e Spanjë. Në një çështje tjetër ai është dënuar bashkë me dy bashkëpunëtorë, por ADN-ja e tyre nuk u gjet në këtë rast.
    Shqiptari, i cili refuzoi të paraqitej për hetimet gjatë paraburgimit, ishte dënuar edhe vitin e kaluar me tre vite burg për vjedhje dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Prokuroria kërkoi një vit burg dhe 1,600 euro gjobë, duke theksuar se “hyrja me dhunë në një banesë cenon sigurinë”.
    Avokatja e tij shpjegoi mungesën e klientit duke deklaruar se ai ka një ndalim hyrjeje në Europë për 8 vite. Pas lirimit të përkohshëm nga dënimi i mëparshëm, ai ishte kthyer në Shqipëri, ku ka adresë të përhershme, punë dhe po shlyen dëmet. Mbrojtja kërkoi një shpallje të thjeshtë fajësie, duke argumentuar edhe tejkalimin e afatit të arsyeshëm, pasi ADN-ja u përputh vetëm në verën e vitit 2024.
    Avokatja e tij deklaroi se “nuk ka kuptim që ai (i pandehuri) të sillet nga Shqipëria për një dënim shtesë, ndërkohë që ka stabilizuar jetën e tij dhe po dëmshpërblen viktimat”. Ministrja Zuhal Demir nuk u bë palë civile në proces.
    Vendimi i gjykatës do të shpallet më 5 janar.

    Top Channel