Tag: beleri

  • Beleri: Depozitova në GJL prova për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO

    Beleri: Depozitova në GJL prova për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO

    Beleri: Depozitova në GJL prova për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO

    Eurodeputeti Fredi Beleri ka deklaruar ditën e sotme se ka depozituar në Gjykatën e Lartë prova të reja për gjykimin e paligjshëm që sipas tij i është bërë nga GJKKO. Me anë të një deklaratë për mediat, Beleri thekson se provat që ka depozituar janë të rëndësishme për të faktuar padrejtësinë që i është bërë.

    Beleri ka theksuar se gjykatësja që e dënoi Irena Gjoka, është e dënuar vetë për veprën penale të falsifikimit në Greqi. Sipas Belerit, kjo shpjegon urrejtjen që Gjoka ka për minoritetin etnik grek dhe përfaqësusve të tij. Në fund të deklaratës për mediat, Beleri ka theksuar se është arrestuar nga një prokuror që sot ndodhet në pranga dhe nga një gjyqtare që sduhet të ishte në sistem.

    Deklaratë për mediat:

    Ne perpjekje per te vertetuar dhe denoncuar me fakte padrejtesine qe me eshte bere, duke me rrembyer e burgosur per 16 muaj dhe duke rrembyer mandatin e Kryetarit te Bashkise Himare, depozitova ne gjykaten e larte prova te rendesishme per gjykimin e paligjshem qe me eshte bere nga GJKKO.

    Gjyqtaria Irena Gjoka qe me denoi , eshte vet e denuar per veper penale te fallsifikimit ne Greqi me 3 muaj burg (konvertuar ne gjobe), dhe e debuar nga shteti Grek. Me kete, shpjegohet dhe urrejtja qe ka ajo ndaj minoritet etnik grek dhe perfaqesuesve te zgjedhur te tij. Ajo jo vetem si gjyqtare por dhe si Kryetare e GJKKO gjate 2023, shkeli ligjin, perdori ndaj meje procedura te paligjshme dhe prova te rreme.

    Nje i denuar , ne baze te Kushtetutes smund te jete gjyqtar ne Republiken e Shqiperise , per me teper Kryetar i GJKKO , Gjykates me te rendesishme ne vend. Ky fakt (i denimit penal te gjyqtares) , tregon me qarte procesin e paligjshem te porositur montuat dhe te urdheruar politikisht qe me eshte bere.

    Jam arrestuar nga nje Prokuror qe sot eshte i arrestuar per ndikim te paligjshem , jam denuar nga nje Gjyqtare e denuar qe sduhet te ishte ne sistem. Ndaj sot, ne baze te ligjit kam kerkuar rishikimin e vendimeve te mia. Drejtesia edhe vone mund te rivendoset ..dhe eshte me mire se asnjehere.

    DIONYSIOS FRENTIS BELERISEurodeputet

  • “Dënimi me burg”, Beleri: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

    “Dënimi me burg”, Beleri: Depozitova provat se u gjykova padrejtësisht nga GJKKO

    Fredi Beleri

    TIRANË- Eurodeputeti grek Fredi Beleri lajmëroi se ka depozituar në Gjykatën e Larta prova të reja kundër dënimit që iu bë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përmes një deklarate për mediat, Beleri u shpreh se provat që ai ka depozituar janë të rëndësishme për të vërtetuar padrejtësinë që iu bë nga GJKKO.
    Sipas Belerit, ai u dënua nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka qenë e dënuar nga Greqia dhe qëndrimin ndaj tij e ka mbajtur për shkak të urrejtjes që ka ndaj etnicitetit grek.
    “Ne perpjekje per te vertetuar dhe denoncuar me fakte padrejtesine qe me eshte bere, duke me rrembyer e burgosur per 16 muaj dhe duke rrembyer mandatin e Kryetarit te Bashkise Himare, depozitova ne gjykaten e larte prova te rendesishme per gjykimin e paligjshem qe me eshte bere nga GJKKO.
    Gjyqtaria Irena Gjoka qe me denoi, eshte vet e denuar per veper penale te fallsifikimit ne Greqi me 3 muaj burg (konvertuar ne gjobe), dhe e debuar nga shteti Grek. Me kete, shpjegohet dhe urrejtja qe ka ajo ndaj minoritet etnik grek dhe perfaqesuesve te zgjedhur te tij. Ajo jo vetem si gjyqtare por dhe si Kryetare e GJKKO gjate 2023, shkeli ligjin, perdori ndaj meje procedura te paligjshme dhe prova te rreme.
    Nje i denuar, ne baze te Kushtetutes smund te jete gjyqtar ne Republiken e Shqiperise, per me teper Kryetar i GJKKO, Gjykates me te rendesishme ne vend. Ky fakt (i denimit penal te gjyqtares), tregon me qarte procesin e paligjshem te porositur montuat dhe te urdheruar politikisht qe me eshte bere.
    Jam arrestuar nga nje Prokuror qe sot eshte i arrestuar per ndikim te paligjshem, jam denuar nga nje Gjyqtare e denuar qe sduhet te ishte ne sistem. Ndaj sot, ne baze te ligjit kam kerkuar rishikimin e vendimeve te mia. Drejtesia edhe vone mund te rivendoset dhe eshte me mire se asnjehere”, tha Beleri.
    Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, Atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë. Pas daljes nga burgu, Beleri e paralajmëroi se çështja e tij do të përfundonte në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila e ka pranuar si çështje./ZËRI

  • “16 muaj burg në shkelje të ligjit”, Beleri depoziton provat në GJL

    “16 muaj burg në shkelje të ligjit”, Beleri depoziton provat në GJL

    Njëjtë si më herët, ai thotë se ka vuajtur 16 muaj në qeli me prova të rreme.
    “Në përpjekje për të vërtetuar dhe denoncuar me fakte padrejtësinë që më është bërë, duke më rrëmbyer e burgosur për 16 muaj dhe duke rrëmbyer mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, depozitova në Gjykatën e Lartë prova të rëndësishme për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO.
    Gjyqtarja Irena Gjoka që më dënoi, është vetë e dënuar për veprën penale të falsifikimit në Greqi me 3 muaj burg (konvertuar në gjobë) dhe e dëbuar nga shteti grek.
    Me këtë shpjegohet dhe urrejtja që ajo ka ndaj minoritetit grek dhe përfaqësuesve të zgjedhur të tij. Ajo jo vetëm si gjyqtare, por edhe si kryetare e GJKKO gjatë 2023-it, shkel ligjin, përdori ndaj meje procedura të paligjshme dhe prova të rreme. Një i dënuar, në bazë të Kushtetutës, s’mund të jetë gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, për më tepër kryetar i GJKKO, gjykatës më të rëndësishme në vend. Jam arrestuar nga një Prokuror që sot është i arrestuar për ndikim të paligjshëm, jam dënuar nga një gjyqtare e dënuar që s’duhet të ishte në sistem. Ndaj sot, në bazë të ligjit kam kërkuar rishikimin e vendimeve të mia. Drejtësia edhe vonë mund të rivendoset…dhe është më mirë se asnjëherë!”, është deklarata e tij e plotë.

    Kujtojmë se Beleri u vu në pranga 2 ditë para zgjedhjeve lokale në vend, më 12 Maj 2023. I akuzuar për blerje votash teksa kandidonte për postin drejtues të bashkisë Himarë, ai qëndroi 1 vit e 4 muaj në burg.

  • Beleri depoziton provat në GJL: 16 muaj burg në shkelje të ligjit, gjyqtarja Gjoka…

    Beleri depoziton provat në GJL: 16 muaj burg në shkelje të ligjit, gjyqtarja Gjoka…

    Eurodeputeti, Fredi Beleri ka deklaruar se ka depozituar në Gjykatën e Lartë prova që lidhen me gjykimin ndaj tij, të cilin e quan të paligjshëm.
    Përmes një deklarate zyrtare,Beleri ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke theksuar se ajo si e dënuar në Greqi, s’duhet të ishte fare në atë pozicion.
    “Në përpjekje për të vërtetuar dhe denoncuar me fakte padrejtësinë që më është bërë, duke më rrëmbyer e burgosur për 16 muaj dhe duke rrëmbyer mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, depozitova në Gjykatën e Lartë prova të rëndësishme për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO.
    Gjyqtarja Irena Gjoka që më dënoi, është vetë e dënuar për veprën penale të falsifikimit në Greqi me 3 muaj burg (konvertuar në gjobë) dhe e dëbuar nga shteti grek.
    Me këtë shpjegohet dhe urrejtja që ajo ka ndaj minoritetit grek dhe përfaqësuesve të zgjedhur të tij. Ajo jo vetëm si gjyqtare, por edhe si kryetare e GJKKO gjatë 2023-it, shkel ligjin, përdori ndaj meje procedura të paligjshme dhe prova të rreme. Një i dënuar, në bazë të Kushtetutës, s’mund të jetë gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, për më tepër kryetar i GJKKO, gjykatës më të rëndësishme në vend.
    Jam arrestuar nga një Prokuror që sot është i arrestuar për ndikim të paligjshëm, jam dënuar nga një gjyqtare e dënuar që s’duhet të ishte në sistem. Ndaj sot, në bazë të ligjit kam kërkuar rishikimin e vendimeve të mia. Drejtësia edhe vonë mund të rivendoset…dhe është më mirë se asnjëherë!”, thuhet në deklaratën e tij.

  • Nga mbyllja e TikTok, te çështja ‘Beleri’, Berisha sulmon Ramën në konferencën e PPE në Valencia: E ka kthyer narkoshtetin në makineri të zgjedhjeve

    Nga mbyllja e TikTok, te çështja ‘Beleri’, Berisha sulmon Ramën në konferencën e PPE në Valencia: E ka kthyer narkoshtetin në makineri të zgjedhjeve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) që u zhvillua në Valencia, Spanjë.

    Gjatë fjalës së tij, Berisha quajti kryeministrin Edi Rama ‘narkodiktator’, ndërsa foli për mbylljen e  TikTok, arrestimin e opozitarëve, çështjen ‘Beleri’ dhe atë ‘McGonigal’.
    Fjala e plotë e Berishës:
    Z. President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta. Por dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj gjithashtu presidentin e IDU, Stefan Harper, dhe presidentin e CDI, Andres Pastrana, për të njëjtën mbështetje që kanë treguar ndaj Partisë Demokratike dhe kauzave të saj.
    Dua të falënderoj gjithashtu miqtë nga CDU, Elmar Brok, Peter Beyer, Doris Pack, miqtë nga Forza Italia në Itali, Battilocchio, Erika Mazzetti, etj., të cilët kanë qenë pranë nesh në disa ditë të vështira.
    Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm. Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.
    Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë. Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.
    Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.
    Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare. I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.
     

    Top Channel

  • “Arrestoi tre liderët e opozitës”, Berisha ankohet në PPE: Rama ia hoqi mandatin Belerit sepse…

    “Arrestoi tre liderët e opozitës”, Berisha ankohet në PPE: Rama ia hoqi mandatin Belerit sepse…

    Sali Berisha në fjalimin që mbajti sot në Kongresin e Partive Popullore Europiane, që u zhvillua në Spanjë, mori në mbrojtje eurodeputetin grek Fredi Beleri, duke konfirmuar aleancën më të fundit politike me forcën që ish-kryebashkiaku përfaqëson në Himarë, linjën politike që ka ndjekur deri në akte antishqiptare dhe si i dyshuar në masakrën e Peshkëpisë më 1994.
    Teksa akuzoi gjendjen e mjerueshme të Shqipërisë, ku sipas tij e ka zhytur kryeministri Edi Rama, Berisha zgjodhi t’i kushtonte vëmendje edhe “grabitjes së mandatit” të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.
    Dhe qëllimi i Ramës, nënvizoi ai, ishte se Beleri s’i jepte tokat e të parëve në Himarë.
    “Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale. Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama”, tha Berisha mes të tjerash.
    Berisha hodhi edhe akuza për fushatën zgjedhore të 11 majit, duke thënë se Rama po bln vota nëpërmjet “asfaltit elektoral” apo me shpërblime financiare nga buxheti.
    “Vota e blerë nga mafia, një makineri e plotë që ka vjedhur zgjedhjet dhe që është parë nga të gjithë. Ky narkodiktator është i lidhur me grupet e tjera kriminale. Më 11 maj do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këto zgjedhje, përveç të gjitha atyre që përmenda më sipër, ai ka bllokuar debatet televizive, ka shpërndarë 100 euro si dhuratë për vota për 800,000 pensionistë, dhe ka dhënë 100 licenca për kultivim kanabisi me moton “Kanabis për Vota”. Ai e ka kthyer narkoshtetin e tij në një makineri zgjedhore”, tha ai.
    Berisha kërkoi dhe ndihmë nga PPE, për të rrëzuar “diktaturën e Ramës”.
    “Me ndihmën tuaj, miq të dashur, ju siguroj se Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila përmbysi 32 vite më parë diktaturën më staliniste në Europë, do të përmbysë edhe diktaturën e parë dhe të vetme narkotike në Europë, atë të Edi Ramës”, tha ai.

  • “E kapëm me 8 armë dhe pasaportë false”, rekordet e vetë Interpol Athinës për eurodeputetin Fredi Beleri

    “E kapëm me 8 armë dhe pasaportë false”, rekordet e vetë Interpol Athinës për eurodeputetin Fredi Beleri

    Dhionis Alfred Beleri sot Eurodeputet rezulton se ka një CV të pasur me shkelje ligjore dhe krime jo vetëm në shqipëri por po ashtu edhe në Greqi.
    Ish Kryebashkiaku i Himarës i cili se gëzoi mandatin pasi u arrestua dhe dënua për korrupsion në zgjedhje, rezulton se në greqi është prangosur dy herë.
    Interpol Athina i përgjigjej në vitin 2019 Interpol Tiranës se Beleri është arrestuar për armëmbajtie pa leje të 6 pushkëve 2 pistoletave si dhe pasaportë shqiptare false në aerportin e Athinës. WebLajm.com ka siguruar nga dosja e krimeve të rënda një kopje të kësaj shkrese në gjuhën angleze në të cilën thuhet:

    Subject:
    “Information request
    “Dear colleagues,
    Further to your aforementioned message request regarding the subject please be informed that according to our competent authorities Regarding PAPPA Charalamapas: His full name is PAPPAS f/n Charalampos, s/o Theofanis, holder of nr. AH564279 Greek identity card. He has no criminal record in our Country.
    Regarding GUDA Thanas:His full name is GKOUNTAS f/n Athanasios, s/o Agathakis, holder of nr. AN628214 Greek identity card. He has no criminal record in our Country.
    Regarding BELERIS Dhionisios:He has been arrested along two Greek nationals (ANASTASOULIS f/n Georgios, s/o Konstantinos, d.o.b. 1961 in Athens and KOUTOULAS f/n Marios, s/o Spyros, d.o.b. 1970 in Chimara) in the past for possession of six assault rifles and two pistols. Additionally, he was arrested in the International airport of Athens for illegally possessing a forged Albanian passport.In case additional information is available regarding the said individuals you will be informed accordingly the soonest possible.
    Best Regards.
    Interpol Athens.End.-

    Beleri në Gjykatën e Posaçme

    Subjekti: “Kërkesë për informacion
    “Të nderuar kolegë,
    Në vijim të mesazhit tuaj të mëparshëm lidhur me subjektin në fjalë, ju informojmë se sipas autoriteteve tona kompetente:Lidhur me PAPPA Charalamapas:Emri i tij i plotë është PAPPAS, Atësia Charalampos, bir i Theofanis, mbajtës i kartës së identitetit greke nr. AH564279. Ai nuk ka precedent penal në vendin tonë.Lidhur me GUDA Thanas:Emri i tij i plotë është GKOUNTAS, atësia Athanasios, bir i Agathakis, mbajtës i kartës së identitetit greke nr. AN628214. Ai nuk ka precedent penal në vendin tonë.Lidhur me BELERIS Dhionisios:Ai është arrestuar më parë së bashku me dy shtetas grekë (ANASTASOULIS, atësia Georgios, bir i Konstantinos, i lindur në vitin 1961 në Athinë dhe KOUTOULAS, atësia Marios, bir i Spyros, i lindur në vitin 1970 në Himarë) për posedim të gjashtë pushkëve automatike dhe dy pistoletave. Gjithashtu, ai është arrestuar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës për posedim të paligjshëm të një pasaporte shqiptare të falsifikuar.
    Në rast se do të ketë informacion shtesë lidhur me personat e sipërpërmendur, do të informoheni sa më shpejt të jetë e mundur.
    Me respekt,
    Interpol Athinë
    Kjo përgjigje i është dhënë Interpol Tiranës pas një kërkese drejtuar homologëve grek ndaj tre shtetasve, mes tyre edhe Dhionis Beleri.

  • “Ne me kryestrategun LaCivita, ai me Vullnet Sinën”, Berisha fushatë në Selanik: Më 11 Maj do të shpëtojmë Shqipërinë

    “Ne me kryestrategun LaCivita, ai me Vullnet Sinën”, Berisha fushatë në Selanik: Më 11 Maj do të shpëtojmë Shqipërinë

    Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, ku ka shprehur falënderimet për mbështetjen dhe energjinë e diasporës, duke theksuar se ata janë bërë udhëheqësit e fushatës së fitores. Ai ka përshëndetur entuziazmin e emigrantëve dhe ka deklaruar se fushata e këtij viti është një nga më të jashtzakonshmet, duke e cilësuar vitin 2025 si vitin e diasporës shqiptare, të shënuar me “germa të arta”.
    “Ju u shndërruat de-facto në udhëheqësit e fushatës së fitores. U shndërruat në himnin e kësaj fushate, dashuria juaj për Shqipërinë…Sot kudo në Shqipëri zhvillohet një nga fushatat më të bukura të 32 viteve. 2025 do gdhendet si viti i diasporës shqiptare, me germa të arta. Zoti ju bekoftë! Zoti e bekoftë Greqinë dhe kombin mik grek”., tha Berisha
    Berisha ka ndaluar gjithashtu në çështjen e eurodeputetit Fredi Beleri, të cilit iu mor mandati i kryebashkiakut të Himarës për shkak të refuzimit të tij për t’u bashkuar me Partinë Socialiste dhe për të kandiduar për Edi Ramën. Kryedemokrati e ka cilësuar këtë veprim si një akt të shëmtuar të kryeministrit Edi Rama, duke përdorur metodat e Sigurimit të Shtetit për të penguar Belerin. Ai e ka cilësuar këtë akt si një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe ka akuzuar regjimin e Ramës për shpopullimin e Shqipërisë dhe varfërimin e qytetarëve.

    “Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Beleri është një nga aktet më të shëmtuara të demokracisë, demokracive evropiane. Rama përdori truket e sigurimit të shtetit për ti rrëmbyer mandatin Fredi Belerit. Kjo vetëm e vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, nuk pranoi të kandidojë për Edi Ramën. Jo i tha, nuk tradhtoj ato parimet e mia. Diskriminues, pse? Sepse çdo njeri tjetër para Belerit që ndodhej i burgosur është lejuar të bëjë betimin. Sepse kushtetuta e lejon të bëjë betimin. Rama mori cdo masë kundër tij, sepse e dinte sepse nga 225 mijë metra katror tokë që po grabit, Fredi Beleri nuk di ti jepte asnjë metër”, tha Sali Berisha.
    Berisha ka apeluar për një ndryshim të madh më 11 maj, duke kërkuar që shqiptarët kudo që janë, të “firmosin” për të rikthyer Shqipërinë në duar të shqiptarëve dhe për të shpëtuar vendin nga, siç e quajti ai, “narkoshteti”. Ai gjithashtu është krenuar me këshilltarin amerikan Chris LaCivita, duke e cilësuar si një nga kryestrategët më të suksesshëm të fitoreve, dhe ka falënderuar shtetin grek për mikpritjen e emigrantëve shqiptarë.
    “Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.”, u shpreh Berisha.
    Në këtë takim, ku Berisha ishte i shoqëruar nga drejtuesit e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, ai ka theksuar se diasporë ka një rol të jashtëzakonshëm në këtë proces dhe ka ftuar shqiptarët kudo që janë të japin kontributin e tyre për ndryshimin e Shqipërisë.
    /vizionplus.tv

  • Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr në mbrojtje: Rama përdori truke për t’i rrëmbyer mandatin

    Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr në mbrojtje: Rama përdori truke për t’i rrëmbyer mandatin

    Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.
    Berisha tha se Beleri nuk pranoi që t’i jepte pronat e qytetarëve himarjotë, ndërsa tha se persona të tjerë që kanë qenë në burg para Belerit iu është dhënë mundësia që të bëjnë betimin.
    “Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia. E vërteta se prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të të drejtave të njeriut, që u mbajt ndaj Fredit ishte diskriminues.
    Çdo njeri që para Belerit mbahej i burgosur është lejuar të bënin betimin. Kurse Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshtim me kushtetutën se nga 2225 mijë metër katrorë që po grabit të manastirit të Skutarasë dhe Gjipe, Beleri s’do t’i jepte asnjë metër katrorë. Kjo është e vërteta, u ndala këtu se çfarë është e aftë mafia për interesa të veta, të sakrifikojë dhe të dëmtojë pavarësisht statusit e gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët që janë të rëndësishme për interesa mafioze personale”, u shpreh Berisha.

  • Mahmutaj: Berisha bën aleancë me antishqiptarët për pushtet, Fredi Beleri duhet të ishte në burg

    Mahmutaj: Berisha bën aleancë me antishqiptarët për pushtet, Fredi Beleri duhet të ishte në burg

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në fushatë në Himarë, me Fredi Belerin në krah. Por para qytetarëve të bregut, grekun eurodeputet e quajti çlirues, ndërsa kryeministrin e Shqipërisë, pushtues. Beleri, një mollë sherri dikur mes Berishës dhe Greqisë, sot është argument shtesë i doktorit, për të sulmuar drejtësinë. Gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh në një media se kryetari i PD-së Sali Berisha bën gjithçka për pushtet. Sipas tij, Berisha është gati të bëjë aleancë me antishqiptarët për të përfituar në aspektin personal. Gazetari Mahmutaj u shpreh se Fredi Beleri duhet të ishte në burg, dhe jo në krah të Berishës. “Berisha për pushtet bën aleancë me antishqiptarët, por edhe me djallin. Fredi Beleri ka marrë pjesë në masakrën e Peshkëpisë. Vend i Fredi Belerit duhet të ishte në burg. Nuk e kuptojë pse Berisha gjen njerëz të tillë si Fredi Beleri, që e përdor si etalon për fushatën e tij”, tha ai.
    Ai komentoi po ashtu modelet e fushatës që po aplikojnë në terren dy partitë kryesore, përkatësisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Për këtë çështje, Mahmutaj u shpreh se PS ka artikuluar premtime normale, kurse PD u shfaqet shqiptarëve me premtime skandaloze. “Ka bërë një fushatë normale. Një nga to premtimet e mëdha është hyrja në Evropë. Kjo besoj se përveç faktit se disa standardes janë përmbushur. Tek opozita premtimet e tyre i shoh si qesharake. Pensionet 200 euro, sepse pensionet kanë shkuar afro 200 euro, edhe kjo është qesharake. Lideri i vetëshpallur i opozitës shqiptare Sali Berisha nuk e ka fare idenë se çfarë është bërë në këto 12 vjet. Krahasohet me standardet e 2013, vit në të cilin humbi pushtetin”, nënvizoi Mahmutaj.