Tag: beleri

  • “Universitet në gjuhën greke? Barsaletë! Mbështetja e PD ndaj Belerit është shqetësuese”

    “Universitet në gjuhën greke? Barsaletë! Mbështetja e PD ndaj Belerit është shqetësuese”

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit grek me origjinë shqiptare, Fredi Beleri, për krijimin e një universiteti në gjuhën greke për minoritetin.
    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Bido e cilësoi këtë propozim si “qesharak” dhe “barsaletë”.
    “Nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti sepse nuk ka minoritet të mjaftueshëm,” u shpreh ai.
    I pyetur për vizitën e ish-kryeministrit grek Karamanlis në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Bido e cilësoi si të papërshtatshme.
    Ai kritikoi ligjin e vitit 2009 që lejoi krijimin e këtyre varrezave në territorin shqiptar duke thënë se varrezat kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi.
    “Fatkeqësisht, varrezat e ushtarëve grekë të ndodhura në territorin e Shqipërisë u miratuan me një ligj që për mua nuk duhej të ishte bërë në vitin 2009. Ato kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi dhe kemi vizita me tone provokuese që nuk i ka hije marrëdhënieve shqiptaro-greke”.
    Në lidhje me atë që deklaroi Beleri, deputeti soclialist theksoi se minoriteti grek në Shqipëri është shumë i vogël për të mbështetur një universitet të tillë.
    “Ky propozim është qesharak dhe një barsaletë, sepse nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti. Minoriteti grek është shumë i vogël dhe nuk përmbush jo vetëm një universitet, por asnjë fakultet. Nëse do të kishte një universitet në gjuhën greke, duhet të kishte studentë,” deklaroi ai, duke shtuar se edhe degët ekzistuese të gjuhës greke në universitetet e Gjirokastrës dhe Tiranës nuk kanë mjaftueshëm studentë.
    Sipas Bidos, Beleri po përpiqet të faktorizohet politikisht duke shpikur çështje që nuk ekzistojnë.
    “Kur nuk ka çështje që mund të ngrejë, ai shpik çështje si kjo për të treguar se Shqipëria ka probleme me të drejtat e njeriut,” tha ai, duke e akuzuar se ka vepruar gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë.
    Deputeti socialist Ardit Bido ka shigjetuar opozitën shqiptare për qëndrimin e saj mbështetës ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, duke e cilësuar këtë si një pozicion të rrezikshëm për interesat kombëtare dhe procesin e integrimit.
    “Mbështetja politike që opozita i jep sot Fredi Belerit është shqetësuese dhe tregon në të vërtetë se opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë,” tha Bido, duke shtuar se kjo mbështetje është një aleancë e rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Ai e akuzoi opozitën se është e gatshme të bëhet palë me çdo lloj ideologjie që dëmton imazhin e vendit.
    “Për të dëmtuar Shqipërinë, opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo lloj nacionalizmi politik të huaj që tenton të veprojë në Shqipëri. Opozita e sotme nuk reagon ndaj kësaj gjëje dhe kjo tregon se nuk e do integrimin e Shqipërisë,” u shpreh Bido, duke e cilësuar këtë si një aleancë të rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Bido solli në vëmendje diferencën mes qëndrimeve të eurodeputetëve me origjinë shqiptare, duke krahasuar Fredi Belerin me Alba Kokalarin.
    Ai theksoi se qëndrimet e tyre tregojnë qartë se kush e do dhe kush e dëmton Shqipërinë.
    “Gjatë Komunitetit Politik të Integrimit të mbajtur në Tiranë, pamë diferencën që kishte ndërmjet eurodeputetit grek me origjinë nga Shqipëria dhe eurodeputetes suedeze po me origjinë nga Shqipëria, Alba Kokalari. Këtu pamë dhe diferencën mes atyre që e duan këtë vend dhe ata që e urrejnë këtë vend,” deklaroi Bido.

  • Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë

    Fredi Beleri flet greqisht në Tiranë/ Nxin Shqipërinë në mbledhjen e Stabilizim Asociimit, kërkon universitet grek, ankohet për lirinë e fesë

    Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 20-të i komitetit parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian.

    Në këtë tryezë ka qenë prezent edhe eurodeputeti tashmë i Greqisë Fredi Beleri, i cili fjalën e tij e parashtroi në greqisht.
    Beleri u drejtua me shumë kritika për Shqipërinë, kur tha se ‘duhet një universitet grek’ në Shqipëri, apo kur tha se ‘problem i madh mbetet liria e fesë’.

    “Nuk ka një parashikim se 95% janë për anëtarësim dhe duhet bërë më shumë. Një prej të drejtave është ajo për vetëvendosje.
    Në vitin 2017 qeveria shqiptare miratoi ligjin për pakicat dhe në vitin 2024 kishim ligje shtesë për çështjen e vetëvendosjes. Por u desh deri më tani që kjo të ndodhë. Nuk ka ndodhur asgjë deri më tani dhe kjo çështje nuk është ngritur për sa i përket arsimimit në të gjitha nivelet në gjuhën amëtare.
    Nuk ka ende një universitet grek në Shqipëri. Dhe problemi me nxënësit që kanë mësuar gjuhën grekë nëpër shkolla ku kanë pasur shumë probleme ku problemi më i madh janë tekstet e veçanta që përdorin shohim iredentizëm në këto tekste dhe probleme të papranueshme në kushte të caktuara.
    Një problem tjetër është liria e fesë. Shqipëria ka bërë një progres të konsiderueshëm dhe ka një bashkëjetesë harmonike. Mirëpo ka një problem. Pas 70 viteve ka filluar kthimi pronave i institucioneve fetare”, tha Beleri.
    Problem për të është dhe reforma territoriale, apo drejtësia.
    “Për sa i përket reformës së re territoriale. Ndarja që i është bërë Himarës aty s’ka të bëjë fare me përbërjen demografike religjioze dhe etnike. Të drejtat e njeriut nuk kanë të bëjnë vetëm me pakicat por me të gjithë qytetarët shqiptarë.
    Në Shqipëri vetëm 50% e njerëzve e gëzojnë pronën që u takon. Për sa u përket pakicave kjo përqindje është shumë më e ulët. Nuk ka kthim të duhur të pronës. Është e papranueshme që në një vend të BE-s, të mos këtë kthim të pronës.
    Ka ndërhyrje nga politika në drejtësi. Kryeministri shkon nëpër bashki dhe cakton drejtorët. Ka ndërhyrje në nivel lokal”, tha ai.

    Top Channel

  • Beleri rikthehet si eurodeputet: S’ka ende një universitet grek këtu për pakicat!

    Beleri rikthehet si eurodeputet: S’ka ende një universitet grek këtu për pakicat!

    Fredi Beleri ishte si eurodeputet në tryezën e sotme të takimit të 20 të Komitetit parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ai nuk hezitoi me rreshtimin e një sërë problematikash që sipas tij ekzistojnë ende në Shqipëri.
    “Nuk ka një parashikim apo hulumtim se 95% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit në BE, mirëpo duhen bërë shumë gjëra për të drejtat themelore të pakicave. Në vitin 2017, qeveria shqiptare  miratoi ligjin për njohjen e pakicave dhe në vitin 2024 kishim ligje shtesë për çështjen e vetëvendosjes dhe u desh deri tani që kjo të ndodhte. Kjo çështje nuk është ngritur, për arsimim në të gjitha nivelet, në gjuhën amtare, nuk ka ende një universitet grek në Shqipëri dhe ka probleme te papranueshme me nxënësit në shkolla.
    Një tjetër problem lidhet me lirinë e fesë. Pas 70 viteve, ka filluar kthimi I pronave të institucioneve fetare. Liria e shtypit dhe e medias, janë të fokusuara në disa pika, janë në duart e dikujt dhe Shqipëria konsiderohet si vend që ka shtypin që është nën kontroll të qeverisë”, tha Beleri.
    Kujtojmë se Beleri u vu në pranga 2 ditë para zgjedhjeve lokale në vend, më 12 maj 2023, i akuzuar për blerje votash teksa kandidonte për postin drejtues të bashkisë Himarë. Ai qëndroi 1 vit e 4 muaj në burg.

  • Beleri në Parlamentin Europian: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

    Beleri në Parlamentin Europian: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, europarlamentari Fredi Beleri: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

    I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje, europarlamentari Fredi Beleri: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota

    Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, foli për blerje votash.

    Edhe pse i dënuar vetë për korrupsion në zgjedhje kur kandidoi si kryebashkiak në Himarë, Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR faktori se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave, për zgjedhjet e 11 majit.
    “Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit.
     Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”-u shpreh Fredi Beleri.

    Top Channel

  • I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje/ Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

    I dënuar me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje/ Europarlamentari Beleri: Më 11 maj paratë e shtetit u përdorën për vota

    Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, foli për blerje votash. 
    Edhe pse i dënuar vetë për korrupsion në zgjedhje kur kandidoi si kryebashkiak në Himarë, Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR faktori se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave, për zgjedhjet e 11 majit. 
    “Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit. 
     Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”-u shpreh Fredi Beleri. 

  • “Shkarkon zyrtarë pa të drejtë”, Beleri godet Ramën: Kryeministri kap çdo funksion dhe vendos si të dojë ai

    “Shkarkon zyrtarë pa të drejtë”, Beleri godet Ramën: Kryeministri kap çdo funksion dhe vendos si të dojë ai

    Eurodeputeti dhe njëkohësisht ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri duke folur në një emision televiziv, theksoi se Edi Rama është dora mbi gjyqësorin që vendos për çdo çështje në Shqipëri.
    Ai vuri në dukje se në rastin e Veliajt u përdor si argument për shkarkimin mungesa 90 ditë në detyrë, ndërkohë që në rastin e tij, nuk u përdor i njëjti argument. Beleri tha se në Shqipëri ka autorkaci, mos ndarje pushtetesh, dhe me një drejtësi të tillë s’mund të integrohesh në BE.
    “Është hera e dytë, por jo në të njëjtën mënyrë. Te mua s’u përdor tre muajshi i mungesës në detyrë për të më shkarkuar. Sot e njëjta drejtësi vendos ndryshe, kjo tregon që s’është drejtësia, s’janë ligjet dhe institucionet shtetërore ato që vendosin, por është një njeri, vetëm Edi Rama.
    Kemi dy shkarkime të dy kryebashkiakëve të zgjedhur, në rastin tim s’u përdor mungesa ime 90-ditore në detyrë, kurse në rastin e Veliajt u përdor kjo metodë. Kur të gjitha pushtetet i merr një njeri, vendimet e institucioneve s’i merr njeri parasysh, kemi një neo-diktaturë që fatkeqësisht pak shqiptarë e kuptojnë, ose e kuptojnë shumë por s’reagojnë.
    Edhe në rastin tim, edhe në rastin Veliaj, demokracia është gjëja e fundit që merret parasysh në Shqipëri. Z.Rama shkarkon nëndrejtorë, kryetar bashkish, ka marrë kompetenca që s’ia jep ligji dhe kushtetuta. Institucionet do vendosin për interesin që ka partia në pushtet. S’besoj që në rastin Veliaj do jetë ndryshe. Nëse mendimi opozitar për gjërat kryesore dhe madhore s’bëhet një, s’do dëgjohet. Unë jam drejtuar në Strasburg për dy çështje, për të cilat janë ezauruar mjetet në legjislacionin shqiptar.
    Për mënyrën e veprës dhe sa muaj kam ndenjur në burg, dhe ndalimin për t’u betuar. Është shumë afër për të dalë vendimi dhe presim të dalë vendimi. Sot është një njeri që vendos për të gjitha, jo vetëm për rastin tim dhe Veliajt, por për të gjitha çështjet politike. Në rastin tim s’u përdor 90-ditëshi i mungesës nga detyra. Është një dorë mbi gjyqësorin që vendos, kjo është autokracia dhe mos ndarja e pushteteve. Me këtë drejtësi s’mund të vesh në Europë”.

  • I erdhi radha? Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

    I erdhi radha? Rikthehet ‘drama’ për Olta Xhaçkën, ja çfarë rrezikon deputetja

    E rizgjedhur deputete në Parlament nga zgjedhjet e 11 majit, telashet e Olta Xhaçkës me drejtësinë, nuk janë mbyllur ende plotësisht, pasi Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.
    Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash.
    Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.
    Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste.
    Goro u akuzua nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e dy sipërfaqeve tokë-shtet në Himarë në pronësi të privatëve dhe në finale u kalua në favor të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste.
    Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.
    Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit e tashmë në Gjykatën e Lartë. Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të vbërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete.

  • Gjykata e Lartë vendos për Olta Xhaçkën: Në 21 tetor shqyrtohet rekursi që mund të rrezikojë mandatin e saj

    Gjykata e Lartë vendos për Olta Xhaçkën: Në 21 tetor shqyrtohet rekursi që mund të rrezikojë mandatin e saj

    Telashet ligjore për Olta Xhaçkën, megjithese e rizgjedhur deputete në zgjedhjet e 11 majit, nuk kane mbaruar ende. Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të eurodeputetit Fred Beleri, i cili kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të nisur hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.
    Beleri i ka akuzuar ata për tjetërsim të sipërfaqeve të mëdha tokë në Himarë, ku kompania e Gaçit ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i cili u arrestua dhe u dënua për shpërdorim detyre.
    Megjithatë, SPAK nuk ka nisur procedim penal ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, vendim që Beleri e ka kundërshtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe tashmë çështja pritet të vendoset në Gjykatën e Lartë.
    Nëse rekursi pranohet, kjo mund të vërë në pikëpyetje mandatin e deputetes Xhaçka.

  • ‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Ish-ministrja Xhaçka dhe burri i saj investitor strategjik, do përballen në GjL

    ‘Tjetërsimi i pronave në Jug’/ Ish-ministrja Xhaçka dhe burri i saj investitor strategjik, do përballen në GjL

    Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila e shpëtoi mandatin e deputetes nëpërmjet forcës së kartonëve në Kuvend nga mazhoranca socialiste, nuk i ka mbyllur akoma telashet me drejtësinë.

    Gjykata e Lartë ka caktuar datën 21 tetor për shqyrtimin e rekursit të bërë nga eurodeputeti Fred Beleri, përmes të cilit kërkon detyrimin e Prokurorisë së Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-ministres së Mbrojtjes dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi.

    Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, e denoncoi çiftin Xhaçka–Gaçi si dhe ish-kryebashkiakun Jorgo Goro, teksa ndodhej në paraburgim për shitblerje votash.

    Beleri i akuzonte ata për disa vepra penale, lidhur me tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha të pronave në Gjilekë, ku kompania e ish-deputetit socialist ka fituar statusin e investitorit strategjik.

    Mbi bazën e kallëzimit të Belerit, SPAK arrestoi Goron dhe më pas e mori të pandehur për shpërdorim detyrë në dy raste.

    Goro u akuzua nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës Shtetërore, përmes dokumenteve të falsifikuara mundësoi kalimin e dy sipërfaqeve tokë-shtet në Himarë në pronësi të privatëve dhe në finale u kalua në favor të shoqërisë së Artan Gaçit, bashkëshortit të deputetes socialiste.

    Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria Rama. Pas dënimit të Jorgo Goros, pronat u konfiskuan me vendim gjyqësor, ndërsa ndaj Xhaçkës dhe Gaçit, Prokuroria e Posaçme nuk nisi procedim penal.

    Beleri e ka kundërshtuar vendimarrjen e SPAK në të dyja shkallët më të ulëta të gjyqësorit e tashmë në Gjykatën e Lartë. Kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni do ta shqyrtojë këtë çështje në dhomë këshillimi, rekurs i cili nëse pranohet gjatë seacnës së 21 tetorit mund të vbërë në pikëpyetje mandatin e Xhaçkës si deputete.