Tag: beleri

  • “Ligji i luftës nuk ekziston”, Beleri: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE deri në vitin 2030

    “Ligji i luftës nuk ekziston”, Beleri: Shqipëria nuk do të jetë pjesë e BE deri në vitin 2030

    Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje direkte për një emision televiziv, u shpreh se nuk është e sigurt që Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
    “Unë do kontribuoj aq sa mundem që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. A do jetë pjesë Shqipëria e familjes europiane në vitin 2030? Nuk mund ta them me siguri. Unë besoj se nuk do të jetë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me reformat në Shqipëri që nuk po kryhen, por ka të bëjë edhe me vetë BE-në. Nuk është e sigurt që BE-ja kërkon zgjerimin e saj. Nuk duhet të hiqni kurrë nga mendja që mund të mos ketë zgjerim deri në 2030. Serbia i ka hapur dhe mbyllur kapitujt shumë para nesh dhe nuk do futet. Shqipëria është Europë nga ana kulturore dhe gjeografike, ndërsa politika duhet të marrë përgjegjësitë e veta pse nuk jemi pjesë e Bashkimit Europian”, tha Beleri.
    Sa i përket ligjit të luftës me Greqinë, Beleri u shpreh: “Për shtetin shqiptar, ligji i luftës nuk ekziston. Qeveria shqiptare e bën shpesh kërkesën për heqjen e ligjit të luftës nga Greqia, për mua është absurde që ekziston ende ky ligj lufte. “De facto” nuk ekziston ky ligj sepse kemi marrëdhënie me Greqinë, “de jure” ekziston dhe besoj se në të dyja marrëveshjet që u prishën ishte gati zgjidhja. Edhe tani besoj që është në paketë heqja e ligjit të luftës”.

  • Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, Fredi Beleri del kundër: Kaloi kompetencat

    Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit, Fredi Beleri del kundër: Kaloi kompetencat

    Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 20:34
    ”Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”,-tha eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë.
    “Komisionerja e Zgjerimit ka tejkaluar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në A2Cnn.

    Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit.

    “Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja Kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”- shtoi Beleri.

  • Deklaratat e komisioneres Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Deklaratat e komisioneres Kos për zgjedhjet/ Del kundër Fredi Beleri: I bëri dhuratë Edi Ramës, kaloi kompetencat

    Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama. Këtë deklaratë bëri në Off the Record me Andrea Dangllin në një lidhje me A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri, duke komentuar deklaratat e eurokomisoneres për zgjedhjet e 11 majit. 
    Sipas Belerit, nuk ka tagrin të injorojë raportin e OSBE-së e as të vëzhguesve të PE-së. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. 
    “Komisionerja e Zgjerimit ka deklaruar kompetencat e saj . Nuk ka tagrin të injoroje raportin  e OSBE e as të vëzhguesve të PE. Progres raportin e PE mbi ecurinë Shqipërisë. Kos ka tejkaluar mandatin e saj dhe i ka bërë dhuratë qeverisë shqiptare dhe zotit Rama”, tha Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    Eurodeputeti grek në parlamentin Europian tha se i është drejtuar komisionit europian me pyetjen se pse Kos injoroi sipas tij raportin e OSBE-së dhe të vëzhguesve të PE për zgjedhjet e 11 majit. 
    “Unë i jam drejtuar Komisionit Europian me një pyetje se cila ishte nevoja dhe pse zonja kos injoroi raportin e dy institucioneve. Kos nuk beson se ka ndërhyrje të krimit të organizuar në zgjedhje, nuk beson se qeveria ka përdorur para shtetërore për të fituarnë zgjedhje. Deklarata e saj që zgjedhjet ishin të ndershme tejkalon kompetencat e saj”, deklaroi Beleri në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. 
    I pyetur nëse ka tendencë kundër PD-së në Bruksel për zgjedhjet e 11 majit, Beleri e mohon një gjë të tillë dhe thekson se në Shqipëri nuk ka parti antieuropiane. 

  • Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Neës24 ka folur për shpalljen e tij non-grata nga shteti helen, duke theksuar se sipas tij ky veprim është një mesazh për të censuruar njerëzit në Shqipëri që dalin kundër interesave greke. 
    Hoxha u shpreh se njerëz pranë Fredi Belerit janë përpjekur ta kontaktojnë, duke i ofruar edhe favore. 
    Sipas tij, shpallja non-grata nga Greqia është një mesazh për çdo gazetar dhe media në Shqipëri, për të mos cenuar interesat greke. 
    “Në Shqipëri kam pasur edhe procese gjyqësore me Fredi Belerin, njerëz të afër të tij kanë tentuar të kontaktojnë, madje më kanë ofruar edhe favore. Unë thjesht kam bërë analizë, duke u ndalur te ngjarja e Peshkëpisë, rastin kur Beleri u dënua për dhunimin e simboleve tona kombëtare, më pas rishfaqja e tij sërish 
    Polici i tretë nga ata më pyeti për këto ngjarje, ti ke qenë që i ke bërë këto më tha dhe unë po i argumentoja çfarë ka ndodhur. 
    Që një vend anëtar i BE të ketë këtë sjellje është e pashpjegueshme por kjo më shërben që të dëshmoj edhe atyre që bëja debat në rastin e Belerit, për të treguar se Greqia nuk është aq demokratike sa e bëni ju. Të merr atje dhe të vendos edhe kryqin në pasaportë dhe të kthen pas pa shpjegime. Ata shënuan atje ky person është i padëshiruar në territorin grek dhe përbën rrezik për rendin dhe sigurinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë. 
    Ka dy rrugë që mund të ndiqen, ose në rrugë shtetërore përmes ministrisë ose ambasadës, ose në rrugë gjyqësore, por kemi të bëjmë me një vendim administrativ. Është si non grata e SHBA-ve që i vuri Berishës, nuk zgjidhet me rrugë gjyqësore. Autoritetet greke kanë treguar se nuk u bëhet vonë për këto shkelje që bën qeveria e tyre. Marin Mema ka 13 vite non grata nga Greqia dhe nuk e ka zgjidhur. 
    Kam kontaktuar ministrinë e jashtme dhe qeverinë tonë dhe kam treguar shkresat. Më ka marrë në telefon ministrja dhe kam folur me të. Ajo më tha se ka ngritur një grup pune për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë rast. Gjithsesi unë e kisha detyrim ta informoja. Autoritetet tona e kanë detyrë të merren me këto raste. Unë mendova se ndoshta kam një çështje penale në Greqi, por isha i sigurt që kjo nuk ka ndodhur kurrë. 
    Ky është një mesazh që u jepet gazetarëve dhe mediave në Shqipëri që nuk mund të cenojnë dot interesat greke në Shqipëri apo pjesëtarë që mbështesin edhe interesa ekstremiste që kërkojnë edhe ndryshimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Fredi Beleri dilte në takime me flamurin e Vorio Epirit. Komuniteti grek në Shqipëri ka një histori në Shqipëri, ka edhe personalitete të njohura dhe duket çudi që përfaqësohen nga personazhe të tilla, por Fredi Beleri vjen nga një strukturë e fuqishme nga Greqia. Ka miqësi me kryeministrin Mitsotakis, me deputetë dhe forca politike të organizuara në Greqi dhe mbrapa tij është një grup shumë i fuqishëm. Beleri është vetëm maja e ajsbergut. 
    Kur kam bërë betejën vitin e kaluar, më shumë kam sulmuar qeverinë tonë se përse e lejoi të ndoshta rasti i Belerit para zgjedhjeve. Beleri ka djegur simbolet shqiptare dhe është lejuar të kandidojë”. 
     
     
     
     
     

  • Privatizimi i tokave në Himarë/ Gjykata e Lartë: S’’ka hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

    Privatizimi i tokave në Himarë/ Gjykata e Lartë: S’’ka hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj

    Artan Gaçi, Olta Xhaçka dhe Fredi Beleri

    TIRANË-Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për ish-ministren Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi. Treshja e gjyqtarëve vendosi kundër rekursit të eurodeputetit Fredi Beleri për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.
    SPAK vendosi dy herë mosfillimin e procedimit penal, ku arsyetonte se asnjë e dhënë e sipërfaqeve konkrete nuk ka rezultuar në lidhje me përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiskuara për shkak të detyrës që ushtronte në atë periudhë Olta Xhaçka. 

    Në 28 shkurt, GJKKO urdhëroi SPAK të hetojë Artan Gaçin për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumentave”, “pastrim parash” kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Olta Xhaçka për “shpërdorim detyre”. Vendimi i gjykatës erdhi pas ankimit të bërë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Fredi Beleri, i cili kërkoi të hetohej edhe Xhaçka dhe bashkëshorti i saj lidhur me kallëzimin që ai më herët ka depozutuar për Jorgo Goron, i cili mbahet në burg që prej marsit të vitit 2023.

    Dosja në fjalë lidhet me dhënien e një prone e cila sipas Belerit është tjetërsuar dhe më pas i është shitur Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Beleri akuzon në kallëzimin e tij, kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, Artan Gaçin dhe ZRVPP Vlorë për falsifikimin që i dha 5512 metra katrorë tokë, familjes Foto Pavllo Mëhilli. Kjo pronë e cila është tokë truall, u regjistrua në ATMP si tokë bujqësore dhe më pas iu shit Artan Gaçit. Pas kallëzimit të ngritur SPAK ka vendosur nën sekuestro tokën në Dhërmi dhe ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet për falsifikim të dokumentave dhe shpërdorim detyre.
    Në lidhje me këtë çështje, dyshohet se bashkëshorti i Xhaçkës, Gaçi ka ndikuar tek regjistrimi në Kadastrën e Vlorës, pasi rezulton se është bërë pronari me letra i tokës ku do të ndërtohej resorti “Dreamades Luxury Suites” nga kompania e kunatës së Xhaçkës, e cila tashmë pezulloi kompaninë, duke ia blerë pronën Stavri Mëhillit. Pronësina e tokës nuk ka ende një zgjidhje nga drejtësia, ndërsa askush nuk është dënuar ende, pavarësisht akzuave të ngritura ndaj disa zyrtarëve.
    Deri më tani është marrë nën akuzë ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro, pasi hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Bashkinë e Himarës, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqeje prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, babai i Stavri Mëhillit.

  • Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

    Kryetari duhet në detyrë?”/ Rasti “Beleri” u pret shpresat idhtarëve të Erion Veliaj

     
    Nga Boldnews.al
    Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak ditë më parë vendimin e  Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi Këshilli Bashkiak dhe qeveria e drejtuar nga Edi Rama nuk janë bazuar në Kushtetutë dhe nuk kanë respektuar procesin e rregullt ligjor.
    Pas këtij vendimi, mbrojtësit ligjorë zyrtarë të Veliajt, por edhe shumë avokatë të zellshëm mediatikë, kanë forcuar thirrjet se ai duhet të kthehet në krye të detyrës, pasi “Tirana ka nevojë të drejtohet nga kryetari i zgjedhur”.
    Për këtë grup, i cili po zgjerohet gjithnjë e më shumë, “Gjykata vendosi rikthimin në detyrë të Veliajt” dhe se ai nuk mund të mbahet i arrestuar në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.
     
    Procesi i zhvilluar në Kushtetuese ishte i natyrës administrative dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me procesin penal për “korrupsion i zyrtarëve të lartë” në 9 episode, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”, i cili po e mban Erion Veliajn të paraburgosur që prej shkurtit të vitit 2025.
    Në foto: Momenti i arrestimit të Erion Veliaj
    Për të bërë një ndarje të qartë mes proceseve, ka menduar më herët edhe vetë Gjykata Kushtetuese, kur shqyrtoi rastin e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
    Situatat proceduriale mes Belerit në atë kohë dhe Veliajt aktualisht, janë identike, sipas një analize të kryer nga “Boldnews.al”.
    Veliaj- Beleri, argumenta të njëjtë
    Çfarë ka kërkuar Erion Veliaj në tre shkallët e gjyqësorit, përfshirë edhe Gjykatën e Lartë dhe çfarë shpreson nga Gjykata Kushtetuese, përsa i përket masës së sigurimit “arrest me burg” në procesin penal?
    Në mënyrë të përmbledhur, Veliaj pretendon lirimin nga paraburgimi, pasi; (1) po mbahet i paraburgosur pa një vendim dënimi; (2) masa është jo-proporcionale, dhe se (3) ai po pengohet të ushtrojë mandatin që i kanë dhënë qytetarët.
    Saktësisht, të njëjtat gjëra kërkoi Beleri në të tre shkallët e gjyqësorit, deri në Gjykatën Kushtetuese.
    Në foto: Fredi Beleri në gjykatë
    Fredi Beleri u arrestua nën dyshimet për “korrupsion në zgjedhje”, në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të vitit 2023. Pavarësisht arrestimit, ai u shpall fitues në zgjedhje. Por, Beleri nuk arriti ta siguronte mandatin e kryebashkiakut, pasi ishte i arrestuar.
    Gjatë kohës që ishte nën masën e sigurimit, ai kërkoi lirimin, pasi; (1) po mbahej i paraburgosur pa një vendim dënimi; (2) masa e sigurimit ishte jo-proporcionale, dhe; (3), po i privohej e drejta për të ushtruar mandatin e fituar nga zgjedhësit.
    Pretendimet e Belerit dhe Veliajt para gjykatave ngjajnë si dy pika uji.
    Beleri mbeti në burg
    Në 21 mars 2024, Gjykata Kushtetuese, rrëzoi me një shumicë absolute (8-1) kërkesën e Fredi Belerit, për të zbutur masën e sigurimit “arrest me burg”, e cila do t’i lejonte të merrte mandatin në krye të Bashkisë së Himarës.
    Kufizimi i lirisë personale
    Në atë vendim, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se vendimet e gjykatave më të ulta (Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë) kanë respektuar normat proceduriale për të aplikuar masën e arrestit.
    Sipas Gjykatës Kushtetuese, Prokuroria e Posaçme ka pasur dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e veprës penale nga Beleri dhe se gjykatat kanë arsyetuar vendimet e tyre për aplikimin e masës së sigurimit “arrest me burg”.

  • Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Beleri: Fati politik i Veliaj varet vetëm nga vullneti i Ramës

    Eurodeputeti Fredi Beleri ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila një ditë më parë ktheu në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

    Beleri, tha se vendimi i Kushtetueses ka ekspozuar paligjshmërinë e veprimeve të ndërmarra nga Këshilli Bashkiak, qeveria dhe Presidenca.

    Sipas tij fati i kryebashkiakut varet nga vullneti politik i kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohet se nëse është vendosur largimi i tij, proceset gjyqësore dhe apelet do të përshpejtohen për të arritur një vendim të formës së prerë kundër tij.
    “Pas vendimit të Kushtetueses, unë besoj se zoti Veliaj duhet të kthehet në detyrë me kompetenca të plota. Që t’i ushtrojë këto kompetenca duhet të jetë në zyrën e bashkisë. Ai nuk ka frikë se do të iki, qoftë se dhe për dy-tre muaj se do të dënohet.
    Në qoftë se Rama ka vendosur që zoti Veliaj duhet të iki nga bashkia e Tiranës, do iki. Tani do shikoni që do përshpejtojnë të gjitha apelet, vendimet dhe do kemi një vendim të formës së prerë që do të ketë që gjykata do ketë vendosur afër mendsh se zoti Veliaj nuk mund të ushtrojë detyrën. Po sigurisht që pas këtij vendimi duhet të vejë në zyrë”,- është shprehur Beleri.

  • Ardit Bido: Propozimi i Fredi Belerit për universitet në gjuhën greke është një barsaletë pa baza reale

    Ardit Bido: Propozimi i Fredi Belerit për universitet në gjuhën greke është një barsaletë pa baza reale

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit grek me origjinë shqiptare, Fredi Beleri, për krijimin e një universiteti në gjuhën greke për minoritetin.

    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Bido e cilësoi këtë propozim si “qesharak” dhe “barsaletë”.

    “Nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti sepse nuk ka minoritet të mjaftueshëm,” u shpreh ai.

    I pyetur për vizitën e ish-kryeministrit grek Karamanlis në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Bido e cilësoi si të papërshtatshme.
    Ai kritikoi ligjin e vitit 2009 që lejoi krijimin e këtyre varrezave në territorin shqiptar duke thënë se varrezat kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi.
    “Fatkeqësisht, varrezat e ushtarëve grekë të ndodhura në territorin e Shqipërisë u miratuan me një ligj që për mua nuk duhej të ishte bërë në vitin 2009. Ato kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi dhe kemi vizita me tone provokuese që nuk i ka hije marrëdhënieve shqiptaro-greke”.
    Në lidhje me atë që deklaroi Beleri, deputeti soclialist theksoi se minoriteti grek në Shqipëri është shumë i vogël për të mbështetur një universitet të tillë.
    “Ky propozim është qesharak dhe një barsaletë, sepse nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti. Minoriteti grek është shumë i vogël dhe nuk përmbush jo vetëm një universitet, por asnjë fakultet.
    Nëse do të kishte një universitet në gjuhën greke, duhet të kishte studentë,” deklaroi ai, duke shtuar se edhe degët ekzistuese të gjuhës greke në universitetet e Gjirokastrës dhe Tiranës nuk kanë mjaftueshëm studentë.
    Sipas Bidos, Beleri po përpiqet të faktorizohet politikisht duke shpikur çështje që nuk ekzistojnë.
    “Kur nuk ka çështje që mund të ngrejë, ai shpik çështje si kjo për të treguar se Shqipëria ka probleme me të drejtat e njeriut,” tha ai, duke e akuzuar se ka vepruar gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë.
    Deputeti socialist Ardit Bido ka shigjetuar opozitën shqiptare për qëndrimin e saj mbështetës ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, duke e cilësuar këtë si një pozicion të rrezikshëm për interesat kombëtare dhe procesin e integrimit.
    “Mbështetja politike që opozita i jep sot Fredi Belerit është shqetësuese dhe tregon në të vërtetë se opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë,” tha Bido, duke shtuar se kjo mbështetje është një aleancë e rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Ai e akuzoi opozitën se është e gatshme të bëhet palë me çdo lloj ideologjie që dëmton imazhin e vendit.
    “Për të dëmtuar Shqipërinë, opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo lloj nacionalizmi politik të huaj që tenton të veprojë në Shqipëri. Opozita e sotme nuk reagon ndaj kësaj gjëje dhe kjo tregon se nuk e do integrimin e Shqipërisë,” u shpreh Bido, duke e cilësuar këtë si një aleancë të rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Bido solli në vëmendje diferencën mes qëndrimeve të eurodeputetëve me origjinë shqiptare, duke krahasuar Fredi Belerin me Alba Kokalarin.
    Ai theksoi se qëndrimet e tyre tregojnë qartë se kush e do dhe kush e dëmton Shqipërinë.
    “Gjatë Komunitetit Politik të Integrimit të mbajtur në Tiranë, pamë diferencën që kishte ndërmjet eurodeputetit grek me origjinë nga Shqipëria dhe eurodeputetes suedeze po me origjinë nga Shqipëria, Alba Kokalari. Këtu pamë dhe diferencën mes atyre që e duan këtë vend dhe ata që e urrejnë këtë vend,” deklaroi Bido.

  • “Beleri është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë!” Kalaja: Kjo është një republikë klounësh

    “Beleri është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë!” Kalaja: Kjo është një republikë klounësh

    Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN  ndaj eurodeputetit Fredi Beleri dhe kandidimit të tij nga opozita në Himarë.
    Sipas Kalasë, kandidimi dhe më pas ngritja e Belerit në postin e eurodeputetit përbëjnë “një turp kombëtar”, pasi, sipas tij, “Beleri është përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë dhe nuk ka dhënë ende llogari para drejtësisë shqiptare”.
    “Ai është recidivist, përgjegjës për masakrën e Peshkëpisë. Nuk ka dhënë llogari për atë çështje, dhe tani del si eurodeputet! Kjo është një republikë klounësh. Ne kemi kompleks inferioriteti, mjafton që të jesh i huaj dhe të të duartrokasin”, tha Kalaja.
    Kalaja shtoi se e kishte kundërshtuar publikisht kandidimin e Belerit nga Partia Demokratike, duke theksuar se ka qenë vetë në mbrojtje të çështjeve kombëtare si ajo e detit me Greqinë.
    Në të njëjtin debat, politologu Afrim Krasniqi theksoi se “shkarkimi i Belerit nga detyra e kryebashkiakut ishte i paligjshëm, ndërsa mandati i tij si eurodeputet përbën konflikt interesi, pasi ai është ende në konflikt me shtetin shqiptar”.

  • Bido: Universitet në gjuhën greke? Barsaletë! Mbështetja e PD ndaj Belerit është shqetësuese

    Bido: Universitet në gjuhën greke? Barsaletë! Mbështetja e PD ndaj Belerit është shqetësuese

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit grek me origjinë shqiptare, Fredi Beleri, për krijimin e një universiteti në gjuhën greke për minoritetin.
    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Bido e cilësoi këtë propozim si “qesharak” dhe “barsaletë”.
    “Nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti sepse nuk ka minoritet të mjaftueshëm,” u shpreh ai.
    I pyetur për vizitën e ish-kryeministrit grek Karamanlis në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Bido e cilësoi si të papërshtatshme.
    Ai kritikoi ligjin e vitit 2009 që lejoi krijimin e këtyre varrezave në territorin shqiptar duke thënë se varrezat kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi.
    “Fatkeqësisht, varrezat e ushtarëve grekë të ndodhura në territorin e Shqipërisë u miratuan me një ligj që për mua nuk duhej të ishte bërë në vitin 2009. Ato kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi dhe kemi vizita me tone provokuese që nuk i ka hije marrëdhënieve shqiptaro-greke”.
    Në lidhje me atë që deklaroi Beleri, deputeti soclialist theksoi se minoriteti grek në Shqipëri është shumë i vogël për të mbështetur një universitet të tillë.
    “Ky propozim është qesharak dhe një barsaletë, sepse nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti. Minoriteti grek është shumë i vogël dhe nuk përmbush jo vetëm një universitet, por asnjë fakultet. Nëse do të kishte një universitet në gjuhën greke, duhet të kishte studentë,” deklaroi ai, duke shtuar se edhe degët ekzistuese të gjuhës greke në universitetet e Gjirokastrës dhe Tiranës nuk kanë mjaftueshëm studentë.
    Sipas Bidos, Beleri po përpiqet të faktorizohet politikisht duke shpikur çështje që nuk ekzistojnë.
    “Kur nuk ka çështje që mund të ngrejë, ai shpik çështje si kjo për të treguar se Shqipëria ka probleme me të drejtat e njeriut,” tha ai, duke e akuzuar se ka vepruar gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë.
    Deputeti socialist Ardit Bido ka shigjetuar opozitën shqiptare për qëndrimin e saj mbështetës ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, duke e cilësuar këtë si një pozicion të rrezikshëm për interesat kombëtare dhe procesin e integrimit.
    “Mbështetja politike që opozita i jep sot Fredi Belerit është shqetësuese dhe tregon në të vërtetë se opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë,” tha Bido, duke shtuar se kjo mbështetje është një aleancë e rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Ai e akuzoi opozitën se është e gatshme të bëhet palë me çdo lloj ideologjie që dëmton imazhin e vendit.
    “Për të dëmtuar Shqipërinë, opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo lloj nacionalizmi politik të huaj që tenton të veprojë në Shqipëri. Opozita e sotme nuk reagon ndaj kësaj gjëje dhe kjo tregon se nuk e do integrimin e Shqipërisë,” u shpreh Bido, duke e cilësuar këtë si një aleancë të rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Bido solli në vëmendje diferencën mes qëndrimeve të eurodeputetëve me origjinë shqiptare, duke krahasuar Fredi Belerin me Alba Kokalarin.
    Ai theksoi se qëndrimet e tyre tregojnë qartë se kush e do dhe kush e dëmton Shqipërinë.
    “Gjatë Komunitetit Politik të Integrimit të mbajtur në Tiranë, pamë diferencën që kishte ndërmjet eurodeputetit grek me origjinë nga Shqipëria dhe eurodeputetes suedeze po me origjinë nga Shqipëria, Alba Kokalari. Këtu pamë dhe diferencën mes atyre që e duan këtë vend dhe ata që e urrejnë këtë vend,” deklaroi Bido.