Tag: beleri

  • Lufta për drejtësi e Belerit shkon në Europë, Strasburgu nis shqyrtimin

    Lufta për drejtësi e Belerit shkon në Europë, Strasburgu nis shqyrtimin

    Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit për të shqyrtuar parregullsitë gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, raporton media greke Kathimerini.

    GJEDNJ-ja ka caktuar datën 26 qershor, për shqyrtimin e kërkesës së eurodeputetit Beleri, për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes.
    Nëse nuk arrihet, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para gjykatës.
    Vetë Beleri ka bërë një reagim duke thënë se “sot është fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike”.
    Beleri:“Vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, me të cilin ankimi im ndaj paraburgimit tim të paligjshëm dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë edhe i madh.
    Arsyetim për besimin tim të palëkundur në acquis evropiane dhe në demokraci. Arsyetim për strategjitë kundër meje, por edhe kundër vullnetit të minoritetit etnik grek. Shfajësim, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë aderuese.
    Falenderoj avokatin tim, profesor z. Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij trajtoi rastin. Sot u bë fillimi, për të rikuperuar atë që fituam në mënyrë demokratike dhe na privuam me grushte shteti.”
     

  • Berisha në PPE: Beleri u arrestua vetëm pse do të mbronte qytetarët e

    Berisha në PPE: Beleri u arrestua vetëm pse do të mbronte qytetarët e

    Berisha në PPE: Beleri u arrestua vetëm pse do të mbronte qytetarët e tijKryetari i PD, Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit, sidomos të drejtën e pronësisë.

    Duke folur në Strasburg në takimin e PPE, Berisha tha se edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë bë vetëm se mbronte qytetarët e tij në Himarë.

    Kjo ishte dhe arsyeja, se përse mazhoranca në pushtet, përmes kurtheve të Sigurimit të Shtetit, e arrestoi Belerin nj ditë përpara zgjedhjeve dhe pavarësisht fitores së mandatit për të drejtuar Bashkinë e Himarës, nuk e lanë të betohej.

    Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre.

    Së pari, të drejtat e pronësisë.

    Pse u arrestua Beleri?

    Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës.

    Ai tha: jo, nuk jam i majtë.

    Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.

    Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë, një ditë përpara zgjedhjeve.

    Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë.

    Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

  • “Beleri u arrestua vetëm pse do mbronte qytetarët e tij”/ Berisha: PD respekton të drejtat e minoritetit, sidomos…

    “Beleri u arrestua vetëm pse do mbronte qytetarët e tij”/ Berisha: PD respekton të drejtat e minoritetit, sidomos…

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit, sidomos të drejtën e pronësisë. Duke folur në Strasburg në takimin e PPE-së, Berisha tha se edhe arrestimi i Fredi Belerit, u bë bë vetëm se mbronte qytetarët e tij në Himarë.
    “Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre. Së pari, të drejtat e pronësisë. Pse u arrestua Beleri? Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës. Ai tha: jo, nuk jam i majtë. Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.
    Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve. Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë. Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut,” tha Berisha.

  • Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për çështjen Beleri

    Strasburgu vë në diskutim vendimin e gjykatave shqiptare për çështjen Beleri

    Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vënë sërish në diskutim vendimin e gjykatave për çështjen Beleri, i cili kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim, dhe u lirua me kusht në 2 shator të vitit 2024. Beleri akuzohej për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje.

    Fredi Beleri është ankuar në Gjykatën e Strasburgut se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg.

    Gjykata e Strasburgut ka ngritur pyetjen nëse ka pasur shkelje të nenit 5/3 të Konventës, dhe në veçanti, a i shqyrtuan gjykatat vendase masa alternative ndaj vazhdimit të paraburgimit të kërkuesit?

    Pikëpyetjet e ngritura nga Strasburgu

    Aplikanti është shtetas grek dhe shqiptar.

    A. Procedurat fillestare të paraburgimit

    1. Më datë 12 maj 2023, në kuadër të fushatës së tij elektorale për postin e kryetarit të Bashkisë Himarë, u ndalua me dyshimin për blerje votash (korrupsion aktiv në zgjedhje).

    2. Zgjedhjet u zhvilluan më 14 maj 2023 dhe aplikanti fitoi.

    3. Më 1 qershor 2023, Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konfirmoi urdhrin e gjykatës më të ulët për vendosjen e kërkuesit në paraburgim.

    Gjykata konstatoi se në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të bashkisë kërkuesi kishte autoritet të rëndësishëm që mund të përdorej për të penguar mbledhjen e provave. Gjykata vuri në dukje në veçanti se autoritetet nuk kishin qenë në gjendje të merrnin një numër regjistrimesh nga kamerat lokale, të cilat sugjeronin se kishte pasur disa përpjekje për të fshehur provat.

    4. Ai shtoi se kërkuesi ishte dënuar në vitin 2004 për “nxitje të urrejtjes kombëtare” dhe “denigrim të Republikës ose simboleve të saj” dhe ishte dënuar me tre vjet burg (shih Beleri dhe të tjerët kundër Shqipërisë (vendim), nr. 39468/09, § 9, 10 maj 2016). Megjithatë, ai nuk ishte dorëzuar për të vuajtur atë dënim. Sipas mendimit të gjykatës, kjo tregoi se kërkuesi kishte prirjen dhe mjetet për t’i shmangur drejtësisë. Së fundi, gjykata shtoi se kërkuesi mund të kryente edhe një riveprim.

    5. Më 25 korrik 2023 dhe 21 mars 2024, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, respektivisht, hodhi poshtë ankesat e kërkuesit.

    6. Duket se, më 15 qershor dhe 31 korrik 2023, aplikanti bëri kërkesa të mëtejshme për shndërrimin e paraburgimit në një masë më të butë. Ai nuk ka dhënë asnjë informacion të mëtejshëm për rezultatin e këtyre procedurave.

    B. Procedura penale

    7. Më 5 mars 2024, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli kërkuesin fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje sipas nenit 328 të Kodit Penal dhe e dënoi atë me dy vjet burg. Kërkuesi apeloi.

    8. Kështu, kërkuesi kaloi nëntë muaj e njëzet e dy ditë në paraburgim (shih paragrafët 1-7 më lart).

    9. Më 2 shtator 2024 kërkuesi u lirua me kusht.

    10. Sipas nenit 5/ 3 të Konventës, ankuesi ankohet se paraburgimi i tij fillestar nuk ishte i bazuar në arsye përkatëse dhe të mjaftueshme dhe se autoritetet nuk morën parasysh masa alternative përpara se të urdhëronin ndalimin e tij në burg.

    PYETJE PËR PALËT

    A ka pasur shkelje të nenit 5/3 të Konventës? Në veçanti, a i shqyrtuan gjykatat vendase masa alternative ndaj vazhdimit të paraburgimit të kërkuesit?

  • Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat: Po e godet PS

    Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat: Po e godet PS

    “Dikush do ta godasë politikisht zonjën Xhaçka dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin për falsifikimin e pronave në Himarë e kam bërë para dy vjetësh”.
    Këtë deklaratë bëri në një intervistë ekskluzive në  një emision televiziv eurodeputeti Fredi Beleri, një ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë mbi kallëzimin penal të bërë prej tij kundër ish-ministres, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.
    Beleri ngriti akuza të forta ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut që sipas tij komandohet nga politika dhe vepron me standarde të dyfishta. Ai akuzon dhe Partisë Socialiste, e cila sipas tij po vjedh pronat në bregdet.
    “Unë nuk kam ngritur akuzë politike, unë kam dërguar në gjykatë fakte nga gjykata e shkallës së parë dhe GJKKO. Nuk marr asnjë përgjegjësi politike. Cilido të jetë vendimi i GJKKO dhe SPAK për mua është e provuar që partia në pushtet po vjedh prona në Himarë. Pse familja Bonjaku për 30 vjet nuk e regjistronte pronën dhe sapo e mori Gaçi u regjistrua. Gjykata është politike, se po godet tani një klan kundërshtar të zonjës Xhaçka do që t’i marrë mandatin para saj. Pse tani? Dikush duhet ta godasë politikisht dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin e kam bërë para dy vjetësh. Pas kësaj fshihen kandidatët në listën e hapur të PS-së. spak është i kapur dhe është vetëm politik”, u shpreh Beleri.
    Sipas tij ajo që e implikon zonjën Xhaçka është fakti ka firmosur me cilësinë e anëtares së këshillit të ministrave, statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, zotin Artan Gaçi.
    “Për çështjen në fjalë janë dënuar kryebashkiaku dhe dy zyrtarë një nga Bashkia Himarë dhe nga hipoteka në Vlorë. Ka një vendim të GJKKO ky ka vepër kriminale për falsifikim përfitues i falsifikimit është bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Si ka mundësi që nuk ishte pjesë e një procesi. Si kallëzues me erdhi vendimi që çonte për gjykim vetëm 3 persona dhe kërkova nga gjykata të më sqarojë së çfarë ka ndodhur dhe zonja Xhaçka ka përfituar si gruaja e Artan Gaçit nga prona e falsifikuar. Xhaçka ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave kur ka firmosur statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj. Para se të bëja kallëzim, familja Bonjaku nga Dhërmiu e kishte çuar këtë pronë në gjykatë 30 vjet mundohej ta regjistronte dhe sa bëri një kontratë shitje prona u regjistrua si me magji. Dikush ka ndërhyrë gjykatësja tha se ka ndërhyrë ministrja. Te vendimi përshkruhet sesi implikohet ministrja”, tha ai.
    Këto prova, Beleri thotë se i ka vënë para dy vjetësh në dispozion por prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh. Sipas tij fakti që po merren tani tregon që dikush nga brenda PS do të godasë deputeten Xhaçka, por edhe provon thekson ai që prona në bregdet po vidhet.
    “Unë vetëm kam vënë këto prova në dijeni të gjyqtares. Nuk ka elementë shtesë, është vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Këto prova ishin në dosje dhe prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh dhe vendosi që të mos i implikonte.  Nëse ka pretendime të tilla Xhaçka t’i kërkojë te partia e vet. SPAK është institucion i komanduar nga partia në pushtet ka klane brenda që godasin njëri tjetrin i njëjti prokuror mu amë ka bërë një padrejtësi të madhe se ka hetuar një çështje për falsifikim dhe çështjen e zonjës Xhaçka e mbylli, kurse të Veliajt e ka të hapur. Nuk merrem se cili klan do jetojë në PS. Për mua SPAK është i kontrolluar. Unë kallëzim e kam bërë para 2 vjetësh. Kisha premtuar në fushatë që do merrem me zbulimin e vjedhjes së pronave të banorëve vendas dhe e mbaj fjalën. Ky rast provon që toka në bregdet po vidhet e vjedh partia në pushtet. Të gjithë pretendimet duken hapur. Ky është qëllimi im i vetëm jo të ndërhyrë te PS”, tha Beleri.
     
     
     

  • Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat që e implikojnë: Po e godet PS!

    Çoi në SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin, Beleri tregon provat që e implikojnë: Po e godet PS!

    “Dikush do ta godasë politikisht zonjën Xhaçka dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin për falsifikimin e pronave në Himarë e kam bërë para dy vjetësh”. Këtë deklaratë bëri në një intervistë ekskluzive në A2CNN eurodeputeti Fredi Beleri, një ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK-un të hetojë mbi kallëzimin penal të bërë prej tij kundër ish-ministres, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.
    Beleri ngriti akuza të forta ndaj drejtësisë dhe SPAK-ut që sipas tij komandohet nga politika dhe vepron me standarde të dyfishta. Ai akuzon dhe Partisë Socialiste, e cila sipas tij po vjedh pronat në bregdet.
    “Unë nuk kam ngritur akuzë politike, unë kam dërguar në gjykatë fakte nga gjykata e shkallës së parë dhe GJKKO. Nuk marr asnjë përgjegjësi politike. Cilido të jetë vendimi i GJKKO dhe SPAK për mua është e provuar që partia në pushtet po vjedh prona në Himarë. Pse familja Bonjaku për 30 vjet nuk e regjistronte pronën dhe sapo e mori Gaçi u regjistrua. Gjykata është politike, se po godet tani një klan kundërshtar të zonjës Xhaçka do që t’i marrë mandatin para saj. Pse tani? Dikush duhet ta godasë politikisht dhe ai nuk jam unë. Unë kallëzimin e kam bërë para dy vjetësh. Pas kësaj fshihen kandidatët në listën e hapur të PS-së. spak është i kapur dhe është vetëm politik”.
    Sipas tij ajo që e implikon zonjën Xhaçka është fakti ka firmosur me cilësinë e anëtares së këshillit të ministrave, statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj, zotin Artan Gaçi.
    “Për çështjen në fjalë janë dënuar kryebashkiaku dhe dy zyrtarë një nga Bashkia Himarë dhe nga hipoteka në Vlorë. Ka një vendim të GJKKO ky ka vepër kriminale për falsifikim përfitues i falsifikimit është bashkëshorti i Olta Xhaçkës. Si ka mundësi që nuk ishte pjesë e një procesi. Si kallëzues me erdhi vendimi që çonte për gjykim vetëm 3 persona dhe kërkova nga gjykata të më sqarojë së çfarë ka ndodhur dhe zonja Xhaçka ka përfituar si gruaja e Artan Gaçit nga prona e falsifikuar. Xhaçka ka qenë anëtare e Këshillit të Ministrave kur ka firmosur statusin e investitorit strategjik për bashkëshortin e saj. Para se të bëja kallëzim, familja Bonjaku nga Dhërmiu e kishte çuar këtë pronë në gjykatë 30 vjet mundohej ta regjistronte dhe sa bëri një kontratë shitje prona u regjistrua si me magji. Dikush ka ndërhyrë gjykatësja tha se ka ndërhyrë ministrja. Te vendimi përshkruhet sesi implikohet ministrja”.
    Këto prova, Beleri thotë se i ka vënë para dy vjetësh në dispozion por prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh. Sipas tij fakti që po merren tani tregon që dikush nga brenda PS do të godasë deputeten Xhaçka, por edhe provon thekson ai që prona në bregdet po vidhet.
    “Unë vetëm kam vënë këto prova në dijeni të gjyqtares. Nuk ka elementë shtesë, është vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Këto prova ishin në dosje dhe prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh dhe vendosi që të mos i implikonte.  Nëse ka pretendime të tilla Xhaçka t’i kërkojë te partia e vet. SPAK është institucion i komanduar nga partia në pushtet ka klane brenda që godasin njëri tjetrin i njëjti prokuror mu amë ka bërë një padrejtësi të madhe se ka hetuar një çështje për falsifikim dhe çështjen e zonjës Xhaçka e mbylli, kurse të Veliajt e ka të hapur. Nuk merrem se cili klan do jetojë në PS. Për mua SPAK është i kontrolluar. Unë kallëzim e kam bërë para 2 vjetësh. Kisha premtuar në fushatë që do merrem me zbulimin e vjedhjes së pronave të banorëve vendas dhe e mbaj fjalën. Ky rast provon që toka në bregdet po vidhet e vjedh partia në pushtet. Të gjithë pretendimet duken hapur. Ky është qëllimi im i vetëm jo të ndërhyrë te PS”.

  • Drejtësia si shtab elektoral i koalicionit Beleri-Berisha

    Drejtësia si shtab elektoral i koalicionit Beleri-Berisha

    Një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në GJKKO, bazuar në denoncimin e Fredi Belerit, ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë si të pandehur Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçe, për atë që e quan konflikt interesi, pse qeveria i ka dhënë me qira në përdorim një plazh investitorit që po ndërton një hotel në një plazh në bregdetin e jugut, pas pretendimeve se ai ka blerë (dy herë në fakt) një tokë me origjinë të kontestuar pronësie, siç janë thuajse gjithë pronat në bregdetin shqiptar.
    Investitori ka blerë tokën nga një person privat i cili është në konflikt me një tjetër pretendues, me gjasë të dy me prona problematike. Përveçse investitori është lënë në mëshirë të dy personave që mund të kenë falsifikuar dokumente, tani është nën akuzë dhe pse ka marrë nga qeveria plazh me qira, që është një e drejtë ligjore për këdo që bën një investim mbi pesë milionë euro në hoteleri në bregdetin shqiptar.
    Edhe pse aty pala realisht e dëmtuar dhe në pasiguri të plotë juridike është ai që do të investojë, gjyqtarja ka konsideruar se duhet të regjistrohet si i pandehur për shkak të denoncimit të Fredi Belerit.
    I njëjti person, kur është arrestuar për blerje votash, ka kontestuar SPAK-un dhe GJKKO-në, duke e quajtur veten viktimë të politikës. Tani që ai është në koalicion me Sali Berishën, ka gjetur një gjyqtare, kunatën e një kandidati për deputet të Berishës, dhe kanë marrë me sa duket nën kontroll gjykatën për hakmarrje politike.
    Konflikti më i madh i interesit në këtë histori është mes ish-ministres së Jashtme shqiptare Olta Xhaçka, që ndërpreu bisedimet për Marrëveshjen për Detin dhe u bë target i sulmeve nga politika greke, që në Shqipëri tashmë ka ambasador të saj real Fredi Belerin.
    Ky është i vetmi konflikt interesi të cilin duhet të gjykojë një gjykatë shqiptare. Dhe gjykata shqiptare po vepron sikur të ishte një gjykatë sillogji nga ato të “Vorioepirit” që shkaktuan masakrën e Prillit të vitit 1994, dhe jo si një gjykatë e shtetit shqiptar.
    Koalicioni Beleri-Berisha tani po përdor gjykatën e drejtësisë së re për të bërë fushatë elektorale me një çështje e cila, jo vetëm që nuk ka ndonjë vepër penale nga investitori, por përkundrazi, i kanë krijuar atij pasiguri juridike për të investuar dhe spekulojnë për hakmarrje jo vetëm politike por dhe më tej, me një ish-zyrtare të lartë të diplomacisë shqiptare, që u krijoi probleme me marrëveshjen e Berishës për detin.
    Kunata e një deputeti të Berishës ka marrë sot një vendim sikur të ishte anëtar i Shtabit Elektoral Beleri-Berisha, dhe i ka shtuar drejtësisë së re një njollë tjetër të angazhimit të saj politik.
    Dhe tani, në vend që të shqyrtojmë konfliktin e interesit të një nacionalisti grek në aleancë me një lider të degraduar politikisht dhe mendërisht në Shqipëri, duhet të dëgjojmë lajme të prodhuara për fushatën elektorale të Berishës nga drejtësia, të cilën Berisha dhe Beleri, kur e kanë në kurriz të tyre, e quajnë politike, dhe kur e ndërsejnë për interes të aleancës së tyre, e quajnë drejtësi.
    TemA

  • GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    GJKKO i jep urdhër SPAK-ut për kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

    Gjykata e Posaçme pranon një ankim të bërë nga eurodeputeti Fredi Beleri, duke urdhëruar SPAK që të regjistrojë kallëzimin penal ndaj Olta Xhaçkës dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale të kryer në bashkëpunim.Vendimi është marrë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
    “Gjykata çmon se kallëzimi i shtetasit Alfred Beleri për shtetasit Artan Gaçi, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’ kryer në bashkëpunim të parashikuar nga nenet 186 dhe 287 të Kodit Penal dhe Olta Xhaçka, aktualisht Ministre e Punëve të Jashtme, deputete, për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ i parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nuk ka një vendimmarrje, dhe se ankimi i paraqitur nga shtetasi Dhionisis Alfred Beleri, për këtë pjesë të kallëzimit, është i bazuar në ligj.

     

     

    Në rastin konkret, Prokuroria e Posaçme duhet të regjistrojë procedim penal dhe të vazhdojë hetimet, mbi parashtrimet në kallëzimin e regjistruar me nr. 81/2023 se ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe ish-punonjësit e ZVRPP Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime në lidhje me falsifikimin e dokumenteve zyrtarë, të cilat janë përdorur për regjistrimin e një pasurie të paluajtshme në pronësi të subjektit Foto Mëhilli, dhe kjo pasuri është tjetërsuar në favor të të tretëve, konkretisht të familjarëve të të kallëzuarës Olta Xhaçka, e cila në kohën e marrjes së këtyre vendimeve nga Këshilli i Ministrave, ka ushtruar detyrën shtetërore të Ministres së Mbrojtjes në atë kohë, dhe funksionin politik të deputetes.

    Shtetasja Olta Xhaçka, me mosveprimet e saj, duke mos deklaruar konfliktin e interesit, ka përfituar nëpërmjet regjimit martesor, të drejta pasurore dhe përfitime të paligjshme, që sipas ligjit për investitorët strategjikë si dhe ligjin për konfliktin e interesit, nuk i takojnë. Kjo shtetase, nëpërmjet investimit strategjik në një pronë të falsifikuar, ka përfituar të drejtën e përdorimit falas të pasurive shtetërore për të cilën shtetas të zakonshëm paguajnë detyrimet tatimore, etj”, thuhet në vendim.
    Më herët, prokurori i SPAK, Olsi Dade ksihte favorizuar Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin duke mos i maarrë në përgjegjësi penale.
    SPAK dërgoi për gjykim të shkurtuar vetëm ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
    Ndërkohë Partisë Socialiste i shtohet edhe një kandidate për deputete me procesim të regjistruar në SPAK për vepra të rënda penale.
    Kujtojmë se Beleri ishte zotuar gjatë fushatës për kryebashkiak të Himarës se nuk do të lejonte grabitjen e pronave të vendasve.
    Rasti i Xhaçkës dhe Gaçit ishte një nga rastet flagrante.
    Kjo ishte edhe një nga arsyet se pse Beleri u burgos dhe iu grabit mandati.

  • “Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

    “Beleri”, Gjermania “rrëzon” Greqinë: Rruga e integrimit të Shqipërisë nuk duhet të ndërpritet

    “Çështja Beleri nuk duhet të bilaterizohet dhe të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”- është përgjigjja që ministria e Jashtme gjermane i ka dhënë gazetës greke Ta Nea, në një reportazh të saj që publikon orët e fundit.
    Për Shqipërinë, kancelaria dhe qeveria gjermane besojnë se është vendi me më shumë hapa drejt anëtarësimit në BE dhe se kjo rrugë nuk duhet të ndërpritet për shkak të një “bilateralizimi” të mosmarrëveshjeve me Greqinë për çështjen Beleri- thuhet në artikullin e gazetës greke.
     
    “Për rastin e kandidatit për kryebashkiak në Himarë, Fredi Beleri , aktualisht po kryhen hetime nga autoritetet shqiptare. Duhet të presim procesin aktual në Shqipëri”, thuhet në reagimin e ministrisë gjermane. “Përcaktues për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ekskluzivisht plotësimi i kritereve të anëtarësimit, përfshirë edhe “acquis”-në e BE-së”, thuhet në përgjigjen e saj, e cila konkludon: “Është e rëndësishme që kjo të jetë gjithashtu pikë referimi për të gjitha shtetet anëtare në vendimet e tyre për hapat individualë në procesin e anëtarësimit. “Bilateralizimi” i procesit të anëtarësimit nuk është i pranueshëm”.
    Sipas artikullit çështja Beleri është diskutuar në vizitën e kryeministrit Mitsotakis në Berlin dhe takimin e tij me kancelarin Scholz, jo aq shumë sa ka zënë vend të gjërë në bisedimet e dy delegacioneve qeveriatare atje. Qëllimi kryesor i qeverisë gjermane -thekson gazeta ta NEA- është të parandalojë ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, për shkak të konflikteve me një vend tashmë anëtar të BE-së, përtej përmbushjes së vetë kritereve të anëtarësimit.
     
    Një rast i “bilateralizimit” është konflikti aktual i Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe qeveria gjermane nuk do të donte që çështja Beleri të rezultonte me një “bilateralizim” edhe të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, nëse Athina vendos të marrë masa specifike dypalëshe kundër Tiranës.
     
    Për këtë arsye, në rastin Beleri, Ministria e Jashtme gjermane insiston në qëndrimin se “bilateralizimi i procesit të anëtarësimit” është i papranueshëm thotë gazeta, e cila gjithsesi thekson se vendet anëtare të BE-së, midis tyre edhe Greqia kërkojnë si kriter anëtarësimi, zbatimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtës europiane që në rastin e Shqipërisë lidhet edhe me mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek.
     

  • Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

    Mitsotakis në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, mediat greke: Do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

    Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis do të jetë i pranishëm në Samitin që do të mbahet ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit.
    Mediat greke shkruajnë se kjo vizitë e kryeministrit grek, vjen edhe pas tensioneve të zhvilluara mes dy vendeve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
    Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.
    Kujtojmë se më herët, kryeministri grek e kishte bërë të qartë se çështja Beleri do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.