Tag: bejtjas

  • Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

    Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, lirohet nga qelia Edison Haxhiu

    Gjykata e Tiranës ka liruar ditën e sotme nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentjan Bejtjas.
    Haxhiu akuzohet nga prokuroria si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
    Ndaj Haxhiut, prokuroria kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje, por për shkak të përfundimit të afateve të mbajtjes në paraburgim, atij iu shua masa e arrestit në burg.
    Gentian Bejtja u ekzekutua në mars të vitit 2024 në banesën tij. Haxhiu u arrestua nën akuzën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje, dhe Ilir Beqari, i akuzuar për mbajtje pa leje të armëve” dhe “falsifikim dokumentesh”.

  • Vrasja e Gentjan Bejtjas! Lirohet nga burgu Edison Haxhiu

    Vrasja e Gentjan Bejtjas! Lirohet nga burgu Edison Haxhiu

    Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Edison Haxhiu, si një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas të ekzekutuar më 15 Mars 2024. Haxhiu u arrestua nën akuzën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”.
    Gjykata ka pranuar kërkesa e avokatit Sokol Tahiraj për Haxhiun, duke shuar masën e sigurimit të dhënë me vendimin 764 të datës 21 mars të vitit të klauar. Haxhiu dyshohej se ka bashkëpunuar me Ilir Beqarin për vrasjen e Gentjan Bejtjës në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, duke i siguruar kushte dhe mjete për të kryer krimin.
    Roli i Edison Haxhiu në vrasjen e Gentjan Bejtjas
    Edison Haxhiu dhe Ilir Beqaraj, i cili mbante dhe dy mbiemra të tjerë, Brahimi apo Mançellari, janë dy personat që u vendosën në pranga në lidhje me vrasjen e Gentjan Bejtjas. Me hapjen e kamerave te sigurisë, u rindërtua edhe intinerari i autorëve, ku dyshohet se Ilir Brahimi drejtonte ‘Golf 7’ ngjyrë të zezë, ku pasi ka marrë 4 autorët e dyshuar janë larguar në drejtim të Bubqit të Krujës.
    Makina ‘Golf 7’ e përdorur nga Ilir Beqaraj, është në pronësi të 30 vjeçarit Edison Haxhiu, i cili sipas hetimeve rezulton se e ka mbajtur të fshehur për disa ditë automjetin e tij. Më pas më 19 mars, Edison Haxhiu, dyshohet se ka ndërruar disqet e automjetit që të mos binte në sy nga policia e cila ishte vënë në kërkim të automjetit të dyshuar. Por identifikimi i automjetit eshtë bërë nëpërmjet targave që i kishin vendosur në bagazh.
    Vrasja e Gentian Bejtjas
    Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

  • U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Larushkë, ja vendimi i Gjykatës për Edison Haxhiun

    U arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në Larushkë, ja vendimi i Gjykatës për Edison Haxhiun

    Gjykata e Tiranës shuan masën për Edison Haxhiun i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.
    Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve.
    Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
    Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje.

  • Vrasja e Gentian Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

    Vrasja e Gentian Bejtjas/ Dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

    Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar ku dyshohet se strehohet në Dubai. Në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
    Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet. Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”. Në makinë u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë. 
    Vrasja e Gentian Bejtjas
    Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

  • Atentati në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjas, Gjykata kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Atentati në Fushë-Krujë ndaj Gentian Bejtjas, Gjykata kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijon të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai.
    Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj, i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.

    Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.

  • Vrasja e Gentjan Bejtjas, dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

    Vrasja e Gentjan Bejtjas, dërgohen për gjykim dy të akuzuar, një i arratisur në Dubai

    Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. Të pandehur për këtë ngjarje janë Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar si dhe Florian Plaku alias Serjani alias Mamo që ndodhet në kërkim ndërkombëtar ku dyshohet se strehohet në Dubai.

    Beqaraj mungoi në seancë dhe paraqiti në gjykatë raport mjekësor ku sqarohej se ishte sëmurë. Por përkundër kësaj gjykata vendosi vijimin e seancës në mungesë të të pandehurit dhe avokatit të tij Sokol Tahiraj pasi ky i fundit braktisi seancën.

    Tahiraj pretendoi se klienti ishte i sëmurë, dhe në të njëjtën kohë i mbrojturi prej tij ndodhej në spital e provuar përmes provave shkresore. Ai tha se nuk “mund të vazhdoj seancën përsa kohë që sipas nenit 332 e vijues, kur kam të drejtë të parashtroj kërkesat e mia nuk dëgjohem nga gjykata, dhe në këto kushte të shkeljeve të të drejtave proceduriale dhe kushtetuese, më bëhet e pamundur nga gjykata për të bërë mbrojtjen time ligjore”.

    Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet pretendon Prokuroria. Krimi dyshohet të jetë porositur përkundrejt pagesës, nga subjekte kriminale në konflikt me Bejtjan që jetojnë jashtë vendit.

    Autorët mbërritën në vendin e ngjarjes me një automjet “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, e kanë djegur në fshatin Hasan. Më pas kanë përdorur këtë automjet “Volkswagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, ku i janë drejtuar fshatit Bubq, Krujë. Ky automjet që edhe i ka tradhtuar autorët, rezulton në pronësi të Edison Haxhiut, që është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj. Me rënien në këto gjurmë, vetëm pak kohë pas atentatit, policia arrestoi dy të rinjtë nga Miloti banues në Tiranë, ku gjatë kontrolleve pretendoi se siguroi edhe prova se ishin përfshirë në krim. Për vrasjen e Gentjan Bejtjas më 15 mars 2024, në oborrin e banesës së tij ka persona të tjerë të dyshuar si të përfshirë, ku janë duke vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Para se ta vrisnin, Gentjan Bejtjas iu bënë disa sulme me armë, ku në korrik të 2023, dyshohet se në tentativë për ta vrarë, nga të shtënat, humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën 2 djemtë e mitur të Bejtjas. Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka. /Fatjon Gjinaj-Syri TV

  • Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë të pandehurit lidhur me ngjarjen. Ndërkohë në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
    Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet. Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”. Në makinë u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë. 
    Vrasja e Gentian Bejtjas
    Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI

  • Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim

    Vrasja e Gentjan Bejtjas/ Dosja e autorëve të dyshuar, kalohet për gjykim

    Ngjarje e shënuar në mars të 2024 në Larushk të Fushë-Krujës, Gjykata e Tiranës kaloi sot për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas.
    Në seancën e kësaj të premte, mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
    Të pandehur në këtë proces janë Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, ndërsa në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se e kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.