Policia e Shtetit ka treguar dje detaje të reja nga operacioni i arrestimit të Flodian Plakut, i cili u vu në pranga ditën e djeshme nga Forcat Operacionale të Vlorës, pas një kohe të gjatë në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, më 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. Në një konferencë të posaçme për shtyp, blutë bënë me dije se në momentin e kapjes “Pole Qorrit”, në një operacion të koduar “Eterna”, i janë gjetur dhe sekuestruar 17 fishekë, 7 celularë dhe 25 mijë euro cash, krahas 2 armëve të zjarrit arriti të mësojë që në momentet e para të prangosjes së tij. Në raportimin e policisë u theksua se një nga armët të cilat iu gjet ishte me fishek në fole.
Po ashtu, janë arrestuar edhe 3 persona të identifikuar Albano Lapshi, Armand Dano dhe Ligor Doko, pasi kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e Flodian Plakut gjatë kohës që ishte në kërkim. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Së bashku me Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”. dje u arrestua dhe Julian Aliaj, alias Julian Pasho. Sipas informacioneve që përcolli policia sot, edhe ky ishte i armatosur në momentin e prangosjes. Julian Aliaj është arrestuar edhe në vitin 2019 në Itali për trafik droge, si anëtar i bandës kriminale të drejtuar nga Flodian Plaku. i cili po ashtu u arrestua asokohe për të njëjtin krim. Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi.
Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes. Flodian Plaku jetonte kryesisht në Greqi e Itali, dhe ishte shpallur në kërkim pas masës “arrest në burg” lëshuar ndaj tij nën akuzë si një nga tre autorët e vrasjes së ish-policit Gentjan Bejtja, në Larushk të Fushë-Krujës, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa ujiste perimet në kopsht dhe në prani të familjarëve. Krimi dyshohet se ndodhi me motive hakmarrjeje, si pasojë e luftës së për hakmarrje dhe rivalitet mes grupeve kriminale të Fushë-Krujës, Ervis Martinajt, Indrit Dokles dhe Durim Bamit. Vetëm 4 ditë pasi u vra Gentjan Bejtja, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqarajn – alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari – 41 vjeç, dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz, bashkëpunëtorë. Pas ngjarjes ata dogjën makinën e krimit dhe armët në periferi e u larguan me një tjetër mjet. Më 9 maj të këtij viti, Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen e të dyshuarve për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Tag: bejtjas
-

“Vrasja e Gentjan Bejtjas”, Policia zbardh detajet për arrestimin e Flodian Plakut në Orikum: Iu gjetën edhe…
-

Vrasja e Gentjan Bejtjas, arrestohet në një hotel në Orikum Flodian Plaku, ekzekutori kishte me vete 2 armë zjarri…
Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, mësohet se është arrestuar dje nga Policia, gjatë një operacioni. Sipas raportimeve, Plaku i cili njihej edhe me dy mbiemra të tjerë (Memo e Serjani) është një prej personave të dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, një personazh i njohur i cili u ekzekutua në mars të 2024, brenda rrethimit të banesës së tij. Plaku i njohur edhe me pseudonimin ‘Pole Qorri’ u kap në një operacion të Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Krimet e Rënda dhe Operacionalen. Flodian Plaku i njohur me nofkën “Pole Qorri” u arrestua në zonën e Orikumit dhe në momentin kur iu hodhën prangat kishte me vete edhe dy pistoleta pa leje.
Për Plakun thuhej se ishte i strehuar në Dubai, ndërsa nuk dihet se kur mund të ketë hyrë në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim për vrasjen e Bejtjas rreth 6 muaj pas krimit. Ndaj Flodian Plakut (Serjani dhe Mamo), gjykata e Tiranës ka caktuar më 26 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’. Në 2019, ai u arrestua dhe njihet si kreu i një bande që me gomone niste kanabis nga Shqipëria në Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Për arrestimin e Plakut, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia kishte organizuar disa operacione, duke ushtruar kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur. Po ashtu, gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër. Personi i arrestuar, bashkëpunëtor i tij është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Sakaq, nga informacionet e marra deri tani, mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje. Vetëm pak ditë pasi u vra Gentian Bejtja, më 19 mars, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz.
Si ndodhi vrasja e Gentian Bejtjas?
Referuar hetimeve, autorët iu afruan banesës së Gentjan Bejtjas, baba i dy fëmijëve, me automjetin “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pasi e vranë, po me këtë automjet u larguan në rrugën Larushkë – Thumanë. Pas mbikalimit të Fushë Krujës, u kthyen majtas dhe në fshatin Hasan dogjën makinën. Policia thotë se është vërtetuar që autorët u larguan me një mjet “Volksëagen Golf” i zi, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë. Më pas devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës në drejtim të fshatit Bubq. “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, ishte pronë e Edison Haxhiut, 30 vjeç, nga Miloti por banues në Tiranë. Po kështu, kjo makinë ishte përdorur edhe nga Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, po nga Miloti por me banim në Tiranë.
“Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ëalther” me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare”, njoftonte policia.
Mbi Bejtjan në 15 mars u qëlluan rreth 50 plumba, një pjesë e të cilëve e kapën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të tjera të 10 viteve të fundit. Ishte i dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. Bejtja para se të vritej u kishte shpëtuar disa atentateve. Më 4 Korrik 2023, jashtë ambienteve të shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, u plagos Bejtja si dhe dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç. Më 9 Janar 2022, Gentian Bejtja u qellua me armë në afërsi të Niklës, por u plagos shoku 31-vjeçar Klodian Stafuka.
-

Arrestohet Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”
-
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, arrestohet Flodian Plaku, ‘Pole Qorri’ fshihej në Vlorë, kapet edhe bashkëpunëtori i tij
Gentian Bejtja dhe Flodian Plaku
VLORË- Arrestohet Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës. 42-vjeçari nga Vlora është ndaluar nga Policia në zonën e Orikumit, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dy armë zjarri të tipit pistoletë. Sipas burimeve, Plaku kishte jetuar kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohet se ishte fshehur në Dubai për t’iu shmangur ndjekjes penale në Shqipëri.
Gjithashtu, bashkë me Plakun është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Po ashtu, ka raportime se ka persona të tjerë të ndaluar, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia.
Flodian Plaku, alias Florian Serjani, alias Flodian Mamo, 42-vjeç, njihej në qytetin e Vlorës dhe me pseudonimin ‘Pole Qorri’. Ky i fundit është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjës përmes një analize ADN-je. Policia gjeti gjurmë djerse në njërën prej dorezave të derës së pasme dhe dorezën e dorëz që ndodhet në tavanin e makinës tip “Golf 7” të sekuestruar në zonën e TEG-ut, teksa makinën po e çonte për ta larë në lavazh i arrestuari Edison Haxhiu. Kjo makinë e sekuestruar tashmë nga Policia, është përdorur nga njësia e vrasjeve për t’u larguar nga vendi, ku grupi braktisi dhe dogji makinën “Range-Rover” të përdorur në ekzekutimin e Bejtjas.
Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së që ndodhet në policinë kriminale në Policinë e Shtetit, e cila rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019, Flodian Plaku. Të dhënat e tij mbaheshin nga Policia pasi në vitin 2019, Plaku u vendos në pranga për t’u ekstraduar në Itali si person i përfshirë në trafikun e drogës. Që në 2019, Plakut i janë marrë gjurmët e ADN-së ndaj edhe është identifikuar nga dorëza që ka lënë në makinë. Që nga ajo kohë për të ishte lëshuar një “urdhër-arrest” ndërkombëtar, por mesa duket, i kërkuari nuk fshihej shumë larg, por në vendlindjen e tij.
Herën e fundit që u lokalizua, Plaku ndodhej në Spanjë, por mesa duket, ia ka dalë që të kthehet në Shqipëri.
Lidhja me Roan Brahimin
Flodian Plaku, vlonjati që u shpall sot në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si njëri nga tre ekzekutorët e Gentian Bejtjas në Larushk të Tiranës, rezulton të jetë miku i Roan Brahimit që në muajin Maj 2024, mbeti i vrarë në Athinë. Sipas burimeve të Policisë është provuar në dhjetëra raste se Roan Brahimi, ka prerë biletë avioni në një agjenci udhëtimi në Lezhë për Flodian Plakun dhe disa persona të tjerë të skeduar nga policia kriminale si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Aktualisht për vrasjen e Bejtjas, të pandehur janë marrë: Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit të vitit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Në të shkuarën ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI -

U prangos sot për vrasjen e Gentjan Bejtjas, kush është ‘Pole Qorri’ nga Vlora
Flodian Plaku, me dy mbiemra të tjerë (Serjani dhe Mamo), i arrestuar sot pas një kohe të gjatë në kërkim për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij, viti në oborrin e banesës së tij, në Larshk të Fushë Krujës, njihet edhe me nofkën “Pole Qorri” dhe rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë.
Flodian Serjani, është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë dhe njihet si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës.
Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Anëtarë të kësaj bande kriminale ishin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Aliaj, të cilët shpërndanin drogën në komunat e Firences. -

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Flodian Plaku kishte dy pistoleta me vete, në pranga edhe një ndihmës i tij
Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të Flodian Plakut, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës. Bëhet me dije se në momentin e kapjes nga policia në qytetin e Vlorës, Plaku kishte me vete dy armë zjarri (pistoleta).
Gjithashtu është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i tij, i cili është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj. Siç raportohet Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.Në foto: Fodian Plaku
gijotina.com/ -

Arrestohet në Vlorë Flodian Plaku, i dyshuar si vrasës me pagesë për eliminimin e Gentjan Bejtjas
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar të zhvilluar nga forcat operacionale në bashkëpunim me efektivët lokalë. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe më pas lokalizimin e Plakut.
I njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, Plaku akuzohet si një nga tre atentatorët që morën pjesë në ekzekutimin e ish-policit Bejtja më 15 mars 2024, në Fushë-Krujë, brenda rrethimit të banesës së tij, teksa viktima ujiste perimet në kopsht në prani të familjarëve.
Sipas burimeve nga korespondentët e Syri TV, Plaku ka jetuar për një kohë të gjatë mes Greqisë dhe Italisë, ndërsa së fundmi dyshohet se ishte fshehur në Dubai. Arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit, të cilat gjetën në posedim të tij edhe dy armë zjarri të tipit pistoletë.
Plaku ishte shpallur në kërkim për disa muaj, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar dhe kapur edhe dy personat e tjerë të përfshirë në atentatin e rëndë që tronditi opinionin publik.
Sipas hetimeve, Flodian Plaku dyshohet të ketë qenë i angazhuar si vrasës me pagesë për ekzekutimin e viktimës. Policia nuk ka dhënë ende detaje për motivin ose porositësin e atentatit.
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit ndaj Bejtjas. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të skemës kriminale dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Plaku pritet të merret në pyetje në ditët në vijim për të hedhur dritë mbi autorët dhe motivet e vërteta të ngjarjes.
-
I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, arrestohet Flodian Plaku, ‘Pole Qorri’ fshihej në Vlorë
Gentian Bejtja dhe Flodian Plaku
VLORË- Arrestohet Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Larushkë të Fushë-Krujës. 42-vjeçari nga Vlora është ndaluar nga Policia në zonën e Orikumit, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën dy armë zjarri të tipit pistoletë. Sipas burimeve, Plaku kishte jetuar kryesisht në Greqi dhe Itali, por kohët e fundit dyshohet se ishte fshehur në Dubai për t’iu shmangur ndjekjes penale në Shqipëri.
Flodian Plaku, alias Florian Serjani, alias Flodian Mamo, 42-vjeç, njihej në qytetin e Vlorës dhe me pseudonimin ‘Pole Qorri’. Ky i fundit është identifikuar si autori i dyshuar i vrasjës përmes një analize ADN-je. Policia gjeti gjurmë djerse në njërën prej dorezave të derës së pasme dhe dorezën e dorëz që ndodhet në tavanin e makinës tip “Golf 7” të sekuestruar në zonën e TEG-ut, teksa makinën po e çonte për ta larë në lavazh i arrestuari Edison Haxhiu. Kjo makinë e sekuestruar tashmë nga Policia, është përdorur nga njësia e vrasjeve për t’u larguar nga vendi, ku grupi braktisi dhe dogji makinën “Range-Rover” të përdorur në ekzekutimin e Bejtjas.
Gjurma biologjike e marrë në makinë është krahasuar në bankën e të dhënave të ADN-së që ndodhet në policinë kriminale në Policinë e Shtetit, e cila rezultoi se i përkiste gjurmëve të personit të arrestuar në 2019, Flodian Plaku. Të dhënat e tij mbaheshin nga Policia pasi në vitin 2019, Plaku u vendos në pranga për t’u ekstraduar në Itali si person i përfshirë në trafikun e drogës. Që në 2019, Plakut i janë marrë gjurmët e ADN-së ndaj edhe është identifikuar nga dorëza që ka lënë në makinë. Që nga ajo kohë për të ishte lëshuar një “urdhër-arrest” ndërkombëtar, por mesa duket, i kërkuari nuk fshihej shumë larg, por në vendlindjen e tij.
Herën e fundit që u lokalizua, Plaku ndodhej në Spanjë, por mesa duket, ia ka dalë që të kthehet në Shqipëri.
Lidhja me Roan Brahimin
Flodian Plaku, vlonjati që u shpall sot në kërkim nga policia dhe prokuroria e Tiranës, si njëri nga tre ekzekutorët e Gentian Bejtjas në Larushk të Tiranës, rezulton të jetë miku i Roan Brahimit që në muajin Maj 2024, mbeti i vrarë në Athinë. Sipas burimeve të Policisë është provuar në dhjetëra raste se Roan Brahimi, ka prerë biletë avioni në një agjenci udhëtimi në Lezhë për Flodian Plakun dhe disa persona të tjerë të skeduar nga policia kriminale si të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.
Aktualisht për vrasjen e Bejtjas, të pandehur janë marrë: Ilir Beqaraj alias Maçellaraj alias Brahimi dhe Edison Haxhiu që janë arrestuar. Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet.
Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit të vitit 2024 brenda oborrit të banesës së Larushk. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Në të shkuarën ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI -

I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, arrestohet Flodian Plaku i njohur edhe si ‘Pole Qorri’
Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat operacionale dhe efektivët e policisë lokale.
Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit. -

Lirohet nga burgu Edison Haxhiu, u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas
Gjykata e Tiranës shuan masën e arrestit me burg për Edison Haxhiun i akuzuar për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.
Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve, duke i dhënë kështu atij lirinë. Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, ky i fundit nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas.
Ndaj Edison Haxhiut, Prokuroria e Tiranës kishte ngritur akuzë për krijim të kushteve për të kryer vrasje. Kërkesa për shuarjen e masës u bë nga avokati Sokol Tahiraj.
Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshwri automatiku, pasditen e 15 marsit 2023, brenda serës me domate në oborrin e shtëpisë. Nga makina “Land Rover Discover” që u ndal te porta e oborrit të banesës zbritën 3 persona, të cilët hynë qetësisht dhe zbrazën breshëri plumbash drejt tij dhe po aq qetësisht u larguan.
Hetuesit zbuluan se drejt 43-vjeçarit u qëllua nga 3 armë zjarri kallashnikovë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
gijotina.com/