Tag: bejtja

  • Gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja me mandat të plotë/ Ja dokumenti i Ardian Dvoranit që e konfirmon

    Gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja me mandat të plotë/ Ja dokumenti i Ardian Dvoranit që e konfirmon

    Gjyqtarja Sonila Bejtja është emëruar për një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, përkundër skenarit për largimin e saj të parakohshëm nga detyra, që po ndiqet nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

    Mandati i plotë i gjyqtares Bejtja konfirmohet nga një seri dokumentesh, përfshirë edhe akte të nënshkruara nga ish-kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

    Gjyqtarja Bejtja është emëruar në dhjetor të vitit 2020, duke zëvendësuar në detyrë ish-gjyqtarin Besnik Muçi, i cili qëndroi vetëm një muaj në detyrë, në periudhën tetor-nëntor 2019, për shkak se u shkarkua nga procesi i Vetingut.

    Gjyqtari Muçi u kualifikua për në Gjykatën Kushtetuese në shtator 2019 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që në atë kohë drejtohej nga Ardian Dvorani.

    Në vendimin e kualifikimit të Besnik Muçit, që mban datën 21 shtator 2019, Dvorani shkruante që në titull se ai kandidonte për një post në Gjykatën Kushtetuese për një vakancë të plotë, pra 9-vjeçare. (Shkarko dokumentin)

    Pra, edhe gjyqtarja Sonila Bejtja, e cila vijon mandatin e gjyqtarit të shkarkuar, qëndron në detyrë për të gjithë pjesën e pakonsumuar të mandatit të Besnik Muçit, i cili, në terma konkretë është 8 vjet e 11 muaj dhe përfundon në nëntor të vitit 2028.

  • Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Vrasja e Gentian Bejtjas/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e autorëve

    Ilir Beqaraj, Gentjan Bejtja dhe Edison Haxhiu

    TIRANË-Gjykata e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen e autorëve të dyshuar të vrasjes së Gentjan Bejtjas. Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, janë të pandehurit lidhur me ngjarjen. Ndërkohë në kërkim ndërkombëtar vijojn të jetë Florian Plaku, i cili dyshohet se ndodhet në Dubai. Në seancën gjyqësore mungoi Ilir Beqaraj i cili paraqiti një raport mjekësor në gjykatë, ku sqaroi se arsyeja e mungesës lidhej me shkaqe shëndetësore.
    Beqaraj dhe Plaku në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer vrasjen e Gentjan Bejtjas ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet. Haxhiu akuzohet se makinën tip “Golf 7” e ka vënë në dispozicion të grupit që kreu vrasjen e Gentjan Bejtjat në 15 Mars 2024, makinë e cila u përdor për të larguar autorët e krimit nga vendi ku ata dogjën makinën tip “Land-Rover”. Në makinë u gjetën dhe gjurmët biologjike të djersës së, vlonjatit Flodian Plakut, i cili ka qenë në grupin e gjuajtësve me pagesë. 
    Vrasja e Gentian Bejtjas
    Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI