Tag: bejtja

  • “Autorët lëvizën me një fuoristrada”, babai i Gentjan Bejtjas zbulon detajet tronditëse: Djalin e gjaoskur e gjeta te..

    “Autorët lëvizën me një fuoristrada”, babai i Gentjan Bejtjas zbulon detajet tronditëse: Djalin e gjaoskur e gjeta te..

    Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e banesës së tij, në një atentat që dukej i mirëorganizuar
    Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.
    Në lidhje me ngjarjen janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetimin disa persona, mes të cilëve edhe Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtës.
    “Djali im, Gentjan Bejtja, kishte dhjetë ditë që jetonte në shtëpinë time në fshatin Larushkë. Më 15 mars 2024, kam dalë nga banesa me automjetin “Volksëagen” dhe kam shkuar në qytetin e Fushë-Krujës, me qëllim për të paguar energjinë elektrike.
    Pasi kam qëndruar 1 orë jam kthyer sërish në shtëpi. Aty ka qenë bashkëshortja ime, Liri Bejtja, djali, Gentiani, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë ditës jam marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit. Në orën 15:30, djali im, Gentiani, ka dalë dhe ka shkuar në banesën e tij aty pranë për të ujitur perimet në një serë, afër me shtëpinë time.
    Rreth orës 16:00 kam dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit. Së bashku me gruan kemi shkuar aty. Rrugës kam vënë re një fuoristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk munda të dallojë targat dhe drejtimin nga u largua.
    Pasi jam futur në banesë së bashku me bashkëshorten jemi afruar të sera e perimeve dhe aty kam vënë re djalin të gjakosur. Fillimisht jemi përpjekur ta tërheqin me qëllim për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por e kuptuam që kjo përpjekje ishte e kotë.
    Menjëherë kam njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku denoncova vrasjen e djalit tim Gentian Bejtja”, rrëfen Gani Bejtja.
    I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij, Gani Bejtja ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij.

  • Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrit

    Vrasja e ish-policit Gentjan Bejtja në Fushë Krujë, bashkëshortja rrëfen momentet e tmerrit

    Gentjan Bejtja, ish-polic i burgjeve, u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë së tij në Larushkë të Fushë Krujës, pas një atentati të mirëorganizuar. Ai i kishte shpëtuar tre tentativave të mëparshme, por e katërta ishte fatale. Në momentin e sulmit, Bejtja ishte duke ujitur perimet në serën pranë banesës së tij kur tre persona të armatosur hynë në oborr. Njëri prej tyre mbajti të bllokuar bashkëshorten Armida Bejtja dhe dy fëmijët, ndërsa dy të tjerët qëlluan me breshëri automatike ndaj Gentjanit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
    Armida Bejtja, e cila ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë, tregoi për hetuesit se nuk mund të identifikojë autorët dhe nuk ka dijeni për ndonjë konflikt që mund të ketë nxitur këtë sulm. Rasti vazhdon të hetohet nga grupi hetimor, ndërsa familja përballet me tronditjen e madhe pas humbjes së Gentjanit.

  • “Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve, u vra në atentat të organizuar– Babai rrëfen momentet e fundit”

    “Gentjan Bejtja, ish-polici i burgjeve, u vra në atentat të organizuar– Babai rrëfen momentet e fundit”

    Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës.
    Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash.
    Në lidhje me ngjarjen janë pyetur në cilësinë e personit që kanë dijeni për rrethana të dobishme për hetimin disa persona, mes të cilëve edhe Gani Bejtja, babai i Gentian Bejtës si dhe nëna e tij.
    Gani Bejtja, babai i viktimës: “Djali im, Gentjan Bejtja, kishte dhjetë ditë që jetonte në shtëpinë time në fshatin Larushkë. Më 15 mars 2024, kam dalë nga banesa me automjetin “Volkswagen” dhe kam shkuar në qytetin e Fushë – Krujës, me qëllim për të paguar energjinë elektrike. Pasi kam qëndruar një orë jam kthyer sërish në shtëpi. Aty ka qenë bashkëshortja ime, Liri Bejtja, djali, Gentiani, së bashku me gruan dhe dy djemtë e tyre të mitur. Gjatë ditës jam marrë me punë të ndryshme në banesë dhe kryesisht me pastrimin e oborrit.
    Në orën 15:30, djali im, Gentiani, ka dalë dhe ka shkuar në banesën ë tij aty pranë për të ujitur perimet në një serë, afër me shtëpinë time. Rreth orës 16:00 kam dëgjuar breshëri automatiku që vinin nga banesa e djalit. Së bashku me gruan kemi shkuar aty. Rrugës kam vënë re një foristradë të zezë, e cila doli me shpejtësi në rrugën kryesore, por nuk munda të dallojë targat dhe drejtimin nga u largua. Pasi jam futur në banesë së bashku me bashkëshorten jemi afruar të sera e perimeve dhe aty kam vënë re djalin të gjakosur. Fillimisht jemi përpjekur ta tërheqin me qëllim për t’i dhënë ndihmën mjekësore, por e kuptuam që kjo përpjekje ishte e kotë. Menjëherë kam njoftuar në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ku denoncova vrasjen e djalit tim Gentian Bejtja.”
    I pyetur në lidhje me dyshimet e tij për autorët e ngjarjes dhe konfliktet që ka pasur djali tij, Gani Bejtja ka shpjeguar se nuk ka dyshime mbi autorët e mundshëm dhe nuk është në dijeni të konflikteve që ka pasur djali i tij. /Emisioni “Gjërat Tona”

  • “Atdhedashuri…”, poezi nga Andi Bejtja

    “Atdhedashuri…”, poezi nga Andi Bejtja

    Atdhedashuri, poezi nga Andi Bejtja

    Në këtë vend ku dembelizmi është virtytKu ka fusha të gjera me veseDhe gënjeshtër me këmbë të gjatëUnë e kam lidhur historinë pas një gomari veshkurtërqë mund të jem unë ose vetë heroi ynë SkënderbeTë cilin Vatikani e kurdisi siç kurdiset një orë me zile,po akrepat i la të mbesin në shekullin e katërmbëdhjetëPo unë s’mërzitemAs ofendohem,Europës nuk i mbaj mëri.Vazhdoj të eci nëpër tym si një KostandinQë ngrihet nga varri dhe kujtohet se motër s’ka pasur kurrë;Duke mallkuar malet e larta krenarëQë ia marrin frymën detit, i bëhen ombrellë…Mos kërko nga unë të jem as Rozafë, as Skënderbe, as Kostandin.E shumta që mund të kërkoni nga unë është të jem Ismail Qemal,Të ngre flamurin kombëtar në xhep të pantollave bluxhinsePër të shpallur në paqe e pa bujëPavarësinë e Mendjes Time…

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    ADEM GASHI: ATDHEDASHURI

    vendi im është republikë e lirënjë vend i vogëlkë dua e takoj në një çast në një orë në një ditëmadje edhe ata që s’i duaqë i njoh e s’i njoh që më njohin e s’më njohinmua

    prandaj është aq i madhsa më bën ta dua pafundësishtme të gjitha fëlligështitë

    se kam dhe dikë brenda tijqë dashurisht ma mbjell atdhedashurinë

    ObserverKult

  • Kreu i bashkisë Gramsh, Ajazi: Të hënën nis vlerësimi i dëmeve nga zjarret, dosja gati brenda një jave

    Kreu i bashkisë Gramsh, Ajazi: Të hënën nis vlerësimi i dëmeve nga zjarret, dosja gati brenda një jave

    Bashkia e Gramshit, një ndër zonat më të prekura nga zjarret, do të nisë të hënën punën në terren për vlerësimin e dëmeve. Kryebashkiaku Besian Ajazi ka publikuar letrën e prefektit të qarkut Elbasan Ilir Bejtja, kjo drejtuar bashkive të tjera të këtij qarku për të ndihmuar në burime njerëzore bashkinë e Gramshit në këtë proces.
    “Falë mbështetjes së Prefektit të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja dhe kolegëve të bashkive të qarkut, Elbasan, Librazhd, Cërrik, Prrenjas, Peqin dhe Belsh, të cilët po na mbështesin me burime njerëzore, inxhinierë, topograf, veterinerë dhe agronomë, ditën e hënë nisim punën në terren me 8 grupe njëkohësisht për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve (banesa, pajisje shtëpiake, bagëti, të mbjella etj) të shkaktuara nga zjarri masiv në Njësinë Administrative Skëndërbegas”, bëri të ditur Ajazi.

    Ajazi siguroi se brenda një jave dosja e plotë e dëmeve do të jetë gati dhe do t’i dorëzohet institucioneve përgjegjëse dhe donatorëve të shumtë, të cilët kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë.
    Bejtja drejtuar bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Peqin dhe Belsh kërkohet që këto bashki të vënë në dispozicion të bashkisë Gramsh grupe pune të përbëra nga specialistë të planifikimit urban, inxhinierë ndërtimi dhe infastrukture; punonjës të sektorit të bujqësisë dhe mjedisit; si dhe përfaqësues të emergjencave vendore.

  • Vrasja e ish-policit Bejtja, jepet masa për Plakun! Çfarë fshihet në celularët e tij?

    Vrasja e ish-policit Bejtja, jepet masa për Plakun! Çfarë fshihet në celularët e tij?

    Gjykata e Tiranës ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Flodian Plakun i njohur dhe me mbiemrin Mamo dhe Serjani, i cili u arrestua dy ditë më parë në një hotel në zonën e Orikumit.
    42 vjeçari konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e ish-efektivit të policisë Gentian Bejtja.
    Përpara trupit gjykues, Plaku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se policia e ka vënë në kërkim vetëm pasi 10 ditë përpara këtij krimi ka përdorur një mjeti tip Golf.
    Flodian Plaku u përfaqësua në gjykatë nga avokati i caktuar nga gjykata, Edvis Gorishti i cili kërkoi një masë më të butë sigurie, por qe u refuzua.
    Sipas informacioneve Plakut i janë sekuestruar edhe aparate celularë gjatë arrestimit. Ato janë dërguar drejt SPAK pasi në brendësi të tyre ka prova të shumta, biseda në lidhje me ngjarje kriminale të organizuara më parë, pazare droge dhe ngjarje në organizim e sipër.
    Telefonat do të zbërthehen nga SPAK dhe pritshmëritë janë që të luajnë një rol kyç për zbardhjen e ngjarjeve apo personazheve në botën e errët.

  • Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…

    Andi Bejtja: E vetmja që më dhemb është zemra…

    Sot, çdo dashuri e reMë zë mbi një të vjetërndaj këtë strofë e këndoj për tyRefrenin e kam për një tjetër Ndoshta, unë dashuroj më shumëmë shumë se ç’dashuron vetë zemraNdoshta nuk kam zemër fareDhe kam frikë se kjo është e vërteta Edhe buza përmbi buzëPo prek skanimet e gjithë puthjeve të vjetraMos kërko të dish më shumë e dashurSe pa fund do jenë dilemat Kot shpërthen në lot dhe në psherëtimaGjyshja më pat thënë dikurSe në çdo dashuri ndikon dhe klima Sot, çdo çmenduri e remë zë mbi një të vjetërPër dreq pse jam krijuar kështuSederli që rri në breshër Vazhdoj të eci dhe kur fle gjumëVazhdoj të eci nëpër ëndrraNë mëngjes nuk më dhembin këmbëtPor e vetmja që më dhemb është zemra…

    *Titulli i origjinalit: “Për dreq”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANDI BEJTJA: KAM NJË JETË TË TËRË QË KËRKOJ T’I GJEJ ATA SY…

    Nga Andi Bejtja

    Nuk e mbaj në mend se në çfarë qyteti isha dhe për ku po shkoja. Di vetëm që po prisja të vinte treni me numër 23 dhe duhej të hapja sytë për të hipur vetëm në trenin me këtë numër, pasi çdo tren me numër tjetër nuk më çonte atje për ku isha nisur. Isha ulur në një nga stolat e stacionit të metrosë, duke lexuar një libër që gjithashtu nuk e mbaj mend se kush e kishte shkruar dhe për çfarë bënte fjalë. Kur dëgjova zhurmën e rrotave të trenit që po afrohej në peron, e mbylla librin, u çova në këmbë dhe u mundova të dalloj numrin.Ishte numri 37. Duhej të prisja trenin tjetër. U ula sërish në stol dhe hapa librin. Treni ndaloi.Në një pjesë të shikimit tim filluan të hynin siluetat e njerëzve që zbrisnin dhe njerëzvë që po prisnin të hipnin. Isha gjysmë i përqendruar te libri dhe instinktivisht gjysmë i përqendruar te kjo panoramë  më se e rëndomtë e stacioneve të metrosë. Ndërkohë, pa dashje, thitha shikimet e njerëzve që ndodheshin në tren.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron të dyshuarin për vrasjen e Gentian Bejtjes

    I tejkaluan afatet, Gjykata e Tiranës liron të dyshuarin për vrasjen e Gentian Bejtjes

    Gjykata e Tiranës liron nga paraburgimi Edison Haxhiun. Raportohet se të dyshuarit si bashkëpunëtor në vrasjen e Gentian Bejtjes ju shua masa “arrest në burg” për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.
    Gentian Bejtja, një nga emrat më të njohur për policinë në zonën e Fushë Krujës, u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në oborrin e shtëpisë në Larushk. Ngjarja ndodhi më 15 mars të një viti më parë.
    Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31-vjeçar, Klodian Stafuka në makinë me të. Bejtja ishte njëri nga njerëzit që piu kafe me Enver Stafukën, pak minuta para se ky të rrëmbehej dhe të zhdukej në mes të Fushë-Krujës, natën 8 shkurtit 2015.

  • ‘Gjykata Kushtetutese në krizë’/ Vasili: Pazare institucionale për mandatet e gjyqtarëve

    ‘Gjykata Kushtetutese në krizë’/ Vasili: Pazare institucionale për mandatet e gjyqtarëve

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se qëllimi i manipulimeve ligjore dhe interpretimeve të rreme nga mazhoranca është kapja totale e Gjykatës Kushtetuese, në funksion të mbrojtjes së aferave të qeverisë Rama.
    Sipas Vasilit, rasti i gjyqtares Sonila Bejtja është prova më e qartë e këtij komploti institucional, ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë.
    Ai e cilësoi këtë zhvillim si një lojë të rrezikshme korporatiste, e cila ka destabilizuar Gjykatën Kushtetuese dhe ka shqetësuar edhe vetë Komisionin Europian për pasiguritë juridike në vend.
    Fjala e tij:
    Në mënyrë të veçantë, sa i përket gjyqtares Bejtja, është shumë e qartë se mendimet e saj në vazhdimësi, në pakicë kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, krijojnë një shqetësim madhor. Kjo sepse ato japin bazën për të ngritur dyshime se këto vendime kanë qenë të njëanshme dhe, në 99% të rasteve, kanë shkuar në favor të qeverisë, për të mbyllur aferat e saj.
    Nuk kemi të bëjmë vetëm me problemin e rrëmbimit të mandateve, por me një rrëmbim të vetë Gjykatës Kushtetuese nga grupe të caktuara me interesa korporatiste. Thënë më thjesht: kryetari i Gjykatës së Lartë në njërën anë, presidenti në anën tjetër dhe individë të caktuar ndërtojnë pseudo-interpretime për të krijuar një pazar, ku ata që kontrollojnë lojën të mund të marrin mandatin e dikujt dhe t’ia japin një tjetri fillimisht mikut të tyre dhe më pas mikut të qeverisë.
    Në këtë rast, unë e kam quajtur një lojë me “fake vakanca”, por në fakt nuk është aspak një lojë. Është një zhvillim shumë i rrezikshëm, që ka sjellë destabilizim të thellë brenda Gjykatës Kushtetuese, deri në atë pikë sa është bërë shqetësim edhe për Komisionin Europian, i cili ka shprehur zyrtarisht shqetësime për pasiguritë juridike brenda kësaj gjykate.
    Loja e rrezikshme e kësaj “korporate” ka shkuar deri aty sa ka sfiduar hapur edhe sistemin politik. Kjo korporatë është mobilizuar duke shpikur interpretime, njëri më absurd se tjetri natyrisht, të prodhuara brenda klientelës dhe grupit të lidhur me Gjykatën Kushtetuese dhe institucione të tjera. Loja ka vazhduar edhe me gjyqtaren Sonila Bejtja.
    Fatkeqësisht, në këtë çështje është përfshirë, pa e ditur interesin e saktë, edhe presidenti. Dhe çfarë ndodh? Kërkohet shkurtimi i mandatit të zonjës Bejtja pa asnjë arsye të ligjshme. Mandati i saj është një mandat i plotë, i cili i është kaluar nga ish-gjyqtari Besnik Muçi, dhe ajo ka detyrimin ta çojë deri në fund, në vitin 2028.
    Gjithçka lidhet me një fakt të vetëm, i cili tregon qartë se kemi të bëjmë me një komplot të mirëmenduar. Përcillet ideja se “ne po e bëjmë këtë për rifreskimin e mandateve”. Por Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë: dy gjyqtarët që do të kenë mandate të pjesshme janë ata që zëvendësojnë dy gjyqtarë që përfunduan mandatin në vitin 2017 dhe 2020. Ne kemi qenë shumë të kujdesshëm kur bëmë këto ndryshime kushtetuese. Aty theksohet qartë se kryetarja aktuale dhe gjyqtari Beçi përfundojnë mandatet e tyre përpara afatit, ndërsa të tjerët mbajnë mandate të plota.

  • ‘Rrëmbim mandatesh’/ Vasili: Kapja e Gjykatës Kushtetuese, lojë e rrezikshme korporatiste që mbron aferat e qeverisë

    ‘Rrëmbim mandatesh’/ Vasili: Kapja e Gjykatës Kushtetuese, lojë e rrezikshme korporatiste që mbron aferat e qeverisë

    Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin “A Show” me Adi Krasta, u shpreh se qëllimi i manipulimeve ligjore dhe interpretimeve të rreme nga mazhoranca është kapja totale e Gjykatës Kushtetuese, në funksion të mbrojtjes së aferave të qeverisë Rama.