Kriza juridike për fatin e Belinda Ballukut ka hyrë në fazë tejet delikate, pasi Gjykata Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për ankimin e qeverisë ndaj pezullimit të saj nga detyra, të vendosur nga GJKKO. Kolegji prej tre gjyqtarësh – Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja – u nda 2 me 1, çka e bllokoi filtrin paraprak dhe e detyroi çështjen të kalojë në Mbledhjen e Gjyqtarëve.
Sipas burimeve për Timoni.al vota kundër e Sonila Bejtjes nuk ka qenë rastësi, por pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të saj për të ndihmuar Belinda Ballukun në betejën juridike me SPAK. Të njëjtat burime thonë se Bejtja konsiderohet personi që po lufton më fort për të rrëzuar pezullimin e Ballukut, duke u bërë “muri mbrojtës” i ish-ministres brenda strukturës së Kushtetueses.
Sipas burimeve, Bejtja po kërkon me çdo vendim procedural t’i hapë rrugë rikthimit të Ballukut në detyrë dhe të zbehë efektet e masës së pezullimit të vendosur nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Në qarqet pranë gjykatës përflitet se Sonila Bejtja ka pasur marrëdhënie afërsie dhe favore të dukshme me Ballukun, përfshirë përfitime ekonomike që – sipas këtyre burimeve – dyshohet se mund të kenë ndikuar në pozicionet e saj në çështje.
Ligjërisht, procedura është e qartë: në mungesë unanimiteti, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila me shumicë vendos nëse kërkesa e qeverisë do të shqyrtohet në seancë plenare. Vetëm pas kësaj faze, trupa prej 8 ose 9 gjyqtarësh e Kushtetueses mund të marrë një vendim përfundimtar mbi pezullimin e GJKKO-së dhe kërkesën e qeverisë.
Ndërkohë, reagimi i botës juridike dhe politikës është i ndezur: vota e Sonila Bejtjes shihet nga disa si manovra për të shpëtuar karrierën politike të Ballukut, ndërsa për të tjerë, si ndërhyrje e rëndë në një çështje që duhet të trajtohet vetëm mbi bazën e ligjit dhe standardeve të pavarësisë gjyqësore.
Çështja Balluku po shndërrohet kështu në një nga betejat më të forta ndërmjet SPAK, qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, me Sonila Bejtjen në qendër të kritikave si njeriu që mund të ndikojë fatin e ish-ministres më shumë se kushdo tjetër.
Trupa prej tre anëtarësh e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë ditën e djeshme një vendim të njëzëshëm për ankimin e qeverisë kundër pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, të vendosur nga GJKKO. Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja votuan 2 pro dhe 1 kundër, duke bërë të pamundur një vendimmarrje unanime për kalimin apo jo të ankimit në shqyrtim.
Sipas ligjit, në rastet kur Kolegji nuk arrin unanimitet, çështja i kalon Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do duhet të vendosë nëse kërkesa do të shqyrtohet në seancë plenare. Nëse ajo pranohet, Kushtetuesja do të duhet të shprehet fillimisht për kërkesën e qeverisë për pezullimin e zbatimit të vendimit të GJKKO-së, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankimit.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte zhvilluar mbledhjen sipas planifikimit, duke informuar:
“Në vijim të njoftimit të mëparshëm për çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Gjykata bën me dije si vijon: Kolegji i Gjykatës u mblodh sot në datën 02.12.2025, sipas planifikimit, për shqyrtimin paraprak të kërkesës. Kolegji vendosi kalimin e çështjes në Mbledhjen e Gjyqtarëve për të vlerësuar nëse plotësohen bashkërisht të gjitha kriteret e pranueshmërisë së saj për shqyrtim në seancë plenare në përputhje me nenin 31 të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese dhe nenin 24 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore.”
Ndërkohë, në GJKKO, vetë Belinda Balluku ka apeluar dy masat e sigurisë të vendosura ndaj saj, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Ajo është e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. Në të dy rastet dyshohet se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar, ndërsa SPAK ka deklaruar se po heton dhe një sërë procedurash të tjera prokurimi.
Tag: bejtja
-

Lëvizja surprizë në Kushtetuese: Sonila Bejtja, vota që mund të rikthejë Belinda Ballukun
-

Andi Bejtja: Kemi një dashuri normale
Kemi një dashuri normaleTë cilën duhet ta paraqesimSikur është një dashuri e zjarrtë, e çmendur.Burrit s’kemi ç’t’i bëjmëS’ia ndryshojmë dot hundënAs gjarprin tekanjoz mes këmbëveAs zakonin e të ardhurit pas mesnatenë shtëpi.
Gruas nuk ia ndryshojmë dot flokëtAs njërën bebe të syritKu i është ngjitur një burrë tjetërQë pi çdo minutë cigareDhe ia shkund hirin mes shalëve.
*Titulli i origjinalit: “Orë stilistike”
ObserverKult
-

Seanca e Veliajt në GJK, relatorja lexon pretendimet e ish-kryebashkiakut: Presidenti mori atributet e gjykatës, Këshilli i Ministrave shkeli ligjin!
Relatorja Sonila Bejtja ka lexuar pretendimet e Erion Veliajt, i cili kundërshton vendimin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të bashkisë.
Sipas Veliajt, procedura e shkarkimit u bë me urgjencë. Ish-kryetari i bashkisë drejton gishtin nga Këshilli i Ministrave, duke thënë se ka shkelur ligjin.
Bejtja teksa relaton pretendimet e Veliajt, thotë se “Këshilli i Ministrave nuk i ka dhënë përgjigje të arsyetuar kritereve ligjore që përcakton ligji për shkarkimin e kryetarit të bashkisë”.
“Nuk ka bërë analizë të parimit të propocianalitetit të garantuar nga neni 17 i Kushtetutës, ndonëse kërkuesi nuk ka bërë asnjë shkelje që të kërkonte shkarkimin e menjëhershëm të tij. Si organ që ka të drejtën e shkarkimit të një kryetari bashkie, nuk duhet të miratojë vendimin e këshillit bashkiak, por duhet të verifikojë themelin e vendimmarrjes”, lexon në relatim Bejtja.
Ndërkohë sa i takon presidentit, sipas Veliajt ai “ka marrë atributet e gjykatës”. -

Pas 9 vitesh në Kushtetuese, Sonila Bejtja lë karrigen, kush do e zëvendësojë?
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Vendimi është marrë në mbledhjen e datës 24 tetor 2025.
Në dispozitivin e vendimit, Gjykata ka deklaruar se mandati i gjyqtares Sonila Bejtja ka përfunduar më 25 prill 2025. Po ashtu, institucioni ka urdhëruar njoftimin e Presidentit të Republikës si organi i emërtesës, si dhe njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
Ky vendim hap rrugën për plotësimin e një vendi vakant në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin procedurat pritet të ndiqen nga Presidenti i Republikës, i cili do të hapë garën për zëvendësimin e Bejtjas.
Një javë më parë, më 16 tetor Kushtetuesja i dha të drejtë Begajt që mandati i gjyqtares Sonila Bejtja kishte mbaruar dhe tani njoftohet për vakancën institucioni i presidencës dhe Kuvendi. -

Berisha: GJK shkelmoi ligjin për të larguar armiken Sonila Bejtja. Puçi Sokol Sadushi dhe Bajram Limioni
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat këtë të premte, u ndal tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e gjyqtares Sonila Bejtja, duke e cilësuar atë si ‘shkelmimin më flagrant të ligjit organik të vetë Gjykatës’ dhe ‘aktin më skandaloz në historinë e jurisprudencës shqiptare’. Berisha tha se me këtë vendim është arritur ‘shkalla më ekstreme e keqpërdorimit të Kushtetutës dhe institucioneve të pavarura’, duke akuzuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se janë vënë në shërbim të interesave të mazhorancës dhe ‘monstrës sorosiane të drejtësisë’.
Sipas liderit të opozitës, vendimi për largimin e gjyqtares Bejtja është marrë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe me opinionet e Komisionit të Venecias, duke e kthyer Gjykatën në ‘noter të veprimeve antikushtetuese të eksponentëve të mafies në drejtësi, si Sokol Sadushi dhe presidenti antikushtetues Bajram Begaj’. Ai shtoi se ky është një shembull i qartë i mënyrës se si ‘reforma në drejtësi është shndërruar në një instrument politik në duart e pushtetit’.
Kryedemokrati e cilësoi vendimin si ‘aktin më flagrant të mafies politike dhe juridike të lidhur me qeverinë’, duke akuzuar drejtpërdrejt Sokol Sadushin dhe presidentin Bajram Begaj (të cilin e quajti me ironi ‘Bajram Limioni’) si ‘autorët kryesorë të këtij puçi kushtetues’. Sipas tij, largimi i Bejtjes, e cila ishte emëruar në vitin 2020, përbën ‘shkelje të hapur të Kushtetutës dhe opinionit të Komisionit të Venecias, që garanton mandat të plotë 9-vjeçar për gjyqtarët kushtetues’.
‘Sonila Bejtja ishte një zë i pavarur, një gjyqtare që përfaqësonte integritetin dhe parimin e ligjshmërisë. Por për regjimin e Edi Ramës, mendimi i pavarur është krim,’ tha Berisha, duke shtuar se kjo ishte ‘zero tolerancë ndaj pakicës dhe mendimit ndryshe’.
Gjatë konferencës për mediat, Berisha dënoi me forcën më të madhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, duke e cilësuar atë si ‘akt të paprecedentë dhe provën më të qartë të kapjes së institucioneve të drejtësisë nga pushteti politik’. Kreu i PD-së u shpreh se vendimi përbën ‘dhunimin më brutal të Kushtetutës, ligjeve të vendit dhe opinionit të Komisionit të Venecias’, duke e quajtur Gjykatën Kushtetuese ‘produktin më monstruoz të reformës sorosiane në drejtësi’.
Sipas tij, ky vendim shënon ‘rënien e plotë të institucioneve kushtetuese dhe fundin e shtetit të së drejtës’, pasi ‘Gjykata ka shkelmuar ligjin e saj organik dhe ka vendosur në kundërshtim me çdo normë kushtetuese e ligjore’. Berisha ka lëshuar akuza ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për ‘shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ushtrim të veprimtarive private gjatë ushtrimit të detyrës’.
Në deklaratën e tij, kreu i PD-së, e quajti vendimin për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Bejtja ‘akt të turpshëm që shkel çdo normë ligjore e kushtetuese’, ndërsa akuzoi Presidentin se ‘ka kryer veprimtari të ndaluar me ligj, duke firmosur në bordero private gjatë kohës që mban postin e kreut të shtetit’. Sipas Berishës, ‘zonja Bejtja ka treguar guxim dhe integritet duke mbrojtur të vërtetën edhe kur ka mbetur në pakicë’, ndërsa ‘Edi Rama dhe Haram Limioni janë përpjekur ta ndëshkojnë pikërisht për këtë qëndrim të pavarur’.
‘Presidenti i Republikës, sipas nenit 89 të Kushtetutës, nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike apo private. Por Bajram Begaj, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, firmos në bordero private për interesa personale. Ose nuk e ka lexuar Kushtetutën, ose e trajton atë si letër të vdekur,’ deklaroi Berisha.
Duke folur për rrëzimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve, lideri i opozitës Sali Berisha theksoi se ‘kryeministri Rama vepron po aq kundër interesave të Kosovës sa Aleksandër Vuçiçi’. Ai kritikoi mosvotimin e rezolutës për gjenocidin serb, duke e konsideruar si ‘mungesë ndjeshmërie ndaj viktimave, përfshirë 1400 fëmijë shqiptarë të vrarë’. Berisha u bëri thirrje deputetëve ‘të vizitojnë muzeun e fëmijëve të vrarë në Prishtinë për të kuptuar rëndësinë e sakrificës së tyre dhe për të reflektuar mbi qëndrimet e ngurta të disa përfaqësuesve në Parlament’.
Ai rikujtoi përdorimin e teorisë së ‘tokës së askujt’ nga Rama dhe veprimet e tij të fshehta për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke theksuar se ‘politika e kryeministrit është në dëm të integritetit territorial të vendit’. Berisha nënvizoi rolin e thirrjeve ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar në Leskovc, duke theksuar se ‘ato u përdorën për të motivuar lojtarët serbë, por në fakt kontribuuan në disfatën e tyre historike’.
Kryetari i PD-së Sali Berisha ironizoi deklaratat e ministrit Balla në Parlament, duke e cilësuar reagimin e serbëve si ‘tregues të dobësisë dhe mungesës së karakterit në fushë’. Berisha shtoi se kjo ngjarje ‘tregon se kur lojtarët nuk kanë mbështetje morale dhe kur kombëtarizmi përdoret politikisht, rezultatet janë të paparashikueshme’. Sipas tij, ‘fitorja e ekipit shqiptar ishte një mesazh simbolik për krenarinë kombëtare dhe për mundësinë e përballjes me presionin e jashtëm’.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi gjatë fjalës së tij, rëndësinë e miratimit të ‘rezolutës për gjenocidin ciklik të serbëve ndaj shqiptarëve’, duke vënë në dukje se ‘refuzimi i votimit nga mazhoranca është një pengesë e qëllimshme, e ndikuar nga Aleksandër Vuçiçi’. Ai akuzoi kryeministrin Rama për ‘mbrojtje të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë’ dhe i bëri thirrje deputetëve ‘të vizitojnë muzeun e barbarive mbi fëmijët shqiptarë, për të njohur të kaluarën dhe për të respektuar viktimat e krimeve të kryera në rajon’. -

“Kushtetuesja” shpalli vakancë për vendin e Sonila Bejtjas, Berisha: Puçi kushtetues u përgatit nga mafiozi Sokol Sadushi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila tha se mandati i anëtares Sonila Bejtja përfundon në vitin 2025, duke hapur vakancën për vendin e saj.
Për Berishën ky vendim i Kushtetueses është joligjor, teksa e quan si një ‘shkelmim të Kushtetutës’.
“Dje është regjistruar shkalla më ekstreme e keqshfrytëzimit, keqadministrimit, keqpërdorimit të Kushtetutës, institucioneve kushtetuese të vendit dhe kjo është bërë me një vendim që do regjistrohet në muret e kohës, vendimi më i turpshëm në jurisprudencën e këtij vendi.
Do regjistrohet si akti më skandaloz i monstrës sorosiane, reformës sorosiane të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj. Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e opinioneve zyrtare të Komisionit të Venecias.
Gjykata Kushtetuese bëhet notere e një serie veprimesh antikushtetuese, antiligjore të eksponentit më kryesor të mafies në drejtësinë shqiptare, me emër Sokol Sadushi dhe presidentit antikushtetues, presidentit më të padenjë në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.
Dje, për të larguar nga Gjykata Kushtetuese armiken Sonila Bejtja, gjykatëse kushtetuese, e emëruar në vitin 2020 me dekret të presidentit Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese vendos duke shkelmuar mbi ligjin e vet të shpallë jashtë çdo lloj kompetence ndërprerjen e mandatit të saj.
Përcaktimi i Kushtetutës në nenin 125, pika 6, se përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet më një të tretën e saj sipas procedurës së caktuar me ligj, është transkriptuar, është mishëruar në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, neni 86, pika 4, në të cilin sanksionet: Përtëritja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022 do të bëhet sipas skemës së parashikuar më poshtë.
Pra, përtëritja me një të tretën, siç parashikon Kushtetuta, ligjvënësi e ka quajtur të drejtë ta mbajë gjer në vitin 2022. Cilido që kishte kundërshti për këtë përcaktim të ligjit, që është ligj organik, të Gjykatës Kushtetuese, kishte të drejtën t’i drejtohej parlamentit, i cili mund të amendonte ligji. Por këtë nuk e bëri as Sadushi, edhe njëherë, i marrë peng nëpërmjet vetingut, të cilin në kundërshtim me Kushtetutën nuk e bëjnë publike, e mbajnë në sirtar fshehtë KLGJ-ja. Ne sigurisht do e bëjmë publike. Qoftë vetë Bajram Limioni.
Por edhe Gjykata Kushtetuese kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit jo opinion për kandidaturat, se nuk ka asnjë tagër parlamenti për këtë, siç veproi, por kishte të drejtë t’i kërkonte parlamentit si ligjvënës të përcaktonte qëndrimin ndaj legjislacionit, i cili sa kohë është në fuqi, është në zbatim”, tha Berisha.
Tani, këtu kemi, përveç kësaj, nuk po citoj një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2011, të qëndisur nga Sadushi, se ai nuk meriton të citohet nga asgjë në aktet e jurisprudencës, për sa kohë është autori i një puçi të vërtetë brenda institucioneve.
Çfarë thotë Komisioni i Venecias: Duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve 9-vjeçare.Gjyqtarët Kushtetues duhet të gëzojnë një mandat të plotë 9-vjeçar. Sonila Bejtja ka filluar detyrën në vitin 2020. Jashtë çdo lloj dyshimi, përveç rrethit të kuq si armike e narkoshtetit, ajo nuk mund të prekej mandati gjer në vitin 2028.
Dhe vazhdon Komisioni i Venecias: Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë mandat të plotë 9-vjeçar, edhe nëse janë mbledhur me njëfarë vonese. Ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe. Sonila Bejtja është zgjedhur dhe mori mandatin e Besnik Muçit, i cili u detyrua brenda një muaji apo dy të dorëzojë mandatin. Dhe është zgjedhur për një vend që ishte vakant që nga viti 2016.
Por sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas ligjit të Gjykatës Kushtetuese, sipas opinionit të Venecias, sipas vetë Kushtetutës, mandati i saj nuk mund të ndërpritej. Kushtetuta thotë se mandati fillon kur bëhet betimi.Por këtu gjykatësit kushtetues nuk kanë Kushtetutë. Presidenti ka xhepin dhe nuk ka Kushtetutë. Sadushi ka kodin e mafies dhe nuk ka Kushtetutë. Kurrë ndonjëherë shteti shqiptar nuk është fyer dhe poshtëruar si dje.Por ç’punë ka Gjykata Kushtetuese të interpretojë për veten e vet? Dhe pse? Sepse i thotë Bajram Limioni.E kuptoni ju? Kjo është zero tolerancë ndaj mendimit ndryshe.
Zero tolerancë ndaj pakicës. Sepse e vërteta është, duhet ta pranojmë, zonja Bejtja ishte një zë i pavarur, një zë që nderonte parimin themelor të një sistemi. Ata që mendojnë se këtu po bëhet avokati politike, gabojnë rëndë. Jo, po bëhet avokati për rendin kushtetues dhe kushtetutshmërinë. Po për sa i përket opozitës, me atë përbërje që ka Gjykata Kushtetuese, me njerëz të marrë peng, nuk ka dyshim se Edi Rama do diktojë çdo gjë.
Ju i patë kërcënimet që bëri? Një ditë më para, njeriu që nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë apo moral, presidenti që në çdo vend të botës, Kushtetuta e ndalon të ushtrojë asnjë detyrë tjetër publike apo private përveç asaj të presidentit, dhe ky ushtron detyrat e xhepit, shkon dhe punon në privat duke shkelur në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.
Jo një, por dy nene, shpirtin e saj. Ky i turrej me tërbim Gjykatës Kushtetuese me fyerje, brutalitet se ato vendosën të anulojnë dekretin e tij për Erion Veliajn dhe natyrisht, duhet të themi këtu, relatore për këtë çështje ishte Sonila Bejtja.”, shtoi aiTop Channel
-

‘Kapja finale e Gjykatës Kushtetuese’, Koka: Rama përdori bedelin Begaj, Sonila Bejtjes i mbaronte mandati në 2028
I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka deklaroi se vendimi për ndërprerjen e mandatit të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, shënon kapjen finale të këtij institucioni nga Edi Rama.
Sipas Kokës, kjo është goditja e fundit ndaj pavarësisë së një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, e cila tashmë, sipas tij, është vënë tërësisht në funksion të pushtetit personal të kryeministrit.
Koka theksoi se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me një debat juridik, por është një vendim politik i urdhëruar nga Rama dhe zbatuar nga Presidenti Bajram Begaj, të cilin e cilësoi si “bedelin” e tij. Ai nënvizoi se e gjithë kjo manovër synon eliminimin e zërave të pavarur brenda Gjykatës Kushtetuese për të siguruar kontroll të plotë mbi vendimmarrjet që prekin interesat e qeverisë.
Pjesë nga deklarata:
Janë akoma në sallë, por është një vendim i marrë tashmë për të ndërprerë mandatin e zonjës Bejtja. Një vendim i cili, duhet thënë, që unë besoj se dekapiton përfundimisht edhe atë pak pavarësi që kishte Gjykata Kushtetuese, atë pak profesionalizëm, dhe që e nënshtron atë nën urdhrat e një njeriu që quhet Edi Rama. Duke përdorur bedelin e vet, që është Bajram Begaj, u bë një nismë në janar të këtij viti, në mënyrë të papritur, për interpretimin e mandateve dhe të valencave që kanë mandatet në Gjykatën Kushtetuese.
Qartazi, i gjithë synimi ishte te mandati i zonjës Bejtja një mandat që është i gjithëpranuar nga të gjithë ata që kuptojnë nga ligji, se është një mandat që përfundon në vitin 2028. Ishte vazhdimi i një mandati të plotë, të lënë përgjysmë në atë kohë nga largimi i zotit Muzhi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe që nuk kishte nevojë për ndërhyrje ishte e qartë si drita e diellit.
Ajo që e bën edhe më të çuditshme, është se mbaj mend gati një vit më parë, kur në krye të Kuvendit ishte zonja Spiropali ka qenë po kjo drejtuese kuvendi që bëri interpretimin dhe tha se mandatet e Gjykatës Kushtetuese janë mandate që duhet të ezaurohen deri në fund, të plota. Duke iu referuar dhe rastit të zonjës Bejtja, ishte vetë zonja kryetare e Kuvendit që tha se mandati është i plotë.
Pyetja është: çfarë ndodhi që Presidenti i Republikës ky që nuk merr vesh nga asgjë u kujtua dhe kërkoi një interpretim për mandatin e zonjës Bejtja?
-

‘Komisioni i Venecias nuk e vë në dyshim’ Zhulali: Kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas është deri në 2028
Një seri vendimesh antikushtetuese synojnë të japin fundin e mandatit një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Rasti i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese Sonila Bejtja është prova më e qartë e një komploti institucional ku pushteti politik ndërhyn drejtpërdrejt për të rrëzuar mandate dhe për të vendosur njerëz të bindur ndaj qeverisë Rama.
Ekspertja e Çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali thotë se kohëzgjatja e mandatit të Sonilja Bejtjas deri në 2028 nuk vihet në dyshim pasi Komisioni i Venencias e ka shprehur qartë.
“Po e nis me pak historik. Presidenti Meta dekretoi fillimisht Besnik Muçin si gjyqtar Kushtetues me mandat të plotë. E dekreti nuk ka vend as për ekuivok as interpretim. Më pas Muçi largohet nga detyra. Gara hapet në KED dhe pozicionin e zë Sonila Bejtja e cila merr mandatin e Besnik Mu֛çit që përfundon në vitin 2028, duke e marrë si vazhdimësi nga koha që zoti Muçi mori mandatin. As në kohën e zotit Muçi dhe as në kohën e zonjës Bejtja nuk është vënë në diskutim fundi i këtij mandati. Ka qenë gjithmonë mandat i plotë. Por meqënëse nisi të vihej në diskutim mandati i zonjës Zaçe, dhe pati një dorëheqje krejt të papritur nga Elsa Toska, në vend që të konsideroheshin mandate individuale, na doli një interpretim në grup. Pra na ikin dy a ta ripërtërijmë 1/3 e gjykatës. Kjo është shkelja kushtetuese për të grabitur mandatin e zonjës Bejtja brenda 2025.
Kur komisionit të Vencias iu kërkoi mendim për gjyqtaren Xhaferllari, ai ka bërë një shterim të plotë të mandatit të gjyqtarit. Ka shtjelluar të gjitha variantet, cfarë parashikon ligji dhe ndryshimet ligjore.
Gjatë kohës që ne diskutonim me anëtarët e Komisionit të Venecias. ata ishin të skandalizuar si mandati i gjyqtarit kushtetues mund të jepej me pjesë, copëza.
Institucionit të presidentit iu desht të hapte disa herë vakancën dhe komisioni i Venecias e quajti të papranueshme. Sepse nëse cenon mandatin e një anëtari të gjykatës Kushtetues ke cënuar procesin e vendimmarrjes dhe integritetin e gjykatës Kushtetuese.”
Në 16 tetor në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtohet kohëzgjatja e mandateve të anëtarëve të kësaj gjykate. Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi akuzoiikreun e Kuvendit Niko Peleshi se refuzon përfshirjen e opozitës në seancën mbi çështjen e mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
-

Gentjan Bejtja u vra në sy të fëmijëve, bashkëshortja rrëfen detajet: Një nga vrasësit më mbajti të bllokuar, dy të tjerë qëlluan
gentjan bejtja-Pamje nga banesa ku ndodhi ngjarja
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjes. Ngjarje e regjistruar një vit më parë, ku më 15 mars 2024, ish-polici i burgjeve Gentjan Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij. Ndërkohë, bashkëshortja e viktimës, Armida Bejtja, dëshmitare bashkë me fëmijët ka rrëfyer detaje nga momenti i ngjarjes.
Ajo ka deklaruar para hetuesve se në momentin kur ndodhi atentati një prej autorëve e kishte mbajtur të bllokuar atë dhe fëmijët dhe dy të tjerë kishin ekzekutuar bashkëshortin e saj. Sipas dëshmisë së saj, në momentin kur 3 persona të armatosur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tyre, njëri prej tyre e ka mbajtur atë dhe 2 të tjerët kanë qëlluar me armë në drejtim të bashkëshortit.
Armida Bejtja, bashkëshortja e viktimës: “Jam e martuar prej disa vitesh me Gentian Bejten dhe kemi tre fëmijë. Me 15 mars 2024, rreth orës 16:00, së bashku me bashkëshortin kemi dalë nga banesa e vjehrrit dhe kemi shkuar në banesën tonë, që ndodhet vetëm disa metra larg. Me vete kemi pasur edhe dy fëmijët. Gjatë kohës që bashkëshorti ka qenë duke ujitur disa perime që kishte kultivuar në një serë pranë banesës, kam vënë re se kanë hyrë tre persona të armatosur. Njëri prej tyre më ka mbajtur të bllokuar mua dhe fëmijët, ndërsa dy personat e tjerë kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të bashkëshortit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme”.Vrasja e Gentian Bejtjas
Gentjan Bejtja u ekzekutua pasditen e 15 marsit brenda oborrit të banesës së Larushk. Autorët dyshohen të kenë qenë katër, tre kanë marrë pjesë në sulm ndërsa tjetri i ka pritur në makinë. Mbi Bejtjan janë qëlluar 50 plumba, 30 prej të cilëve kanë rezultuar fatal dhe e kanë prekur në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Bejtja dyshohet se kishte dijeni edhe për shumë krime të tjera që kishin ndodhur në harkun kohor të 10 viteve të fundit, ku në mos ishte drejtpërdrejt i implikuar, të paktën kishte dijeni apo besohej se kishte tradhtuar, ata që deri dje u shërbente. Ai është dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve./ZËRI
