Tag: bejrut

  • Papa Leo XIV mbërrin në Bejrut, nis etapa e dytë e vizitës së tij apostolike në Lindjen e Mesme

    Papa Leo XIV mbërrin në Bejrut, nis etapa e dytë e vizitës së tij apostolike në Lindjen e Mesme

    Papa Leo XIV mbërriti sot në Bejrut rreth orës 14:45 sipas kohës italiane, duke hyrë në Liban për fazën e dytë dhe më delikate të udhëtimit të tij të parë apostolik, që do të zgjasë deri më 2 dhjetor.

    Avioni që e transportonte Atin e Shenjtë u shoqërua gjatë fluturimit nga dy avionë luftarakë, një protokoll simbólico i sigurisë që shoqëron vizitat e nivelit të lartë.
    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit, Papa u prit nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Kryeministri, bashkëshortet e tyre, si edhe nga patriarkë e drejtues të komuniteteve kryesore kristiane të vendit. Dy fëmijë me veshje tradicionale i ofruan lule, bukë dhe ujë – një rit mikpritjeje i trashëguar nga traditat libaneze.
    Sipas dëshmitarëve, në momentin e mbërritjes së Papës, kambanat e kishave në Bejrut dhe në qytete të tjera ranë njëkohësisht, duke krijuar një atmosferë simbolike mirëseardhjeje që reflektoi emocionin dhe vëmendjen e komuniteteve të krishtera dhe jo vetëm.
    Më herët gjatë ditës, Papa e kishte nisur axhendën e tij në Stamboll, ku vizitoi Katedralen Apostolike Armene për një moment lutjeje ekumenike. Atje u prit nga Patriarku i Kishës Apostolike Armene. Më pas, Ati i Shenjtë u zhvendos në Kishën Patriarkale Ortodokse Greke të Shën Gjergjit, ku u mirëprit nga dy peshkopë dhe ndoqi Liturgjinë Hyjnore të kryesuar nga Patriarku Bartolomeu I.
    Vizita në Liban konsiderohet një prej ndalesave kyçe të udhëtimit apostolik, për shkak të rolit historik të vendit në bashkëjetesën ndërfetare dhe rëndësisë së dialogut ndërkishtar në rajon.

    Top Channel

  • Papa Leoni XIV mbërrin në Bejrut

    Papa Leoni XIV mbërrin në Bejrut

    Papa Leoni XIV ka mbërritur ditën e sotme në Liban, në kuadër të udhëtimit të tij apostolik.
    Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili ka kërkuar paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme. Zyrtarët më të lartë i kishin organizuar një ceremoni mirëseardhjeje Atit të Shenjtë.
    Në Liban, udhëheqësi i Kishës Katolike pritet të bëjë thirrje për paqe në një vend që është objektiv i sulmeve të vazhdueshme izraelite.

  • Izraeli vret zyrtarin më të lartë të Hezbollahut në sulmin e parë në Bejrut pas disa muajsh

    Izraeli vret zyrtarin më të lartë të Hezbollahut në sulmin e parë në Bejrut pas disa muajsh

    Ushtria izraelite ka vrarë një anëtar të lartë të grupit militant Hezbollah në një sulm ajror në periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, pavarësisht një armëpushimi.
    Ajo e përshkroi Haitham Ali al-Tabtabai, shefin e shtabit të Hezbollahut, si një veteran të grupit i cili kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta.
    Ministria e shëndetësisë e Libanit tha se të paktën pesë persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën në sulmin, i cili goditi një ndërtesë apartamentesh në lagjen me popullsi të dendur Dahieh.
    Hezbollah konfirmoi vdekjen e Tabtabai, duke shtuar se Izraeli kishte kaluar një “vijë të kuqe” në kryerjen e sulmit.

  • Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

    Sulmi me pesë viktima në Bejrut, Hezbollahu: Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe

    Mahmoud Qomati, një zyrtar i lartë i Hezbollahut ka komentuar sulmin izraelit në Bejrut.
    “Izraeli ka kaluar një vijë tjetër të kuqe”, tha ai, duke konfirmuar se “një figurë e rezistencës” ishte shënjestruar, por se rezultatet e bastisjes nuk dihen ende.
    Të paktën pesë persona u vranë nga sulmi izraelit që goditi tre kate të një ndërtese 10-katëshe në lagjen Haret Hreik në Bejrutin jugor.

    Pas sulmit ndaj shefit të shtabit të Hezbollahut në Bejrut, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, përsëriti qëndrimin e prerë të Izraelit.
    “Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë për të parandaluar çdo kërcënim ndaj banorëve të veriut dhe ndaj Shtetit të Izraelit. Kushdo që ngre dorë kundër Izraelit do të ndërpritet”, kërcënoi Katz, duke iu referuar drejtpërdrejt sulmit ndaj shefit të përkohshëm të shtabit të organizatës terroriste Hezbollah dhe njërit prej zyrtarëve të tij.

  • ‘Teherani do të bëhet Bejrut’, Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon Iranin: Sulme të reja po vijnë

    ‘Teherani do të bëhet Bejrut’, Ministri izraelit i mbrojtjes kërcënon Iranin: Sulme të reja po vijnë

    Ministri izraelit i Mbrojtjes , Israel Katz, ka lëshuar kërcënime të reja kundër Iranit, duke paralajmëruar se do të pasojnë sulme të reja nga forcat izraelite dhe duke theksuar se “Teherani do të bëhet Bejrut”.

    Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria izraelite i paralajmëroi banorët iranianë të evakuohen nga zonat pranë objekteve të prodhimit të armëve dhe reaktorëve bërthamorë.
    “Ushtria do të godasë vendet dhe do të vazhdojë t’ia heqë lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo, duke e zhveshur atë nga aftësitë bërthamore dhe sistemet e armëve”, theksoi Katz.
    “Diktatori iranian po e shndërron Teheranin në Bejrut dhe banorët e tij në pengje për hir të mbijetesës së regjimit të tij”, shtoi Ministri i Mbrojtjes i Izraelit.

    Top Channel

  • “Ndaloni Izraelin”/ Presidenti lebanez i kërkon llogari SHBA-së dhe Francës pas sulmit izraelit në Bejrut: Si garantues të armëpushimit, duhet të…

    “Ndaloni Izraelin”/ Presidenti lebanez i kërkon llogari SHBA-së dhe Francës pas sulmit izraelit në Bejrut: Si garantues të armëpushimit, duhet të…

    Presidenti libanez, Joseph Aoun u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Francës, garantuesve të marrëveshjes së armëpushimit që i dha fund luftës midis Izraelit dhe organizatës pro-iraniane Hezbollah, që ta “detyrojnë” Izraelin të “ndalë menjëherë” sulmet e tij, pas sulmit ajror të sotëm në sektorin jugor të Bejrutit.

    Sipas një deklarate nga presidenca, Joseph Aoun “dënoi sulmin izraelit në sektorin jugor”, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe Franca, si garantues të marrëveshjes së armëpushimit, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ta detyrojnë Izraelin të ndalojë menjëherë sulmet e tij.
    “Veprimet e vazhdueshme të Izraelit për të minuar stabilitetin do të përkeqësojnë tensionet dhe do ta vënë rajonin në rrezik të vërtetë, duke kërcënuar sigurinë dhe stabilitetin e tij”, tha presidenti libanez.
    Ushtria izraelite goditi një depo “raketash precize” të Hezbollahut në Bejrut të dielën, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.
    “Me urdhër të kryeministrit Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Katz, ushtria goditi një depo në Bejrut ku Hezbollahu mbante raketa precize, duke paraqitur një kërcënim të madh për shtetin e Izraelit”, tha zyra e kryeministrit izraelit në një deklaratë.

    Top Channel