Tag: bëjmë

  • Ligji i ri, shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit

    Ligji i ri, shkrihet AKU! Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE, çfarë pritet të ndodhë me punonjësit

    Nga data 13 maj, AKU, AKVMB dhe Akuakultura nuk do të ekzistojnë më. Në bazë të ligjit për inspektimin, shërbimet e inspektimit në Ministrinë e Bujqësisë do të kryhen nga një drejtorisë e vetme. Unifikimi i Inspektorateve është direktivë e BE-së.
    Dritan Palnikaj, Sekretari i Përgjithshëm i MBZHR thotë: “Në rastin konkret, për sa i përket Ministrisë së Bujqësisë, nuk kemi të bëjmë me një shkrirje të drejtorive, por kemi të bëjmë me një qendërzim dhe unifikim të këtyre tre drejtorive. Duke qenë se këto drejtori janë të ndara, ne po bëjmë unifikimin e këtyre tre inspektorateve në një, sigurisht që kjo do të rrisë bashkëpunimin dhe mundësinë e koordinimit, që mos të kemi ecejake nga një institucion tek tjetri.”
    Këto ndryshime nuk do të pasohet me largime apo shkurtime të vendeve të punës, pasi drejtoria e re do të ketë administratën e vjetër.
    “Administrata e këtyre tre drejtorive, sigurisht që shumica e tyre do të përthithet nga kjo drejtori e madhe. Në të gjitha rastet kur ne kemi rikonstruktureime edhe në ministri, këta janë njerëzit e parë që vlerësohen për tu punësuar në këtë drejtori”, shton Palnikaj.
    Tendenca e ligjit të inspektorateve është që të ulet sa më shumë numri i inspektorëve dhe inspektimeve në terren, por duke rritur efikasitetin e tyre./tch/

  • Derbi ndaj Partizanit, trajneri i Tiranës: Ndeshje me peshë, pres shumë nga skuadra

    Derbi ndaj Partizanit, trajneri i Tiranës: Ndeshje me peshë, pres shumë nga skuadra

    Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Partizanit.
    “Është ndeshje jetike pasi me gabimet tona e kemi bërë kështu përsa i përket pikëve, jo vetëm si derbi ku dihet që të dyja skuadrat bëjnë mbi maksimumin për ta fituar. Luftojmë për mbijetesën, duhet të bëjmë shumë më shumë se sa Partizani, vuajmë për pikë, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që bëmë me Elbasanin.
    Duhet të kemi fytyrë tjetër jo si me Elbasanin që e nisëm mirë por në fund u treguam të vegjël. Ndryshe është që të vrapojmë, luftojmë dhe besojmë më shumë, pasi ndeshjen e fundit pashë që skuadra ndryshoi besimin. Mua nuk mu duk që u vetëkënaqem por hymë në presion, nuk ja lejojmë vetes, skuadra vuan anën psikologjike. Shpresoj që kundërshtarët të mos jenë në një ditë të mirë, problemin e kemi pasur te vetja dhe jo kundërshtarët. Ne nuk po bëjmë mirë pjesën tonë, kemi bërë ndeshje të mira në minuta të veçanta, duhet të kemi vazhdimësi, nuk ja lejoj vetes dhe skuadrës që të merremi me të tjerat kur vetë nuk jemi aty ku duhet.
    Patjetër që ka një ndryshim, është një skuadër që duhet analizuar me tepër, Partizan me më shumë luftë dhe ego këto dy ndeshjet e fundit, po bëjmë shumë gabime dhe iu kemi bërë ndere kundërshtarëve, duhet ta mbyllim tani. Ne do të mundohemi të sulmojmë për të shënuar golin. Që në ditën e parë në këtë kampionat, e kam orientuar skuadrën vetëm të fitojë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, edhe pse nuk ka asnjëherë siguri, duhet të luftojmë dhe të vraposh.
    Ndodh që bën një ndeshje të mirë dhe humb dhe po ashtu bën një ndeshje të dobët dhe fiton. Tifozët kanë të drejtën e tyre që në këtë moment të jenë të mërzitur dhe e them me sinqeritet, por ne të gjithë largohemi nga Tirana por kjo Tiranë është e tifozëve, në derbi do e kemi mbështetjen e tyre”, tha ai.

  • “Rama të vijë në debat”, Berisha kërkon ballafaqim: T’u themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë

    “Rama të vijë në debat”, Berisha kërkon ballafaqim: T’u themi shqiptarëve se çfarë do të bëjmë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se nëse ai rikthehet në pushtet pas 11 majit, do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë problemit të pronave.Nga Vau i Dejës, ai përsëriti gjithashtu se nuk do të ketë pensionist që do të firmosë për pension më të ulët se 200 euro, dhe se brenda 3 muajsh lista e rimbursimit të ilaçeve do të jetë e njëjta që është në Itali.
    “Unë i premtova asaj dhe i premtoj çdo pronari, se në mënyrë absolute, 4-vjeçari do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronësisë në Shqipëri. Sikundër do t’i japim përgjigje përfundimtare dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë në total dhe përfundimisht”, tha Berisha.
    Ai akuzoi gjithashtu zv.kryeministren Belinda Balluku për shpenzime të pajustifikueshme.

    “Zëvendëskryeministrja Luli Balluku shpenzon për larjen e makinës së saj 10 mijë euro në muaj.Iu garantoj që as sulltanesha e sulltanit të Bruneit nuk i shpenzon kaq. Po si mundet një zyrtare, e njerëzve që marrin 60-70 euro pension, të imagjinojë… po i vjedh ato, se këta janë hajdutë xhepash, kjo i ndan me lavazhin, se nuk arrij ta kuptoj kurrë.Fermerët i garantoj se nafta do t’u jepet me çmim simbolik. I keni parë këto jahtet e miliarderëve që vijnë në Durrës dhe Sarandë. Vijnë dhe marrin naftë me 50 lekë litrin”, deklaroi ai.
    Në fund të fjalës së tij, Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në një ballafaqim për t’u treguar, sipas tij, shqiptarëve se kush ofron programin më të mirë.
    “Por ta përfundojmë me një ftesë, hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti, dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë”, përfundoi Berisha.
    /vizionplus.tv

  • Berisha-Ramës nga Vau i Dejës: Urdhëro po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat

    Berisha-Ramës nga Vau i Dejës: Urdhëro po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë një thirrje kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar një debat publik.
    Gjatë fjalës së tij në Vau i Dejës, Berisha tha se në debatin e hapur të diskutojnë për programet e secilës parti.
    “Dhe unë ua them ju këtu,  nuk jam në politikë absolutisht kësaj radhe për asnjë interes personal.
    Jo, jo. Nuk jam në politikë për interesa pasurie. Nuk jam në politikë për asnjë qëllim tjetër, përveçse misionit të Shqipërisë Madhështore.
    Përveç bindjes time të thellë se shqiptarët në vendin e tyre duhet të begatohen më shumë, të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë.
    Këto janë qëllimet e misionit.
    Por ta përfundojmë me një ftesë: hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë.
    Nuk vjen dot, nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime.
    Prandaj dhe ne më 11 maj votojmë njishin, numrin hyjnor.
    Votojmë njishin, numrin e diellit.
    Votojmë njishin, numrin e fitores.
    Rrofshi ju, rroftë Vau i Dejës. Rroftë Shqipëria.
    Fitore, fitore, fitore!“, shprehet Berisha.

  • Hakerimi i SPAK pranë zgjedhjeve, analisti: Kemi të bëjmë me spiunazh, ka dalë veç maja e ajsbergut

    Hakerimi i SPAK pranë zgjedhjeve, analisti: Kemi të bëjmë me spiunazh, ka dalë veç maja e ajsbergut

    Analisti Ilir Kulla, për hakerimin e tre prokurorëve të SPAK, thotë se gjithçka ka dalë është maja e ajsbergut, pasi prokurorët janë munduar të kuptojnë dëmin se sa i madh është ai.
    Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV ai deklaroi se PAK flet për hakerim, por se në thelb bëhet fjalë për spiunazh.
    Sipas tij, e gjithë kjo vjen në një sezon kur jemi në kulmin e politikës, para zgjedhjeve dhe se në dosje janë një politikan, një zyrtare dhe një biznesmen, janë tre dosje që janë marrë.
    Në të gjitha rastet kemi të bëjmë me spiunazh, mbledhja e të dhënave dhe pastaj shpërndarja e këtyre informacioneve dhe të dhënave me një regji, i ka vajtur dy gazetarëve.
    Çështja është që në momentin që i ka vajtur gazetarit Elvi Fundo, ai ka informuar prokurorin dhe i ka thënë stop mos publiko, më pas kanë shkuar te Zambak Gjoni dhe te ky tjetri, inspektori i IMT i arrestuar.
    Duket qartë që ata nuk e kanë bërë. Varianti i parë kemi të bëjmë me rrjedhjen e asaj që quhet dark web, një ushtri e madhe profesionistësh si hakera, që nuk njihen personalisht, por nëpërmjet kodeve të tyre në web. Zakonisht këta sulmohen natën kur nuk ka aktivitet, kur sulmohet njëri nga muret mbrojtëse, hyjnë dhe merret një nga materialet.
    Nëse kemi të bëjmë me sulm nga jashtë është e pamundur të jenë futur në rrjetën e SPAK, të jenë marrë disa materiale dhe jo të tjera.
    Dhe ndërhyrja e SPAK ka të bëjë me ato të tjera që mund të jenë marrë. Sulme të tilla kanë ndodhur në Shqipëri, dhe në Pentagon dhe në Izrael. Mund të ndodhë kudo dhe te SHISH dhe te qeveria.
    Por tregon se është thyer një nga kodet e qeverisë. Nëse unë që do futem nga jashtë dhe do të sulmoj ty, duhet të kem një indikator, se cili është prokurori, cila është IP, e kam të pamundur pa një informator nga brenda. Se praktikisht goditen IP-të, para se të vete te kompjuteri.
    Kur këto janë të fikura, ka të bëjë me dikë nga brenda që e ka vjedhur informacionin. Nëse ka spiunazh nga jashtë është e pamundur të ndalen te tre dosjet dhe tre prokurorët, nuk ka urdhërues, ka porositës. Nëse është ky variant bie arrestimi i dy të ndaluarve, se në duart e këtyre ka rënë informacioni. Janë ndaluar se kanë qenë shpërndarës të informacionit sekret.
    Varianti i dytë është qe kemi spiunazh nga brenda, për arsye që ne nuk i dimë grupime të brendshme me rivalitet me njeri tjetrin. Apo zyra të tjera të shtetit që kanë rivalitet me SPAK dhe kanë marrë përsipër të marrin informacion. Në këtë rast kemi të bëjmë me një alarm më të madh, me spiunin e brendshëm, dekonfirmuesin. Mund të jetë specialist, OPGJ, gjithçka.
    Në këtë rast kemi të bëjmë me aktivitet kundërspiunazhi. SPAK duhet të gjejë se kush janë këta njerëz. Varianti i tretë, bëhet goditje për të goditur besueshmërinë e SPAK.
    Nga aty brenda një grup njerëzish e kanë bërë të besueshme që goditja të jetë nga jashtë. E gjithë kjo vjen në një sezon kur jemi në kulmin e politikës, para zgjedhjeve.
    Në dosje janë një politikan, një zyrtare dhe një biznesmen, janë tre dosje që janë marrë. Këto janë hedhur për të peshkuar median.

  • “Shkelja këmbën burrit 3 herë”, mashtrimi që të rikthen bashkëshortin

    “Shkelja këmbën burrit 3 herë”, mashtrimi që të rikthen bashkëshortin

    Një faqe online me emrin “Ane vetëm dashuri” e me foto profili të një statuje të deformuar të “Nënë Terezës”, ofron zgjidhje të çdo lloj halli. Dy persona me emrat Elton dhe Ane, apo Alfonsi dhe Aldiona, hyjnë drejtpërdrejtë nëpërmjet aplikacionit TikTok duke treguar mrekullitë që bëjnë.
    Qytetarja: Nuk është puçërr, është si gjëndër dhe më djeg e kështu, ama nuk e di, të bëj ndonjë kontroll a ndonjë gjë.
    Ane-ja: A të dhemb?
    Qytetarja: Shumë, po!
    Ane-ja: E ke te vendi i keq?
    Qytetarja: Po!
    Ane-ja: S’flas dot o zemër, se jam te vendi i mirë.
    Eltoni: Njeriu për halle vjen. Nuk vjen as për muhabet, as për një dicka. Atë siklet, që ke, do ta heq unë edhe nusja ime, që punojmë bashkë.
    Qytetarja 2: O Ane, o vëlla Elton, ma keni zbutur atë pronaren, ma keni bërë, siç ishte në fillim.
    Ane-ja: Do zbutet, ku do shkojë ajo!
    Qytetarja: Ju bëni mrekullira, nuk e di. Nuk kam fjalë. Nuk  kam fjalë, ca me thënë më.
    Disa vajza janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” duke thënë se janë mashtruar, pasi kanë dërguar shuma të ndryshme parash, për të gjetur zgjidhje. Pwr emisionin “Stop” ato rrwfejnw eksperiencat e tyre.
    “Kur hymë në TikTok, gjetëm këtë faqen “Ane bën mrekullira” edhe filluam hymë brenda, si unë edhe të gjitha vajzat dhe u zhgënjyem. Kjo histori ka 3 muaj. Premtonin, që bënin mrekullira, hiqnin sëmundjet, ribashkonin. Unë hyra për ribashkim.”
    “Bashkëshorti më mori dy fëmijët edhe iku, është larguar. Edhe isha shumë në stres dhe i kam bërë të gjitha gjërat e ligjshme dhe ngaqë pashë këtë faqen dhe unë si gjithë gocat e tjera dhe ata më thanë, që unë fëmijët do të t’i kthej.”
    Ato thonë se kanë dhënë nga 50 euro deri në 700-800 euro, për t’u bashkuar me bashkëshortët. Aneja i ka kërkuar qirinj dhe sheqer dhe u ka kënduar, por sigurisht pa rezultat.
    “Shkrijnë qiri, hap letra dhe thotë, që ky vend i mirë, do t’ju bëjë mrekullira. Lutuni te Ane-ja! Në privat thotë është me një kosto. Kostoja në fillim ka qenë 50 euro, vetëm për të parë letrat. Nëse do të investosh për vendin e mirë, ishte kosto tjetër, sipas dëshirës. Kam dhënë 700-800 euro. Dikush lart ka dhënë 170, dikush 500, dikush 400.”
    “I kemi thënë që nuk kemi rezultat. Unë i kam thënë dhe vajzat e tjera. Prisni tha, s’keni besim. Prisni! Ane-ja nuk ju harron. Gënjenin me një fjalë. Këto, që mashtrojnë, të ndalohen, se janë duke marrë njerëz në qafë!”
    Fatin e provoi edhe e infiltruara e emisionit “Stop”.
    Fallxhorja: Mirë, hajde zemër! S’ka problem, ne i pranojmë të gjithë njerëzit.
    Qytetarja: Faleminderit!
    Fallxhorja: Ke marrë qiri ti?
    Qytetarja: Jo! Nuk kam marrë!
    Fallxhorja: Po si vjen kshu? (Qesh) Po unë, ça të shof unë? Dëgjo! Kjo lloj punë këtu, ne e bëjmë… Nuk e bëjmë për hall, e për qejf.
    Bashkëpunëtori: Nuk e bëjmë për lekë.
    Fallxhorja: Ne e bëjmë për juve.
    Bashkëpunëtori: Në e bëjmë, se e kemi udhëzim.
    Fallxhorja: E kemi udhëzim edhe ndihmojmë njerëzit këtu.
    Qytetarja: Jam ndarë nga burri, kam 3 fëmijë, por nuk e kemi bërë divorcin. Tani, unë nuk dua, që të bëj divorcin. Dua që të kthehem, sepse unë po të bëj divorcin, humbas pasaportën italiane, i humbas të gjitha. Ky është halli im.
    Fallxhorja: Tani ne na duhet qiri! Duhet të marrësh, është një dyqan i vogël këtu! Sa veta jeni, aq do marrësh edhe do marrësh edhe 1 kile sheqer të hapur!
    Shitësja: Si je?
    Qytetarja: Si je? Do më japësh 1 kile sheqer të lutem dhe 5 qirinj?
    Aneja e këshilloi, që për të kthyer burrin t’ia shkelë atij këmbën e majtë 3 e herë me këmbën e saj të majtë.
    Fallxhorja: Do ndezësh një çik për “Anen”!
    Qytetarja: Ok!
    Fallxhorja: 1 për “Anen” dhe pastaj do ndezësh të gjithë për ato, që do ti! Do t’i ndezësh vetë!
    Qytetarja: Ok!
    Fallxhorja: Për vendin këtu! Lëre në një cep aty! Tani do ndezësh për personin tënd, bashkëshortin!
    Qytetarja: Ok!
    Fallxhorja: Bashkoji me bashkëshortin aty! Të fundit, për çfarë do ta ndezësh?
    Qytetarja: Për mbarësi!
    Fallxhorja: Si të duash ti! Hasan, Ela. “Ane” të lutem më ndihmo, që këta të dy të mos ndahen, se për këtë ka ardhur. Je me ato ti, apo?
    Qytetarja: Jo!
    Fallxhorja: Nga se vuan ti? Ke ndonjë sëmundje ti kronike?
    Qytetarja: Dhimbje koke, që herë pas here. Migrenë!
    Fallxhorja: Nuk ke ndarje. S’shof ndarje unë. Emri i fëmijëve?
    Qytetarja: Edmond, Gersa, Eljani!
    Fallxhorja: Këto dy të parët janë shumë të mbarë. Kjo e fundit, që përmende ti, nuk më pëlqeu çikë, se di ça ka. Shumë… Është e lënduar kjo, po do rregullohet, nuk kanë gjë. Janë të mbarë si fëmijë këta. Ky e ka të bërë zemra ime. Këtë e kanë ftohur drejt teje.
    Qytetarja: Ç’a duhet të  bëjmë?
    Fallxhorja: Të ndihmoftë “Aneja” këtu te vendi!
    Qytetarja: Ok!
    Fallxhorja: Mbase të mbron dhe kjo gjë. Në qoftë se ti do ta afrosh burrin, në qoftë se ti e do burrin tat, do ta shkelësh 3 herë këmbën e majtë të atij. Të paktën gjurmën e atij. T’ia shkelësh 3 herë me këmbën tënde të majtë, jo të djathtë, sepse e largon. Të majtën e afron dhe në qoftë se e do, do hash 4 herë për burrin tënd nga 2 herë për fëmijët. Jo, jo ha çikë, 4 herë për burrin tënd, 2 herë do hash për fëmijët e tu, se ty të kanë ftohur. Sa ke grindje me këtë ti? Uhhh je e bllokuar. Je me siklet, të kanë ftohur goxha, po në fund fare do të realizohen dëshirat me ndihmën e “Anesë”, që erdhe këtu. Unë them, që çdo gjë do të rregullohet, sepse ti ke ardhur këshu baf, e befas edhe nuk më ke sjellë asnjë rob asnjë gjë.
    Më pas, sheqerin e kënduar t’ia hedhë në kek, duke menduar Anenë.
    Qytetarja: Herë tjetër ç’a duhet të sjell unë tani?
    Fallxhorja: Do të sjellësh bluzën e bashkëshortit tat, tënden edhe të fëmijëve të tu! Kaq! Këtë do ta bësh ndonjë gjë, ose do t’i japësh pak burrit tënd t’ia hedhësh…!
    Qytetarja: T’ia hedh në çaj?
    Fallxhorja: Në ndonjë gjellë, a në çaj a..! Çaji jo të jetë shumë i nxehtë, se i përvëlon trupin, po të paktën të paktën hidhi diku, që edhe me i ba ndonjë kek!
    Qytetarja: Ok!
    Fallxhorja: Ëmbëlsirë t’ia japësh edhe fëmijëve të tu për mbarësi, për më shumë për dashurinë, më tepër dhe mos harro të shkelësh këmbën e djathtë, të majtë tënden, me të majtën e atij hë..! Shkel 3 herë edhe mendo vetëm “Anen” dhe ai do të kthehet totalisht ndryshe. Ishallah bashkohesh edhe do më shkruash në TikTok, si i ke gjendjet e tuja! Kaq! Mirë zemër!/tvklan.al

  • “Nuk mund të aneksoni një vend tjetër”, kryeministrja daneze i përgjigjet ashpër SHBA-së: I bëni nder kundërshtarëve tanë nëse…

    “Nuk mund të aneksoni një vend tjetër”, kryeministrja daneze i përgjigjet ashpër SHBA-së: I bëni nder kundërshtarëve tanë nëse…

    Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, i kujtoi SHBA-ve se “nuk mund të aneksoni një vend tjetër, as edhe me një argument për sigurinë ndërkombëtare.”

    “Danimarka dhe Groenlanda duan të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara,” tha ajo. “Nëse dëshironi të jeni më të pranishëm në Groenlandë, Groenlanda dhe Danimarka janë të gatshme. Nëse dëshironi të forconi sigurinë në Arktik, ashtu siç dëshirojmë edhe ne, le ta bëjmë së bashku.”
    Ajo tha: “Nëse lejojmë të ndahemi si aleatë, atëherë u bëjmë një nder kundërshtarëve tanë. Dhe unë do të bëj gjithçka që mundem për të mos lejuar që kjo të ndodhë.
    Kur ju kërkoni nga bizneset tona të investojnë në SHBA, ata e bëjnë. Kur na kërkoni të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen, ne e bëjmë; dhe kur na kërkoni të forcojmë sigurinë në Arktik, jemi në të njëjtën linjë.
    Por kur kërkoni të merrni një pjesë të territorit të Mbretërisë së Danimarkës, kur përballemi me presion dhe kërcënime nga aleati ynë më i afërt, çfarë duhet të besojmë për vendin që e kemi admiruar për kaq shumë vite?”

    Top Channel

  • “Ka një dosje hetimore për të”, Benet Beci-Berishës: Dikush bën më mirë të shajë, ne bëjmë punën

    “Ka një dosje hetimore për të”, Benet Beci-Berishës: Dikush bën më mirë të shajë, ne bëjmë punën

    Sali Berisha dhe Benet Beci

    ITALI-Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka kthyer përgjigje akuzave politike të adresuara ndaj tij nga kreu i PD Sali Berisha. Ky i fundi nga Shkodra, ku ndodhej një ditë më parë (2 prill), deklaroi se ka një dosje të rëndë hetimore për kryebashkiakun Benet Beci.
    “Shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit. Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama. Por ne jemi kundër politikës së pengjeve,”-u shpreh Berisha.
    Ndërkohë pa cekur në asnjë rresht diskursin poltik Beci u shpreh se puna dhe kantieret e hapura në Shkodër, janë mesazhi më i mirë ndaj çdo akuze politike. 

    Benet Beci: Secili bën më mirë atë që di. Dikush bën më mirë të flasi e dikush të shajë, ajo që ne dimë të bëjmë më mirë është të bëjmë punën. Shkodra nuk ka nevojë për aq shumë për një temperaturë politike, sesa për një motivim pune. Vetëm ktu ku jemi kemi hyrjen e Shkodrës, urën e Bahçallëkut, ky investimi që po bëjmë sot. A ka më shum përgjigje më të madhe më të bukur pë të qetë për qytetin sesa kjo, kshu që nuk do preferoja ta jap përgjigjen me fjalë, le ta japim me punë dhe gjithsecili e kupton. 
    Kryebashkiaku Benet Beci inspektoi nga afër nisjen e punimeve të një projekti të ri në rrugën e Shirokës ku po ndërtohet një korsi e re biçikletash dhe rruga panoramike e liqenit për këmbësorët duke zëvëndëuar pllakat e gurit që krijonin shqetësim për përdoruesit e bçikletave. Janë një sërë investimesh që janë në proces në Shkodër, hyrjen e qytetit, Urën e Bahcallekut, rrugën Shirokë – Zogaj, pastrimin e Liqenit të cilat krijojnë një impakt jo vetëm për banorët e Shkodrës por edhe për vizitorët e shumtë që i drejtohen kryeqendrës së veriut./ZËRI

  • Demalia: Rama ngriti imazhin e Shqipërisë në botë! SPAK duhet të hetojë krimet e Berishës, kemi të bëjmë me vrasje

    Demalia: Rama ngriti imazhin e Shqipërisë në botë! SPAK duhet të hetojë krimet e Berishës, kemi të bëjmë me vrasje

    Zgjedhjet parlamentare të 2025 do të mbahen mend, ndër të tjera, si zgjedhjet ku fushata nga partitë politike ka nisur shumë herët, ndërsa është intensifikuar në 2 muaj para 11 majit, me një gjuhë të ashpër akuzash, shifrash dhe epitetesh.
    Për të folur mbi gjuhën e fushatës dhe jo vetëm, analisti Ilir Demalia ishte i ftuar në “Frontline”.
    Demaliaj theksoi se nëse i referohemi shifrave, Shqipëria ka shënuar një progres të pa përjetuar më parë, në zhvillimin urban dhe turizëm. Gjithashtu, analisti theksoi se imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare është përmirësuar si kurrë më parë.
    “Nëse do i referohemi shifrave padyshim që Shqipëria ka një ndryshim total në këto 12 vjet, në kuptimin e zhvillimit urban, qyteteve, në kuptimin e turizmit, por nga ana tjetër, kjo qeverisje, tre mandate janë shumë. Por nuk nuk janë shumë kur ke përballë një opozitë si kjo opozitë që është sot. Edhe kjo opozitë ka qenë në pushtet.”
    “Unë mendoj që këtu jo vetëm integrimi, por Rama i ka kushtuar shumë kohë integrimit dhe marëdhënieve me ndërkombëtarët, në kuptimin që e ka ngritur në nivelin e Shqipërisë. Shqipëria ka më shumë autoritet se çka pasur para 15 apo 20 vitesh në botë.”
    Për Demaliajn, goditjet e SPAK ndaj zyrtarëve dhe politikanëve që janë aktualkisht në pushtet janë për t’u vlerësuar, por tha se kjo duket edhe një sjellje me standart të dyfishtë e këtij institucioni.
    Për analistin, SPAK duhet të ketë me prioritet për të hetuar masakrat e kryera në kohën e Sali Berishës, të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish.
    “Ne tani s’mund të kishim arrestimin e Veiajt dhe Veliaj bëri ato sjellje që bëri kundër SPAK-ut, mirëpo krahasuar me akuzat që i ka bërë Bersha SPAK-ut, ato nuk janë asgjë. A mos kemi një standart të dyfishtë të SPAK, kjo më shqetëson.”
    “Kemi të bëjmë me vrasje që nuk ka akoma përgjegjës, kemi të bëjmë me piramidat, kemi të bjëmë me Gërdecin, kemi të bëjmë me 4 të vrarë në bulevard.”
    SPAK-u sot rri sikur nuk ka ndodh asgjë, kur ne i dimë të gjitha, u bë dhe film në amerikë për Shkëlzenin dhe Gërdecin. Ndërsa Mediu masohet që po takoj senator në Amerikë. Është një proves që të duket se nuk ka vullnet për ta ndjekur dhe për t’u bdëshkuar.”
    “Kemi dy standarte, përderisa sillet me një mënyrë të tillë më Metën dhe Veliajn, Mediun e lë në fushë të lirë.”

  • “Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill”/ Berisha sulmon Ramën në ‘ditën e genjeshtrës’

    “Problemi është se çdo ditë e ka 1 prill”/ Berisha sulmon Ramën në ‘ditën e genjeshtrës’

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit në Durrës, vijoi sulmet për daljet e Kryeministrit në rrjetet e tij sociale.  Nga biznesi i fasonerisë, Berisha u shpreh se “Sot e ka ditën e tij, problemi është se çdo ditë e ka 1 prill.”
    Ndërsa në lidhje me programin elektoral, ai u shpreh se ‘me gërshërët e ligjit do të pritet dyndja e narko-euros’.
    “Këto zgjedhje janë para së gjithash për ekonominë, ekonominë, ekonominë. Ne kemi përcaktuar ‘Made in Albania’, si krenaria kombëtare dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim prodhimin shqiptar. Të bëjmë gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar. Të lehtësojmë në maksimumin e mundshëm barrën fiskale.Të mbrojmë eksportet. Ju jeni një sipërmarrje eksporti.
    Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro. Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë. Qeveria do kompensojë çdo qindarkë të kursit të euros për të gjithë eksportuesit, gjë e cila i bën ata të punojnë në kushte më të qeta, më të sigurta.
    Të kesh një rënie të euros në 35 përqind sa ç’është rënia, është pothuajse shkatërrimtare pasi këto janë sipërmarrje që kanë të bëjnë me euron dhe shkëmbimi bëhet me euron. Në këtë kontekst, një bord i veçantë do ngrihet për të monitoruar lëkundjet e kursit dhe për të kompensuar për çdo sipërmarrës, gjersa ne me gërshërët e ligjit t’ia presim rrugën dyndjes së kokainës dhe parave të kokainës, për të cilat ekonomia shqiptare nuk ka nevojë.
    Ekonomia shqiptare ka nevojë për prodhim, prodhim, prodhim. Prodhimi në Shqipëri po bie çdo vit. Ka një rënie të dhimbshme sepse shoqërohet me humbjet e vendeve të punës të burrave dhe grave që detyrohen të marrin mërgimin si alternativë të vetme për të mbijetuar. Gjithashtu unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush, energjia elektrike do paguhet me 6 lekë.
    Shqipëria do ketë çmimin më të lirë të energjisë në Europë për biznesin. Ne e kemi pasur, nuk është se po bëjmë diçka të re. Do ta rikthejmë përsëri fuqishëm në mënyrë që t’i japim hapësirë më të madhe investimeve,por edhe të lehtësojmë biznesin. Natyrisht sistemi më i ulët i taksave është zotimi ynë. Taksa 10 përqind është taksa më e lashtë. Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta. Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali.
    Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë. Dhe gjithçka që është e drejtë, funksionon shumë më mirë.Kur e vendosëm taksën e sheshtë në vitin 2005, ne na thanë se do e pësoni nga kjo gjë, do t’u falimentojnë financat. Mirë, u thamë ne FMN-së, ju rrini e shihni si po ecën dhe ne po e bëjmë. Ne e bëmë dhe në fund të 6 muajve, në arkën e shtetit, në buxhet erdhën 300 milionë euro më shumë se sa kishin ardhur me taksat e larta.Pra, taksa e drejtë funksionon shumë më mirë. Lehtëson biznesin, ia lë paratë në konto biznesit dhe biznesi i përdor ato për të investuar, për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës. Në këtë aspekt pra ne do krijojmë lehtësira të mëdha fiskale për biznesin“, u shpreh ai.