Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, komentoi rreth lëvizjeve të deputetit Salianji brenda Partisë Demokratike. Bejko theksoi se Salianji po përpiqet të kuptojë realisht perceptimin e bazës së partisë dhe, mbi këtë bazë, të ndërtojë rrjetin e tij brenda strukturave partiake.
Analisti nënvizoi se përjashtimi i Salianjit nga Kryesia nuk ka bazë statutore, pasi statuti nuk e ndalon një anëtar të Kryesisë të organizojë mbledhje, ndërsa thekson se kryetari i partisë duhet të japë dorëheqjen në rast të humbjes së zgjedhjeve.
Bejko shtoi se të dhënat që Salianji mbledh nga baza mund të shfrytëzohen në mënyrë direkte në vendimmarrjet e Kryesisë së Partisë Demokratike.
“Salianji është futur për të kuptuar realisht se si e percepton baza, dhe në bazë të kësaj kërkon që të ndërtojë bazën e tij. Nëse Berisha përjashton Salianjin apo këdo tjetër. Përjashtimi i Salianjit nuk ka baza statuore.
Është në gabim, sepse statuti nuk e ndalon anëtarin e Kryesisë që të bëjë mbledhje. Ama statuti thotë që kryetari i çdo parti duhet të japë dorëheqjen kur humb zgjedhjet. Salianji të gjitha të dhënat që do mbledhë në bazë, di i çojë në Kryesinë e Partinë Demokratike”, tha Bejko.
Tag: bejko
-

“Lëvizjet e Salianjit ‘shkundin’ PD-në”, Bejko zbardh prapaskenat: Berisha duhet të japë dorëheqjen pasi..
-

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…
Analisti Roland Bejko thotë se Ervin Salianji është ftuar nga demokratët e Gjirokastrës, për të mbajtur foltoren e radhës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se figurat në PD që ikin si disidentë, por u rikthyen në parti, janë servilë të kryedemokratit Sali Berisha.
“Nëse do mbahej një takim në jug, natyrisht që do të mbahet në Gjiropkastër, sepse aty është qendra e qarkut. Edhe kriza më e madh që ka PD, është pikërisht në qarkun e Gjirokastrës. Aty, gati strukturat e partisë janë innekzistene. Asnjëherë nuk u bashkua realisht PD. Demokratët shkuan dhe votuan në zgjedhjet e fundit, sepse nuk kishin ku ta çonin votët. Mbyllën hundën dhe e hodhën votën aty ku nuk donin. Zoti Salianji e ka terrenin e gatshëm në Gjirokastër. Kam dëgjuar që ka pirë kafe me të gjithë demokratët. Siç ka qenë para 2021. Është hera e parë që PD bashkohet në Gjirokastër nën prezencën e Salianjit. Janë disa figura që gëzojnë simpati në bazë. Është kërkesë e demokratëve të Gjirokastrës që e kanë ftuar Salianjin. Si ata te foltorja, dhe ata që nuk bëjnë pjesë te foltorja. Rezultati ishte i dobët në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Ajo që më ra në sy sot, u njoha me disa fakte të lëvizjes së 1990, ata që janë larguar dhe kthyer te Berisha, ata janë qentë më besnikë të Berishës. Merri me radhë dhe shihi pak.”, theksoi ai. -

Bejko: Alimehmeti i frikësuar për karrierën. Berisha nuk pranon kundërshtarë!
Analisti politik Roland Bejko i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News komentoi lëvizjet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke u ndalur te vizita e mjekut dhe deputetit Ilir Alimehmeti në zyrën e Sali Berishës. Sipas Bejkos, pas këtij takimi fshihen dy arsye kryesore: frika për karrierën politike që sapo ka nisur dhe bindja se e ardhmja e Alimehmetit në PD varet ende nga Berisha.
Ai theksoi se kreu i opozitës po shfaq shqetësim nga zërat kritikë në parti, përfshirë Alimehmetin dhe Salianjin, ndërsa akuzoi Berishën se flet për statut, por e ka shkelur vetë atë duke mos u tërhequr pas humbjes së zgjedhjeve dhe duke penguar rritjen e figurave të reja në PD.
“Duhet të ketë disa arsye që Alimehmeti ka shkuar në zyrën e Berishës. Ka kuptuar që nuk mund të ketë lëvizje si Berisha. E para është çështja e frikës, sepse sa e ka nisur karrierën dhe është një nga njerëzit më të votuar. E dyta që Alimehmeti ka shkuar te Berisha është fakti që pa Berishën nuk mund të jetë të ardhme politike për të. Mendoj që këto kanë qenë dy arsyet. Berisha është ai që të prët karrierën, flet për statutin, por kurrë nuk e respektoi atë.
Statuti nuk ndalon një anëtar të Kryesisë që të takojë qytetarët. Berisha flet për statut, por e ka shkelur vetë atë, sepse pas humbjes së zgjedhjeve duhej që të largohej. Berisha është shqetësuar jo vetëm nga fjalimet e politikanëve, Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, por edhe të qytetarëve, sepse u thanë të gjitha dështimet e Berishës.
U premtua që do ketë demokraci dhe meritokraci në fitore, nuk ka, u premtua që do të fitonin zgjedhjet dhe nuk i fituan. Berisha është frikësuar, sepse është mësuar që të mos ketë kundërshtarë. Duke qenë se Berisha e ka mbyllur partinë dhe e kontrollon PD-në, kjo i duket si rrezik. Berisha nuk pranon që të ketë figura që rriten në PD”, tha Bejko. -

Roland Bejko: Lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, shpresa e fundit për ta shpëtuar PD
Pedagogu Roland Bejko foli sot për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Bejko u ndal te lëvizja e re Salianji-Alimehmeti, të cilët duken se po ‘trazojnë’ ujërat në PD, pasi nga deklarimet e tyre ata kanë lënë të nënkuptohet se po kërkojnë një frymë të re në parti.
Sipas pedagogut lëvizja e re Salianji-Alimehmeti është shpresa e fundit për ta shpëtuar PD-në.
Sakaq ai tha se kreu i PD-së, Sali Berisha do përdorë çdo mjet për t’a shkatërruar këtë frymë të re pa u krijuar ende mire.
“Berisha po përpiqet ta shkatërrojë lëvizjen siç ka vepruar gjithmonë përçarës i së djathtës, Ai nxori nga historia studentët e dhjetorit”, tha Bejko në podkastin për gazetën Tema.
“Berisha do të përpiqet të përdorë çdo mënyrë për ta shkatërruar lëvizjen e re brenda PD-së pa u krijuar mirë, ashtu siç ka ndodhur me çdo tentativë për lëvizje të reja brenda së djathtës”. Kështu mendon Roland Bejko, një prej zërave më kritikë brenda së djathtës, dikur pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Në një intervistë për Tema, Bejko flet për një panoramë të zymtë mbi gjendjen aktuale të PD-së dhe rolin që, sipas tij, ka luajtur Sali Berisha në fragmentimin e saj. “Foltoret e dështuara të Berishës dhe sheshi me 300 veta” tregojnë jo forcë, por kapitullimin politik të një lideri që ka humbur lidhjen me bazën e vet tradicionale”, thotë ndër të tjera Bejko duke theksuar se: Berisha ka vepruar gjatë gjithë viteve si një figurë përçarëse brenda së djathtës, duke arritur deri aty sa të nxjerrë nga historia edhe vetë studentët e Dhjetorit, simbolin më të pastër të fillimit të pluralizmit. “Berisha, si përçarës i së djathtës, i ka nxjerrë nga historia studentët e dhjetorit”, shprehet Bejko, duke e konsideruar këtë si një nga devijimet më të rënda historike.
Në vlerësimin e tij, Shqipëria sot është e kapur nga një aleancë e rrezikshme ndërmjet Ramës, Berishës, oligarkëve dhe krimit të organizuar. Bejko e përshkruan këtë si një bllok pushteti ku politika dhe interesat kriminale ndërthuren për të mbajtur vendin peng.
“Rama, Berisha, bashkë me oligarkë dhe krimin e organizuar kanë marrë peng Shqipërinë”, thotë ai, duke vendosur dy figurat historikisht kundërshtare në të njëjtën anë të barikadës së interesave.
Madje, sipas tij, Berisha gjendet sot në pozita të ngjashme me ministrat e Ramës të akuzuar për korrupsion: të dyja palët kanë mbi supe çështje të rënda që i mbajnë të lidhur dhe i pengojnë të kërkojnë transparencë.
Në këtë panoramë të errët, Bejko sheh si dritë shprese: lëvizjen e re brenda PD-së, një proces që ai e quan “shpresa e fundit për të shpëtuar Partinë Demokratike”. Kjo lëvizje, sipas tij, mund të sjellë gjeneratë të re politikanësh në PD, larg ndikimit të Berishës dhe riteve të vjetra të tranzicionit.
Por rruga nuk është e lehtë. Ai flet edhe për “tradhtarët” brenda kësaj lëvizjeje – individë që në momente presioni ose joshjeje nga Berisha kanë braktisur parimet dhe janë kthyer pas. Edhe më problematik, sipas tij, është fenomeni i “armiqve të brendshëm”, njerëz të infiltruar ose të lëkundur që pengojnë çdo proces reformimi.
Bejko thekson ndër të tjera se Berisha është tashmë i zbuluar sepse strategjia e tij e vjetër nuk funksionon më në një realitet të ndryshuar. -

Lëvizjet e Salianjit trembën Berishën dhe klanin e tij/ Bejko: Brenda PD ka disa fraksione, të cilat po…
Analisti Roland Bejko u shpreh se lëvizjet e Ervin Salianjit i kanë bërë nder Berishës, sepse lëvizjet e tij e detyruan drejtuesin e PD të zbresë në terren dhe të mbajë takimet me njerëzit.Ai theksoi se edhe pse zbriti në terren, Sali Berisha nuk tha asgjë konkrete për ta nxjerrë Partinë Demokratike nga kriza ku ajo ndodhet.“Në këtë moment flasin natyrisht që i ka bërë nder dhe i bën nder Berishës, sepse u desh të pihej ajo kafe që Berisha të dilte ai i parë dhe të zbriste në bazë për të mos thënë asgjë, sepse me sa dëgjuam ai nuk tha asgjë. Foli për Kosovë, foli për Amerikën.Foli për gjithçka, foli për seksin e engjëjve, por nuk foli për problem real të PD dhe të tij. Nëse pretendon të nisësh foltoren 2, ti duhet të flasësh çfarë bërë për premtimet e të parës. Nuk merr dot asnjë vlerë, sepse ai nuk po thotë asgjë. Ai aty ka del për të zënë radhën”, tha ai.Gjatë diskutimit në studio, Bejko u shpreh se “kafja” e Ervin Salianjit me aktorët të tjerë të PD e kanë shqetësuar shumë Berishën dhe klanin që e mbështet atë.“Në momentin që zotërinjtë pinë kafe, realisht ata u shqetësuan shumë. Berisha dhe klani i tij i ngushtë, sepse ata e kuptuan se ata kanë më shumë besim te elektorati. Kriza më e madhe që ka sot PD është kriza e besimit, sepse demokratët e kanë humbur besimin te Berisha dhe te grupi i tij i ngushtë zotërinjtë dhe zonjat që u mblodhën aty , janë ata të cilët nuk e kanë konsumuar atë besim të fituar se nuk janë provuar dhe nuk kanë mandate. Kjo i trembi ata”, tha ai.Më tej, Bejko theksoi se në Partinë Demokratike ka disa fraksione, të cilat siç pohoi ai dallohen lehtësisht pasi mbrojnë teza të ndryshme në studiot televizive.“Në orën 23:00, ishin tre kategori të ndryshme që përfaqësojnë PD në tre studio të ndryshme. Realistët që përfaqësoheshin nga Ilir Alimehmeti te një televizion, ishin berishistët që përfaqësoheshin nga Flamur Noka në një televizion, ishin konformistët që përfaqësoheshin nga Gazment Bardhi dhe idealistët që i ndiqni nga divani. Çfarë bën Berisha kur ka grupe të tilla? Merr listën dhe shikon cilat janë dobësitë e atyre që janë në listë dhe në bazë të dobësive ndërton suksesin e vet.”, theksoi ai.
-

Bejko: PD nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berishistët e kanë bunkerizuar
Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë.
“Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat. Pjesa më e mirë atje në PD, janë realistët. Berishistët janë pjesa që po e dëmtojnë PD. Gaz Bardhi, bën pjesë te konformistët, ka qenë përballë Berishës. Rezistuan deri në farë kohe, pastaj u bashkua me të. Nëse bie në dorë të konformistëve, do jetë më keq. Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka ide. Nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berisha po thur plane sesi t’i ndajë këta.”, theksoi ai. -

“PD, parti e bunkerizuar”/ Bejko: E ka humbur identitetin, berishistët po e dëmtojnë
Analisti Roland Bejko thotë se PD është një parti e bunkerizuar.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se PD e ka humbur identitetin dhe berishistët po e dëmtojnë atë.
“Në PD nuk është gjë e re kjo që do themi, është e bunkerizuar, i shërben një individi. Kjo parti sot ka humbur identitetin. Grupimet në parti mbështeten mbi interesa. Kemi vetëm njerëz, kryesisht që i bashkojnë interesat. Pjesa më e mirë atje në PD, janë realistët. Berishistët janë pjesa që po e dëmtojnë PD. Gaz Bardhi, bën pjesë te konformistët, ka qenë përballë Berishës. Rezistuan deri në farë kohe, pastaj u bashkua me të. Nëse bie në dorë të konformistëve, do jetë më keq. Ajo parti, politikisht ka mbaruar. Nuk prodhon dot politikë, nuk ka ide. Nuk është alternativë, nuk mbledh dot njerëz. Berisha po thur plane sesi t’i ndajë këta.”, theksoi ai. -

Sadik Bejko: Mikja, zemra ime, ku je?
Mikja, zemra ime, ku je?Ku jemi ne? Të kam menduar,Po të shkruaj nën PandemiMos jemi avulluar. Të sëmurë,bërë si retë e tjerrura brigjeve,të padukshëm për cilindo tani.Dikur, harruar vetes, u dhuruam te kohërat tona.Te ato që shkuan e vanë,kohëra që gjakuu shterrte në atë që quhej “atdhe”.U blatuam nga ç’ish vetja jonë.Tash kocka.Nuk na njeh njeri.Tash atdheu na qenkej tjetër.Dhe kuptime, jetë na janë tjetër.Vetja, e vockëla, ish vetja jonë ku mbeti?Ku… ku ndodhet ajo ish “e bukura” jonë?Kush? Pyet kush?Kush do të dijë për të tani?Mikja ime, (ku je?) M’u zgjoveTë kërkova nën Pandemi.
ObserverKult
Lexo edhe:
SADIK BEJKO: POEMA MË E BUKUR E DASHURISË U SHKRUA NGA NAIM FRASHËRI
-

“PD në rënie të lirë”/ Fitore e thellë në 5 bashki, reagon analisti:Berisha zgjodhi rrugë hileqare për të fshehur kokën
Analisti Roland Bejko në një intervistë televizive tha se në zgjedhjet e zhvilluara në pesë bashki të dielën, PD ka pasur rezultatin më të keq që nga ’97. Bejko nënvizoi se opozita nuk frymëzon më dhe se demokratët janë të lodhur me gënjeshtra dhe me mashtrime.
“Nuk e mendoja se do të dilte më poshtë se viti më i keq në historinë e saj që ishte ’97. Të gjithë ata që thonë se nuk humbi PD, por kandidatët e pavarur e kanë gabim. Mos mendoni se PD ka një organizim kushedi çfarë që të përballojnë zgjedhjet. Atje ku kanë pasur mbështetës kanë bërë sa të mundur por janë të lodhur po shkojnë drejt vitit të 16 në opozitë. Dhe janë të pamotivuar dhe po fsheh kokën si struci”, tha ai.
Më tej theksoi se deputetët nuk marrin guximin që të organizohen në bazë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike është në rënie të lirë. Bejko u shpreh se halli vetëm i Sali Berishës ishte të mbronte familjen e tij dhe sipas tij të gjithë e kanë kuptuar se është vetëm për hallet e veta personale.
“Berisha ka deklaruar që nuk ketë bojkot zgjedhjesh ai zgjodhi këtë rrugë hileqare për të fshehur kokën në rërë dhe për të lënë trupin jashtë. Në vend që të organizojnë partinë merren me fjalë. Nëse do të kishte një drejtues të përgjegjshëm, por jo ai del edhe flet për çdo gjë por vetëm për rezultatin e zgjedhjeve jo. Tregon një hipokrizi politike që karakterizon lidershipin e PD.
Nuk të vjen kush nga mbrapa duke gënjyer…PD është në rënie të lirë për sa kohë të jetë Berisha. Shikon deputetët që nuk marrin guximin të shkojnë në bazë të organizojnë demokratët për protesta, sepse nuk u vjen më kush. Një pjesë e mirë e demokratëve kanë votuar për kandidatët socialistë. Hallet e veta Berisha i ka zgjidhur. Përfliten shuma të mëdha të aferave…”, tha ai.
Bejko nuk i kurseu kritikat edhe për partitë e vogla duke thënë se “humbën fytyrën e tyre” dhe se sipas tij po të ishin në garë me identitetin e tyre do të vendosnin të paktën një “gurë themeli” për ecurinë në vijim.
“Të bëhesh kryetar bashkie me minimumin historik të votave është e turpshme. Nuk ka legjitimitet moral. Partitë e vogla që dolën me bujë të madhe nuk ishin as ata gjëkundi. Po të ishin në garë me identitetin e tyre nuk do fitonin por do të vendosnin gurë të fortë themeli për nesër. Por mua më tremb fakti se pluralizmi nuk do të jetë funksional në Shqipëri dhe se nuk do ta ndihmojë demokracinë. Tashmë do jemi në një sistem pluralist dominues, kemi një parti që fiton gjithmonë për dobësi të opozitës dhe kemi një parti tjetër të zënë peng. Saliu e ka bërë opozitën vasale të qeverisë”, tha mes të tjerash Bejko. -

“Moçal politik”/ Zgjedhjet e pjesshme, analisti Bejko: Partitë e reja mund të ishin frymëzim, por u bënë…
Analisti Roland Bejko i ftuar në një studio televizive, u shpreh se partitë e reja treguan se ishin instrumente të politikës së vjetër. Sipas tij nuk kanë arritur të krijojnë besim tek qytetari duke shtuar se në këto zgjedhje mund të ishin një frymëzim, por u bënë pjesë e “moçalit politik.”
“Vlora është e inatosur e revoltuar edhe me qeverinë edhe me opozitën. Edi Ramës ia ka dhënë votat me shumicë. Por nuk ja ka borxh që t’i heqë kryetarët e Bashkisë. Për më tepër që kompetencat ia ka marrë pushteti qendror. Ndërsa Partitë e vogla kishin rastin që të ishin sfidues. Por në qytetet e mëdha kishte shumë elektorat gri dhe ky lloj elektorati e do të pavarurin, por jo atë që është gjasme i pavarur. Qytetarët janë gënjyer sot nga të gjitha palët. E rithem se Edi Rama nuk i angazhoi patronazhistët…Por opozita sërish nuk frymëzoi. Partitë që dolën të ashtëquajtura të reja ishin instrumente të politikës së vjetër…”, tha Bejko.