Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike, sipas të cilave ai dhe qeveria e tij kanë kopjuar programin elektoral të opozitës për zgjedhjet e 11 majit. Duke ironizuar këtë akuzë, Rama e cilësoi si “gjëja më qesharake në botë” dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë “kod atomik” ose një informacion kaq të rëndësishëm.
“Qajnë hallin se edhe u kopjua programi, është gjëja më qesharake në botë a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod atomik, a thua se bëhet fjalë për ndonjë kod kasaforte, kodi i Da Vinçit, u kopjua Kodi i Da Vinçit, o Zot o Zot”, u shpreh kryeministri.
/vizionplus.tv
Tag: bëhet
-

Rama ironizon PD pas akuzave se i kopjoi programin: Gjëja më qesharake, u kopjua Kodi i Da Vinçit
-

Shqipëria po bëhet e pajetueshme, do ringremë një infrastrukturë eficente për mjedis të shëndetshëm
Shqipëria po bëhet e pajetueshme, do ringremë një infrastrukturë eficente për mjedis të shëndetshëmNë mbyllje të prezantimit të programit të PD-Shqipëria Madhështore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, vendi po bëhet i pajetueshëm.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, qeverisja e Partisë Demokratike do të ngrejë një infrastrukturë për një mjedis më të shëndetshëm.
Fjala e kreut të PD, Sali Berisha
Ju falënderoj për ndërhyrjet që bëtë.
Paraqitet një program, për të cilin Shqipëria ka nevojë jetike, pa të cilin Shqipëria çdo ditë e më shumë bëhet një vend i pajetueshëm, çdo ditë e më shumë bëhet një vend i pashëndetshëm.
Dua t’u garantoj se qeveria e ardhshme në një aspekt do jetë qeveria më miqësore ndaj mjedisit dhe të gjithë faktorëve që përbëjnë kompleksin e tij.
Portofoli i këtyre fushave do të jetë një ndër më të rëndësishmit.
Ju siguroj se nuk do lëmë ligj pa miratuar, kriter pa zbatuar, investim pa bërë, që të shënojmë një kthesë rrënjësore në ruajtjen, zhvillimin e mjedisit, e zonave të mbrojtura, e pasurive të tyre të pafundme.
Mbrojtjen nga ndotjet të ajrit, të tokës, të ujërave.
Për ne, janë dhe do mbeten përparësi të mëdha.
Ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët në përputhje me standardet më të mira, të përfitojnë maksimalisht nga pasuritë e pafundme të pyjeve, kodrave, maleve, kullotave të këtij vendi.
Të bimëve aromatike, medicinale dhe bimëve të tjera.
Do të ringremë një infrastrukturë efiçente me të gjitha institucionet dhe institutet e domosdoshme për të përmbushur këtë mision, për t’i rikthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve një mjedis të shëndetshëm, një mjedis të begatë natyror.
Ju ftoj që çdo propozim që keni, t’ua dorëzoni zotërinjve drejtues të departamentit sipas fushave.
Ky program do të publikohet pasi të pasurohet me vërejtjet, sugjerimet, propozimet tuaja.
Ju falënderoj shumë për angazhimin tuaj.
-

“Simbol i Athinasë”/ Rama i përgjigjet Berishës nga Athina: Nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf! Nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi, por peshqesh nga diktatura komuniste
Edi Rama: Doli (Berisha) dhe tha që ishte krenar se ishte buf. Bufi ka qenë simbol i Athinasë dhe simboli i urtësisë dhe bukurisë dhe ju e dini vetë sa super-seksi që është, por problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf. Bufi i grekëve dhe romakëve, ishte ai që quhej bufi i vogël, ndërkohë ky bufi ynë është ai që populli thotë: ‘Ç’më rri aty o buf kënete’. Ai bufi ynë mbizotëron në një llum që i ka penguar shqiptarët për kaq shumë vite. Dhe atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vetëm, por peshqesh nga diktatura komuniste.
Top Channel
-

Skandali me mishin e pulës me salmonelë, Reagon ministrja Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, duke folur ekskluzivisht për Euronews Albania, para një takimi të Kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, u prononcua dhe në lidhje me filetot e bllokuara për shkak të përmbajtjes së salmonelës.
Sipas ministres, AKU ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është e angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.
Denaj theksoi ka pasur reagim por se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.
“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet.Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, deklaroi Denaj.
-

13 ton fileto me salmonelë në vend, ministrja Denaj: Nuk bëhet politikë me ushqimin
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me skandalin e mishit të pulës së infektuar me salmonelë, që u importua nga Brazili dhe u hodh në tregun shqiptar.
Në një prononcim për Euronews Albania, përpara takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë, Denaj tha se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka kryer detyrën sipas protokolleve dhe ka marrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë ushqimore.
Ajo theksoi se çështja është tashmë në duart e institucioneve dhe nuk duhet të politizohet. “AKU ka realizuar kontrollet e nevojshme dhe ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Kjo çështje i takon institucioneve përkatëse, si krimi ekonomik dhe policia, për të dhënë gjykimin e tyre,” deklaroi Denaj, duke shtuar se politika nuk duhet të ndërhyjë në këtë çështje.
‘Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun,‘ deklaroi Denaj.
Një sasi prej 27 tonësh fileto pule, e importuar nga kompania “Dimal Inc” në Shqipëri, u konfirmua e infektuar me bakterin Salmonella Typhimurium. Ky bakter është i njohur për shkaktimin e sëmundjeve gastrointestinale te njerëzit dhe mund të çojë në simptoma si temperaturë e lartë, lodhje, dhimbje barku, diarre ose kapsllëk.
Sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit regjistrohen rreth 9 milionë raste të etheve tifoide, me mbi 110,000 vdekje në botë.
Ministrja Denaj siguroi qytetarët se autoritetet po ndjekin rastin dhe se protokollet e sigurisë ushqimore do të zbatohen me rigorozitet për të shmangur raste të ngjashme në të ardhmen.
në kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. -

Nga “kaubojsi” euroatlantik te kandidati që hyri në listë me dy telefonata, kë do të votojmë në 11 maj?
Në një emision televiziv këtë të shtunë ishin të ftuar 4 kandidatë të cilët janë pjesë e listave për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
Duke qenë nga të gjitha anët e spektrik politik, kandidatët shprehën opinionin e tyre për programet, situatën politike në vend dhe fituesin e këtyre zgjedhjeve.
Ethem Aga, i renditur si kandidat i Tiranës në listën e PD, deklaroi se ka motivimi i njerëzve ka qenë ai që e ka shtyrë për të kandiduar në këto zgjedhje. Njësoj si lideri i tij, ai mendon se diaspora do të bëjë diferencën në këto zgjedhje.
“Ka disa javë që bëj fushatë. Kam parë njerëz të motivuar. Kam shkuar në Petrelë, Vaqarr dhe kam parë njerëz të motivuar. Kjo më ka bërë që të kthehem. Jam përfaqësues i diasporës në këtë listë. Diaspora është më e motivuar se kurrë për ndryshim. Do të bëjë diferencën dhe unë mendoj që 2025 do të jetë viti i diasporës”, tha Aga.
Ibrahim Disha, është pjesë e Nismës Shqipëria Bëhet në 11 maj. Ai rrëfeu se gjithmonë ka dëshiruar të kontribuojë në Shqipëri dhe këtë gjë e ka bërë dhe me aplikimet që ka bërë për të qenë pjesë në institucionet e reja të drejtësisë. Kandidati tregon se i kanë mjaftuar dy telefonata për t’iu bashkuar Nismës bëhet.
“Kam tentuar të hyjë për vettingun këtu. Por u rrëzova pasi më thanë që nuk kam 15 vjet si jurist, por unë e kaloja. Aplikova për BKH dhe kam mbaruar shkollën më të lartë për oficer policie. Nuk e kundërshtova. Tani e vendosa në janar që të vij. Jam shumë i lidhur me problemet politike në Shqipëri. Tirana është një kryevepër e Ballkanit. Nuk ka një diskutim për të mirën e shqiptarëve. Mendova që me kapacitet që kam të aplikoj te Shqipëria Bëhet. Ishte një proces i shpejt, pati dy biseda telefonike dhe ja ku jam kandidat”, tha Disha.
Kandidatja socialiste në qarkun e Vlorës, Mjaftesa Sulaj ka vendosur të braktisë Amerikën për të qenë në listat e mazhorancës. Ajo shikon ndryshime në vend dhe një program qeverisës të denjë nga ana e qeverisë për këtë mandat të ri që synon.
“Unë jam kthyer për pak kohë në Shqipëri për të qëndruar një muaj dhe pashë një ndryshim drastik edhe për shkak të politikave të ndjekura. Dua të kontribuoj në promovimin e Vlorës. Me kryeministri Rama, vendi ka patur një zhvillim të madh. Administrata ka ndryshuar. Punësimet janë më reale, më të drejta, më efikase. Jemi një vend në zhvillim, nuk duhet të jemi kaq skeptikë. Unë jam futur në punë me aftësitë e mija, pa i dhënë lekë askujt. Nëse do të shikoni programin, mund të shihni rritjen e rrogave, pensioneve… ka gjëra shumë në program”, u shpreh Sulaj.
“Kaubojsi” Eduard Ndocaj, do të jetë pjesë e Koalicionit Euroatlantik në këto zgjedhje. Ndocaj kërkoi pensionimin e Berishës dhe Ramës dhe Bashën kryeministër.
“Më intereson rrotacioni. Dy individë e mbajnë peng vendin. Kemi mbi 1 milionë shqiptarë të larguar në 12 vite. Kjo na ndan me Ramën. Unë jam ndarë me të që në 2014. Bën dhe një ligj antikushtetues me lista të mbyllura. I shoh në lista që nuk do të dalin deputetë kurrë. Kemi Berishën që tani duhet të merret me nipër e mbesa pasi është 81 vjeç. Ai duhet të ishte para drejtësisë. Basha e meriton të jetë. Ka shumë arsye”, tha Ndocaj. -

Neymar do bëhet sërish baba! Zbulohet gjinia e fëmijës në një super festë
Neymar do të bëhet sërish baba. Bruna Biancardi, partnerja e brazilianit të PSG, me të cilën ka një vajzë, ka treguar në profilin e saj në Instagram pamjet e përgatitjes për ceremoninë e zbulimit të gjinisë së fëmijës, në të cilën morën pjesë të gjithë familjarët.
Videoja tregon përgatitjet për zbulimin e gjinisë së bebes. Gjithçka arrin kulmin kur familja shtyp butonin. Kaskada e konfetit rozë nuk lë asnjë dyshim: Bruna Bianciardi dhe Neymar do të kenë një tjetër vajzë.
-

Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja e tij Alisa Jalize, sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti.
Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.
Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti. -

Ernest Muçi bëhet gati për derbin që është një “ferr i vërtetë”, sot luan kundër Galatasarait si titullar
Ernest Muçi nuk mori aspak minuta në ndeshjet e marsit të Kombëtares Shqiptare. Sulmuesi shqiptar nuk u aktivizua nga ana e trajnerit Silvinjo, i cili vazhdon që të preferojë për të mos u mbështetur te Muçi.
Ndërkohë në Turqi, te Beshiktashi, Muçi vazhdon me disa luhatje, ndeshje të një niveli tjetër duke i magjepsur të gjithë tifozët dhe në raste të tjera, paraqitje zhgënjyese. Por sipas mediave turke, Muçi pritet që sot në Beshiktash-Galatasarai ta nis nga minuta e parë. Kjo përballje fillon në orën 18:30 dhe padyshim që një gol i Muçit në këtë takim, do të merrte një jehonë të madhe. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

Monika Kryemadhi jep lajmin e mirë, bëhet gjyshe për herë të parë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi përmes platformës “Facebook” ka dhënë lajmin e mirë, është bërë gjyshe.
Kryemadhi shpreh fjalët e ndiera për bijën e saj, Sara Meta, ndërsa njofton se ajo ka sjellë në këtë botë një vajzë.
Postimi i plotë:Sot Sara e vogël u bë e Madhe u bë mami. Sara sot statusi yt social është ngritur në piedestal sot qenia jote merr komplet kuptim tjetër, jeta jote sot do të ekzistoj në çdo sekondë për vajzën tënde , ti do lutesh që Zoti të të japi forcë për të jetuar dhe do durosh çdo dhimbje, do sfidosh çdo gjë për një qëllim, atë të të qenurit NËNË.
Mirë se erdhe në Club Sara Alvora.