Tag: bëhen

  • Samiti në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

    Samiti në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

    Në 16 maj, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se është krenari, që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit.
    “Mirëmëngjes dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

  • “Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”, Rama: Ja pse nuk e kemi hequr

    “Koncesioni i skanimit në dogana, më i gabuari”, Rama: Ja pse nuk e kemi hequr

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një aktivitet në Portin e Durrësit ku u takua me përfaqësues të bizneseve të transportit, për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama tha se koncesioni i skanimit në dogana është “më i gabuari i mundshëm”, por tha se qeveria e tij kur erdhi në pushtet u gjet përpara faktit të kryer dhe se kjo situatë do të vazhdojë deri në vitin 2030.
    Rama u shpreh se ky koncesion nuk është hequr për shkak se do të krijonte një kosto të lartë në arbitrazh, ndaj u shpreh se me anë të një marrëveshje do të lehtësohet procesi i skanimit. Rama tha se ajo që do të bëjnë është që nuk do bëhen 100% kontrolle, por kontrollet do bëhen në bazë të riskut.
    “Tema për të cilën jemi këtu është skaneri. Ky është një koncesion më i gabuar i mundshëm që mund të imagjinohet. Një koncesion atipik që ne e kemi trashëguar. Nuk e kemi pasur mundësinë ta godasim për shkak të paktit që, ashtu siç është kopsitur, do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston për ju. Kemi bërë një negociatë me ju që atëherë, duke e ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht, sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës.
    Këtu jemi para një situate që do të zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do të bëjmë ne është që, duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja dhe kontributet tuaja si taksapagues, do të fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por në bazë të kontrollit sipas riskut. Pra, nga 100 dalje nga porti, vetëm në 10 raste do bëhet skanimi. Është një shifër e arsyeshme si fillim, më pas do të shkohet më pak për të kaluar në një skemë që nuk do jetë e ndarë me ju, por në një numër më të vogël kontrollesh, por kontrollesh të befasishme, që do të bëhen gjithmonë mbi bazë të riskut apo sinjalizimit për të parë nëse ka probleme apo jo.
    Përtej kostos marramendëse që ka ky koncesion për operatorët, ka të mirën që ka ulur në mënyrë të ndjeshme kontrabandën”, tha Rama. Rama tha se tanimë projekti më i madh i qeverisë tani është porti i ri i Durrësit.
    “Ne do ndërtojmë portin e ri, që do të jetë ultramodern, me standarde ndërkombëtare dhe nivele të larta, në Europë nuk para ka të tillë, ndërtohen kryesisht në vende jashtë saj, është bërë procesi i fazës së parë të selektimit dhe kemi hyrë në të dytën, për të rizgjedhur fituesin. U ribë procesi si pasojë e rregullave strikte dhe tani u dha rezultati, po vijohet me fazën e dytë, shpalljen e fituesit, lidhjen e kontratës dhe fillimin e ndërtimit, ku do jetë niveli më i lartë i teknologjisë, do ketë edhe një komponent ushtarak që do përdoret nga NATO,” tha Rama.

  • “Pakthyeshmëri të reformës në drejtësi”, Rama: Palët politike e kanë të vështirë të bëhen bashkë, por jo institucionet

    “Pakthyeshmëri të reformës në drejtësi”, Rama: Palët politike e kanë të vështirë të bëhen bashkë, por jo institucionet

    Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE” tha se Kuvendi nuk është në lartësinë e duhur.

    Edhe pse palët politike e kanë të vështirë të bëhen bashkë, theksoi kryeministri, kjo s’duhet të ndodhë me institucionet, të cilat punojnë për një qëllim të përbashkët.
    Një ndër pikat kyçe, Rama cilësoi garantimin e pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi, të cilën e konsideroi “sfidë të sfidave”.
    Rama: Qeveria të japë llogari në Parlament nëse nuk arrin objektivat e këtij procesi. Adresimi i çfarë kemi mësuar në 10 vite, s’mund të ketë adresim nëse të gjithë nuk kontribuojnë. Sirena në sfond është kolona zanore më perfekte në këtë që po përpiqem të them. Garantimi i pakthyeshmërisë së reformës në drejtësi është sfidë e sfidave.
    Momenti që ne hyjmë në BE s’është më alarm, por deri kur të jemi në BE duhet të jetë i vazhdueshëm që reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme. Pakthyeshmëria të jetë një nga pikat kyçe. Ulja e konflikti politik, ambicie që kërkon një kapacitet të rishkrimit të historisë, jo në letër, por në mendje, do duhet kohë por nëse palët politike e kanë të vështirë të bëhen bashkë, s’mund ta kenë institucionet të bëhen bashkë, pushtetet e pavarura të bëhen bashkë, në emër të pavarësisë prej njëri tjetrit për të kontribuar për një proces reformimi dhe shtetbërje që është misioni i tyre i përbashkët.
    U vërtetua nga koha që komisioni krijoi një moment angazhimi shumë përtej mureve të institucioneve e shtriu këtë debat kudo. Kuvendi nuk është në lartësinë ku duhet të jetë dhe ky proces mundet ta çojë, do të jetë për një kohë të gjatë në një rol të dyfishtë, politikbërjes së brendshme dhe mbikëqyrjes së anëtarësimit.
    Ne s’jemi perëndimorë të përkëdhelur nga fati, si ata që janë rritur në Evropën e viteve 70-80, ne jemi rritur në ferr, e dimë shumë mirë që BE është më shumë se sa një bankomat, është vendi i shpëtimit tonë nga historia jonë. S’mund ta shohim BE me sytë e të shkuarës, por të shkuarën me sytë e BE.

    Top Channel

  • “Durana Tech Park, krijohen 5 mijë vende pune”/ Rama: Ata që merren me teknologji duhet t’i mbajmë afër, ndryshe bëhen hakera dhe problem

    “Durana Tech Park, krijohen 5 mijë vende pune”/ Rama: Ata që merren me teknologji duhet t’i mbajmë afër, ndryshe bëhen hakera dhe problem

    Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e dhënies së certifikatave për rezidentët e parë të “Durana Tech Park” për hapat e reja teknologjike në vendin tonë.

    Ai ka zbuluar se tashmë e-Albania do të ketë një asisten virtual që do të përgatisë të gjitha dokumentet e kërkuara nga qytetarët, jo vetëm orientimin në kryerjen e veprimeve.
    “Sot ky park faktikisht çon përpara një revolucion dixhital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet, së shpejti do të prezantojmë modelin tjetër të inteligjencës artificiale në shërbimet publike, do të kalojmë nga asistentja dixhitale i e-Albania që vetëm orienton marrësit e shërbimeve me zë, në një nivel krejt tjetër ku asistentja do të bëjë të gjithë punën që sot hyn dikush për të marrë shërbimin.
    Asistentja nuk do të të orientojë, por do të marrë porosi me gojë dhe do të bëjë shërbimin. Kjo është çështje javësh në mos 1 apo dy muajsh që ky nivel tjetër i asistencës në shërbimet digjitale të bëhet i aksesueshëm për publikun”, tha Rama.
    Ndër të tjera, Rama foli për mundësitë e punësimit, rreth 5 mijë, për të gjithë ata që merren me teknologji.
    “Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave.
    Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do të thotë me paga shumë të larta. Shumë më të larta se pagat tona. Synojmë të rrisim eksportet dhe të ardhurat tona brenda dy dekadave, nga kjo iniciativë. Gjë që e kemi studiuar dhe konfirmuar së bashku me partnerët tanë francez dhe po ashtu synojmë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë periudhës që flas të jenë mbi gjysmë miliardë euro”.
    Rama u shpreh se ata që merren me teknologji duhet t’i mbajnë sa më afër, ndryshe ata do të bëhen hakerë.
    “Në fund fare dëshiroj që dhe një herë tjetër, ti bëj me dije të gjithë djemve dhe vajzave që punojnë në këtë sektor… ta shikojnë Durana Tech Park si atdheun e tyre brenda atdheut tonë të madh, atdheun e një shoqërie dixhitale që aty brenda ka komplet të tjera rregulla në funksion, të mënyrës se si funksionon mendja e këtyre, gjë që unë nuk e di ta them se si, por unë them në mënyrë të admirueshme. Di ashtu që këta njerëz më mirë ti kesh me vete se kundër, se kur i ke kundër të bëhen hakera, kur bëhen hakera bëhen problem”.
     
     

    Top Channel

  • Rama: 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online, kursehen 650 milionë euro në total

    Rama: 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online, kursehen 650 milionë euro në total

    Kryeministri Edi Rama në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, tha se është e rëndësishme, që revolucioni dixhital të thellohet edhe për thjeshtësimin e pagesave në vend.
    Rama u shpreh se 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online dhe kursehen 650 milionë euro në total tek qytetarët.
    Rama: Më vjen mirë, se kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por këtë herë e mbajtën, këta të Mastercard-it e mbajtën këtë fjalë. Por mesa duket ka edhe një përqindje ADN-je këtej nga Ballkani dhe ja ku është, u kthye për të realizuar këtë dhe e mbajti fjalën.

    Për ne është e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, edhe për faktin se e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar me produktin e gatshëm. Edhe për ne është e rëndësishme, që revolucioni dixhital të thellohet edhe për thjeshtësimin e pagesave në vend. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme me shërbime online, 95% e tyre bëhen online, nuk kemi arritur ende të bëjmë online martesën, se na duhen dëshmitarët, të dashuruarit etj. etj., nuk e kemi arritur, por mbase një ditë do e arrijmë.
    Por ka edhe si ato me gjurmët e gishtërinjve, ku kërkohet prania e personit. 650 mln euro të kursyera nga ky program i shërbimeve online. Kemi të dhëna masive negative për sa i përket masivitetit të cash-it dhe pak me pagesa bankare. Nga 30% të personave me llogari bankare, tani kemi në 80% të qytetarëve me llogari bankare.
    /vizionplus.tv