Tag: bëhen

  • Blerja e diplomave/ Pëllumb Kulla: Një nga krimet më të rënda në Shqipëri, këta bëhen drejtorë, shefa, ministra

    Blerja e diplomave/ Pëllumb Kulla: Një nga krimet më të rënda në Shqipëri, këta bëhen drejtorë, shefa, ministra

    Regjisori dhe autori Pëllumb Kulla tha në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se blerja e diplomave është një prej krimeve më të mëdha që është bërë në Shqipëri.

    “Është një nga krimet më të mëdha që është bërë në këtë vend. Sepse ata që kanë blerë këto diploma, bëhen shefa, bëhen drejtorë, ministra, Presidentë ndoshta, është shumë e rëndë, një krim i padënuar”, tha ai.

    Po ashtu Kulla vuri në dukje se Shqipëria është shumë mbrapa në mbrojtjen e pronësisë intelektuale:

    “Aty jemi mbrapa shumë. Aty jemi kaq mbrapa sa unë mendoj se autorët këtu, prona intelektuale s’ruhet, s’janë mekanizmat për ta çuar deri në fund mbrojtjen”.

    I pyetur nga moderatori Mustafa Nano mbi alibinë e atyre që pretendojnë se kushdo që të ishte në pushtet në Shqipëri do kishte abuzime dhe arbitraritete, Kulla shprehet:

    “Alibia vjen nga opinionistë të ndryshëm, prapa thënieve të tyre ka interesa, dhe ata ruajnë këtë anësi. Mendoj që një shoqëri më e emancipuar, më e drejtë, më e hapur, mund ta bënte më mirë të kundërtën e famshme”.

  • Instagram teston përsëri funksionin e ripostimit

    Instagram teston përsëri funksionin e ripostimit

    Instagram është duke testuar një veçori të re ripostimi. TechCrunch raportoi se rrjet social aktualisht po kryen disa testime që ju jep përdorzesve opsionin për të ripostuar përmbajtjet.

    Aktualisht testimet po bëhen me ripëshpërndarjen e një postimi e cila shfaqet në kohështrirjen e përdoruesit si një postimi i ri. Platforma ofron mundësinë që përdoruesit të ripostojnë historinë e dikujt tjetër por ripostimi i postimeve është i pamundur.
    Një përfaqësues i kompanisë tha se testimet po bëhen por refuzoi të komentonte. Instagram bërë një testim të ngjashëm në 2022 dhe 2017.

    Duke qenë se kompania vazhdimisht ka bërë përpjekje për implementimin e kësaj ideje, është e mundur që ofrimi i këtij funksionaliteti të bëhet realitet më në fund.
    Kujtojmë se platforma ka disa kategori përmbajtjesh si postime, historitë, reels dhe mesazhet direkte. /PCWorld Albanian

  • 67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike, vetëm në IA rreth 57 mln, sulmet po sofistikohen,…

    67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike, vetëm në IA rreth 57 mln, sulmet po sofistikohen,…

    Më të sofistikuara dhe më keqdashëse, po bëhen sulmet kibernetike në vorbullën e këtij revolucioni digjital. Sulmi ndaj sistemeve online në Shqipëri i ndodhur tre vite më parë nga Irani, nuk duhet të përsëritet, për këtë arsye institucionet shqiptare planifikojnë të shpenzojnë 67 milionë euro, për të bërë investime në staf dhe në teknologji të avancuara për të rritur sigurinë kibernetike. Në strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030, të hedhur për konsultim publik, thuhet se duhet të rriten kapacitetet teknike dhe profesionale për të përballuar sfidat e hapësirës digjitale.
    “Sfidat e sigurisë kibernetike bëhen edhe më të mëdha si pasojë e rritjes së vazhdueshme të numrit të sulmeve kibernetike, si dhe nga niveli i lartë dhe sofistikuar i këtyre sulmeve, të cilat shfrytëzojnë teknologjitë më të avancuara. Objektivat e këtyre sulmeve po bëhen gjithnjë e më të gjera, duke përfshirë jo vetëm sektorin publik, por edhe shërbime jetike, si shëndetësia, financat, transporti dhe energjia”, thuhet në strategji. Për të krijuar sisteme të forta me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulme të sponsorizuara nga shtete, organizata kriminale apo grupe keqdashëse, do të investohen 57 milionë euro për implementimin e teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale për zbulimin, parandalimin dhe reagimin ndaj sulmeve kibernetike.
    “Shteti, ekonomia dhe qeveria shqiptare përballen me kërcënime të vazhdueshme kibernetike, që kërkojnë vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur infrastrukturën kritike, rrjetet e sektorit publik dhe të dhënat e qytetarëve”, thuhet në strategji. Po ashtu do të investohet në struktura inteligjente për të parandaluar aktivitetet ekstremiste dhe terroriste në hapësirën digjitale, me qëllim parandalimin e propagandës ekstremiste online. Vetëm gjatë vitit të shkuar janë regjistruar në vend 971 vepra penale në fushën e krimit kibernetik me rritje prej 44,5% në raport me vitin 2023, kur ishin regjistruar 672 vepra penale të kësaj natyre.

  • Balluku i përgjigjet akuzave: Nuk i njoh drejtorët e Fierit, nuk t’i japin ata votat

    Balluku i përgjigjet akuzave: Nuk i njoh drejtorët e Fierit, nuk t’i japin ata votat

    Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku, pati një lidhje live me emisionin “Opinion”. Ajo theksoi se mandati i 12 i fituar në këtë qark erdhi si pasojë e mbështetjes plebishitare nga fierakët, pasi sipas saj, kanë votuar edhe shumë të djathtë. Balluku u shpreh se zgjedhësit shqiptarë nuk shkojnë më për tifozëri.
    “Ka filluar që të vlerësojë CV e atij që i ulet përballë. Pra çfarë ka bërë ky personazh, ky politikan që ulet me të në një takim, në një tryezë”, tha Balluku.
    Ajo theksoi se vetë personalisht shkoi në qark me një program politik. Ndryshe flet për kundërshtarët.
    “Skuadra kundërshtare ka zgjedhur të bëjë fushatë përmes Facebook pa takuar njerëz duke akuzuar kundërshtarët dhe duke mos premtuar asgjë”, tha ajo.
    Një nga akuzat që i janë bërë Partisë Socialiste është edhe fakti që ka përdorur administratën në zgjedhje. Balluku theksoi se nuk i njeh drejtorët e administratës së Fierit. Ajo theksoi se takimet bëhen pasdite dhe nuk t’i fitojnë ata zgjedhjet.
    “Personalisht unë nuk i njoh drejtorët që janë në administratën e Fierit, në daç besoje këtë, në daç mos e beso. Nëse ka drejtorë që janë struktura partie nga kohë përpara, ata vazhdojnë jetën e tyre, takimet bëhen pasdite, nuk bëhen në mëngjes. Drejtorët e Fierit, as kam interes që t’i përfshija në fushatë pasi ashtu siç mund të kenë ndonjë aftësi për të ndihmuar, nga ana tjetër më shumë prish punë administrata të siguroj për këtë sepse sido që të jetë, një administratë krijon dhe pakënaqësi. E kam parim këtë gjë, por është shumë e vështirë që ta shpjegosh. Nuk t’i japin votat drejtorët. Do i referohem prapë 2013-ës. I kishte Sali Berisha gjithë drejtorët. Duhet ta harroni këtë sepse bëhen akuza, por nuk po shohim faktet”, tha Balluku.

  • Në verë rrezet e diellit bëhen më të forta, si të kujdesemi për lëkurën dhe flokët pa shpenzuar shumë?

    Në verë rrezet e diellit bëhen më të forta, si të kujdesemi për lëkurën dhe flokët pa shpenzuar shumë?

    Tani që vera është në prag, rrezet e diellit bëhen më të forta dhe temperaturat ngrihen, ndërsa lëkura jonë kërkon më shumë freski, mbrojtje dhe kujdes të lehtë.

    Vera nuk është vetëm koha për pushime – është edhe sezoni ideal për të rifreskuar rutinën e bukurisë me produkte që janë njësoj të mira për lëkurën dhe për planetin.

    Në fakt ekziston një linjë, e ndërtuar mbi përbërës të riciklueshëm, si mbetjet e frutave, vajrave apo kafesë – të rikthyer në jetë përmes produkteve inovative për fytyrën, trupin dhe flokët. Marka britanike në fjalë është bërë sinonim i bukurisë që ka kuptim, dhe përmes Ritual Beauty, tashmë është edhe më afër jush – në zemër të Tiranës.

    Çfarë duhet të ketë rutina juaj verore?

    Deodorant i ripërdorshëm – për freski të përditshme, pa plastikë dhe pa alumin. Me aromë natyrale dhe paketim elegant metalik, ky produkt është perfekt për dhe mund të lëvizni sa të doni.

    Seti për fytyrë: Pastrim, tonifikim dhe hidratim– trioja bazë që nuk duhet të mungojë. Një pastrim i butë, një tonik freskues me acid hialuronik dhe një krem hidratues i lehtë me aloe vera – për lëkurë të pastër dhe të balancuar në çdo moment të ditës.

    Shampo & balsam – për flokë të ushqyer dhe të shëndetshëm pas diellit dhe kripës së detit. Formula e pasur me vaj rozmarine dhe vitaminë B5 kujdeset për skalpin dhe gjatësitë, pa i rënduar ato.

    Produkte të tjera nga UpCircle keni edhe më poshtë dhe mund t’i gjeni në website-n zyrtar me çmime promocionale. Veçantia e tyre është se janë

    -100% natyral
    -Vegan & cruelty-free
    -Me përbërës të ricikluar
    -Në ambalazh të qëndrueshëm ose të ripërdorshëm

    Kjo është vera juaj dhe mund të shkëlqeni me produkte që jo vetëm kujdesen për ju, por edhe për planetin tonë të përbashkët.

    Eksploroni koleksionin veror në: ritualbeauty.al/upcircle
    Ose vizitoni Ritual Beauty në Tiranë dhe lëreni ekspertët t’ju ndihmojnë të ndërtoni rutinën tuaj ideale.

  • Evi Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

    Evi Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

    Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë.
    Sipas saj, kjo nuk do të ndodhë, pasi Berisha ka përdorur pikërisht një fondacion, që mos të publikohet burimi i vërtetë i parave.
    “Një sqarim meqënëse kam dëgjuar disa komentet nëpër median shqiptare nëse donatorët e fondacionit të Seçit do bëhen publike në Amerikë apo jo;
    E vetmja arsye që mund të përdoret një fondacion në lidhje me lobimet, është për të mbajtur privat donatorët, ose burimin e parasë.Shanset janë që fondacioni i Seçit është rregjistruar si 501(c)4, që do të thotë se emrat e donatorëve nuk bëhen publike, dhe kjo është forma e fondacionit që zakonisht përdoret për lobime.
    Në ndryshim me këtë, formacioni tjetër për një fondacion në Amerikë është 501(c)3, që zakonisht përdoret për bamirësi, dhe donatorët bëhen publike nëse donacionet kalojnë shumën $50,000 në vit.
    Arsyeja e fondacionit të Nuredin Seçit është vetëm që të mbulohet burimi i parasë, ndryshe PD-ja mund të kishte paguar direkt siç kanë bërë më parë, ose dhe vet Seçi mund ta paguante personalisht Continental Strategy”, shkruan ajo.

  • Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve për lobimin e Berishës

    Kokalari: Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve për lobimin e Berishës

    Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do të bëhen publikë.
    Sipas saj, kjo nuk do të ndodhë, pasi Berisha ka përdorur pikërisht një fondacion, që mos të publikohet burimi i vërtetë i parave.
    “Një sqarim meqënëse kam dëgjuar disa komentet nëpër median shqiptare nëse donatorët e fondacionit të Seçit do bëhen publike në Amerikë apo jo;
    E vetmja arsye që mund të përdoret një fondacion në lidhje me lobimet, është për të mbajtur privat donatorët, ose burimin e parasë.
    Shanset janë që fondacioni i Seçit është rregjistruar si 501(c)4, që do të thotë se emrat e donatorëve nuk bëhen publike, dhe kjo është forma e fondacionit që zakonisht përdoret për lobime.
    Në ndryshim me këtë, formacioni tjetër për një fondacion në Amerikë është 501(c)3, që zakonisht përdoret për bamirësi, dhe donatorët bëhen publike nëse donacionet kalojnë shumën $50,000 në vit.
    Arsyeja e fondacionit të Nuredin Seçit është vetëm që të mbulohet burimi i parasë, ndryshe PD-ja mund të kishte paguar direkt siç kanë bërë më parë, ose dhe vet Seçi mund ta paguante personalisht Continental Strategy”, shkruan ajo.

  • Partitë e reja, Rama: Kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI

    Partitë e reja, Rama: Kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI

    Në rubrikën e tij në rrjetet sociale “SY m’SY”, kryeministri Edi Rama ka komentuar me ironi krijimin e partive të reja në skenën politike shqiptare. Ai u shpreh se është “kandidati më i ri dhe më i vjetër”, duke iu referuar energjisë dhe eksperiencës që sipas tij bashkohen në listat e Partisë Socialiste.
    “Duhet një parti e re?” – citoi Rama njw komentues, duke shtuar se Shqipëria nuk ka nevojë për “imitacione të një partie që deri dje ishte e treta e vërteta, e sot është bërë barrë dhe hall”.
    Ai i cilësoi këto parti të reja si “shëmbëlltyra që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”.
    “Kandidati më i ri dhe më i vjetër këtu jam unë, në kuptimin e energjisë. Në listat e PS-së gjen më të rinjtë dhe ata me eksperiencë. “Duhet një parti e re?” imitacione të një partie që ishte e treta dhe e vërteta deri dje që u bë barra dhe halli i shqiptarëve, për këto nuk ka nevojë Shqipëria, pasi janë vetëm shëmbëlltyre që kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare”, u shpreh Rama.

  • Berisha: Familjet që bëhen me 3 fëmijë, kredia e shtëpisë shlyhet nga qeveria

    Berisha: Familjet që bëhen me 3 fëmijë, kredia e shtëpisë shlyhet nga qeveria

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë prezantimin e kandidatëve të aleancës së tij “Shqipëria Madhështore” në Kashar.
    Duke folur për familjen shqiptare dhe peshën e rëndësishme që zë në programin e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se fushata e Ramës është vulgare, pasi sipa tij dëshiron t zbehë rolet e anëtarëve të familjes.
    Ai tha se familjes shqiptare i duhet mbështetje ekonomike për pensionistët që mund të kenë në shtëpi, arsimin e fëmijëve të tyre dhe që këta të fundit mos të largohen nga Shqipëria.
    Berisha premtoi se nëse vjen ai në qeveri, çdo i ri i cili punësohet, do të jetë shteti që do i paguajë siguracionet, duke lehtësuar kështu edhe bizneset.
    “Pas studimeve çdo i ri, çdo e re, do mbështetet për punësimin. Qeveria do i paguajë siguracionet një vit për çdo të ri e të re që punësohen”, tha Berisha.
    Një premtim i fortë vjen për strehimin, sidomos të çifteve të reja. Kryedemokrati tha se çdo familje e cila bëhet me 3 fëmijë, kredia do të paguhet plotësisht nga qeveria.
    “Një çati për çift do të thotë se, qeveria do t’i mbulojë të rinjve me një grant prej 30 mijë eurosh, të gjithë interesin e kredisë për blerjen e shtëpive. Ata të cilët do të bëhen me 3 fëmijë, kredinë do ta kenë të paguar tërësisht nga qeveria”, tha Berisha.

  • “Pasaporta europiane është një gënjeshtër”, Abilekaj sulmon fushatën e Ramës: PS ka nisur një fushatë pa bilanc, pa ide

    “Pasaporta europiane është një gënjeshtër”, Abilekaj sulmon fushatën e Ramës: PS ka nisur një fushatë pa bilanc, pa ide

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur vëmendjen ndaj kërkesës së llogarisë për 12 vite dështim të qeverisjes së tij, në ‘projektin’ e pasaportës evropiane, gjë që siç thekson analisti edhe vetë e ka treguar se nuk është i realizueshëm deri më 2030.
    I ftuar në një emision televiziv, gazetari Abilekaj thotë se fushata e Ramës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur kryesisht metaforike, duke mos folur për programe e projekte të qeverisë së tij.
    Madje gazetari shkon më tej kur thotë se Rama, ka ndaluar eksponentët e tij socialistë të bëhen pjesë e debateve televizive në media, ndërsa këto të fundit e kanë përqendruar vëmendjen e kësaj fushate te sondazhet dhe jo te programet që ofron opozita.

    Sipas Abilkejat, PS ka vendor të bëjë fushatë pa filtra mediatikë, duke përdorur madje dhe fyerjet siç janë parë kohët e fundit në takimet e tij elektorale.

    I vetmi projekt është pasaporta evropiane, një gënjeshtër shumë emadhe. Mendoj se fushata nisi me gjetjet metaforike të Edi Ramës, bufi kënetës që u munduan të zëvendësojnë fushatën e përditshme politike që flet me programe e projekte, dhe pa balance nga qeveria.
    Mediat hoqën dorë nga diskutimet e programeve e janë përqendruar nga sondazhet, kompani që se dimë sa besueshmëri kanë. Bëhen nga të njëjta grupe pune, por edhe për faktin se këto sondazhe bëhen në kushte ku njerëzit kanë frikë për punën, biznesin e ndihen të pambrojtur nga shteti. Futja e partive të reja, si nocion anti-opozitar dhe debate rreth këtyre fakteve që s’ekzistojnë ka pushtuar mediet kohët e fundit. Diskutime rreth qeverisje, bilancin e Ramës, për këto nuk flasin mediet. A meriton Rama një mandat tjetër qeverisje, një kryeministër që ka bërë vetëm një hap drejt BE.
    Programet e opozitës u zëvendësuan me spektaklin e Ramës dhe sondazhe që s’ekzistojnë. Kësaj i shtohet ndalimi, që Rama u ka bërë eksponentëve të vet për debat e llogari në studio. PS ka vendosur të bëjë fushatë pa filtrat mediatikë. Të mashtrojë direkt e një program të parealizueshëm, të mos vihen përballë një bilanci të deritanishëm, kemi një shkelje të rëndë të fushatës elektorale, përçudim në media.  Rama përdor edhe fyerjet.