Ka ndërruar jetë gazetari, historiani dhe “Mjeshtri i Madh” Fatos Mehdi Daci. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit të cilët njoftojnë se homazhet do të bëhen në Pallatin e Kulturës, Peshkopi nga ora 9:00-11:00, datë 8.12.2025 dhe varrimi në vendlindje, ora 13:00 në Njësinë Administrative Sllovë, Lagjja Dacallarë, Dibër.
Pritja para varrimit do të bëhen tek Shtëpia Furnerale “Ija”, Rruga “Kujtim Laro”, sipër Spitalit 5, tek Oxhaku, Tiranë, nga ora 14:00 e në vijim, datë 7.12.2025.
Fatos Daci ishte, Anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe kryetar i disa shoqatave kulturore e atdhetare, Fatos Daci mbetet një prej personaliteteve më prodhimtare të letrave shqipe. Në mbi pesë dekada krijimtarie, ai botoi më shumë se 60 vepra historiko-enciklopedike, me mbi 15.000 faqe, duke dokumentuar jetën, historinë, traditat dhe figurat e Dibrës e të mbarë shqiptarisë. Ai botoi mijëra portrete, mijëra emra e dëshmi historike dhe ilustroi veprat e tij me mijëra fotografi të rralla, duke lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme.
Si gazetar dhe publicist, ai drejtoi e themeloi disa gazeta, ndër to “Dibra”, ku shërbeu si kryeredaktor e botues për dekada. Ka botuar qindra artikuj, reportazhe e studime, si dhe ka realizuar 23 dokumentarë televizivë. Fatos Daci ishte organizator i dhjetëra veprimtarive përkujtimore e kulturore në Tiranë, Dibër, Bulqizë e më gjerë, duke promovuar vazhdimisht historinë dhe vlerat dibrane në veçanti.
Tag: bëhen
-

Ndahet nga jeta Fatos Daci! Pesë dekada gazetar, historian dhe shkrimtar
-

Për “mort” në PS, nuk bëhen homazhe në PD
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Kapri ngre alarmin/ PS dhe PD po bëhen bashkë për të prekur Kushtetutën dhe SPAK
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, gjatë një interviste televizive, ka deklaruar se PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK.
Më tej Kapri tha se PD u bashkua me Ramën për ndryshimet kushtetuese dhe për të zvogëluar parlamentin.
Sipas tij, dy forcat e mëdha politike, kanë interes të përbashkët, njëra të ruaj pushtetin dhe tjetra monopolin e opozitës.
“Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK.
Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës. Në një moment tepër të vështirë kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në Tiranë dhe për herë të parë opozita u bë bashkë, ndaj u bë kjo ndërhyrja në Kushtetuese pasi gjërat nuk janë të rastësishme.
Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve?
Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik. Të dy kanë interes, njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës pasi janë të pafuqishëm për të mundur Ramën”, tha Kapri. -

Shembja e rrugës “Qukës–Qafë Plloçë/ Nazarko zbardh skandalin: Ja pse ka ndodhur
Rruga Qukës-Qafë Plloçë në qarkun e Korçës është dëmtuar pas shirave të fundit, duke nxjerrë në shesh skandalin infrastrukturor dhe ekonomik të ndërtimit të saj jashtë standardeve dhe nën dyshimin për qëllime elektorale dhe abuzimi.
Romeo Nazarko, inxhinieri që denoncoi ndër të parët këtë tender dhe investim si një projekt jashtë standardeve dhe pa cilësi, ka folur sot për “News 24”
Inxhinieri thekson se ajo rrugë është e rrezikshme për sigurinë e udhëtarëve dhe drejtuesve të mjeteve. Madje parashikon edhe dëmtime të tjera nga erozionet, për shkak të mungesës së cilësisë.
“Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rerëzikshëm për udhëtarët”, shprehet ai.
Inxhinieri shpjegon se nëse punimet do ishin bërë me cilësi për atë shumë parash që u harxhua nga buxheti, aksi nuk do ishte shembur. Për këtë shkak segmenti nuk ka kushtet minimale të sigurisë.
Madje shton se i njëjti fënomen ka ndodhur edhe me rrugën tjetër Korçë-Ersekë, teksa theksoi dukurinë se rrugët janë bërë pa kolaudime, pa ekspertë dhe vetëm janë hedhur para në mënyrë abuzive.
“E njëjta gjë edhe me Korcë-Ersekë. Janë bërë rrugë pa projekte, pa ekspertë pa kolaudime”, tha ai mes të tjerash.
Ai shpjegoi dhe anën inxhinierike dhe infrastrukturore, ku rrugën bëhen pa projekte dhe vetëm hidhet asfalte.
“Rrugët duhen bërë me projekte, nëse bëhen në këtë mënyrë ato janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Ajo përfundoi siç nisi, vetëm me gjurmë e ca fotografime, hap dhe shtro, hap dhe shtro asfalt. Pa bërë asnjë llogari tjetër, se sa mban ajo tokë, a mban mali dhe a ka siguri. Nëse bëhen me projekte, ato nuk shemben. Duhet të bëhet ligji sipas standardeve të BE-së, ndryshe do vazhdojmë kështu, me drejtorët e ARRSH që shkojnë në burg dhe rrugë që prishen”, shpjegoi Nazarko.
Në fund ai nënvizoi se nuk respektohet ligji për tenderimet.
“Nuk po respektohet ligji për tenderimet ndaj ndodhin këto. Nëse ai ligj respektohet atëherë edhe rrugët do bëhen më mirë edhe njerëzit nuk arrestohen apo largohen”, përfundoi inxhinieri. -

Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë
Shembja e rrugëve të Ballukut/ Inxhinieri: Janë bërë pa kolaudim! Abuzim me paratë
Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorrën në pah skandalin infrastrukturor të inaguruar me bujë nga Balluku e Rama.
Ditën e sotme inxhinieri Romeo Nazarko ka deklaruar se këto projekte janë jashtë standardeve, pa kolaudime dhe pa cilësi. Sa i takon aksit Qukës-Qafë Plloçë inxhinieri thotë se është i rrezikshëm për udhëtarët ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë rrëshqitje të tjera.
“Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rrezikshëm për udhëtarët”, tha inxhiniri për News 24.
Inxhinieri shpjegon se nëse punimet do ishin bërë me cilësi për atë shumë parash që u harxhua nga buxheti, aksi nuk do ishte shembur. Për këtë shkak segmenti nuk ka kushtet minimale të sigurisë.
Sipas tij i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me rrugën tjetër Korçë-Ersekë, teksa theksoi dukurinë se rrugët janë bërë pa kolaudime, pa ekspertë dhe vetëm janë hedhur para në mënyrë abuzive.
njëjta gjë edhe me Korcë-Ersekë. Janë bërë rrugë pa projekte, pa ekspertë pa kolaudime”, tha ai mes të tjerash.
Ai shpjegoi dhe anën inxhinierike dhe infrastrukturore, ku rrugët bëhen pa projekte dhe vetëm hidhet asfalte.
“Rrugët duhen bërë me projekte, nëse bëhen në këtë mënyrë ato janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Ajo përfundoi siç nisi, vetëm me gjurmë e ca fotografime, hap dhe shtro, hap dhe shtro asfalt. Pa bërë asnjë llogari tjetër, se sa mban ajo tokë, a mban mali dhe a ka siguri. Nëse bëhen me projekte, ato nuk shemben. Duhet të bëhet ligji sipas standardeve të BE-së, ndryshe do vazhdojmë kështu, me drejtorët e ARRSH që shkojnë në burg dhe rrugë që prishen”, shpjegoi Nazarko.
Në fund ai nënvizoi se nuk respektohet ligji për tenderimet.
“Nuk po respektohet ligji për tenderimet ndaj ndodhin këto. Nëse ai ligj respektohet atëherë edhe rrugët do bëhen më mirë edhe njerëzit nuk arrestohen apo largohen”, përfundoi inxhinieri. -

Shembja e rrugës “Qukës–Qafë Plloçë/ Nazarko zbardh skandalin: Ja pse ka ndodhur
Shemba e rrugës Qukës-Qafë Plloçë dhe dëmtimi i aksit Korçë-Ersekë me shirat e parë të dimrit nxorrën në pah skandalin infrastrukturor të inaguruar me bujë nga Balluku e Rama.
Ditën e sotme inxhinieri Romeo Nazarko ka deklaruar se këto projekte janë jashtë standardeve, pa kolaudime dhe pa cilësi. Sa i takon aksit Qukës-Qafë Plloçë inxhinieri thotë se është i rrezikshëm për udhëtarët ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë rrëshqitje të tjera.
“Qukës-Qafe Pllocë është një rrugë e rrezikshme, mund të ketë rrëshqitje të tjera. Ai segment është i rrezikshëm për udhëtarët”, tha inxhiniri për News 24.
Inxhinieri shpjegon se nëse punimet do ishin bërë me cilësi për atë shumë parash që u harxhua nga buxheti, aksi nuk do ishte shembur. Për këtë shkak segmenti nuk ka kushtet minimale të sigurisë.
Sipas tij i njëjti fenomen ka ndodhur edhe me rrugën tjetër Korçë-Ersekë, teksa theksoi dukurinë se rrugët janë bërë pa kolaudime, pa ekspertë dhe vetëm janë hedhur para në mënyrë abuzive.
“E njëjta gjë edhe me Korcë-Ersekë. Janë bërë rrugë pa projekte, pa ekspertë pa kolaudime”, tha ai mes të tjerash.
Ai shpjegoi dhe anën inxhinierike dhe infrastrukturore, ku rrugët bëhen pa projekte dhe vetëm hidhet asfalte.
“Rrugët duhen bërë me projekte, nëse bëhen në këtë mënyrë ato janë të sigurta dhe të qëndrueshme. Ajo përfundoi siç nisi, vetëm me gjurmë e ca fotografime, hap dhe shtro, hap dhe shtro asfalt. Pa bërë asnjë llogari tjetër, se sa mban ajo tokë, a mban mali dhe a ka siguri. Nëse bëhen me projekte, ato nuk shemben. Duhet të bëhet ligji sipas standardeve të BE-së, ndryshe do vazhdojmë kështu, me drejtorët e ARRSH që shkojnë në burg dhe rrugë që prishen”, shpjegoi Nazarko.
Në fund ai nënvizoi se nuk respektohet ligji për tenderimet.
“Nuk po respektohet ligji për tenderimet ndaj ndodhin këto. Nëse ai ligj respektohet atëherë edhe rrugët do bëhen më mirë edhe njerëzit nuk arrestohen apo largohen”, përfundoi inxhinieri. -

Shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, Lapaj: Tenderat bëhen me telefon dhe fituesi dihet
Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka publikuar një video nga rruga Qukës – Qafë Plloçe, e cila sot është bllokuar totalisht për shkak të rrëshqitjes së një masivi të madh shkëmbor.
Në video, ku Lapaj shfaqet pikërisht në rrugën e bllokuar thotë se “jeta e qytetarëve rrezikohet kur tenderat bëhen me telefon dhe përfituesi dihet”.
“Kur tenderat bëhen me telefon, e kur përfituesi dihet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet! Sot fati ka dashur që një shqiptar, apo disa të kenë shpëtuar, pasi masivi i madh shkëmbor në aksin Qukës-Qafë Plloçë ka shkarë që në shiun e parë. Kujtoj që për këtë rrugë janë dashur plot 14 vite për t’u ndërtuar dhe plot 260 milionë euro. Kjo është e papranueshme”, shprehet ai. -

Luftuan për liri, tash e pesë vite në qeli
Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
OVL-UÇK e cilësoi këtë si padrejtësi pesëvjeçare për luftëtarët e lirisë.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në postimin e OVL-UÇK.
OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë. /KosovaPress/

