Interi ka pësuar një humbje në minutën e fundit të ndeshjes kundër Atletikos së Madridit. Një humbje e tillë ka lënë një shije të hidhur në kampin zikaltër. Kivu ka deklaruar për “Sky Sports” pas përfundimit të takimit se ekipi i tij duhet ta kuptojë forcën e tij dhe duhet të reagojë. Trajneri i Interit kërkon nga lojtarët që të mos i kushtojnë vëmendje maksimale bukurisë së lojës, por të jenë më cinikë dhe më të këqinj në fushën e blertë.
“Na djeg të gjithëve, ka keqardhje. Kemi luajtur shumë mirë, kemi treguar në fushë intensitet dhe cilësi. Në zonë kishim lojtarët që hidhen më mirë, por për fat të keq sërish kemi pësuar gol. Kjo skuadër duhet të dijë të reagojë, duhet të kuptojë që është e fortë. Duhet të jemi më konkretë dhe cinikë, mos të mbështetemi shumë te bukuria.
E di që kjo humbje mund të na bëjë keq, sepse është e dyta radhazi me paraqitje të mirë dhe pa marrë në fund asgjë. Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët”, ka deklaruar Kristian Kivu./Sport Ekspres/
Tag: bëhemi
-

“Duhet të bëhemi më të këqinj dhe më të pisët”, Kivu: Na djeg kjo humbje
-

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre, Balla është njeriu më i keqpërdorur
Në mbledhjen e grupit Sali Berisha komentoi mbylljen e seancave plenare pa diskutime, duke akuzuar Taulant Ballën se e merr urdhrin nga Rama. Berisha tha se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.
“Ne nuk bëhemi kurrë vegla të tyre, ne lëmë çdo gjë, shkojmë në kuvend, ju shkoni çdo ditë në komisione dhe aty mbyll dyqanin ai, merr mesazhin nga Rama, e mbyll ai. Nuk është e taulantit ajo, Taulanti vetëm përcjell, është njeriu më i keqpërdorur në Shqipëri. Është Rama ai që i bën të gjitha këto”, tha Berisha. -

“Periudhë prove për vendet aspiruese për në BE”, Rama: Propozimi i Kos ka qenë ideja ime
Kryeministri Edi Rama deklaori se e mbështet propozimin e komisioneres Marta Kos, sipas së cilës, shtetet që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian, mund të kenë një periudhë prove.
“Këtë ide e kam hedhur vetë shumë vite përpara dhe i qëndroj kësaj ideje. Është ide që i ka rrënjët shumë thellë në historinë e mendimit evropian. Është qasje që u jep të dy palëve atë që u duhet, pa i krijuar probleme njëri me tjetrin. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE, të kemi akses të plotë në ngrehinën e BE, nga pikëpamja e legjislacionit, kapaciteteve, buxheteve… Ata duan të njëjtën gjë, por kanë një frikë. Duke qenë 27, kanë vështirësi në marrjen e vendimeve. Tani thonë ata, imagjino të bëhemi 28, 29, 32… se sa më e vështirë mund të bëhet pavarësisht se ne si ballkanas, mendoj se sot jemi më të qetë sesa ata që janë ballkanizuar ndërkohë”, tha Rama.
“Kjo është arsye e mjaftueshme për të gjetur rrugë të ndërmjetme që është pozitive për të dyja palët. Ne kemi bërë propozime konkrete, jemi gati të marrim pjesë në çdo diskutim. Kjo nuk ka nevojë të bëhet me ndryshime traktatesh, por me marrëveshje. Pas një marrëveshjeje, ne ulemi në tryezë. E rëndësishme të mos kemi veto dhe ata të mos tremben nga vetoja jonë. Kështu që, e përshëndes këtë ide, nuk më gjen fare të surprizuar sepse edhe me Komisioneren ia kam thënë edhe këtë, dhe e kam përsëritur pavarësisht se kam dëgjuar nga disa që nuk janë më sot që kanë thënë se na duan në BE edhe me veton. Ne po iu themi se si mund ta adresojmë këtë dhe të jemi bashkarisht në këtë tryezë dhe të mos kemi asnjë shqetësim”, shtoi Rama. -

A po bëhemi më të mençur, apo më budallenj?
Në pamje të parë, gjithçka duket qartë: njerëzimi ka bërë përparime marramendëse. Në vitin 1820 vetëm 12% e popullsisë botërore dinin të lexonin. Sot, më shumë se 86% e njerëzve në Tokë dinë shkrim e këndim.
Është padyshim një rritje spektakolare – një revolucion në inteligjencë, arsim dhe vetëdije.
Por megjithatë, diçka nuk shkon. Në një botë ku jemi më të arsimuar se kurrë, duket se mendojmë më pak. Lexojmë më shumë tekste, por thellohemi më pak. Kemi më shumë informacione, por më pak mençuri.
Epoka e “Google-it që mendon për ne”
Dikur, të dije diçka kërkonte përpjekje: duhej të kërkoje në libra, të pyesje, të studioje.
Sot, thjesht e “gugëllon”. E kemi deleguar përftimin e dijes, ia kemi deleguar kujtesën tonë motorëve të kërkimit.
Nëse dikur të dije ishte vlerë, sot është aftësia për ta gjetur shpejt që ka më shumë rëndësi.
Steve Jobs e quajti kompjuterin “biçikleta e mendjes” – një mjet që e bën trurin tonë më efikas, që na kursen energji për ta përdorur më mirë diku tjetër.
Por ka një dallim të hollë mes mjetit që të ndihmon të mendosh dhe mjetit që mendon për ty. Nëse biçikleta të çon më shpejt, Google të bën të harrosh si të ecësh.
Efekti paradox: më të mençur, por më pak të kuptueshëm
Psikologët e quajnë këtë paradoksin e inteligjencës: ne po bëhemi më të aftë për të përballuar informacionin, por më të paaftë për ta përtypur. Bota moderne ka rritur kapacitetin tonë për të procesuar, por ka zvogëluar aftësinë tonë për të reflektuar.
Ne dimë gjithçka për gjithçka – nga politika e Afrikës në recetat e TikTok-ut – por nuk jemi më të sigurt për asgjë. Jemi më të shpejtë, por më të shpërqendruar. Më të lidhur, por më të vetmuar. Në një farë mënyre, po bëhemi më inteligjentë teknikisht, por më të varfër shpirtërisht.
Kur inteligjenca shkon dëm
Sociologia turko–amerikane Zeynep Tufekci thoshte para disa vitesh: “Kemi rekrutuar mendjet më të zgjuara të planetit për të zbuluar se si ta mbajmë dikë në Facebook 10 minuta më shumë.”
Miliona mendje të ndritura punojnë sot për të krijuar algoritme që mbajnë vëmendjen tonë të lidhur pas ekranit, jo për ta çliruar atë.
Dhe ja ku jemi: më të zgjuar si specie, por më të manipulueshëm si individë. Të mbërthyer në një spirale “scrolling-u” në telefona, ku lexojmë, klikojmë, reagojmë – por nuk kuptojmë më pse.
Në vitet ‘80, teoricieni i mediave Neil Postman paralajmëroi në librin e tij “Amusing Ourselves to Death” se nuk do të na shtypte një diktaturë e dhunshme, por një diktaturë e argëtimit. Dhe kishte të drejtë. Sot po mbytemi në përmbajtje, po e humbasim aftësinë për të dalluar çfarë ka vërtet rëndësi.
Kur inteligjenca s’mjafton më
Edhe pse jemi më të zgjuar kolektivisht, nuk jemi më të mençur individualisht, si njerëz.
Nëse jemi kaq të mençur, pse s’kemi zgjidhur ende varfërinë, ndarjet politike, krizën e klimës, luftërat e pafundme? Pse përdorim inteligjencën për të ndërtuar armë më të sakta dhe jo shoqëri më të drejta?
Mbase sepse inteligjenca pa ndjeshmëri është një motor pa timon. Di të ecë shpejt, por nuk di nga të shkojë. Shkenca të mëson si funksionon bota; emocioni të kujton pse ia vlen të jetojmë në të. Dhe ndoshta, në këtë shekull të mbushur me algoritme, kemi më shumë nevojë për dhembshuri dhe kuriozitet, se sa për IQ më të lartë.
Pra, çfarë jemi sot? A jemi më të mençur? Po. A jemi më të zgjuar? Ndoshta. A jemi më të kuptuar? Jo gjithmonë.
Nëse do ta përkufizonim inteligjencën si aftësinë për t’u përshtatur, atëherë po – njerëzimi po bëhet më i mençur. Por nëse do ta përkufizonim si aftësinë për të jetuar mirë me veten dhe me të tjerët, atëherë kemi ende shumë për të mësuar.
Në fund, ndoshta nuk është çështje e të qenit më i zgjuar apo më budalla, por çfarë bëjmë me gjithë këtë zgjuarsi. Për të ecur përpara, apo si një mënyrë më e sofistikuar për të qenë thjesht… budallenj.
A po bëhemi më të mençur apo më budallenj?
Kemi më shumë dije se kurrë më parë. 86% e njerëzve sot dinë të lexojnë, ndërsa dikur vetëm 12%. Por me gjithë këtë informacion në duar, duket sikur kuptojmë më pak.
Lexojmë më shumë, por mendojmë më pak.
Në një botë ku jemi më të arsimuar se kurrë, duket se mendojmë më pak. Lexojmë më shumë tekste, por thellohemi më pak. Kemi më shumë informacione, por më pak mençuri.
Ne dimë gjithçka për gjithçka – nga politika e Afrikës në recetat e TikTok-ut – por nuk jemi më të sigurt për asgjë. Jemi më të shpejtë, por më të shpërqendruar. Më të lidhur, por më të vetmuar. Në një farë mënyre, po bëhemi më inteligjentë teknikisht, por më të varfër shpirtërisht
A po na bën teknologjia më të zgjuar, apo vetëm më të varur?/bota.al
ObserverKult
Lexo edhe:
-

“Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’
Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’
Binaj takoi qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet. Florian Binaj: Kjo gjë nu bëhet vetëm.
Banori: Kërkojmë rrotullimin
Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi
Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
‘Një gurë në dorë kemi” -

Emin Z. Emini: Nuk shkohet përtej vetes
eja e vogla imeka ardhur koha të luajmë dhe ne lojën tonëashtu siç me njëri-tjetrin luajnë civilizimet
të prekim një qiell të panjohur të parrahur deri më tashtë harrojmë gjithçka e të bëhemi të sjellshëmtë mos gabojmë më
si thuame nder të themi para luleve të shpirtitlojënta pagëzojmë me emrin e dalur bojedashuri
nëse të pëlqen e quajmë me terma post-postmodern e eksta-ekzistencialistënevojë interesnë daç interes e nevojë bashkëdhe kështu shenjtërohemi duke ngulur këmbët në tallabak
pse jo gënjeshtërdo të ishte aq bukur
kryesorja ta djegim mjegullën e të rinjihemi me pamjen tonë prej klounështë shpëtojmë pa na shpallur heretikë e hokatarëmëkatarëtë çmendur
sipas kutit të të tjerëvetë bëhemi pjesë e lumturisë së botës së madhedhe për këtë mjafton të mos vdesimduke besuar në dashuri
pastaj të shkojmë po patëm ku të shkojmë përtej vetesshpirtdhembja imemoirë
ObserverKult
-

Integrimi në BE, Rama: S’do të bëhemi kurrë vend si Gjermania, larg qoftë!
Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do të ishtë trashëgimia më e madhe që mund t’u lihet fëmijëve.
Rama bëri batuta teksa u shpreh se Shqipëria nuk do të bëhet kurrë një vend si Gjermania, duke shtuar “larg qoftë”, ndërsa shtoi se vendi ka nevojë të ruajë pjesën e gëzueshme të jetës.
Kreu i qeverisë shtoi se kjo është arsyeja pse ambasadorët e huaj në vendin tonë duan të rrinë më gjatë se sa misioni i tyre dhe largohen të trishtuar.
“Nëse bëhemi një vend që vepron si një institucion si vend anëtar i BE do ishte trashëgimia më e madhe që ne mund ti japim fëmijëve tanë për t’u rritur dhe të jetojnë në një shtet ku institucionet funksionojnë, jo si në Gjermani larg qoftë, por le të themi si në Italia po vend tjetër mesdhetar.
Ne asnjëherë nuk kemi për tu bërë Gjermani edhe nëse ne e kemi ndihmën e BE, ndaj kemi nevojë që të mos humbasim mundësinë disa gjëra të vogla, pjesën e gëzueshme të jetës.
Kjo është arsyeja pse të gjithë ambasadorët dëshirojnë që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri se sa është misioni i tyre dhe kur largohen janë të trishtuar.” – u shpreh Rama. -

“S’mund të paraqitemi si rraqexhi e…”/Rama: Nuk bëhemi dot anëtarë të BE duke…
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një komunikim live në rrjete sociale, teksa po flet për ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend si dhe për rrugën drejt integrimit europian.
Sipas tij, kjo e fundit kërkon një përqasje të re ndaj hapësirës së përbashkët dhe respektit për territorin.
Ai thekson se është e domosdoshme të vendoset një vijë e qartë ndarëse mes të drejtës, për të zhvilluar një aktivitet legjitim dhe kufijve që duhen respektuar në hapësirat që i përkasin të gjithëve.
”Nuk mund të bëhemi anëtarë të BE duke i ndarë mbrapsht punët, disa andej që përpiqet të bëjnë punën dhe disa që përpiqen të bëjnë diçka duke mos pyetur për punën e përbashkët.
Në këtë aspekt territori ka një rëndësi të posaçme. Respekti për hapësirën e përbashkët ka rëndësi të posaçme. Vendosja qartë e kufirit mes të drejtës mbi hapësirën e përbashkët dhe të drejtës së kujdo që do të zhvillojë një aktivitet të caktuar legjitim në këtë hapësirë është një domosdoshmëri.
Nuk mundet dot që të vazhdojmë të lejojmë që bukuritë e mëdha që na ka falur zoti të abuzohen dhe nga ana tjetër ne të paraqitemi para fëmijëve tanë, pastaj edhe të tjerëve, nëse për veten nuk paskemi respekt si raqexhi, si delenxhi dhe si abuzues me pasuri që nuk janë tonat, por janë të përbashkëta.
Kemi bërë disa hapa, por ju siguroj që ky nuk është aksion, por është një përpjekje e pandalshme e të qëndruarit së bashku”, tha Rama. -

“A do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten?”/ Macron nga Tirana: Ja sektorët kritikë të BE-së
Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për një reformim të thellë ekonomik brenda Bashkimit Europian, duke theksuar nevojën për krijimin e një tregu të përbashkët në tre sektorë kritikë: financë, energji dhe telekom. Gjatë një deklarate të fortë, ai nënvizoi se Europa ka kapacitete të mëdha kursimi, madje më shumë se Kina, por nuk arrin t’i kthejë ato në investime strategjike për inovacion dhe zhvillim. Sipas tij, është koha për një qasje të re që garanton sigurinë, përshpejton tranzicionin e gjelbër dhe zhvillon inteligjencën artificiale si pjesë e identitetit dhe fuqisë europiane.
Emmanuel Macron: Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom. Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët përdorim më pak edhe burimet e tjera. Kemi më tepër kursime se Kina psh por nuk investohen në kapital dhe inovacion. Kjo vijon prej 90 vitesh.
Europa duhet të investojë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët.Jemi në momentin e së vërtetës. Duhet të zgjedhim partneritetet. Pyetja a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po. -

Macron nga Tirana: Financa, energjia dhe telekomi, sektorë kritikë të BE-së! Të bëhemi një fuqi e gjelbër
Emmanuel Macron: Ne duhet ta trajtojmë tregun e përbashkët në 3 sektorë kritike, financë energji dhe telekom.Duhet të krijojmë një treg të përbashkët në këto sektorë sepse na duhen më shumë kapacitetet që të investojmë,. Pjesë e kësaj axhendë janë edhe përparësitë që duhet të kemi sepse besojmë që përveç faktit që nënshfrytëzojmë tregun e përbashkët përdorim më pak edhe burimet e tjera. Kemi më tepër kursime se Kina psh por nuk investohen në kapital dhe inovacion. Kjo vijon prej 90 vitesh.Europa duhet të investojë në siguri e mbrojtje, teknologji e gjelbër dhe AI. Këto tre fusha do të kërkojnë më shumë investime ndaj na duhet një riformësim i buxhetit të përbashkët.Jemi në momentin e së vërtetës.Duhet të zghedhim partneritetet.Pyetja a do të bëhemi një fuqi e gjelbër e aftë të mbrojë veten? Përgjigja është po.