Tag: behar

  • Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

    Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit

    Teksa një ditë më parë SPAK, lexoi pretencën për 7 të pandehurit e dosjes “Metamorfoza”, opinioni publik u zhgënjye nga masat e vogla të dënimit që kërkoi prokuroria. Ndërsa shumë pak të tjerë e kuptuan se kjo ishte vetëm pjesa e parë e kësaj dosje penale, që ndryshe njihet si dosja Nr.9.
    Pasi një dosje e dytë, është ndarë dhe ndodhet në pritje për tu gjykuar dhe që lidhet drejtpërdrejti me vrasjen makabre të Gjin Boriçit alias Ndoj, në 9 Gusht 2020 në Shkodër. Përfaqësuesit e akuzës Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kërkuan 74 vite burgim për 7 të pandehurit, mes të cilëve dhe ish-drejtuesi i prokurorisë së Kukësit, Xhevahit Lita, si dhe ish-shefin e operacionales në Policinë e Shtetit, Oltian Bistri.
    Në këtë gjykim nuk ishte objekt shqyrtimi vrasja e Gjin Boriçit, por vetëm akuzat e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Genc Tafilit, Kleanthi Musabelliut kryer këto në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Si dhe në shqyrtim gjyqësor u morën akuzat e tjera për “Korrupsion”, “Pastrim të produkteve të veprave penale”, “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Nxjerrje sekreti hetimor”.
    Por një “lumë” bisedash në aplikacionin “Sky” tregojnë se vrasja e Gjin Boriçit, ka qënë më makabre dhe më e pabesa. Gjin Boriçi është vrarë nga shokët e vetë me urdhër të Behar Bajrit dhe njeriu që ka tërhequr këmbëzën e pistoletës, është Denis Brajoviç.
    Ndërsa kanë ndihmuar Edmond Preka dhe persona të tjerë si dhe në dijeni të saj ka qënë dhe biznesmeni strategjik, Pëllumb Gjoka.
    Pas vrasjes Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, e kanë prezantuar ngjarjen e rëndë si një krim mjaft të rëndë që i ishte shkaktuar grupit të tyre, pasi sipas Bajrit, Licët i kishin vrarë shokun me të cilin kishin qëndruar dhe ngrënë bukë.
    Por në fakt e gjitha ka qenë një maskim për të lënë përgjegjësinë penale dhe opinionin se vrasjen e kishin kryer, Licët.
    Sot “Ora News” sjell mesazhe të reja nga aplikacioni “Sky” të kësaj vrasje, ku Behar Bajri sillet si shumë i dëshpëruar pas ngjarjes dhe teksa flet me një mikun e vet në “Sky” përpiqet ta manipulojë atë.
    Biseda zhvillohet në mesditën e 9 gushtit 2020 dhe mbrëmjen e 17 Gushtit 2020, ku personi ende i paidentifikuar i thotë Behar Bajrit duke i shkruar pikërisht njeriut që organizoi dhe urdhëroi vrasjen e Gjin Boriçit:
    ”…si je vëlla, a je mirë? Gjynah Gjini, pastë dritë i shkreti, mu dhimt, e paskan shit dikush, e paskan zan fjet krejt vëlla. InshAllah po meret vesh kush e ka ba. Mu dhimt i shkreti Gjin, se kena hangër bukë me të edhe ka ken nji krah me ne tan…”.
    Por Behari ia kthen duke i shkruar:”… e di ma vlla gjynah, ja futën ata (Licët), se kanë nesër dy vjetorin e Bardhit… (e ka fjalën për Fatbardh Licin).
    A thua vëlla, ato e kanë ba…?”-ia kthen personi i paidentifikuar. Ndërsa Behari i thotë: ”…nuk e di, sjam i sigurtë por tham me hamëndje…rrinte në Laç dhe në Lezhë, ose ja kanë bërë Niklagjinjt, se ka nejt me Nokajt shumë”.
    “…i shkreti i paska besu dikujt që ka dal aty…”-i thotë në “Sky” Beharit personi i paidentifikuar.
    “…qa me ba, na hekën një shok. Fola me të vllan që par. Ika u pjeka tek shtëpia e Jozit (vëllai i Gjin Borçit) e takova se nuk kishte ken, ishte vetëm dhe i thashë për çfarë nuk kisha ardhur. Tan këto gjana janë veç se ka shpëtuar Lul K**va…(e ka fjalën për Lul Kullën).
    Më tej Behari në datën 17 Gusht 2020 i thotë personit të paidentifikuar në “Sky” si më poshtë:
    ”…po ku e kanë vra dhe në mënyrën si e kanë vra, tham se nuk ka asgja, as kamera asgja. Dhe për kyt tham se nuk del. Por i jati i Ibrahimit ka thanë: “…janë dhe 6 si do të ikun…”. Se 7 janë ba deri tani, Borani me gru, Ferracakët, dhe Titi me Agjën dhe ky, kanë shku 7 deri tash. Jena ba si Çapajt, poligon qitje. Deri sa ti hymë njerë e mirë me ta, dorën e keqë e paskan pas ato shokët e tu…”.
    Më tej Behar Bajri vijon ti shkruajë: “…asht një fjalë e vjetër ma mirë si i kryen punët vetë nuk ti kryen kush…”.
    Kurse personi tjetër ia kthen duke i shkruar se Gjin Boriçin duhet ta ketë thirur dikush që rri me të, duke i pohuar: “…më duket e kanë thirrë ato, se ai ikte me vrap…me e thir kushdo. Me dal, del se kush e ka ba, por është shumë herët…që të arish afër atyne, kthene rezultatin…”.
    Personi që shfaqet në bisedat e “Sky” si i paidentifikueshëm vijon ti shkruajë Beharit në 17 gusht 2020 duke i thënë se: “…të paktën edhe me shku keq nuk bahesh pishman, po njishtu vlla tanë gabojnë. Ato shokët e banën të tynen iku keq, ti nuk asht dasht mi çu fjal e mu pajtu mi ba kumar. Ça asht ba është ba, mos e kthe kyet mbrapa, por jepi vet se ske nevojë për kënd vëlla. Se ti i ke dhënë provat, kapedan…”.
    Behari ia kthen duke i shkruar: ”…kapedan nuk dështoj unë, por ke me nigju…por kur ta baj du me shkun te malet o kapedan…si tju thyj krahët, se për numra kot i kam, kur të dush por nuk du me qu pluhun. O kapedan, kur ti veshi këpucët ke me pa te “Neës 24” o Kapedan, se nuk kam dalë në pension unë dhe shpejt ke me nigju, se ky ka me ken viti ma i keq…”.
    Ndërsa personi tjetër ia kthen: ”…e di vëlla, pasha allahun, s’ke dështu, as ke me dështu, mi hek ato të pa besë (e ka fjalën për Licët). Po vëlla, tamam po thua me ja thye krahët, jo me çu pluhun kot jo kapedan, po hini taktikave si me të tjerët. Theja krahët nji ka nji, se nuk i len me fluturu bahen pula. O kapedan, jo ti kurrë inshallah me dal aty mo Kapedan te “Neës 24”…”. Me e ban e mos me e dit nga i vjen….”
    Kurse Behari ia kthen në “Sky”: ”…jo unë, por kujt ka me ju pre bileta, se nuk gaboj. I bana nja dy vjet shkollë i tesh…(e ka fjalën për burgun). Nuk e kam problem ta dinë…”.
    Më tej personi tjetër i thotë Behar Bajrit si më poshtë: ”…pate besim tek Politika se po të mbështet e po të ruajnë, por tash i ke sytë e hapun, ma shumë se kurrë. Po s’ka ma vlla më pas besim, iku ajo kohë, se veç fjalë kanë njerëzit. Sa re aty, ta kthyen shpinën. Ti je shtylla aty, që i jep drejtim, të tjerët janë kot, si ecën fjala…”.
    Behari ia kthen:”…kam pas besim te shumë kush, pork am ndryshuar i fije…”.
    Ndërsa po në mbrëmjen e 17 Gushtit 2020 Behar Bajri bisedon në “Sky” me një person që ende është i paidentifikuar, ku ky i fundit i thotë:”…po sa më erdhi keq për Gjinin…”.
    Ndërsa Behari ia kthen:”…ça me ba, ka fol shumë shok. Nuk ma dhimbt hiq se kundërshtarët e mij i kanë shku në gjenaze…”.
    “Jo more…”-ia kthen personi tjetër.
    “…ka lujt me shumë porta, veç tu u marë me fjalë andej-këtej. Është përzi në shumë vende, dikun e han kur përzihesh gjithkund. Por nuk e ka vra kush për mu shok, e kanë vrarë se ka përzier dynjan dhe e kam larguar shok. Ata të mitë më fusin stres, se sa shkoj në shpi pistoleta thojnë, rrin tu ba bam bam bam…”-i shkruan Behari.
    /OraNews/

  • 74 vjet burg për ‘Metamorfozën’/ SPAK jep pretencën për 7 të pandehurit

    74 vjet burg për ‘Metamorfozën’/ SPAK jep pretencën për 7 të pandehurit

    Foto ilustruese

    TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”. Për të 7 të pandehurit në total, SPAK ka kërkuar në total, 74 vite heqje lirie, ku dënimi më i madh është kërkuar për Behar Bajrin, për të cilin është kërkuar 15 vite burgosje. Nëse shpallen fajtor dhe dënohen, të pandehurit do të përfitojnë nga procedura e gjykimit të shkurtuar, duke ulur 1/3 e dënimit. Të pandehurit akuzohen për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë: korrupsion pasiv dhe aktiv, nxjerrje të sekretit hetimor, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, si dhe përkrahje të autorit të krimit.
    DËNIMET E KËRKUARA NGA SPAK:
    Behar Brahoviç – 15 vite burgPëllumb Gjoka – 14 vite burgEdmond Preka – 11 vite burgAsmer Bilali – 10 vite burgOltian Bistri – 9 vite burgArdit Hasanbegaj – 9 vite burgXhevair Lita – 6 vite burg
    Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për një pjesë të anëtarëve të dosjes Metamorfoza, ku personat e dyshuar janë arrestuar pas bisedave në aplikacionet e koduara. Mësohet se akuzat u janë komunikuar deri tani Behar Bajrit dhe Pëllumb Gjokës, ndërsa për disa prej të dyshuarve ka rënë akuza kryesore e grupit të strukturuar kriminal. Ish-shefit të policisë operacionale, Oltion Bistrit, i është hequr akuza e shpërdorimit të detyrës, dhe është akuzuar vetëm për “korrupsion”. Por edhe për ish-prokurorin Xhevahir Lita është zbutur akuza, i cili tashmë nuk do të hetohet zyrtarisht për akuzën e grupit kriminal. Ish-zyrtari i drejtësisë do të përballet me gjykatën për akuzën e akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit hetimor. Vetë Lita ka pranuar para hetuesve se ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.
    Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI

  • SPAK shpall pretencën për “Metamorfozën”: 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën

    SPAK shpall pretencën për “Metamorfozën”: 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën

    Aktualitet E Enjte, 26 Qershor 2025 10:35

    SPAK shpall pretencën për metamorfozën. Për Pëllumb Gjoka u kërkua 14 vjet burg.
    Edmond Preka, 11 vjet

    Astmer Bilali, 10 vjet
    Ardit Hasanbegaj, 9 vjet
    Xhevahir Lita, 6 vjet
    Oltion Bistri, 9 vjet
    Për Behar Bajrin u kërkua 15 vjet burg.
    Për të gjithë llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.
     

  • “Metamorfoza”/ 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën! SPAK shpall pretencën për 7 të pandehurit

    “Metamorfoza”/ 15 vite burg për Behar Bajrin, 14 për Pëllumb Gjokën! SPAK shpall pretencën për 7 të pandehurit

    SPAK shpall pretencën për metamorfozën. Sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha për Pëllumb Gjoka  u kërkua 14 vjet burg.

    Edmond Preka 11 vjet
    Astmer Bilali 10 vjet
    Ardit Hasanbegaj 9 vjet
    Xhevahir Lita 6 vjet
    Oltion Bistri 9 vjet
    Për të gjithë llogaritet edhe ulja e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Për Behar Bajri u kërkua 15 vjet burg

    Top Channel

  • ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

    ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • VRASJA E BARDH LICIT – Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

    VRASJA E BARDH LICIT – Apeli i GJKKO i la në burg, Safet e Behar Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e rëndë kriminale e ndodhur vite më parë në Shkodër.
    Tre të pandehurit kishin kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, që i la në burg, duke depozituar rekurs në instancën më të lartë gjyqësore të vendit. Por Gjykata e Lartë vendosi të mos e pranojë rekursin, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit.
    Ngjarja për të cilën akuzohen është konsideruar si një nga rastet më të rënda me sfond hakmarrjeje dhe përplasje mes grupeve kriminale në veri të vendit.
    Në pretendimet e tyre, të pandehurit dhe avokatët mbrojtës kishin argumentuar se procesi gjyqësor kishte pasur shkelje procedurale dhe mungesë provash të plota. Ata kanë paralajmëruar ndjekjen e mëtejshme të rrugëve ligjore për të provuar, sipas tyre, pafajësinë e klientëve të tyre.
    Kujtojmë se në mars të këtij viti, Apeli i GJKKO i dënoi ata me burg. Safet Bajri u arrestua më 17 Shkurt. Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, akuzohen për tre vepra penale.
    Në njoftimin e SPAK thuhet se tre personat dyshohen për kryerjen e veprave penale; “Vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës Fatbardh Lici, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
    Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedim penal, i cili lidhet me disa ngjarje kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës në vitin 2018, rezulton se janë mbledhur prova mbi të cilat është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të tre personat kanë planifikuar, organizuar dhe kanë kryer vrasjen me armë zjarri të shtetasit Fatbardh Lici i afërm i Ibrahim Licit në Shkodër më 10 gusht 2018.
    “Motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet ndër të tjera me atribuimin që shtetasi Behar Bajri, i bën shtetasit Ibrahim Lici për vrasjen e të njohurit të tij, shtetasit Boran Berçana”, thuhet ne njoftim.

    KRIMET PËR TË CILAT AKUZOHESHIN BAJRAJT NË 2018
    14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip kamion me targë të Vlorës.
    14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

    21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.
    28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër penale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milionë lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi (Bajri).

    15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi A. Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.
    26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri. 18.08.2006 Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.
    04.08. 2006 Ilir Bajri akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Vrasja e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali e Behar Bajri kërkojnë lirinë, Gjykata e Lartë i lë në burg

    Vrasja e Fatbardh Licit! Safet Bajri, Astmer Bilali e Behar Bajri kërkojnë lirinë, Gjykata e Lartë i lë në burg

    Astmer Bilali, Behar Bajri dhe Safet Bajri

    TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, të cilët akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër. 
    Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, që i la në burg. Por Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri.
    “Gjykata e Lartë vendosi: Mospranimin e rekursit të paraqitur nga personat nën hetim Behar Bajri, Safet Rustemi dhe Astmer Bilali kundër vendimit nr. 20 (87-2025- 93), datë 20.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’,-thuhet në njoftim. 
    Më 24 shkurt Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Safet Bajrin, Behar Bajrin dhe Asmer Bilalin. Për të tre rëndojnë veprat penale:”vrasje me paramendim” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal në dëm të viktimës F.L, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 
    Sipas SPAK, motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silva Ndocin, në mjetin e tyre. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilalit.
    Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Dy persona iu afruan, njëri prej tyre doli nga makina tip “Mercedez Benz” duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të Fatbardh Licit. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet, Ibrahim dhe të ndjerit Hamza Lici, i cili u vra pak muaj më parë në hyrje të lagjes Dobraç, zonë e njohur si territor i Bajrave./ZËRI

  • “Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

    “Ura lidhëse ishte Arlind Bushati”/ Dumani tregon paktin me Behar Bajrin

    Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka dëshmuar në gjykatë lidhur me dosjen “Plumbi i artë”, duke zbuluar detaje të reja mbi lidhjet e tij me persona të botës së krimit.
    Ai përmendi Behar Bajrin, të cilin e kishte njohur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, një prej viktimave të masakrës së Dobraçit.Dumani ka rrëfyer se kishte zhvilluar takime me Bajrat për të organizuar një goditje ndaj Dorjan Duli dhe Genc Tafilit, duke i dhënë atyre mbi 1 milion euro për këtë marrëveshje.
    “Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli. Rrinte në Durrës dhe kam 15 vite që e njoh. Në telefon e kam pas rregjistru me emrin ‘Bisha’. Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat, këta të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjysmë euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morëm asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela, por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me SKY ECC,”-ka rrëfyer Dumani gjatë seancës në GJKKO.
    Arlind Bushati, një nga viktimat e masakrës së Dobraçit, dyshohet se kishte lidhje të mëparshme me grupin e Bajrave.Ai kishte tradhtuar shokët e tij, duke i nxjerrë ata në pritë në momentin e atentatit.
    Në kohën e sulmit, Bushati ndodhej në makinë me persona që ishin kundërshtarë të Bajrave dhe për të cilët dyshohet se kishte bashkëpunuar, duke tradhtuar grupin e tij të mëparshëm. Gjatë atentatit, ai humbi jetën së bashku me dy kalimtarë të pafajshëm.
    Në atentatin e Dobraçit, ishin të përfshirë edhe Hamza Lici dhe Ibrahim Lici, që ishin pjesë e familjes kundërshtare të Bajrave.

  • I penduari i drejtësisë/ Nuredin Dumani: Më jep 1.5 mln Euro të vras Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe të tjerë

    I penduari i drejtësisë/ Nuredin Dumani: Më jep 1.5 mln Euro të vras Dorian Dulin, Genc Tafilin dhe të tjerë

    I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.
    Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?
    Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.
    Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte “Sakati” (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t’i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.
    Avokati: A njeh një Elton Basha?
    Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.
    Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?
    Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.
    Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?
    Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.
    Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?
    Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.
    Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?
    Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtur.

  • “Alkatraz, Covid 19, Totorina”, Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që përdorte në Sky Ecc, ja lidhja e tij me Behar Bajrin

    “Alkatraz, Covid 19, Totorina”, Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që përdorte në Sky Ecc, ja lidhja e tij me Behar Bajrin

    Këtë të enjte vijon seanca për dosjen “Plumbi i artë”.

    Nuredin Dumani po vijon dëshminë në sallën e gjyqit. Ai po vijon të pyetet nga avokati Gentian Rumano, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Dumani: Gjatë kohës që Erjon Alibej ka qenë në burg të Elbasanit ai ka pas Sky Ecc dhe kemi komunikuar së bashku. Kur u transferu Erjoni s’kemi pas mundësi komunikimi. Gjatë kohës që kam qenë në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkoza kam kalu në kufi pa probleme. Kam kalu me disa njerëz të mi. Për vrasjen e Lulzim Mashës i kam dhënë Henrikut në telefon në Sky ose Matrix. Pagesa ka qenë 150 fillimisht dhe më pas 200. Me sa më kujtohet i kam dhënë 10 mije euro kapar. Kujtoj që 10 i kam mbajt vetë.
    Henrik Hoxha: Është marrë porosia fillimisht për djalin e Lulzim Mashës po djali nuk ka ardh dhe i kemi rënë Lulzim Mashës. E kam shprehur në deklarimet e mia.
    Dumani: Pagesën e kemi marrë para ngjarjes. Kam qenë në Kosovë kur i kam marr lekët.Për herë të parë e kam marrë aplikacionin Matrix 2021 kur ka dalë. Në Sky kam pas pseudonime Alkatraz, Covid 19, Totorina. i Henrikut ka qene Baftjari emrin në Sky. Aleksandër Baho vinte disa herë në Kosovë me makina të veta. Baho ka ardhur për qef.Për Lulzim Mashën ma ka dhënë Suel Çela dhe më ka thënë është porosi nga persona të tjerë.
    Elton Basha është një mik i imi dhe është nga Burreli rrinte në Durrës dhe kam 15 vite qe e njoh. Në telefon kam pas regjistru me emrin Bisha.
    Me Behar Bajrin kam komuniku nëpërmjet Elton Bashës dhe nëpërmjet Arlind Bushatit. Çova Eltonin me një djalë tjetër në takim me Bajrat këto të fundit shkojnë 10 veta me armë. Behar Bajri më kërkoi për të bërë goditje për Dorjan Dulin dhe Genc Tafilin dhe i kam dhënë mbi 1 mln e gjys euro. Ramë dakord për këtë marrëveshje. Nuk morën asnjë lloj iniciative. Behar Bajrit i kam kërku Talo Çelën. Kishte thashetheme që Talo Çela rrinte te Suel Çela por jo gjëra të vërteta. Me Behar Bajrin kam komuniku me Sky dhe Ecc.

    Top Channel